Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Cfare jane Fitrat e zekati ?? a i keni dhene VItrat per sivjet ???

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 19, 2020
Mesazhe
3,767
Pyetje: A mund të na i shpjegoni çështjet kryesore që duhen ditur në lidhje me Zekatin e Fitrit?

Përgjigja:

1. Domethënia e Zekatit të Fitrit:

“Zekat” do të thotë pastrim, ndërsa “fitri” presupozon ngrënien dhe përfundimin e agjërimit, por nga derivatet e “fitrit” janë edhe kuptimet “fizik, trup dhe karakter”.

Pra Zekati i Fitrit është një lëmoshë e detyruar që nxirret me përfundimin e Ramazanit dhe që shërben si pastrim i agjërimit përmes pastrimit të punës dhe karakterit të agjëruesit.

2. Dispozita e dhënies së Zekatit të Fitrit:

Dhënia e Zekatit të Fitrit është farz (detyrim) dhe argumenti për këtë vjen në hadithin e Ibën Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ku ai thotë: "I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) e bëri obligim Zekatin e Fitrit." [Bukhariu dhe Muslimi, shtesa nga Muslimi]

3. Kush obligohet ta nxjerr Zekatin e Fitrit:

Zekati i Fitrit është detyrim për kryefamiljarin musliman i cili në mbrëmjen e festës së Bajramit (në kohën e perëndimit të diellit të ditës së fundit të Ramazanit, që konsiderohet koha e obligimit të këtij Zekati), posedon tepër nevojave ditore të ditë-natës së ditës së festës, sasinë ushqimore prej 1 sa’a (rreth 3 kg ushqim bazë) ose vlerën e kësaj në lekë, për vete dhe për secilin prej familjarëve të tij që ka në ngarkim.

Zekatin e Fitrit e nxjerrë kryefamiljari për të gjithë anëtarët musliman të familjes së tij, për të voglin dhe të madhin, mashkullin dhe femrën, të lirin dhe robin.

Argument për këtë është hadithi i Abdullah Ibn Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili thotë: "I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka bërë obligim që Zekati i Fitrit të nxirret një sa'a (rreth 3 kg) hurma, ose një sa'a elb, për çdo person musliman që është rob apo i lirë, mashkull apo femër, i madh apo i vogël." [Bukhariu dhe Muslimi]

Për foshnjën në bark nuk është obligim të nxirret Zekati i Fitrit, porse e tillë gjë është e pëlqyeshme, bazuar në veprimin e Uthmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që e nxirrte zekatin për fëmijën në bark.

4. Kujt i jepet Zekati i Fitrit dhe cila është urtësia e dhënies së tij:

Zekati i Fitrit u jepet muslimanëve të varfër dhe argument për këtë është hadithi i Ibën Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): "I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) e bëri obligim Zekatin e Fitrit si pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të turpshme, si dhe me qëllim që të ushqehen të varfërit..." [Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe, hadith sahih-i saktë]

Nga transmetimi i sipërpërmendur përfitojmë se urtësia e dhënies së Zekatit të Fitrit ka të bëjë me pastrimin e karakterit dhe veprës së agjëruesit dhe me ndihmesën, mëshirimin, dëlirjen dhe gëzimin e të varfërve...

- Por cili është kufiri i varfërisë sipas gjykimit të Sheriatit (Ligjit Islam).

Dijetarët muslimanë kanë thënë se i varfër konsiderohet ai person i cili me të ardhurat që siguron përgjatë vitit, nuk arrin t’i përmbushë nevojat e tij jetike njëvjeçare.

Për shembull, nëse një person gjatë një viti siguron 500 000 lekë të reja të ardhura (ku përfshihen rroga, paratë e depozituara, tregtia, qiratë që ai merr, aksionet etj., duke mos u llogaritur kapitalet që s'janë për shit-blerje), mirëpo nevojat (shpenzimet për vete dhe për personat që i ka në ngarkim) jetike njëvjeçare si: qiradhënia, faturat e energjisë/ngrohjes dhe ujit, ushqimi, veshmbathja, shkollimi i fëmijëve etj., nëse këto kushtojnë më shumë se shuma e të ardhurave vjetore që personi në fjalë merr; ky person konsiderohet i varfër.

