Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

10 fakte të pabesueshme rreth trurit

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
– Impulset nervore nga dhe drejt trurit lëvizin me një shpejtësi prej 274 km/orë. E keni pyetur ndonjëherë vetën se si mundeni të reagoni kaq shpejt ndaj ngacmimeve rreth jush? E gjithë kjo realizohet falë super-shpejtësisë së impulseve nervore që kalojnë nga truri te pjesa tjetër e trupit dhe anasjelltas. Këto reagime janë po aq të shpejta sa një makinë luksoze sportive.
– Truri funksionon me të njëjtën sasi energjie sa një llambë 10 vat. Madje edhe kur jeni në gjumë.
– Qeliza e trurit të njeriut mund të mbajnë 5 herë më shumë informacion sesa “Encyclopedia Britannica”. Shkencëtarët ende nuk e kanë përcaktuar përfundimisht, por mendohet se kapaciteti i magazinimit të trurit në terma elektronikë mendohet të jetë mes 3 dhe 1000 terabajt. Arkivat Kombëtare të Britanisë, të cilat mbajnë mbi 900 vjet histori, zënë vetëm 70 terabajt, çka tregon fuqinë mbresëlënëse të trurit tuaj.
– Truri përdor 20% të oksigjenit që hyn në gjak. Truri përbën vetëm rreth 2% të masës sonë trupore, por konsumon oksigjen më shumë se çdo organ tjetër, çka e bën jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit. Ndaj merrni frymë thellë për ta mbajtur trurin “të lumtur” e duke “notuar” në qeliza të oksigjenuara.
– Truri është shumë më aktiv gjatë natës sesa ditën. Logjikisht mund të mendoni se hallakatja, llogaritë e vështira dhe marrëdhëniet e ngarkuara çdo ditë gjatë orëve të punës duan më shumë energji se, fjala vjen, të shtrirët në krevat. Megjithatë, e kundërta është e vërtetë. Kur ju pushoni, truri “ndizet”. Shkencëtarët ende nuk dinë ta shpjegojnë këtë, por mund t’i faleni punës së palodhur të trurit tuaj gjatë gjumit, për ato ëndrrat e këndshme që shikoni.
– Sa më të lartë ta keni koeficientin e inteligjencës, aq më shumë ëndërroni. Ndërsa kjo mund të jetë e vërtetë, mos e merrni si mungesë inteligjence faktin që ndonjëherë nuk arrini t’i kujtoni ëndrrat. Shumica prej nesh nuk i mban mend, pasi kohëzgjatja mesatare e një ëndrre është 2-3 sekonda, e pamjaftueshme për t’u regjistruar në tru.
– Neuronet vazhdojnë të rriten përgjatë jetës. Për vite me radhë shkencëtarët dhe mjekët mendonin se truri dhe indet nervore nuk mund të rriteshin apo përtëriheshin. Ndryshe nga indet e shumë prej organeve të tjera të trupit, neuronet rriten përgjatë gjithë jetës suaj. Ky zbulim hap një dritare të re në studimin e trurit dhe sëmundjeve që e prekin atë.
– Informacioni lëviz me shpejtësi të ndryshme në lloje të ndryshme neuronesh. Jo të gjithë neuronet janë njëlloj. Disa mund të transmetojnë impulset me rreth 0.5 metra/sekondë, disa të tjerë me 120 metra/sekondë.
– Truri në vetvete nuk mund të ndiejë dhimbje. Ndërsa truri mund të jetë qendra e dhimbjes kur prisni gishtin apo digjeni, në vetvete ai nuk ka receptorë dhimbjeje dhe nuk mund ta ndiejë atë. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’ju dhembë koka. Truri është i mbështjellë nga shumë inde, nerva dhe enë gjaku, shumë të ndjeshme ndaj dhimbjes e që mund t’ju bëjnë t’ju buçasë koka nga dhimbja.
– 80% e trurit është ujë. Truri nuk është ajo masa e ngurtë gri që keni parë në televizor. Indi i gjallë nervor është një organ i squllët, si xhel ngjyrë rozë, falë përqendrimit të madh të gjakut dhe ujit. Ndaj, herën tjetër kur ndiheni të dehidratuar, pini diçka që ta ndihmoni trurin.
 
1. Nuk është e vërtetë që e përdorim vetëm 10% të trurit. Çdo pjesë e trurit e ka një qëllim.

2. Ju dhemb koka? Nuk është truri juaj që ka dhimbje. Nuk ka receptor të dhimbjes në tru.

3. Truri juaj është organi që ka më së shumti yndyrë në trupin tuaj – rreth 60%.

4. A e keni menduar ndonjëherë pse nuk i veproni ëndrrat? Truri juaj e krijon një hormon që iu ndalon ta bëni atë gjë.

5. Shumica e njerëzve kanë 4-7 ëndrra çdo natë, dhe 50% e tyre harrohen 5 minuta pasi që të zgjoheni.

6. Nuk mund të shikoni ëndrra nëse jeni duke gërhatur.

7. E quajnë gjumi i bukurisë për një arsye. Është momenti kur truri juaj i largon tutje të gjitha kujtimet që i keni përjetuar ditën.

