Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Receta te ndryshme per byreke

Sipas traditës së kësaj feste fetare që festohet kryesisht nga bektashinjtë, por dhe nga të gjithë shqiptarët, është byreku me lakra. Ky byrek simbolizon ardhjen e pranverës dhe duhen disa lloje barishtesh, 12 të tilla, por mund ta bëni dhe me më pak, mjafton të merrni në Pazar çdo lloj barishteje që shitet, hithra, spinaq, qepë të njoma, lëpjeta, lakra të ndryshme të egra, etj.

Përbërësit:

Lakra të egra,

dy kokrra qepë të vogla,

dy vezë,

djathë i bardhë.

Përgatitja:

Zbut lakrat me qepën e pak ujë e vaj ulliri, i shtyp me duar po të doni i ngrohni pak në zjarr, por pa i zierë ose pa i zkuqur, mjafton ti prisni hollë dhe ti shtypni me duar të gjitha bashkë.

Rreh vezët me djathin, pak vaj e kripë, hedh ca kopër e majdanoz, i përzien mirë e mirë dhe i bashkon me lakrat.

Brumin e byrekut e ndan në 6-7 petë, tri poshtë e tri ose 4 lart. Në mes shton masën e barishteve dhe e pjek.

Për ta zbutur përzien pak gjalp të shkrirë në mikrovalë në qumësht të ngrohtë dhe ia hedh sipër 5 minuta para se ta nxjerrësh nag furra.

Ah, se mos harroni lekun. Një monedhë të larë mirë e fusni në byrek dhe kur të ndani copat për gjithë familjen, atij që i bie leku, sipas legjendës do të ketë një vit me fat.
(Burimi 27.al)



Sa prej jush e kanë bërë sonte byrekun me lek?
Unë po?‍♀️
 
Receta tradicionale e lakrorit për natën e Vitit të Ri

Përbërësit
600 gr miell
pak kripë
vaj
ujë

Gjella:
250g mish
1 filxhan çaji gjalpë
300 gr qepë
kripë
piper i zi

Hapat
Në fillim përgatisni gjellën, që do të shërbejë si mbushje për lakrorin
Në një tigan hidhni mishin dhe gjalpin që të skuqet. Shtoni qepët e grira hollë dhe lërini të skuqen për pak minuta
Më pas shtoni kripën dhe piperin e zi. Ndërkohë përgatisni brumin, hidhni miellin, shtoni kripën, vajin dhe ujin
Përzieni me dorë derisa të jetë krijuar një brumë homogjen. Mbulojeni me një mbulesë dhe lëreni të vijë për 1 orë
Pasi brumi ka ardhur nisni të hapni petët. Petën e parë hapeni dhe shtrojeni në tavë
Sipër shtoni gjellën e përgatitur me mish, dhe e vendosim të piqet në furrë derisa të përthithë mbushjen
Më pas shtoni petën e dytë të trashë. Dhe spërkateni me vaj nga lart. Vendoseni të piqet në furrë për 50 minuta në 200 gradë C

Ju bëftë mirë

74585
 

Lakror me hithra në saç​




hithra.jpg



Hithrat mblidhen duke përzgjedhur me kujdes vendin, pasi ato rriten kudo dhe nuk është mirë ti këpusim në vende ku shkelen nga këmba e njeriut, nga bagëtitë, apo marrin pluhurin e rrugës. Duhet ti mbledhim në një vend të pastër.

Pasi i kemi mbledhur bëjmë një seleksionim të çdo dege, një për një. Mbajmë vetëm gjethet e plota duke e zhveshur kërcellin e trashë, të cilin e presim sepse nuk mund të hahet. Ndërsa tre gjethet që gjenden në majë të degës së hithrës i mbajmë me gjithë kërcellin pasi janë të sapo çelura dhe shumë të buta. Pasi kemi seleksionuar hithrat, i grijmë imët dhe i shplajmë mirë me ujë të rrjedhshëm. Më pas jemi gati ta shtrojmë në tepsi dhe ti hedhim

përbërësit e tjerë të cilët janë:

