Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

10 mitet më të njohura për Diellin

P

Pansophia

Guest
Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) na jep imazhin e diellit në 360 gradë, ky yll mahnitës i cili është burimi që mban gjallë tërë jetën në Tokë. Për shekuj të tërë kemi pasur besime të ndryshme për Diellin dhe revista e njohur TIME merr një vështrim në disa nga mitet më interesante rreth Diellit.

Dielli Ra në Egjipt


Adhurimi i Diellit të lashtë Ra, nuk ishte i kufizuar vetëm në Heliopolis, por në gjithë Egjiptin e Lashtë: e mori emrin i tij nga mbretërit egjiptianë, ku mori dhe emrin Djali i Ra. Duke pasur parasysh dhe rolin e Diellit si burim jete, gjithashtu ishte dhe Zoti Krijues i njeriut dhe gjallesave të tjerë. Metoda e tij më e preferuar e lundrimit ishte një anije, dhe kështu historia vazhdon, ai lundronte jo vetëm në qiell, por edhe në botën së përtejme gjatë natës ku luftonte me perënditë dhe bishat. Ai besohet të jetë rilindur çdo ditë.

9absrmZ.jpg


Dielli orbiton Tokën

Shumë nga ne mund të besojmë se neve mund të jemi të palëvizshëm në qendër të Universit edhe pse e dimë që është shumë e vështirë kjo gjë. Megjithatë, modeli gjeocentrik i Ptolemeut realizuar rreth 150 p.e.s. (para erës së re), 1400 vjet më parë se Koperniku zhvilloj një model të tillë, kjo teori u pranua për shekuj me radhë. Sipas astronomëve të lashtë dhe matematikanëve të Aleksandrisë, Dielli ishte në sferën e katërt nga planeti Tokësor, midis planetit Mars dhe Venerës.

enEGQ1S.jpg


Apoloni

Në Greqinë e lashtë sipas legjendës, Apoloni, djali i Zeusit (zotit të Olimpit), i cili për çdo ditë i hipte një karro (koçi) qe tërhiqej nga disa kuaj të zjarrtë nëpër qiell për të sjellë dritë në tokë. Apoloni nderohej në nivele te ndryshme në të gjithë antikitetit klasik, Apollo rrezatues nuk erdhi për të përfaqësuar jo vetëm diellin, por edhe fushat e tjera ndriçues si ato të muzikës, logjikës dhe arsyes. Në “Lindja e Tragjedisë” (The Birth of Tragedy) së Frederik Niçe, filozof gjerman të shekullit nëntëmbëdhjetë, përshkruan Apolonin si tendencë e tërësisë, duke sjellë disiplinën dhe strukturën për iracionalen, impulseve të egra që formojnë shtresën bazë për të gjitha shprehitë njerëzore.

570SEjk.jpg


Huitzilopochtli, Perëndia azteke i Diellit dhe i Luftës

Huitzilopochtli, ishte kombinimi i dy emrave Nahuatl ose Aztecan. Huitzilopochtli do të thotë kolibër në anën e majtë (huitzil = kolibër, opochtli = në të majtë). Aztekët besonin që luftëtarët e vdekur u mishëronin si zogjtë kolibër dhe ata quanin Jugun si pjesën e majtë të Botës. Pra, përkthyer një mënyrë tjetër Huitzilopochtli – do të thotë “Luftëtarë të mishëruar të Jugut”. Gjithashtu aztekët besonin se Huitzilopochtli ishte dhe Zoti i Diellit i cili ishte gjithmonë në luftë me errësirën, që pinte gjithmonë gjak nga zemrat e njerëzve si ushqim për të mbijetuar. Për të ushqyer perëndinë e tyre, njerëzit e diellit ofronin veten tyre në formën e sakrificës njerëzore.

iHRtuZz.jpg


10 Diejt

Sipas mitologjisë kineze, njëherë e një kohë kane qenë 10 diej në qiell.
Ata udhëtonin në mënyrë individuale me nënën e tyre, perëndeshën Xihe, derisa një ditë ata vendosën të shfaqen në qiell në të njëjtën kohë.
Ngrohja e tepërt e të gjithëve diejve ishte aq i fuqishëm saqë i ati Dijun, urdhëroi që të dilnin me radhë. Por ata nuk e morën parasysh paralajmërimet e tij, dhe kështu urdhëroj shigjetarin Yi t’i vriste 9 nga diejt, duke lënë vetëm një të tillë.

