Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

ULTRASONTOUR

teme guerrilse me
 
@Dorina Kjo osht per ty mo shum dmth ska lidhje me quksin ka me MIUSHAT E BASHKISE : mu dha ideja ntru mu ndez llampa : ERA KANALEVE morem maska :p View attachment 7235
PS: kom dal pa menje :p
 
Në korrikun e vitit 1978 kapiteni Daniel Passarela ngre në qiell Kupën e Botës të fituar nga Argjentina, vendi organizator i turneut.

Para dhe pas korrikut të vitit 1978, junta ushtarake që udhëheq vendin nuk ndërpret programin e cilësuar si "proçes të riorganizimit kombëtar".
"Riorganizim" që nis nga kundërshtarët e regjimit.
Metodat e përdorura: përdhunime, rrahje, shkarkime elektrike në organet gjenitale, ndërprerje e gjumit.
Pas përfundimit të torturave, fatkeqët, fillimisht nën anestezi por akoma në jetë, hidheshin në det të hapur nga avionët ushtarakë. (spanjisht. i vuelos de la muerte)
Zhdukjet e njerëzve ishin në rendin e ditës dhe nënat që prej ditësh mbanin sytë nga dera me shpresë se do shikonin të bijtë duke u kthyer nga puna apo shkolla, manifestonin paqësisht në Sheshin e Majit (Plaza de Mayo).
Bijtë e nënave fatkeqe historia do i njohë me termin desaparecidos (të zhdukurit).

Në të njëjtën kohë kur kapiteni Passarella festonte fitoren e "botërorit të turpit", patriotë të tij torturoheshin në Escuela Superior de Mecanica de la Armada (Shkolla e Lartë Mekanike e Ushtrisë). U jepej Penthotal dhe ashtu të përgjumur por të vetëdijshëm hidheshin në det të hapur. Nënat i prisnin në shtëpi...
 
Gabbo jeton ashtu si edhe ultrasit Italiane rezistojne, me veshtiresi por me shume koherence edhe mentalitet. Ato te paktit kane mbetur dhe nuk i perkulen askujt dhe jane te vendosur per idealet e skuadrave te tyre e pertej ngjyrave per idealin Ultras. Jeton ashtu si Chucchi e Aldrovanni etj, te gjithe e kane nje te perbashket, dora ishte e policise faji i askujt, me sakte i ultrasve . Ashtu si rendom ndodh ne tribunat tona e me episode dhune, ku ka plot polici e arme ne stadiume, ku tragjedia eshte me e kollajte dhe me e favorizuar nga shkopi i gomes (hekurit), sprey, pistoleta ne brez apo ne raste ekstreme shotgane e elektroshoket qe perdoren si pa te keq. Ku ka polici ka edhe probleme. Ashtu ndodh ne europen e standarteve qe ne duam te ndjekim dhe ne cdo aspekt marrim me te keqen. Fillojne nga skedimi pa pasur akoma tifozet, fillojne nga represioni pa u zhvilluar pasioni, fillojne me masat me gjobat, pa dhene akoma mbeshtetje apo investim ne kete sport popullor i cili nuk eshte me popullor. Eshte kthyer ne privat, eshte i Don Dukes se parase, i Ardianit te trukimeve, i Safetit te shkarkimeve ( elektorale), i Gazit te premtimeve, i Jorgjit kamikaz, i Hakiut te sigurise, i disiplines pa disipline, i stadiumit pa tifoze ...
Nje keshille per te gjithe tifozet dhe ultrasit ne qarkullim eshte te heqin dore nga shemtia e bukur e showve te faqeve ultras te facebookut, qe promovojne vetem shembuj negative alla legia e alla bogdanova , fashiste e rraciste, shembuj te ekstremizmit idiot, te protagonizmit te semure etj duke anashkaluar qellimin e paster te mbeshtetjes edhe koherencen, mentalitetin e mirefillte qe formon kulturen Ultras e cila eshte menyre jetese. Kulture qe lind nga ndjesia e lirise e jo si formacion ushtarak, nuk e duron padrejtesine e kundershton hapur pa lesh ne gjuhe e pa kursyer askend nganjehere edhe veteveten ! Ehh nuk eshte e lehte ...
 