– Kripë,
– Miell misri,
– Pak oriz,
– Gjalp,
– Vaj ulliri


I përziejmë të gjithë këta përbërës me hithrat e grirë që kemi përgatitur më parë dhe fillojmë ti miksojmë më duar derisa të bëhet një masë e vetme. Sasia e çdo përbërësi varet nga sasia e hithrës që do përdorim. Por në tepsi gjithmonë duhet të ketë më shumë hithra se miell dhe oriz. Pasi janë përzier mirë I shtrojmë në një tepsi më të trashë që mund ta mbaj peshën e saçit.
Pasi i kemi shtruar në tepsi I hedhim përsëri një shtresë miell misri në sipërfaqe, të cilën pastaj e njomim me pak ujë.
Tani lakrori me hithra është gati për tu pjekur. Jasht kuzhinës përgatisim një vend të drejtë ku do të vendoset saçi. Ndërkohë, që më parë kemi ndezuar zjarrin për të siguruar një sasi të mjaftueshme prushi. Para se ta vendosim mbi lakror saçin e kemi mbajtur për rreth 30 minuta mbi zjarr që ai të nxehet duke e vendosur mbi një trekëndësh prej hekuri si bazament. Kur saçi është nxehur mjaftueshëm e heqim dhe tani mbi prush vendosim tepsinë me hithra. Sipër saj vendosim saçin e nxehur. Më pas marrim prush dhe një pjesë të tij e vendosim poshte tepsisë ndërsa me pjesën tjetër mbulojmë saçin. I vendosur në këtë mënyrë lakrrori me hithra do rreth 20 minuta që të piqet.
Pasi e heqim nga saçi tepsinë, parrim pak ujë të ngrohtë dhe në të shkrijmë pak gjalp fshati. Me lëngun që krijohet zbusim sipërfaqen e lakrorit që të marri edhe shije por edhe të mos bëhet një kore e fortë.


Top Channel
 
Byrek me speca, pak më ndryshe

1-10.jpg

Përbërësit

8 speca
500 gr djathë
2 vezë
¼ koper
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji biber i zi
Për të mbështjell
2 gota miell
2 gotë miell misri
2 vezë

Hapat

Specat i vendosni në furrë për pjekje, pas pjekjës ia largoni lëvoren dhe i lëni në pritje.

Djathin e vendosni në pjatë, ia shtoni përmbi vezët, koperin, kripën, biberin e zi dhe e përzieni.

Specat i preni në midis, ia vendosni përzierjën e djathit dhe skajet ia mbyllëni.

Specat i vendosni në miell, pastaj në vezë dhe në fundmi në miell misri.

Specat i vendosni në tigan për fërgim, mund ti shërbeni me limon, uthëll dhe sallatë.

Ju bëftë mirë!
 
Prit se po vjen qe po vjen te haj e pic ...se akoma sjan pjek ballokumet ?20210310_150535.jpg
 

Byreçka me petë të shkrifët (të embla dhe të kripura)​


Byrecka


Përbërësit​

6-7 fç miell
1 lç maja
1 lç kripë
1 ls sheqer
100 ml vaj ose gjalpë
1 gotë qumësht të vakët
½ gotë ujë të vakët
2 kokrra vezë
50 gr gjalpë

Për mbushjen e kripur:
150 gr djathë kaçkavall të butë

50 gr djathë kaçkavall të fortë
1 spec të kuq
Proshutë, rigon

Për mbushjen e ëmbël:
2 kokrra mollë
½ fç arra ose rrush të thatë
1 lugë mjaltë ose sheqer
Kanellë

Përgatitja​

Në një enë hedhim qumështin e vakët, ujin e vakët, sheqerin dhe majanë. E trazojmë derisa majaja dhe sheqeri të shkrijnë. Më pas shtojmë vajin dhe vezët e rrahura. Kripën e kemi trazuar me miellin, të cilin e shtojmë në mënyrë graduale duke e trazuar mirë derisa të dalë një brumë i butë. E vendosim më pas brumin në tavolinën e punës dhe e punojmë me duar që të fitojë sa më shumë elasticitet. E mbledhim në topth të rrumbullakët, e mbulojmë me një pecetë kuzhine dhe e lemë të rrisë vëllimin për rreth 1 orë.


