Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Njeriu qe mbetet pa dashurine e te tjereve eshte qenia me fatkeqe nen driten e diellit.

ALekSa

I think my guardian angel drinks
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 15, 2017
Mesazhe
9,667
Në qoftë se do që jeta të të buzëqeshë, buzëqeshi ti i pari jetës!
Dije se s'ka asgjë në botë që të çarmatosë më shumë e më fortë sesa mirësia,
prandaj duaji të afërmit tuaj, nëse e do vetveten, dhe gjithçka dëshironi t'ju
bëjnë juve njerëzit, bëni edhe ju atyre, në qoftë se në rrugën tuaj jetësore dëshironi
të keni hapin e sigurt, të suksesshëm e të ndershëm.



Pikërisht sikur shenjat e trafikut, që vihen buzë rrugës për ta orientuar shoferin të arrijë në cak lehtë, shëndoshë e mirë, edhe në rrugën tonë të suksesit në jetë duhet t'i vëmë shenjat orientuese që na e lehtësojnë ecjen e shëndetshme dhe arritjen e shpejtë e të mirë deri te qëllimi.

Shenja e parë është një mendim shumë i hershëm, është thënë shtatë shekuj më parë dhe të mençurit e mbajnë si vetullën mbi sy. E ka thënë poeti i famshëm persian Saadi, i cili ka vdekur më 1291 në moshën 107-vjeçare. Në "Gjylistanin" e tij, ose kopshtin e trëndafilave, thotë: - "Në qoftë se dëshiron të të buzëqeshë jeta, buzëqeshi ti i pari jetës".

E dyta është thënë nga autori amerikan H.Boks, tashmë i njohur: "Nuk ka asgjë tjetër në botë që të çarmatosë më shumë e më fort sesa mirësia. Çfarëdo lloj arme shkatërrohet përpara saj".

Secili njeri ka nevojë ta duan të tjerët në atë masë, siç ka nevojë organike për ushqimin e trupit. Nëse do të të duan, të të respektojnë e të nderojnë të tjerët, ta bësh këtë ti i pari. Sepse çdo gjë që bën njeriu, bën për vete. Të tjerët mund t'i lëndosh me urrejtjen tënde, por lëndimin më të rëndë do t'ia sjellësh vetvetes, sepse urrejtja ka lindur në ty, në kokën tënde. Nëse i do të tjerët, sidomos të afërmit që nga rrethi familjar, ata do t'i shërosh me rrezatimin e gëzimit e të dashurisë sate, por do ta shërosh shumë më shumë vetveten, sepse dashuria e gëzimi po lindin në shpirtin tënd.

Për këtë Xh.Marfi do të thotë: "Ndërdija me përpikëri shënon çdo imtësi që ia përçoni për ta nxjerrë pastaj çdo shënim me besnikëri në realitetin e së përditshmes. Mu për këtë shkak, në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve do të duhej përdorur rregulla e artë: "Gjithçka dëshironi t'ju bëjnë juve njerëzit, t'u bëni edhe ju atyre"!

Atë që dëshironi ta ndiejnë të tjerët për ju, ndieni edhe ju për ta. Ashtu siç doni të sillen të tjerët ndaj jush, silluni edhe ju ndaj tyre.

Mendimet janë krijuese, prandaj çdo gjë që e mendoni a ndieni për të tjerët, bëhet pjesë e përvojës suaj vetjake, sepse përmes veprimit të ndërdijes, mendimet tuaja materializohen në realitetin tuaj. Veç kësaj, çdo sugjestion që ia jepni ndokujt, në të vërtetë e bëni për vetveten, sepse mendja si medium krijues e pranon atë dhe aty për aty fillon të veprojë sipas tij.

Nëse ndokujt do t'i bëni një të mirë, e mira do t'ju kthehet; nëse ndokujt i bëni keq, poashtu edhe e keqja do t'ju gjejë. Nëse ndokush i mashtron dhe i gënjen të tjerët, në të vërtetë ai mashtron dhe gënjen vetveten. Ndjenja e fajshmërisë, pas një kohe të caktuar, edhe atij do t'i sjellë humbje.