Vërejtje:

Bazuar në pikën 3 dhe 4, nënkuptohet që paska muslimanë të cilët nga njëra anë e kanë detyrim të japin Zekatin e Fitrit (nëse e plotësojnë kriterin e cekur në fillimin e pikës 3); dhe nga ana tjetër të njëjtët persona, e meritojnë që t’u jepet Zekati i Fitrit apo ai i Pasurisë (nëse janë brenda kufirit të varfërisë të cekur në pikën 4)...

Edhe pse mendimi më i drejtë është se Zekati i Fitrit i jepet vetëm të varfërve, duhet theksuar fakti se sipas masës dërrmuese të dijetarëve, Zekati i Fitrit lejohet t’i jepet kategorive të personave të cilëve u jepet Zekati i Pasurisë...

Zekati i Fitrit, lejohet t’i jepet të afërmëve të varfër, me kushtin që të afërmit të mos jenë prej atyre që personi e ka për detyrë t’i financojë, sikurse prindi dhe fëmija...

5. Forma dhe sasia e dhënies së Zekatit të Fitrit:

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka urdhëruar që Zekati i Fitrit të jepet një sa’a (rreth 3 kg) elb, ose një sa’a hurma, ose një sa’a djath, ose një sa’a rrush i thatë, ose një sa’a grurë, kjo bazuar në transmetimin e Ebu Seaid El-Khudriut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili lidhur me këtë thotë:

"Ne për Zekatin e Fitrit jepnim një sa’a (rreth 3 kg) ushqim, ose: një sa’a elb, ose një sa’a hurma, qumësht pluhur apo rrush të thatë." [Bukhariu dhe Muslimi]

Fjala "ushqim" është e përgjithshme dhe përfshin të gjitha ushqimet si gruri, orizi apo edhe llojet e tjera të ushqimeve bazë të vendit, me kusht që ushqimi të mos jetë i prishur apo me të meta.

Fjala sa’a nënkupton një enë 3.3 litroshe, ose 4 grushta (dypëllëmbësh) të një burri me shtat mesatar, ndërsa në kilogram 1 sa’a është afërsisht 2.1 - 3 kg, në varësi të rëndesës së sojit të ushqimit (për shembull në rastin e orizit, dijetari i shquar Ibën El-Uthejmini thotë se 1 sa’a është 2.1 kg)...

Një pjesë e dijetarëve të Islamit, si Ebu Hanifja, Umer ibn AbdulAzizi, Hasen El-Basriu etj., kanë lejuar që përveçse në ushqimi, Zekati i Fitrit të jepet edhe në lekë (vlera monetare e ushqimit e konvertuar në lekë), por duhet theksuar se një gjë e tillë vlen vetëm nëse kjo është më e dobishmja për të varfërin...

6. Shpërndarja e Zekatit të Fitrit:

Është e pëlqyeshme që vetë nxjerrësi i Zekatit të Fitrit t’ua japë atë të varfërve të vendit apo zonës së vetë, por mundet që ai Zekatin e Fitrit t’ua jap ta shpërndajnë institucioneve, shoqatave bamirëse apo personave fetarë të besueshëm...

Lejohet që Zekati i Fitrit të një personi t’i jepet një apo disa të varfërve dhe që disa persona t’ia japin atë një të varfri të vetëm...

Kujdes!!!

Është obligim që Zekati i Fitrit të bjerë në duart e të varfërve dhe i varfër quhet vetëm personi që nuk ka të ardhura të mjaftueshme që i plotësojnë nevojat e tij jetike një vjeçare.

7. Koha e nxjerrjes së Zekatit të Fitrit:

Imam Ebu Hanifja dhe Imam Shafiu kanë thënë se është e lejuar që Zekati i Fitrit të nxirret që në fillim të muajit të Ramazanit, teksa disa dijetarë të shkollës juridike të imam Ahmed Ibn Hanbelit lejojnë që Zekati i Fitrit të nxirret pas kalimit të gjysmës së parë të Ramazanit, gjë që vlen sidomos kur ky Zekat u jepet institucioneve dhe shoqatave të cilave u merr kohë shpërndarja e tij.

Gjithsesi, bazuar në traditën e shokëve të Profetit (Paqja qoftë mbi të!), është më mirë që Zekati i Fitrit të nxirret një apo dy ditë para Bajramit; nisur nga vepra e Ibën Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili e nxirrte Zekatin e Fitrit një apo dy ditë para Bajramit. [Ebu Daudi, hadith sahih-i saktë]

Afati i fundit i nxjerrjes së Zekatit të Fitrit është para se muslimanët të falin Namazin e Fitër Bajramit dhe nëse muslimani pa asnjë arsye e nxjerr Zekatin e Fitrit pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, në këtë rast ai bie në gjynah, por gjithsesi atij i mbetet obligim që ta nxjerrë Zekatin e Fitrit edhe pas kësaj.