8. Nuk mund ta gudulisni veten dhe të qeshni pasi që truri e di që është prekja juaj – çka nuk ndodhë kur dikush tjetër iu gudulisë.

9. Kërkohet përpjekje që të qeshni – 5 zona të ndryshme të trurit angazhohen për këtë proces.

10. Truri nuk është i vetmi organ që ka qeliza të trurit, zemra dhe zorrët gjithashtu kanë neurone.

11. Truri juaj përbën 23 Wat energji kur jeni të zgjuar – mjaftueshëm për një llambë drite.

12. Ju keni rreth 70,000 mendime në ditë

13. Shpejtësia më e ngadalshme e informatës që kalon në trurin tuaj është 418 km/h – kjo është shpejtësia e veturave më të shpejta në botë.
 
@ANGELIQUE Informohu mire po te perdorsh 100% te trurit ca behet
@Juno dmth po pam endrra shum jemi inteligjent mos u gabofsha?
 
@LABBY pse kjo pyetje?

Nese njerezit do ta perdornin trurin 100% do ti sjellnin botes mrekulli . ?
 
@LABBY pse kjo pyetje?

Nese njerezit do ta perdornin trurin 100% do ti sjellnin botes mrekulli . ?
Sepse un jam i fiksuar mbas ktyre kurioziteteve emisioneve me sa kam par kam degjuar edhe lexuar njeriu perdor mos u gabofsha me pak se 10%te kapacitetit te trurit persa i perket mrekullive se dim tomel se mund te benim edhe prapsira ne jemi kafsha me e keqe mos harro!
 
Sepse un jam i fiksuar mbas ktyre kurioziteteve emisioneve me sa kam par kam degjuar edhe lexuar njeriu perdor mos u gabofsha me pak se 10%te kapacitetit te trurit persa i perket mrekullive se dim tomel se mund te benim edhe prapsira ne jemi kafsha me e keqe mos harro!

@LABBY qe te diskutojm rreth ksaj çeshtje duhet te hapim nje teme per kete pyetje. ?
 
Sepse un jam i fiksuar mbas ktyre kurioziteteve emisioneve me sa kam par kam degjuar edhe lexuar njeriu perdor mos u gabofsha me pak se 10%te kapacitetit te trurit persa i perket mrekullive se dim tomel se mund te benim edhe prapsira ne jemi kafsha me e keqe mos harro!

Perralla me mbret keto 10% lol
Cila pjese e trurit nuk u perdorka kshu qe ne perdorim <10% lol
 
@titan Informohu o djal!
Dijetarë konsiderojnë se njeriu shfrytëzon vetëm 4% të qelizave nervore, ndërsa 96% mbetet rezervë.

Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.

Truri i njeriut ka dy memorie, njëra është afatshkurtër e cila mbanë në mend vetëm për një kohë të shkurtër, ndërdsa tjetra është afatëgjatë dhe mban në mend për një periudhë të gjatë kohore.

Truri përfaqëson vetem 3% të peshës së njeriut. Rudhat e trurit përcaktojnë intelektin e njeriut. Rrallë ndodhë të njeriu të funksionojnë dy hemisferat e trurit. Kjo mundësi është një në një miliard njerëz. Një njeri i tillë në të njejtën kohë mund të shkruaj fjali të ndryshme me dy duart.

Sistemi nervor i njeriut brenda një minuti përciell në tru 2500 njoftime. Nga ana e tij truri këto njoftime i përpunon në mënyrë të shkelqyer. Në trurin e njeriut ka 14 miliard qeliza dhe ndërmjet dy qelizave ka 3000 lidje. Në trurin e njeriut çdo qelizë është e barabartë me 200 trure elektronike

Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarraniku.

Vetëm në korën e trurit të madh të njeriut gjenden deri në 15 miliardë qeliza. Në qoftë se dikush mundohet që më mjetet bashkëkohore teknikr dhe elektronike të ndërtoj një aparat, i cili për së afërmi dë të jetë si truri i njeriut, atëherë do të fitonte një aparat, madhësia e të cilit do t’i përngjante një ndërtese 30 katëshe. Nërkaq Zoti trurin e vendosi në një organ pesha e të cilit nuk tejkalon 1,5kg. Konsiderohet që truri i njeriut është prej gjërave me të komplikuara në botë @ANGELIQUE lexoje be!
 
Sju pergjigje pyetjes po more nje copy paste artikull e fole vetem nje fjale per ca te pyeta.
Dijetaret konsiderojne etj etj..kush jane keta dijetar?
Po te merrem me info te gazetave online I bie qe kam ik per shele lol lol

E une them..dijetaret thone qe @ANGELIQUE e une jemi perfect couple lol lol
 
Sju pergjigje pyetjes po more nje copy paste artikull e fole vetem nje fjale per ca te pyeta.
Dijetaret konsiderojne etj etj..kush jane keta dijetar?
Po te merrem me info te gazetave online I bie qe kam ik per shele lol lol

E une them..dijetaret thone qe @ANGELIQUE e une jemi perfect couple lol lol
Sjam ne nivelin Tend Pr Dr +Filoastrofizikan lale ca tbejm kaq dim kaq bojm edhe ti sbon keq naj here te lexosh!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.