Ndërdija me kujdes shënon aktin mendor të mashtrimit dhe reagon në pajtim me motivacionin mendor.

Ndërdija është pavetore dhe e pandryshueshme, nuk dallon religjion, racë, institucion. Nuk ndien mëshirë dhe as është hakmarrëse. Mënyra se si mendoni e silleni, në fund do t'ju kthehet edhe juve.

Ata që e njohin ligjin e tillë dhe mënyrën e veprimit të ndërdijes, gjithnjë do të kenë kujdes të mendojnë, të ndiejnë dhe të sillen mirë e drejt ndaj të afërmve të vet.

Sa e madhe është nevoja e njeriut që ta duan të tjerët, do të shohim në shembullin e vjehrrës dhe të qenit. Në fillim, këta dy shembuj, vjehrra dhe qeni, dikujt do t'i duken qesharakë dhe joseriozë, por t'i shohim njëherë se çfarë materiali ilustrues ofrojnë dhe pastaj të gjykojmë për seriozitetin e këtij krahasimi.

Në përvojën e popullit tonë ekziston një thënie, që është bartur brez pas brezi, e cila në mënyrë të mrekullueshme ilustron nevojën shpirtërore të njeriut për të qenë i dashur prej të tjerëve.

Keni dëgjuar këtë fjalë të urtë: "Për inat të resë teme, më dektë djali", ose në jug: "Për inat tim re, të më vdesë im bir". Kush e e thotë këtë? Nëna e djalit. Vjehrra e nuses.

Djali në popullin tonë është simbol i trashëgimisë, i ardhmërisë, i jetës. Nëna që ka djalë mund të shpresojë ta martojë, të ketë krah pune të dyfishuar dhe të ketë nipa e mbesa, do të thotë ta sigurojë trashëgiminë.

Instinkti prindor, është thënë sa herë, është më i fortë te nëna sesa te babai. Është qartësuar me të njohurat që dihen: babai mund të jetë edhe i panjohur, edhe kushdo, por nëna është ajo që nga trupi i saj e sjell në jetë fëmijën.

Prandaj cili është motivi, ai motiv aq i fortë, aq i tmerrshëm do të thosha, që e detyron një zemër që nëna t'ia dëshirojë vdekjen djalit të saj, bimës së shpirtit dhe përmes kësaj vdekjeje të të birit, t'ia dëshirojë vetes dhembjen më të thellë që njeh njerëzimi dhe zhdukjen e çdo gjëje të bukur që e lidh me jetën e me ardhmërinë?

Përgjigjja është e shkurtër: frika nga humbja e dashurisë! Dashuria e fëmijës së saj, bimës së shpirtit, që është gjëja më e shtrenjtë në jetën e nënës, tash është kthyer në drejtim tjetër: kah nusja! Dhe, nëna këtë e ndien dhe e përjeton tepër rëndë, duke e ndier veten se ka mbetur jetime, e vetmuar madje edhe pa dashurinë e fëmijës së vet, bimës së shpirtit.

Nëna e di se edhe vetë ka qenë nuse, se edhe vetë ia ka marë dikujt dashurinë e djalit. Nëna e di poashtu se në këtë botë raporti është plotësisht i drejtë: "pa e dhënë të dhimbshmen, nuk e merr të këndshmen", pa e dhënë dashurinë e vet, nuk mund t'i ketë dhuratë nipat e mbesat, pra, trashëgiminë, por, megjithatë, "krijesa njerëzore që mbetet pa dashurinë e të tjerëve, është qenia më fatkeqe nën dritë të diellit", thotë një urtësi e lashtë kineze.