Ky eshte grupimi qe nuk njeh shenja rreziku dhe nuk ja di kuptimin fjales dorezim. Ky grupim eshte unik, udhehiqet nga pasioni dhe krenaria dhe nisur prej tyre nuk merr parasysh asgje tjeter as pengesa as rreziqe as kercenime ...
Kshtuqe ne *** le te shkojne krejt hipokritet, ciniket, dashakeqesit e xhelozat ... ne *** te shkoni ju e fjalet tuaja
1f609.png
?
Ne mbajme lart krenarine tone me veprat tona, ju e keni te lehte, ju mbetet thjesht ti diskutoni ne kuadrin e spektatorit ...

UG sinonim i pasionit dhe krenarise !
 
S'ka Dinamo as Tirane por ka vetem Partizan !

Nuk i rrezuan, rane. Nuk ua beri kush, ja bene vetes. Nuk kishin armiq, por mullinj ere. Nuk luajten futboll, po u veteprostituan. Nuk ishin pa fat, e merituan ! Nuk ja kishte fajin stadiumi, as "kamunisti", as "katunari" as "maloku" as "jabonxhiu", por skizofrenia ...
Rane nga kategoria per (pa)merite sportive !
Askush nuk i hodhi, askush nuk i sulmoi, askush nuk u pati faj, thjeshte konfirmuan nepermjet ketij sezoni qe nuk kane pasur dhe nuk do te kene kurre identitet, qe u kthyen ne nje ekip paterice aleancash, i vulosur si prostitucion edhe nga Federbet. Ishin ai ekip i shemtuar qe ka dy faza kampionati qe nuk fiton nje ndeshje te vertete. Eshte ai ekip qe ruajti 5 jave kampionati lojtaret dhe qe shpresonte te kapte nje barazim me ne ! Eshte ai ekip sharlatan, i nje klubi sahan, me tifoze hajvane. E merituan renien qe ju vinte verdalle prej sezonesh me radhe. E meritonin ne kohen e fitores se fundit ne derbin e falur. E meritonin qe atehere me nje sezon ku te gjitha ekipet i jepnin lemoshe pikesh. E stermerituan kesaj radhe kur vendosen te behen ekipi i dores se dyte, paterice pa objektiva dhe identitet. Duke u zvarritur ndaj Kukesit, me pak fjale e bene si ajo shprehja "po djeg shtepine time qe komshiu te mbetet pa komshi ". E meritonin dhe heqjen e pikeve si ne rastin e Flamurtarit. E kane merituar prej shume sezonesh por jo, federata i perkedhel ndersa keta viktimizohen. E meritonin mbase edhe per faktin se nuk ju punonte faksi apo koka.

Dikush ngasherehet shtirur e guxon dhe krahason largimin me force te Partizanit nga superioria me renien e turpshme te ekipit te Toptaneve. Mjafton ti kujtojme flamurin e ngritur te Arian Malit dhe malin me padrejtesi qe ju be Partizanit, ekipit te papaguar, qe mbahej e paguhej teresisht me kontributet e tifozeve, nismen e gjimnazisteve , pa president, i nxjerre me force nga ambientet
e klubit nga pushteti i atehershem me kompromis politikanesh te djathte e te majte, me qellim zhdukjen e emrit te Partizanit dhe qe ndertuan te ish-kompleksi yne palletet e tyre te turpit. Kjo e fundit pa sukses, arsyet dihen dhe gjenden tek dashuria e tifozerise se kuqe qe qendroi me krenari kunder presidentit, por gjithnje krah ekipit. Ndersa minjte sperdridhen ndaj nje presidenti qe deri dje i shperndante tollumba korce (kernacka), dasma, synetlliqe e ahengje, por nga ana tjeter e braktisin ekipin e tyre se te kuqte i "zune" stadiumin. Prandaj ajo elegjia kolektive neper studio e emisione nuk ju ngjit. Prandaj nuk ja ngrefni askujt me romanticitetin e futbollit te bukur, qe Tirana i duhet kampionatit. Na thoni cila Tirane? Ajo qe zvarritet, qyrravitet, zhgarravitet ? Ajo qe ndaj Partizanit shkaterrohet per te marre nje barazim dhe qe humb me Lacin, Luftetarin e Korabin dhe qe hap kembet ndaj Kukesit?

