Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

10 vendet më misterioze në botë, ndër to edhe një qytet shqiptar

cyb3r

Sound Of Silence
Nt2 V.I.P
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 6, 2018
Mesazhe
483
Vende të tillë kanë energji të përqëndruar, në një nivel spiritual, gjë që mund të japë përgjigje për pyetje të mbetura pa përgjigje prej kohësh. Ja 10 vendet që besohet se kanë fushat më të forta energjike, ku në vendin e shtatë është Berati.

Rila – Bullgari –

Mund të jetë e habitshme që të mësosh se ky vargmal është një nga qendrat energjike të botës. Jo rastësisht, një prej msuesve më të mëdhenj shpirtërorë të shekullit të 20, Beinsa Duno, zgjodhi për të transmetuar urtësi në Rila, si bullgar vendas. Zona përreth Liqeneve të Rilas ka energji shumë të fortë. Individët më të ndjeshëm e kanë ndjerë atë, dhe kanë parë ëndrra të çuditshme, kur kanë qëndruar në këtë zonë.

Machu Picchu, Peru

Qyteti i humbur i Inkasve është i famshëm për lidhjen me qendrat e energjisë të botës. Machu Picchu është ndërtuar në një vend specifik, në majë të Andeve. Kjo mrekulli kanalizon energji të fuqishme dhe u jep njerëzve një përjetim të dickaje që nuk i përket botës sonë.

Socotra – Socotra

përbëhet nga katër ishuj në Oqeanin Indian, pranë Bririt të Afrikës. Më i madhi i këtyre ishujve zë rreth 95% të sipërfaqes së përgjithshme të arkipelagut. Peizazhi i saj i veçantë ka florën dhe faunën që duken si diçka që vjen drejt e nga një film fantashkencor, dhe mund t’ju bëjë të mendoni se jeni në një botë tjetër, ose në epokat parahistorike. Për shkak të izolimit të tij, Socotra ka shumë specie të veçanta, që janë unike dhe nuk gjenden askund tjetër në tokë. Energjia shpirtërore që gjendet këtu është ajo që mund të lidhë shpirtin e njeriut direkt me kozmosin.

Uluru, Australia

E gjendur në mesin e kontinentit, është Uluru – qendra spirituale e Australisë. Legjenda thotë se është një burim energjie spirituale. Aborigjenët e quajnë Tiukurpa, që do të thotë Koha e Endërrimit. Fiset e lashtë përreth fushës kanë lënë pas shumë histori nga “Koha e Endrrave”, që janë skalitur në disa prej shpellave përreth. Këta fise ruajtën besimin se kur një person udhëton aty, ai do të ketë vizione spirituale.

Ishulli i Pashkëve



Ky është një nga vendet më të famshëm në botë, kryesisht për shkak të statujave të tij të mëdha. Shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje që të na tregojnë si u ngritën, dhe në përgjithësi, ishulli është një mister i plotë. Figurat e papërfunduara, dhe një fshat ceremonial me 53 shtëpitë e tij prej guri, pa dritare dhe dyer, janë vetëm disa prej mbetjeve të veçanta. Misteri më i madh, megjithatë, është “Kërthiza e Botës.” Është thënë se ky gur rrethor mban sekretet e universit, dhe mbledh energjitë më të rëndësishme shpirtërore të Tokës.

Belintash

Belintash, ky vend i shenjtë e i lashtë në Bullgari, është një prej tre pikave që formon një prej zonave energjike më të njohura në Evropë. Belintashe, Pylli i Kryqit dhe guri Karadjov janë tre pikat. Në zonën përreth Belintashit, ka një energji shumë të fortë, dhe mijëra njerëz kanë përjetuar fenomene paranormale të shpeshtë.

Berat, Shqipëri

berati_1512827195-5194275.jpg

Kjo është krenaria e arkitekturës shqiptare dhe është qytet i mbrojtur nga UNESCO. Berati shfaq një kombinim të mrekullueshëm të kulturave lindore dhe perëndimore, traditave dhe zakoneve. Qyteti është një thesar i historisë së Shqipërisë dhe paraqet një harmoni të dukshme mes fesë dhe kulturës. Në Berat, njerëzit kanë përmendur eksperiencat e tyre me energji shumë të fuqishme shërimi spiritual.

Stonehenge

Stonehenge shtë struktura më megalitike në botë. Me shumë gjasë kushtuar Diellit, Stonehenge është një nekropol i lashtë. Ajo mund të ketë funksionuar si një observator astronomik që lidhej me performancën ekonomike të popullsisë së bujqve.

Piramidat e Bosnjes

Ato ishin këtu shumë kohë para epokës neolitike. Analiza e radio-karbonit i daton këto piramida para 12,350 vjetësh. Sipas kësaj analize, Piramidat boshnjake janë 1000 vjet më të vjetra se piramidat egjiptiane. Nën piramidat u zbuluan 3 dhoma dhe një liqen i vogël blu. Liqeni është i mbushur me ujë të pastër, dhe nuk kishte asnjë bakter, algë, kërpudhë ose mikroorganizma të tjera në përmbajtjen e tij. Ai quhet “uji i gjallë”, për shkak se mund të pastrojë trupin. Kjo do të thotë se këto objekte kanë qenë “dhoma shërimi”.

Peak Kailash, Tibet

Maja e këtij mali ka rëndësi fetare për 2 fe – Budizmin dhe Hinduizmin. Të dyja kanë legjendat e tyre për vendin, por kanë arritur në unison në besimin se maja është shtëpia e perëndive. Duke u ngjitur në këtë majë, ata besojnë se mund të arrijnë lumturinë shpirtërore.

/Gazetaexpress/
 
Beratin ... Nuk e mora vesh se per c’fare misteri behet fjale ?
 
Isha ne Berat para dy muajish..e kishte mbulu ferra ne qender te qytetit.Nuk e mirembajne fare pushtetaret lokal!
 
Misterioz vertete. Skam qene asnjehere.
Sikur nuk ekziston.

Me cilin qytet kufiton ky?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.