Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Vaji fuqiplotë i karafilit, përdorimet dhe vlerat për organizmin

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Vaji fuqiplotë i karafilit, përdorimet dhe vlerat për organizmin​


Karafil 750x500


Erëzën e karafilit (Eugenia caryophyllata) e gjejmë në formën fillestare si gonxhe të luleve rozë të kësaj bime popullore. Gonxhet thahen deri sa të marrin ngjyrën kafe dhe më pas grihen si pluhur, duke u përdorur në gatim.

Prej tyre nxirret edhe vaji esencial që përdoret për një sërë kurash mjekësore.
Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se në ndryshim nga erëzat e tjera, karafili mund të mblidhet gjatë gjithë vitit duke i dhënë njerëzimit një sërë vlerash të rëndësishme shëndetësore.
lg.php

Përdorimet e vajit të karafilit
Një studim i kryer në këtë fushë, provoi që eugenoli tek vaji i karafilit është në të vërtetë një anti-inflamator i fuqishëm.

Studimi tregoi se dozat e vogla të eugenolit munden ta mbrojnë mëlçinë nga sëmundjet, ndërkohë që eugenoli mundet të mposhtë inflamacionin dhe oksidimin e qelizave që shkaktojnë plakje.

Fuqia e vajit të karafilit e bën të detyrueshme përzierjen e tij me një vaj tjetër mbartës siç mund të jetë vaji i arrës së kokosit ose vajra të tjerë të butë.
Kjo përzierje është e vlefshme për periudha të shkurtra dhe mund të konsumohet deri në dy javë.

Vlerat shëndetësore të vajit të karafilit janë të shumëfishta.
Ai mbron mëlçinë, lëkurën, flokët dhe gojën.
Karafili përmban 30 herë më shumë antioksidantë se boronicat.

Antioksidantët janë molekula që mbajnë nën fre dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira përfshirë shkatërrimin e qelizave apo kanceri.
Studimet kanë treguar se antioksidantët ngadalësojnë plakjen, degjenerimin e qelizave dhe mbrojnë organizmin nga bakteret dhe viruset.

Antioksidantët dhe eugenoli i japin me të drejtë karafilit titullin e erëzës së plotfuqishme.
Ndaj nëse karafilin ose vajin e tij e bëni pjesë të regjimit tuaj të ushqyerjes, do të keni mundësi të rrisni nivelet e antioksidantëve.

Vajin e karafilit mund ta spërkasni edhe në shtëpi, për të pastruar ajrin.
Me të mund të lyeni mishrat e dhëmbëve, ose ta përfshini në deodorant, pastrues, pastë dhëmbësh etj.

Nëse jeni të ekspozuar ndaj vatrave të gripit, përzieni vajin e karafilit me vaj të arrës së kokosit dhe vendoseni në qafë dhe në kraharor për mbrojtje natyrale.
 
"vendoseni në qafë dhe në kraharor për mbrojtje natyrale."


Po ne vende te tjera mund ta vendosim ? ?
Pyes per nj shok.
 
"vendoseni në qafë dhe në kraharor për mbrojtje natyrale."


Po ne vende te tjera mund ta vendosim ? ?
Pyes per nj shok.
Po edhe në fytyrë si maskë pastrimi të lëkurës, sepse kundërvepron bakteren të quajtur Staph Aureus.
 
Po edhe në fytyrë si maskë pastrimi të lëkurës, sepse kundërvepron bakteren të quajtur Staph Aureus.
Rrofsh ti, nuk e di ça do beja pa ty ? nderkohe po do ja dergoj kete pergjigjen atij shokut.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.