Më pas e punojmë përsëri brumin me duar dhe e ndajmë në 10-12 toptha të cilat i rrumbullakosim mirë. Secilin topth e hapim një e nga një në petë vezake, e lyejmë me pak gjalpë dhe vendosim nga një lugë mbushje të kripur apo të ëmbël në varësi të preferencave. E palosim petën në formën e dëshiruar dhe e vendosim byreçkën në tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. Kështu veprojmë për të gjitha byreçkat. Pasi t’a kemi mbushur tavën me byreçka e mbulojmë me një pecetë dhe e lemë 20-25 minuta në nje ambjent të ngrohtë. Pas këtij minutazhi largojmë pecetën nga tava, i lyejmë byreçkat me pak vezë të rrahur me ujë, i spërkasim me pak fara susami dhe i vendosim në furrë të piqen në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta.
 
Kush person nuk ha byrek dhe kush person nuk do të mesoje receta te ndryshme ....dhe ne kete teme as nxjerrim receta te ndryshme per byreke ...

albanian-spinach-pie.jpg
 

Byreku me Qepë e Domate​



byrek-750x500.jpg



Përbërësit:

(Për brumin)
500 gr miell
1 lugë gjelle kripë
250 ml ujë i vakur

(Për mbushjen)
3 kokrra qepe
3 kokrra domate
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe pak piper

Përgatitja e mbushjes me qepë e domate:

Si fillim grijmë fare hollë qepët. Në një tigan hedhim vajin e ullirin e më pas qepët për t’i skuqur derisa volumi i tyre të bjerë dhe të marrin një ngjyrë të artë.
Në kohën që qepët skuqen hedhim edhe kripën, e nëse dëshirojmë edhe pak piper.
Më pas, grijmë domatet në copa të vogla. Për t’u hequr me lehtësi lëkurën më parë i fusim për pak minuta në ujë të ngrohtë.

I hedhim në tiganin ku kemi skuqur qepët dhe vijojmë t’i skuqim derisa domatet të treten dhe masa të bëhet në formën e salcës kompakte.
Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Përgatitja e brumit për byrekun:

Në një tepsi hedhim miellin. Hapim një gropë në mes dhe një lugë kripë ndërsa nisim të shtojmë ujin e vakur duke e punuar brumin me dorë.
E punojmë me duar derisa të krijohet një masë kompakte dhe e ndajmë në dy pjesë të barabarta.
Pjesën e parë të brumit e ndajmë në 10 toptha të vegjël dhe secilin prej topthave nisim t’i hollojmë në petë të vogla.
Të gjitha petat e hapura i vendosim njëra mbi tjetrën duke e spërkatur secilën me disa pika vaj ulliri.
Sigurohemi që petën e fundit të mos e lyejmë me vaj por ta përdorim për të mbuluar petët e tjera.
Më pas, të gjithë petën e krijuar nisim ta hollojmë në përmasat e tepsisë që kemi për petanikun.

Me ndihmën e furçës së kuzhinës, tepsinë e lyejmë me vaj ulliri.
Më pas shtrojmë në petën që kemi holluar duke e puthitur në sipërfaqen e tepsisë.
Hedhim mbushjen me qepë dhe domate mbi petën që kemi shtruar në tepsi.
Edhe për petën e sipërme veprojmë në të njëjtën mënyrë si me petën e parë.
Pasi e kemi hapur e vendosim mbi mbushjen që kemi shtruar, kujdesemi që të bashkojmë mirë anët e të dyja petave.

Byrekun e spërkasim me disa pika vaji ulliri në pjesën e sipërme.
E fusim për ta pjekur në furrë me 200 gradë. Byreku piqet përreth 30 minuta.

/AgroWeb.org
 

Byrek me kungull pa petë​


Byrek Me Kungull

lg.php

Përbërësit
500 gr kunguj
2 qepë të njoma
4 vezë
100 ml vaj ulliri
200 gr kos
300 gr miell 00
200 gr djath të bardhë
1 zarf pluhur pjekës
Nenexhik/kopër/majdanoz
Pak kripë


Përgatitja
Grijmë kungujt në rende dhe i lëmë të kullojnë. Qepët e njoma i grijmë imët bashkë me erëzat. Në një tas trazojmë vezët me kosin dhe vajin. Shtojmë kungujt me erëzat e grira dhe qepën, kripën, gjysmën e djathit, miellin bashkë me pluhurin pjekës dhe i trazojmë.
Tavën e lyejmë me vaj ulliri dhe hedhim pak miell. Shtrojmë masën e përgatitur dhe e pjekim në furrë për 40 minuta në 200 gradë.
 