E meritojne dhe bindesh me shume qe e kane stermerituar dhe qe nuk ju mbetet me asnje lloj justifikimi, kur me bisht nder shale e kokulur shpresojne thelle nen vete ndonje amnisti, ripeshkim a zgjerim kampionati. Gjera te pamundura sipas logjikes, sipas ligjit. Por kurre mos thuaj kurre ! Eksperienca e "sistemit" qe ata evokojne si te viktimizuar ne cdo moment na e kujton vitin 74 te larget kur byroja i shpikte play-off vetem qe ti mbante "te persekutuarit". Ne 2014 FSHF dhe klubet qe te falnin lemoshe rrezuan Ballshin ne mes te kampionatit nga kategoria qe minjte te shpetonin dhe siguruan mbijetesen me ndeshje te paluajtur ndaj Kavajes. E njejta gje kerkohet te behet serish, te shpiket nje menyre shpetimi per skuadren pa shpetim, qe nese do t'i kishte mbetur pak nder (dyshojme se ka pasur ndonjehere), do pranonte fatin e saj!

Ne fund nje mesazh per tifozet me vija, do ishim hipokrite te medhenj nese nuk do ua kujtonim qe ne ju futem ne krize me nje deklarate, u perziet u hodhet perpjete per stadiumin e rikonstruktuar nga firma Refikut. Nuk duronit dot qe ne te luanim e te fitonim ne ate fushe ndersa ju e dinit qe s'do mundeshit te ishit si ne. E dinit qe s'do e mbushnit sa ne, e dinit qe nuk i masnit dot forcat me ne. Shpiket bojkotin, i iket perballjes me ne, i iket perballjes me ekipet kundershtare edhe perballjes me presidentin tuaj. Shkurt ekipi ra se "ty ta boni koka". Vazhdoni luften me Refikun dhe bejini fresk Lut Nurit, vec kte intrige bejeni pak me fshehur se bini kollaj ne sy. E pate Edin e famshem te "Fear of the red" aty te strukur ne Xhomllik? U cmendet kur stadiumi yt, tempull sic e quanit u shnderrua i kuq flake e shkruhej me germa te medha emri qe sundon qytetin prej '46. Nuk guxove edhe pse u mundove shume te dilje perballe. Ne fund fituam ne ! Fituam por nuk gezojme, **** qajme piket e sigurta qe do ua merrnim vitin tjeter. Koha tregoi qe fituam qe ne fillim ... tani nuk ju mbetet gje tjeter vec se te merrni arkivolin serish, te dilni ne kortezh e kesaj radhe mos e lini bosh, merreni te gjithe skizofrenine tuaj futeni ne te dhe varroseni diku mbase do shpetoni ...
 

View attachment 7614
Priten denime te forta, gjoba masive dhe denim i tifozerise se Partizanit per akte mosbindje
aaahhhahhhhaaahhaagagagagaggagaga JU Q***** POLICINE !!!​
 
View attachment 7669
Ne pervjetorin e 70-te te themelimit te klubit Partizani do ishte ideale sikur tifozeria te mundohej qe me nje koreografi te arrinte te nderonte sado pak arritjet e sukseset e nje klubi me nje histori te lavdishme e nje fanelle te rende. Te nderonte klubin qe eshte ngritur mbi domethenien e gjitheperfshirjes dhe jo te perjashtimit. Pra nje klub qe i kalon kufinjte lokale, madje ne disa raste dhe kombetare, eshte klubi i te gjitheve . Nje klub qe eshte “Legjenda e futbollit shqiptar” dhe “Nderi i kombit”. Por ne kete pervjetor klubi yne ka marre nje hije tjeter, ai eshte perjashtues perderisa ne rastin me te mire mendojme qe drejtohet nga njerez te paafte dhe ne rastin me te keq nga njerez dashakeqes qe kane qellime te caktuar dhe Partizanin kerkojne ta perdorin. Ne rastin me te mire presidenti i klubit nuk merr vesh nga futbolli, ne rastin me te keq ai nuk di se c’kuptim ka Partizani. Ne rastin me te mire drejtori, vellai i kryeministrit, nuk e kupton se cfare rendesie kane tifozet ne nje ndeshje futbolli, ne rastin me te keq ai eshte pale me represionin policor dhe lenien jashte me dashje te tifozeve. Ne rastin me te mire trajnere, lojtare Moxha e poça brenda klubit jane hajvane, nuk dine ku kane ardhur e ku do shkojne, ne rastin me te keq jane nje tufe intrigantesh qe duan te hajne njeri tjetrin.

