Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Librat që duhen lexuar....

U

Universal

Guest
Librat që duhen lexuar Çfarë lexojnë mendimtarët më të mëdhenj të botës në kohët tona

Revista “Foreign Policy” boton listën e librave që i japin formë mendimit sot

i14944_librav.gif


Keni nevojë për ide se çfarë të dhuroni nëse keni në plan të dhuroni një pjesë diturie? Nëse doni të jeni të informuar aq sa janë dhe mendimtarët më të mëdhenj globalë atëherë revista “Foreign Policy” ofron listën e 100 librave që u kanë dhënë formë mendimeve të liderëve botërore. Janë romane artistike e libra shkencorë, politikë e ekonomikë të rekomanduar nga disa prej njerëzve më të mençur të planetit. Një prej tyre është “Aleanca: Si Roosevelt, Stalin dhe Churchill fituan një luftë dhe nisën një tjetër” na Jonathan Fenby. Fenby ka rindërtuar në mënyrë fantastike shtjellimin ditor të debatëve të mëdha mes aleatëve dhe sjelljen e tyre gjatë Luftës II Botërore. Falë këtij libri mund të përftohet një këndvështrim i sfidave, hezitimeve dhe qëllimeve të tre fuqive të mëdha. “Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia” nga Joseph Schumpeter. Ky është një prej librave klasikë sepse ngre pyetje të mëdha mbi natyrën e rendit ekonomik dhe politik. Në 200 vjetët e fundit ka pasur një përqendrim të qëndrueshëm të fokusit në shkencat sociale, nga ekonomia politike deri tek ekonomia neo-klasike e deri tek kanalizimi i ballkanizimit disiplinor që studim tipik i kohëve të sotme. Këta autorë kontradiktorë bien dakord vetëm në një pikë, kur adresojnë pyetje të natyrës dhe legjimitetit të kapitalizmit dhe demokracisë. “Një histori koncize e ekonomisë së botës” nga Rondo Cameron është gjithashtu një prej librave që sugjeron “Foreign Policy”. Ky libër të godet me faktin se dëshira për të akumuluar pasuri dhe përmirësuar rrethanat materiale mund të jetë një prej imperativëve më themelore njerëzore. Çfarë tregon kjo për specien tonë? Ky libër gjithashtu flet për faktin se gjithë traditat fetare të aplikuara nga njerëzit sot i kanë pasur rrënjët në një ekonomi të hershme tregu të zhvilluar në një marrëdhënie simbiotike me kapitalizmin e hershëm.

