Mbërrin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës ekuipazhi me katër austronautë
Një ekuipazh ndërkombëtar prej katër personash mbërriti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), konfirmoi të enjten agjencia hapësinore amerikane NASA.
”Kapsula e ‘Crew Dragon Endeavour’ që mbante astronautët amerikanë Thomas Marshburn, Raja Chari dhe Kayla Barron dhe kolegun e tyre gjerman, Matthias Maurer u ankorua në stacionin hapësinor pas një udhëtimi afërsisht 20 orësh”, deklaroi NASA.
Katër astronautët u ngritën nga Kejp Kanaveral, në bregun qendror të Floridës të mërkurën në mbrëmje.
Ata i bashkohen astronautit të NASA-s Mark Vande Hei dhe kozmonautëve rusë Oleg Nowizki dhe Pyotr Dubrov, të cilët kanë qenë në ISS që nga prilli.
Maurer, i cili është pjesë e Agjencisë Evropiane të Hapësirës, është astronauti i 12-të gjerman në hapësirë.
51-vjeçari nga shteti i vogël perëndimor i Saarland është gjermani i parë në hapësirë në tre vjet.
Nisja e fundit fillimisht ishte planifikuar për fundjavën e fundit në tetor, por u vonua disa herë: fillimisht për shkak të motit, më pas për shkak të një problemi të vogël mjekësor me një nga anëtarët e ekuipazhit.
"Balkanweb"