Byrek role me krem dhe shërbet

byrek-role-me-krem.jpg
Përbërësit:

Për byrekun:

1 pako peta të gatshme
4 kokrra vezë
250 gr sheqer
120 gr simigdali (miell semola)
4 gota qumësht
1 limon
50 gr gjalpë

Për sherbetin:
2 gota sheqer
1,5 gota ujë
Pak lëng limoni

Përgatitja
Trazojmë vezët me sheqerin dhe shtojmë edhe simigdalin (miell semola). E kalojmë masën në tenxhere dhe e vendosim në zjarr. Shtojmë qumështin gradualisht duke e trazuar që të mos krijohen kokrriza. Grijmë lëkurën e një limoni. Kur masa është trashur dhe po fillon të ziejë, shtojmë gjalpin dhe e trazojmë.

Hapim petën, vendosim krem në mes dhe formojmë role duke e mbledhur. I vendosim në tavë dhe i pjekim në 200 gradë derisa të marrin ngjyrë portokalli në kafe të lehtë.

Sherbetin ia hedhim të nxehtë roleve të ftohta.
 

Receta e Byrekut të Shpejtë, Gati në 30 Minuta​



byreku_tamam-750x500.jpg



Përbërësit
3 vezë
1 pako peta të gatshme (450 gr)
450 gr gjizë pa kripë
450 gr djathë i bardhë
2-3 lugë gjelle salcë kosi
4 lugë gjelle gjalpë i shkrirë ose vaj
80 ml qumësht
80 ml ujë me gaz
1 lugë çaji kopër e grirë
piper i zi
kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të zgjidhni një enë të thellë për të bashkuar të gjithë përbërësit.
Hidhni në të fillimisht vezët më pas gjizën, djathin e thërrmuar, salcën e kosit, qumështin, pak kripë, ujin me gaz dhe përziejini mirë.

Vazhdoni me përzierjen, duke shtuar pak nga pak edhe koprën e grirë dhe pak piper të zi.
Ndërkohë zgjidhni një tavë mesatare ku do të piqni byrekun tuaj dhe ndizni furrën në temperaturën 200 gradë C.
Lyeni tavën me pak gjalpë ose vaj dhe shtroni petën e parë, duke e spërkatur dhe atë me pak vaj ose gjalpë.
Bëjeni këtë me 4 shtresa petësh duke spërkatur me gjalpë ose vaj.
Në këtë pikë, shtroni me kujdes pak nga pak mbushjen me qumësht që përgatitët më parë.
Hapeni atë nëpër të gjithë sipërfaqen e petëve duke ruajtur një pjesë për shtresat e tjera.
Mbulojeni më pas sërish me 3-4 petë të spërkatura secila me pak gjalpë ose vaj ulliri.
Hidhni edhe pjesën tjetër të qumështit, duke formuar kështu shtresën e dytë të byrekut dhe përhapeni atë me kujdes.
Me petët e fundit që ju kanë mbetur, pasi t’i keni spërkatur me vaj ose gjalpë, mbuloni plotësisht byrekun tuaj.
Këtë shtresë lyejeni sërish me pak gjalpë ose vaj, në mënyrë që petët të marrin një shije me krokante.
Pasi të mbaroni futeni në furrën e parangrohur dhe piqeni për 30 minuta në temperaturën 200-220 gradë C.
Nxirreni byrekun tuaj nga furra kur të shikoni që petët janë pjekur dhe kanë marrë një ngjyrë të artë.
Para se ta prisni lëreni të ftohet 5-10 minuta dhe më pas mund të konsumoni sipas dëshirës, shoqëruar me gatime të ndryshme./AgroWeb.org
 