1. 1453 – Roger Crowly

2. Miliarderët aksidentalë, Ben Mezrich

3. Pas natyrës, W.G. Sebald

4. Pas Tamerlenit, John Darwin

5. Epoka e jashtëzakonshme, Joshua Cooper Ramo

6. Aleanca: Si Roosevelt, Stalin dhe Churchill fituan një luftë dhe filluan një tjetër, Jonathan Fenby

7. Profeti i Amerikës: Moisu dhe historia amerikane, Bruce Feiler

8. Engjëj dhe epokat, Adam Gopnik

9. Shpirtrat e kafshëve, George Akerlof dhe Robert Shiller

10. Rërat egjiptiane, Wilfred Thesiger

11. Antologjia e shenjtë bahajane,

12. Besimtarët, Zoe Heller

13. Rrëfenja e një biografi, A.S.Byatt

14. Ditarët e zinj, Roger Casment

15. Strategjia e oqeanit blu, Chan Kim

16. Miliardi i fundit, Paul Collier

17. Jeta e shkurtër dhe e mrekullueshme e Oscar Wao, Junot Diaz

18. Vëllezërit Karamzov, Fyodor Dostoyevsky

19. Kasapi dhe buloni, David Lyon

20. Kapitalizmi, Socializmi dhe Demokracia, Jospeh Schumpeter

21. Ccështja e zotit, Karen Armstrong

22. Sfida e Afrikës, Wangari Maathai

23. Kasetat e Clinton, Taylor Branch

24. Përmbledhje poemash, John Keats

25. Kolomba, Dacia Maraini

26. Një histori koncize e ekonomisë së botës, Rondo Cameron

27. Konstandini dhe peshkopët, H.A.Drake

28. Filozofia bashkëkohore kineze, Chung-Ying Cheng dhe Nicholas Bunning

29. Kapërcimi i ndarjes së energjisë, Robert U.Ayres

30. Kibernetika, Norbert Weiner

31. Ndihmësi i vdekur, Dambisa Moyo

32. Banka Holandeze: 1870-1990, Lothar Gall

32. Kockat e Dekartit, Rusell Shorto

33. Komendia hyjnore, Dante Aligieri

34. Ëndrra nga im atë, Barack Obama

35. Kompania holandeze “East India”: Ngritja dhe rënia, Femme S. Gaastra

36. Qeverisja dinamike, Neo Boon Siong dhe Geraldine Chen

37. Rrugë lindjeje, Fitzroy MacLean

38. Te hash diellin, Oliver Morton

39. Eleganca e iriqit, Muriel Barbery

40. Perandori, Ryszard Kapuscinski

41. Simetria e frikshme: Ngritja dhe rënia e vlerave themeluese të Kanadasë, Brian Lee

42. Budallai, Christopher Moore

43. Focat e natyrës, Vali Nasr

44. Garibaldi dhe armiqtë e tij, Christopher Hibbert

45. Pakti global, Nicholas Stern

46. Strategjia e madhe e perandorisë bizantine, Edëard N. Luttwak

47. Eksperimenti i madh, Strobe Talbott

48. Transformimi i madh, Karl Polanyi

49. Vdekja vjen nga kryepeshkopi, willa Cather

50. Një vdekje në familje, James Agee

51. Vdekja e zemrës, Elizabeth Bowen

52. Shpëtimi, James Dickey

53. Ushtarë qen, Robert Stone

54. Gjuetari i skifterëve, John Cheever

55. Hamleti, William Shakespeare

56. Gjysma e Qiellit, Nicholas Kristof dhe Sheryl Wudunn

57. Harold Macmillan, Charles Williams

58. Historia e filozofisë kineze, Fung Yu-Lan

59. Shoqëria e nderuar, Norman Lewis

60. Kthimi i huliganeve, Norman Malea

61. Shtëpia e letrave, William D. Cohan

62. Ekonomia shtëpiake dhe historia, Mary S. Hartman

63. Ideja e drejtësisë, Amartya Sen

64. Në Ksanadu, William Darlymple

65. Kombi novator, John Kao

66. Keynes: Kthimi i mjeshtrit, Robert Skidelsky

67. Ligji, legjislacioni dhe liria, Friedrich Hayek

68. Japonia nuk ekziston, Alberto Torrs Blandina

69. Një jetë e deshifruar, J. Craig Venter

70. Lordët e Financës, Liaquat Ahamed

71. Makro-ekonomia dhe profecitë vetëpërmbushëse, Roger Farmer

72. Krijuesit, Cory Doctrow

73. Parku Mansfield, Jane Austen

74. Gjenerali i Marksit, Tristam Hunt

75. Nanoteknologjia ushtarake, Jurgen Altmann

76. Mobi Dik, Herman Melville

77. Misteri i rritjes ekonomike, Elhanan Helpman

78. Miti i tregut racional, Justin Fox

