Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ç'do te thote te jesh i varfer ?

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Një baba, me një gjendje ekonomike të mirë, donte t´i mësonte të birit se ç´do të thoshte të ishe i varfër. Për këtë e çoi të rrinte disa ditë në një familje fshatare, e cila jetonte larg qytetit, në një shpat mali, e përkushtuar në punët dhe hallet e veta.
Pasi kaloi disa ditë dhe nete në atë banesë te thjeshtë fshati, i ati shkoi dhe e mori. Rrugës, në veturë, i ati e pyeti se si kishte kaluar.
  • Mirë, - u përgjigj i biri, pa ia ndarë vështrimin natyrës përreth.
  • E çfarë mësove? – ngulmoi i ati.
Dhe i biri i tregoi:
  1. Se ne kemi një qen ndërsa ata kishin katër.
  2. Se ne kemi një pishine me ujë që rri në vend, kurse ata kishin një lumë me ujë të kristaltë që rridhte vazhdimisht, plot me peshq dhe kushedi sa gjëra të tjera të bukura.
  3. Se ne blejmë fener, kushedi nga, për të ndriçuar kopshtin tonë, ndërsa gjithë vendin e tyre e ndriçonin yjet dhe hëna e bukur.
  4. Se oborri ynë arrin deri te gardhi, ndërsa i atyre deri tek horizonti.
  5. Se ne e blejmë ushqimin tonë, ndërsa ata e prodhonin vete, ne e marrim në dyqan pjeshkën ata e marrin të freskët, drejt e nga dega e pemës.
  6. Ne dëgjojmë CD, ata dëgjonin simfoninë e përjetshme të bilbilave, turtujve, fugave, bretkosave, gjinkallave e kushedi sa kafshëzave të tjera. Po ashtu edhe ligjërimi melodioz i lumit dhe kënga kumbuese e një fqinji që punonte matanë tij.
  7. Ne gatuajmë në sobë elektrike, ndërsa ata në zjarrin me dru që e bënte aq të shijshëm ushqimin.
  8. Ne jetojmë të mbrojtur nga një mur rrethues dhe nga një instalim alarmi, ata jetonin me dyer të hapur, të mbrojtur nga miqësia dhe ndershmëria e fqinjve të tyre.
  9. Ne e njohim botën me anë të celularëve, kompjuterëve dhe televizorëve, ndërsa ata janë të lidhur drejtpërdrejt me botën dhe jetën: me qiellin, me diellin, me ujin, me malin, me blerimin, me kafshët, me të prodhimet e tyre, me njerëzit e tyre.
Ndërkohë që babai mbeti i shtangur nga thellësia e gjykimit të të birit, ky i fundit e mbylli duke thënë:
- Faleminderit, baba, që më bëre të kuptoj se sa të varfër qenkemi. Ne çdo ditë po bëhemi më të varfër në shpirt dhe në vlerësimin e veprave të mëdha që ka krijuar Zoti apo nëna natyrë. Ne na ka pushtuar lakmia per te pasur, per te pasur e per te pasur, dhe nuk shqetësohemi fare PËR TË QENË.
 
Last edited by a moderator:
CA stani ishin kto, anej nga Korabi , ne bjeshke ?
 
Te gjith njerezit e pasur jane te varfer ne shpirt. Sepse e kane mendjen vetem leke dhe jo te dashuria per familjen. ?. E kam me te pare e me te jetuar ??
 
Te gjith njerezit e pasur jane te varfer ne shpirt. Sepse e kane mendjen vetem leke dhe jo te dashuria per familjen. ?. E kam me te pare e me te jetuar ??
Paragjykim
e.madje i varfer. :)

Ka nga ata qe e kane shpirtin sa nje mal. :)

Fatmiresisht Shqiperia(ose shqiptaret) jane njerez humane. :)
 
Paragjykim
e.madje i varfer. :)

Ka nga ata qe e kane shpirtin sa nje mal. :)

Fatmiresisht Shqiperia(ose shqiptaret) jane njerez humane. :)
Te varferit po . Jane njerezit me te dashur dhe kane respekt. Te pasurit jane njerez te ftohte.
 
I varfer nuk do t thot tmos kesh.. por te kesh dhe tmos kesh me cfare da ndash.
 
Te varfer !
Varet ne ca kuptumi monetare ose shpirterore
 
Te jesh i varfer do thot te mos kesh para qe nuk i ha as qeni por do thot qetsi ne shpirt e zemer! Dhe njerz tmire qe vlersojn edhe gjene me tvogel qe mund te ju dhurosh!
 
Secili prej nesh e sheh boten dhe jeten me syte e tij. Te gjithe njerzit te varfer jane!
Ste besohet? Ok pyet dike qe mendon se eshte i pasur se cfare do deshironte te kishte, jam I sigurt se gjithcka te ndryshme do e kerkonte. Ne te kundert do te thonte, nuk me mungon asgje, nuk dua asgje.
Nuk eshte dicka e keqe te kerkosh te behesh apo te jesh i pasur, rendesi ka te ndihesh i ngopur nga pasuria qe ke krijuar!
 
Për tregimin... jeta në fshat ka plot gjëra të mira dhe je i lidhur me natyrën, por njohuri për botën nuk ka.
Pa telefon dhe internet, nuk ka njohuri.

Pa energji elektrike, rrugë, makina, shkolla, spitale, dyqane, posta etj.... nuk ka qyteterim, je thjesht njeri qe jeton ne gjendje te eger.

Për mua varfëria dhe pasuria nuk qëndrojnë tek paraja, por tek niveli i ndergjegjes dhe ndershmerise.
Ndërgjegjja dhe ndershmeria jane ato qe e dallojne njeriun nga kafsha.
 
Ok thelbi e kuptojme por paksa e ekzagjeruar si histori.
Por mos harroni se paraja nuk eshte gjithçka por duhet per gjitheçka.
Jo te gjithe te pasurit jan te ftohte dhe te lig sikurse jo te gjithe te varferit jan te mire.
Te mos i hiperbolizojme gjerat. Duhet ditur si rendesia monetare ashtu edhe ajo shpirterore dhe mbi te gjitha, duhet ditur nga prinderit se si t'ia percjell femijes se tij kete njohuri.
 
Te gjith njerezit e pasur jane te varfer ne shpirt. Sepse e kane mendjen vetem leke dhe jo te dashuria per familjen. ?. E kam me te pare e me te jetuar ??
Shum e vertet.
Kam pasur nje kusherire qe me ofendonte se i kishja rrobat me te lira se ajo.
E tani ka perfunduar si mos me keq.
Kshu esht kur e mban hunden ne ajer,e mendjemadhsia e tepert te zbret e poshte.
Un knaqem me aq sa kam,nuk dua shum.
Se nga kjo bot asgje sdo marrim ????
 
1-Te kesh stomakun bosh
2-Te kesh shpirtin bosh
3- te kesh dhe mos japesh...
 
Me mire sesa Migjeni nuk mund ta shpreh.

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanë jetën e vet derisa të vdesin.
...
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
të shkyme dhe të coptuem me të dalun bese.
 
  • Yll
Reactions: .

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.