Byrek per 30 minuta

Perberesit :
  • 3 veze
  • 5 feta djathi te bardhe te thermuara (ose djathe ricotta)
  • 10 luge gjelle gjalpe te shkrire
  • 1 pako me pete te gatcme
  • 1kg kos
  • 1/2 gote qumesht
Pergatitja:
Ne nje ene te thelle perzieni kosin, vezet, djathe te bardhe te thermuar dhe gjysem gote qumesht.
Ne ane shkrini gjalpin dhe lyeni fundin e tepsise qe te mos ngjitet (mund te perdorni dhe leng qe vjen ne kuti per keto pune, por gjalpi shijon me shume). Filloni shtroni petet. Do shtroni 2/3 e peteve poshte, ne mes mbushja dhe 1/3 e peteve siper.
Nq se petet jane disi te trasha, pasi te shtroni nje pete sperkateni me gjalpe. Ndersa nese petet jane te holla, mund te shtroni dy tre dhe me pas sperkatini.
Mund te lini nga pak pete anash qe te krijoni thembrat, nqs se ju pelqejne. Piqeni per 20 min ne temp 190 grade
 

Byreçka me karkaleca dhe perime​


02f30a45 9044 4cc0 A4a0 07143c3a3367

lg.php


Përbërësit:

6 petë për byrek të gatshme ose jo
300 gr karkaleca të vegjël
1 qepë të njomë
2 kunguj
4 lugë bizele
1 spec i kuq
2 të bardha veze
1 të verdhë veze
Fara susami
Majdanoz
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi


Përgatitja​

Presim në kubikë kungujt dhe specat, ndërsa qepët e njoma në rrathë. I kaurdisim në 4 lugë vaj ulliri në temperaturë mesatare deri sa të zbuten duke i ndihmuar dhe me pak ujë si dhe kripë. Shtojmë karkalecat që i kemi copëzuar dhe vazhdojmë skuqjen. E heqim nga zjarri dhe shtojmë majdanoz dhe piper dhe e lëmë të ftohet.

Pasi është ftohur, shtojmë një të bardhë veze dhe e trazojmë.

Çdo petë e presim në mes dhe lyejmë cepat me të bardhën e vezës. Vendosim mbushjen në mes dhe e palosim si një pako, duke futur anët brenda.

Tek e verdha e vezës shtojmë pak vaj ulliri dhe lyejmë me të byrekët nga lart.

Shtojmë fara susami dhe i pjekim në 180 gradë për 20-25 minuta.

(BalkanWeb)​

 

Byrek me presh e djathe​


Perberesit:
Per brumin
1. Miell
2. Maja birre
3. Vaj ulliri
4. Uthull
5. Kripe
6. Uje te vaket
Nishteshte per petet
Per gjellen
1. Presh
2. Djathe te bardhe
3. Veze
4. Oriz
5. Pana
6. Koper
7 ereza te dryshme

Pergatitja:
Bej gati brumin qe te vine duke perzier te gjitha produktet ne nje tas te cilin e mbuloj me nje pecete dhe e le te fryhet.

Ne nje tenxhere hedh vaj hedh preshet i skuq mire pastaj anitho prizin dhe uje duhet te zihet mire preshi
Ne nje tas mbasi te jete ftohur preshi hedh dhe djathin krema galaktos dhe erezat i perziej dhe gati

Marr brumin e pres ne topa te vegjel dhe filloj dhe i hap nje nga nje

Marr nje pete ne cep si zinxhir hedh gjellen dhe e bej tub dhe e ve ne tepsi e e rradhe deri sa te mbarojne
Hedh vaj siper dhe e ne furre ne 180 grade per 35 minuta
 

Receta Tradicionale E Përgatitjes Së Petanikut Të Ngrohtë Me Fasule​



brek-pule123-750x500.jpg

Petaniku kërkon pak mund dhe durim në përgatitje, shumë pak përbërës por shija që të ofron është marramendëse. Foto: Flickr


Në ka një shije që të përfshin tërësisht është ajo e recetës me petanik me fasule.