E përpunuam këtë thënie, që shpreh një gjendje të skajshme të mallkimit, sepse këtë mallkim nuk ia bën vetes secila nënë, nuk e thonë as shumica e madhe e vjehrrave-nëna. Kjo thënie sigurisht do të ketë lindur nga gjendja e rëndë shpritërore e nënës, atëherë kur nusja e pakujdesshme nxjerr në shesh tërë brendësinë e ndjenjave dhe sillet ndaj vjehrrës me arrogancë të tepruar, duke i shkaktuar dhembje e pikëllim.

Pavarësisht se kjo gjendje është e skajshme dhe u ndodh një pakice tepër të vogël të nënave-vjehrra, qëndron e vërteta e plotë se re e vjehërr nuk duhen. Në rastin më të mirë, durohen! Pra, e durojnë njëra-tjetrën duke i ndrydhur ndjenjat e veta. Qartësimet për këtë i gjejmë edhe në krijimtarinë tonë ******, sidomos kur thuhet se re e vjehërr nuk durohen ndërmjet vete, për shkak se nuk pajtohet koha me kohë, për shkak se janë të ambienteve (fiseve) të ndryshme e të tjera, e të tjera.
E vërteta e plotë dhe e pamohueshme është një dhe qenësore: ndërmjet tyre bëhet luftë e thellë shpirtërore për ta marë dashurinë.

Prandaj a s'shihet nga ky shembull sa e madhe është nevoja e njeriut, që ta duan të tjerët? Dhe, në pajtim me këtë ligjshmëri, cila do të jetë rruga më e mirë për sukses në jetë: dashuria e natyrshme ndaj të afërmve tanë, dashuria e sinqertë e kuptimplote, apo urrejtja, cinizmi, zilia dhe prishja e plotë e drejtpeshimit real?

Shpejtova ta them këtë fjali, me qëllim që të mos largohemi nga pika qendrore e temës.

E, tash të shohim filozofinë e qenit. Po, hiç pa thonjëza. filozofinë e qenit e përpunon në një libër të tërë besoj në mënyrën më komplete, autori amerikan. J. Fixherald. Meqenëse është një libër voluminoz dhe nuk kemi mundësi ta citojmë në interpretim të lirë, po e them qenësoren e kësaj filozofie.
Gjithkund në vendet perëndimore, pra, në vendet shumë të zhvilluara, qeni ka fituar statusin e anëtarit të familjes. Madje ky status i qenit në familje, ka nisur të bëhet edhe aq i privilegjuar, sa ka marrë përmasa shqetësuese.

Me fjalë të tjera, s'ka familje në botën e zhvilluar, që nuk e mban me dashuri e kujdes tepër të madh, një qen, e më pak një mace apo kafshë tjetër.

Njerëzit në botën e zhvilluar asnjë hap nuk e bëjnë pa interes. Por cilin interes praktik e ka njeriu që mban qenin në familje? A ka ndonjë përfitim prej qenit? A i hahet mishi? A i përdoret leshi, lëkura? Asnjë përfitim material! Asnjë!

E, shpenzime? Shumë më shumë se për një anëtar familjeje! E kujdesi? Disa herë më shumë se për njerëzit, sepse njerëzit dinë të kujdesen për vete, kurse qeni s'di!

E ushqejnë, e lajnë, e mjekojnë (madje mjekim tepër i shtrenjtë), i bëjnë frizurë e shëtisin me orar të caktuar: natën, në mëngjez, në mbrëmje.

Dhe: gjithë ky kujdes dhe asnjë interes! A është e mundur? Jo. Nuk është e mundur.
Njeriu në Perëndimin e zhvilluar përditë e më thellë ndien vetminë. Fëmijët, sapo ta arrijnë moshën madhore, punësohen dhe fillojnë jetën e tyre të pavarur. Me prindërit, në rastet më të mira, takohen një herë në javë.

Shokët, miqët, dashamirët, që të gjithë janë të zënë me dinamikën e punës dhe askush nuk ka kohë për askënd.