79. Guineja e Re: Ccfarë bëra dhe ccfarë pashë, Luigi d’Albertis

80. Vend i ccmagjepsur, Mark Mazower

81. Jo vetëm gjenet, Peter J. Richerson dhe Robert Boyd

82. Njëqind vjet vetmi, Gabriel Garcia Marquez

83. Operacioni Shylock, Philip Roth

84. Origjina e virtytit, Matt Ridley

85. Origjina e pasurisë, Eric Beinhocker

86. Të veccuarit, Malcolm Gladwell

87. Këtu, David Kennedy

88. Shtigje palestineze, Raja Shehade

89. Paradoksi i zgjedhjes, Barry Scwartz

90. Paris 1916: Gjashtë muaj që ndryshuan botën, Margaret MacMillan

91. Barazia e sekseve, Sylviane Agacinski

92. Paqja që i jep fund paqes, David Fromkin

93. Fantazmat e trurit, V.S. Ramachandran dhe Sandra Blakeslee

94. Prezza: Historia ime, John Prescott dhe Hunter Davies

95. I burgosuri i shtetit, Zho Ziyang

96. Kurani

97. Njehsimi, Charles Nicholl

98. Plotësimi i tokës, James Belich

99. Ngritja dhe rënia e fuqive të mëdha, Paul Kennedy

100. Shkenca, e vërteta dhe demokracia, Philip Kitcher TO
 
Last edited by a moderator:
Librat duhen rekomanduar duke marë parasysh edhe moshën e lexuesve.

Po rendis disa libra që besoj se përshtaten për shumicën e antarëve të këtij forumi:

1. Gjeniu / Teodor Drajzer

2. Një tragjedi amerikane / Teodor Drajzer

3. Keini dhe Abeli / Jeffery Archer

4. Femrat / Charles Bukowski

5. Fantazitë e një gruaje / Antoli Toss

6. Shkolla e rrugës / Tara Westover

7. Babai i pasur, babai i varfër / Robert T. Kiyosaki dhe Sharon Lehter

8. 12 Planeti i zotave / Zacharia Sitchin

9. Mallkimi i priftëreshave të ilirisë / Mira Meksi

10. Shkrimtarët e shekullit / Rudina Xhunga

11. Krim dhe ndëshkim / Fjodor M. Dostojevski

12. Të mjerët / Viktor Hygo

13. Të jetosh në ishull / Ben Blushi

14. Tre shokët / Erih Maria Remark

15. Kujtime / Helena Kadare

16. Blloku / Isuf Kalo

17. Lufta dhe paqja / Leo Tolstoy
 

Libra që nuk duhen lënë pa lexuar.....​





1. “Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji
Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për kë bien këmbanat” është një roman i botuar në vitin 1940. Libri tregon historinë e Robert Jordan, një specialist shpërthimesh amerikan në Brigadat Ndërkombëtare, i vendosur në një njësi guerilasish republikanë gjatë Luftës Civile në Spanjë (1939 – 1939 ). Ai eksploron një numër temash të tilla si vdekja, dashuria, dhe fanatizmi.

2. “Zoti i mizave” – Uilliam Golding
Kryevepra e Golding, Zoti i mizave flet për një grup djemsh të mirë britanikë, që kanë ngecur në një ishull të pabanuar, të cilët përpiqen të vetëqeverisen, por me rezultate shkatërrimtare. Në libër, Golding trajton temat shumë të debatueshme të natyrës njerëzore dhe mirëqenies individuale, përkundrejt të mirës së përbashkët.

3. “Ana Karenina” – Leon Tolstoi
Ana Karenina është një roman i botuar në seri nga viti 1875 deri në 1877. Duke rrëfyer historinë e aristokrates nga Shën Petërsburgu, Ana Karenina, libri eksploron në mënyrë mjeshtërore një sërë temash, nëpër pothuaj një mijë faqet e tij. Një sondazh i vitit 2007 me 125 shkrimtarë bashkëkohorë, e shpalli Ana Kareninën “librin më të bukur që është shkruajtur ndonjëherë”.

4. “Princi i vogël” – Antoine de Saint-Exupery
I shkruajtur nga aristokrati, shkrimtari, poeti dhe aviatori francez Antoine de Saint-Exupery, Princi i vogël është një novelë shumë popullore e vitit 1943 dhe libri i katërt më i përkthyer në botë. Libri përshkruan me shumë dhembshuri vetminë, miqësinë, dashurinë, dhe humbjen, të përjetuara nga naj princ i vogël që ka rënë në Tokë.