Një recetë, nga më të mirat e duarve të gjysheve dhe nënave. Si dhe një gatim ndër më të vjetrit e kuzhinës shqiptare.
Petaniku është traditë kryesisht e jugut të Shqipërisë, konkretisht zonës së Korçës, por sot ai gatuhet gjerësisht edhe nga amvisat në të gjitha zonat e vendit.
Petaniku kërkon pak mund dhe durim në përgatitje, shumë pak përbërës por shija që të ofron është marramendëse.
Ai mund të shoqërohet mjaft mirë me sallata turshie të ndryshme, sallata të stinës të lehta, salcë kosi apo djathë etj.
Më poshtë AgroWeb.org i’u përcjell recetën tradicionale të përgatitjes së petanikut me fasule dhe peta të pjekura.

Si ta përgatisim krejt lehtë në shtëpi

Përbërësit:

300 gr fasule fasule
Një kokërr qepë
500 gr miell
250 ml ujë i vakur
vaj ulliri
kripë
rigon

Përgatitja e brumit:

Në një tepsi hedhim miellin. Hapim një gropë në mes dhe një lugë kripë ndërsa nisim të shtojmë ujin e vakur duke e punuar brumin me dorë.
E punojmë me duar derisa të krijohet një masë kompakte në formën e brumit për byrek.
Brumin e ndajmë në 15 kuleçë të vegjël dhe secilin prej kuleçëve e hapim në petë të mëdha.

Secilën prej petëve e shtrojmë në një tepsi dhe e fusim për pjekje në furrë por pa i lënë të thahen.
Duhet të kujdesemi që petët të mbeten të buta dhe të palosen lehtë. Kështu veprojmë me të gjitha petët.

Përgatitja e fasuleve:

Për t’i përgatitur më lehtë, një natë më parë fasulet i fusim në një enë me ujë.
Të nesërmen i zjejmë, me qepën, kripë, vaj ulliri dhe pak rigon.
Kur do të përdoren për mbushjen ato duhet të jenë të ftohta.

Përgatitja e petanikut:

Përmes një furçe kuzhine lyejmë tepsinë me vaj ulliri.
Shtrojmë petën e parë dhe e spërkasim me disa pika vaj ulliri.
Më poshtë, shtrojmë petën e dytë e spërkasim gjithashtu me pak vaj ulliri.
Vijojmë edhe me të tretën e më pas hedhim pak nga mbushja me fasule duke e shtrirë në të gjithë sipërfaqen e petës.
Vijojmë sërish me shtrimin e dy petëve duke i spërkatur me pak vaj ulliri e më pas hedhim pak nga mbushja me fasule.
Petët e pjekura kur i shtrojmë i spërkasim edhe pak nga lëngu i fasuleve.
Vijojmë me rradhë deri në fund ku petanikun e mbulojmë me dy petat e fundit dhe përkasim me vaj ulliri si dhe me lëngun e fasuleve.
E fusim në furrë të ngrohur më parë në temperaturë 200 gradë dhe e lëmë të piqet derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë të hapur nga të dyja anët./AgroWeb.org
 
Tani qe me ka shkuar barku mbrapa kurrizit i nxier keto receta ??
 

Byreçka kuru me spinaq​


0d6fa4b3 82ee 4638 8a1b Ac4f59eb411a

lg.php

Përbërsit :
500 gr. miell 00
200 gr. miell semola
1 zarf pluhur pjekës
Kripë dhe pak sheqer
200 ml. vaj ulliri
150 ml. kos
100 ml. ujë
300 gr. spinaq

50 gr. djath i bardhë
1 e verdhë veze
Pak vaj ulliri


Përgatitja:
Përgatisimin brumin duke trazuar gjithë përbërësit më lart përveç djathit dhe vezës. E ngjeshim dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta. Spinaqin e presim në feta dhe e gatuajmë me vaj ulliri deri sa të shterojë lagështira që ka. E lëmë të ftohet dhe shtojmë djathin dhe pak kripë.

Më pas nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe hapim një petë rreth 5 mm. E presim me një formë rrethore. Cdo rrethi i lyejmë buzët me ujë, i mbushim me djath dhe spinaq brenda dhe i puthitim mirë që të mos hapen. I rradhisim në tavë dhe i lyejmë nga lart me një të verdhë veze me 1 lugë ujë dhe pak vaj ulliri. I pjekim në 180 gradë për 30-40 minuta.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.