Sot stadiumi eshte pa Guerrils, se Guerrils nuk pranojne te paragjykohen te etiketohen dhe te trajtohen si kriminele. Ne rastin me te mire policia eshte e paafte ne rastin me te keq represioni eshte i miremenduar.

Nga e gjithe kjo situate, ne rastin me te mire humbim ne, ne rastin me te keq humb Partizani !

Ultras Guerrils
Ndryshe ata qe nuk e rruajne per askend, qofte polici a politike, federate a kollarexhinj, qofte per ata djathtas po sidomos per ata hipokritet ne tribune Vip majtas
1f609.png
?
 
Vepra penale si vjedhje, ngacmime seksuale, fyerje per shkak te detyres etj. ndodhin shume me teper ne linjat e autobuseve urbane te kryeqytetit.......po aty pse nuk i kerkojne kartat !!!???Kerkesa e mjetit te identifikimit si kusht per hyrjen ne stadium nuk eshte e mbeshtetur ne asnje ligj apo rregullore te sportit. Ky veprim vjen vetem si kerkese arbitrare e policise vetem ne qytetin tone dhe eshte forme presioni e hapur ndaj tifozeve dhe ne vecanti grupimeve te organizuar Ultras.
Per ta argumentuar kete po e
marrim te mirqene qe nuk ka asnje problem te tregosh karten e identitetit per te hyre ne stadiumi sic pretendohet verdalle. Atehere kush na shpjegon se me cfare kriteresh analizohen mjetet e identifikimit dhe cfare konkretisht kontrollohet ne to ? Kontrollohet mosha, vendlindja, mbiemri, emri apo standarti i bukurise se fotografise ? Pyetje tjeter qe lind eshte me cfare sistemi kontrollohen ku konfrontohen apo paragjykimi i policit roje ne dere mbetet filtra kryesore ? Gjithashtu levizja brenda qytetit dhe brenda kufinjve administrative te Shqiperise eshte e lire, kush e ka kete prepotence sa kerkon te vere trare e dogana brenda nje shteti brenda nje qyteti duke kufizuar keshtu lirine dhe levizjen e lire ?
Kjo mungese qartesie nuk bind dot askend dhe nuk mundet askush te pretendoje qe ky veprim eshte i domosdoshem.
Nga ana tjeter ne nuk mund te pranojme te skedohemi dhe te trajtohemi si qytetare te dores se dyte, si kriminele dhe si te predestinuar sipas tyre per te qene te tille. Ne kulturen ultras mentaliteti dhe koherenca jane te pa prekshem per nje tifozeri serioze. Dhe
nje nga parimet kryesore tona eshte liria dhe ajo eshte e pacenueshme, ajo na udheheq drejt pasionit tone dhe me te nuk bejme kompromise. ( eshte patetike qe dikush quan parim no name no face ) Ndaj duke qene te lire ne shpirt nuk friksohemi nga askush dhe nuk i perkulemi askujt, nuk mund kushtezohemi nga askush, sic e keni pare nuk kemi lesh ne gjuhe dhe nuk kursejme askend!
Ultras Guerrils jane dhe mbeten si ato flamuj qe valeviten te lire edhe pse ere e forte ju fryn kunder ! Sa e larget, sa e thelle e sa e pakonceptueshme i dukej kjo shprehje dikujt pak vite me pare ...
 
Kush mendoni se do kthehet me fuqishem ne tribuna , Tirona Fanatics apo Ultras guerrils?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.