EB0zNsD.jpg


Hëna Inuit dhe Zoti i Diellit

Inuit, ishin një grup njerëzish vendas që jetonin në Alaska, Groelandë dhe në Arktik. Ata tregojnë ekzistencën e Hënës dhe të Diellit me legjendën e Hënës Anninngan dhe motrës së tij, perëndesha e Diellit Malina. Legjenda thotë se motër e vëlla jetonin bashkë, dhe gjatë një grindje midis tyre Malina nuk i foli më. Annigan refuzoi të hante dhe dita-ditës u dobësonte më shumë, siç ndodh me fazën lunare. Kur hëna zhduket, Inuitët besonin se Anningan ka shkuar larg për të ngrënë. Pastaj, gjatë fazave periodike të hënës, ai fillon kërkimin e tij përsëri. Kur ai më në fund arrinë deri te Malina, dhe për pasojë shkaktohet një eklips diellor.

ytpZ1Hp.jpg


Lugus

Si shumë hyjni të tjerë para krishterimit, Lugus, djali i Diellit, në Irlandë, është përmendur në shumë legjenda si figurë historike. Ai ishte një mbret i shkëlqyer, një luftëtar i cili mbrojti një tribu të lashtë irlandeze kundrejt një grupi gjigantësh. Udhëheqësi i gjigantëve ishte Balor i njohur si Zot i Djallit që thuhej mund të kishte qenë gjyshi i Lugus. Fuqia e madhe e Balor-it buronte nga magjia e një syri si ciklopi, por në betejë Lugus me anë të një hobe me gur arriti të gjuante me shënjestër drejt në sy dhe kështu ai u rrëzua në një humnerë duke marrë me vete edhe ushtrinë e tij.
Një hyjni shumëdimensional, Lugus ishte i lidhur me ritet e pjellorisë, aftësive të shpikjes dhe cikleve të korrjes. Historia e fitores së tij mbi Balor është e ngjashme me një mori e tregimeve tjera mitologjike në traditën indo-evropiane.

kERlX33.jpg


Perëndia nordike e Diellit

Në mitologjinë skandinave, Freyr ishte sundimtari i paqes, pjellorisë, shiut dhe kohës së mirë. Ai ishte një burrë i fuqishëm. Legjenda thotë se ai hipte një anije të quajtur Gullinbursti dhe udhëtonte nëpër qiell dhe oqean. Dhe në qoftë se ai mërzitej, ai mund ta rrëzonte anijen e tij e cila ishte ndër më të mirët e anijeve në Skandinavi.

BbWsiGk.jpg


Surya, Perëndesha Hindu

Sipas mitologjisë e lashtë hindu, Surya, Perëndesha e Diellit. Përshkruhet si një njeri i kuq me tre sy dhe katër krahë, hyjnesha zakonisht kalëronte me shtatë kuaj ose me një qerre të tërhequr nga një kalë me shtatë koka. Surya besohet se shëronte të sëmurët dhe për këtë ishte e nderuar me tempuj dhe festivale në të gjithë Indinë. Gjithashtu, hyjnesha sillte fat dhe shumë dyqanxhinj vendosnin simbolin e Diellit në dyert e dyqaneve të tyre.

3y2izPk.jpg


Lisa dhe Mawu

Banorët e Beninit dhe Eues (një fis i shpërndarë në të gjithë Ganën, Benin dhe Togo) – besonin se Lisa (hyjniu i Diellit) dhe Mawu (hyjnesha e Hënës) si dy fuqitë e mbinatyrshme të binjakëve. Të dy së bashku janë konsideruar si krijues të universit, Mawu përfaqësonte mëmësinë dhe pjellorinë, ndërsa Lisa shihej si mishërim i ngrohjes, punës dhe forcës.

yXHKEmT.jpg
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.