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lidhur me këtë thotë:

"...Për kë e nxjerr atë (Zekatin e Fitrit) para namazit (të Fitër Bajramit), ai është zekat i pranuar, ndërsa për kë e nxjerr atë pas namazit (të Fitër Bajramit), ai është një sadaka prej sadakave (nuk ka shpërblimin e Zekatit të Fitrit)." [Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe, hadith sahih-i saktë]

Vërejtje:

Edhe pse mendimi më i drejtë është se Zekati i Fitrit duhet nxjerrë para faljes së namazait të Fitër Bajramit, duhet theksuar fakti se sipas masës dërrmuese të dijetarëve, Zekati i Fitrit është i vlefshëm nëse nxirret deri në kohën para perëndimit të diellit të ditës së faljes së namazit të Fitër Bajramit...
 
Ndersa une neser DO tja jap 1 femije te vogel qe eshte jetim
qe gjithe diten e mbaj aty ku rri vete ne Dyqan...........
Pamvaresisht se 2 a 3 familjevete varfera qe kam
kurre sju ka munfuar ndihma ime kete Muaj te madheruar
 
Ta shpebleft Allahu,po sdi ku me i dhan asht mirē dhe ne xhami ?
Patjeter qe Po dhe ajo eshte shpi e zotit e ka pjesen e saj
pasneser pas faljes se bajramit........ dhe atje.........
por kryesisht atje me te holla Mundesht........
 
Patjeter qe Po dhe ajo eshte shpi e zotit e ka pjesen e saj
pasneser pas faljes se bajramit........ dhe atje.........
por kryesisht atje me te holla Mundesht........
Nuk quhet pas faljes bajramit..duhen dhene para faljes.
 
Nuk thuhet kur i dhuron, nuk eshte mire.
As kur, as kujt, as sa.
 
Jeni bere egoiste.
Ajo qe dhurohet nuk tregohet. A thua e beni per reklame.
Pffffff
Une nuk pres 1 muaj ramazan per te bere bamiresi. Njeriu duhet te beje mire ne cdo kohe.
 
Ska lidhje pasi fitart nuk jan si sadakaja tjera.
Eshte e caktuar deri kur mund ti japesh dhe sa do japesh .
 
Pse komentoni kur nuk jeni te informuar,apo vec te japim i koment pfff,ne sa japim nuk tregojm,kta e kemi te caktune,dhe nuk treguam as shumen as ku i kemi dhen e info te tjera,tema esht vec a e kemi kry obligimin ncncn
 
Pse komentoni kur nuk jeni te informuar,apo vec te japim i koment pfff,ne sa japim nuk tregojm,kta e kemi te caktune,dhe nuk treguam as shumen as ku i kemi dhen e info te tjera,tema esht vec a e kemi kry obligimin ncncn
Nese se din sadakaja fitrit esht specifike vetem per muajin e ramazanit. Duhet dhen para faljes se bajramit se nese e jep mbrapa nuk llogaritet sadaka fitri por sadaka normale. Per sa i perket shumes esht e caktuar shuma minimale qe duhet te japesh.
 
Ska lidhje pasi fitart nuk jan si sadakaja tjera.
Eshte e caktuar deri kur mund ti japesh dhe sa do japesh .
Neser para perendimit te diellit...........
 
Jeni bere egoiste.
Ajo qe dhurohet nuk tregohet. A thua e beni per reklame.
Pffffff
Une nuk pres 1 muaj ramazan per te bere bamiresi. Njeriu duhet te beje mire ne cdo kohe.
@Juno egoiste ske pse na thua,se nuk permendi kush qe kam dhen lemoshe/sadaka apo perqindjen e zekatit,,thjesht e tham se kemi dhen fitrat dmth qe e ke si obligim per deri sa ke agjeru dhe duhet dhen fitrat:)
Bamirsi jepet sipas qefit kur te duash:)
 
Ndersa une neser DO tja jap 1 femije te vogel qe eshte jetim
qe gjithe diten e mbaj aty ku rri vete ne Dyqan...........
Pamvaresisht se 2 a 3 familjevete varfera qe kam
kurre sju ka munfuar ndihma ime kete Muaj te madheruar
Vino kur bo bamirsi boje per hir te Allahut dhe so mire me tregu ?
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.