Kush e plotëson, prandaj, atë nevojë të thellë shpirtërore të njeriut që ta duan të tjerët? Sidomos kush e plotëson atë nevojë aq të theksuar këtu, ku gjithkush i takon vetëm vetvetes dhe askujt tjetër?

Qeni dhe askush tjetër. Sepse qeni e do të zotin, e do padronin me një dashuri të sinqertë e të thellë. Dhe, prandaj, është e vetmja krijesë në botë që ekzistencën e siguron me dashuri! Madje do të thosha edhe jo ekzistencë çkado, por me standard të lartë e me komoditet të plotë.

Kjo është filozofia e qenit!

Të dy këta shembuj, ma merr mendja, në mënyrën më komplete, më të thellë dhe më të gjithanshme, e ilustrojnë atë që e përsëritëm disa herë: nevojën e thellë shpirtërore të njeriut që ta duan të tjerët.

Por, nëse nisemi nga zakoni i mirë i njerëzve të mençur, që asnjë ndejë, asnjë bisedë, asnjë veprim, madje dhe asnjë fjalë nuk e thonë pa një qëllim, atëherë, sipas këtij zakoni të mirë, a ta pyesim veten: cili ishte qëllimi i potencimit dhe i ilustrimit të nevojës shpirtërore të njeriut që ta duan të tjerët?

Përgjigjja është e shkurtër, thënia e F.Bekonit: "Dituria dhe fuqia njerëzore përbëjnë po të njëjtën gjë, sepse mosnjohja e shkaqeve pengon suksesin."

Njeriu në jetë nuk mund të ekzistojë i vetmuar, prandaj që t'ia lehtësojë vetes rrugën për arritjen e suksesit të lartë, duhet t'i njohë njerëzit dhe të sillet ndaj tyre në mënyrën më të natyrshme, që ndihmon krijimin e një harmonie normale njerëzore.

Prandaj, në qoftë se do që jeta të të buzëqeshë, buzëqeshi ti i pari jetës! Dije se s'ka asgjë në botë që të çarmatosë më shumë e më fortë sesa mirësia, prandaj duaji të afërmit tuaj, nëse e do vetveten, dhe gjithçka dëshironi t'ju bëjnë juve njerëzit, bëni edhe ju atyre, në qoftë se në rrugën tuaj jetësore dëshironi të keni hapin e sigurt, të suksesshëm e të ndershëm.

View attachment 9150
 
@ANGELIQUE jam dakort deri diku me keto qecthuaqe tie
Ama kurre smund te ejtethem nji, dashuri nense mes tyre ka xhelozi
Nese smendojne njihere si do te ndihesh partneria/a. Nese une ja beja kete gje

Kthej yhiken gna vetja njiehre pastaj vepro nese, te bie mire
 
Last edited:
@ANGELIQUE jam dakort deri diku me keto qecthuaqe tie
Ama kurre smund te ejtethem nji, dashuri nense mes tyre ka xhelozi
Nese smendojne njihere si do te ndihesh partneria/a. Nese une ja beja kete gje

Pajtohem me ty
 
@ANGELIQUE jam dakort deri diku me keto qecthuaqe tie
Ama kurre smund te ejtethem nji, dashuri nense mes tyre ka xhelozi
Nese smendojne njihere si do te ndihesh partneria/a. Nese une ja beja kete gje

Kthej yhiken gna vetja njiehre pastaj vepro nese, te bie mire

Se pari nuk jam autore e ktij shkrimit .

E kishe fjalen per kte pjese *Keni dëgjuar këtë fjalë të urtë: "Për inat të resë teme, më dektë djali", ose në jug: "Për inat tim re, të më vdesë im bir". Kush e e thotë këtë? Nëna e djalit. Vjehrra e nuses* a po jo?
 
Jo ketej ngaa,jugu tek jam edhe une, dhe anji e. Din si I thone

Per inat te sethem vjehrres, nusja shkon tani me mullixhiun
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.