5. “Manifesti komunist” – Karl Marks dhe Frederik Engels
Një pamflet politik i vitit 1848 nga filozofët gjermanë Marks dhe Engels, Manifesti Komunist pranohet sot si një prej dorëshkrimeve politikë më me ndikim. Ai paraqet një qasje analitike unike ndaj luftës së klasave, problemeve të kapitalizmit, dhe natyrës së shoqërisë e politikës.

6. “Mbi origjinën e specieve” – Çarls Darvin
I shkruajtur nga shkencëtari anglez Çarls Darvin dhe i botuar në 1859, “Mbi origjinën e specieve” është një vepër letërsie shkencore që konsiderohet edhe themeli i biologjisë evolucionare. I shkruajtur për lexues jo specialistë, ai paraqet një trupë provash se diversiteti i jetës ka ardhur nga linja e zakonshme e trashëgimisë përmes një modeli të degëzuar të evolucionit.

7. “Zgjedhja e Sofisë” – Uilliam Stajron
“Zgjedhja e Sofisë” është një roman i vitit 1979 nga shkrimtari amerikan Uilliam Stajron. Ai përqëndrohet në vendimin tragjik që Sofia, një katolike polake e mbijetuar e kampeve të përqëndrimit në Gjermani, u detyrua të bëjë pas futjes bashkë me dy fëmijët në kamp. Sofisë iu desh të zgjedhë se cili prej fëmijëve do të jetonte dhe cili do të vdiste.

8. “Në rrugë” – Nga Xhek Keruak
Libri përcaktuas i brezave të kundërkulturës, së pasluftës. “Në rrugë” është një roman i vitit 1957 nga shkrimtari amerikan Xhek Keruak. Bazuar në udhëtimet e Keruak dhe miqve të tij nëpër Amerikë, libri flet për jetën e lirë, xhazin, poezinë dhe drogat. Ai është zgjedhur nga revista TIME si një prej 100 romaneve më të mirë në gjuhën angleze, nga viti 1923 deri në 2005.

9. “Të vrasësh zogun përqeshës” – Harpër Li
Romani fitues i Cmimit Pulitzer me autore Harper Li është shndërruar në një klasik të letërsisë moderne amerikane. Me linjën e tregimit dhe personazhet që janë bazuar kryesisht në vëzhgimet që vetë autorja i ka bërë familjes së saj dhe fqinjëve, romani është i njohur për ngrohtësinë dhe humorin, pavarësisht se trajton problemet serioze të përdhunimit dhe pabarazisë racore.

10. “1984” – Xhorxh Oruell
“1984” është një roman distopik i shkruajtur nga shkrimtari anglez Xhorxh Oruell. Romani i ka të vendosura ngjarjet në një botë të zymtë me luftë të përjetshme, me mbikëqyrje të kudondodhur nga ana e qeverisë dhe manipulim publik, ku individualizmi dhe mendimi i pavarur persekutohen dhe mendohen si “krime”.

11. “Konti i Monte Kristos” – Aleksandër Dyma
I përfunduar në vitin 1844, Konti i Monte Kristos është një roman aventurë që merret me tema të shpresës, drejtësisë, hakmarrjes, mëshirës dhe faljes. Ai përqëndrohet tek një burrë i cili burgoset pa të drejtë, arratiset nga burgu, fiton një pasuri dhe më pas i hyn rrugës së hakmarrjes për ata që ishin përgjegjës për burgosjen e tij.

12. “Getsbi i madh” – Skot Fitzxherald
I konsideruar vepra më e madhe e Fitzxheraldit, Getsbi i Madh eksploron temën e dekadencës, idealizmit, rezistencës ndaj ndryshimit, rebelimit social, dhe teprimeve, duke krijuar një portret të Epoës së Xhazit apo viteve Njëzetë, që është përshkruar si një rrëfim paralajmërues për Endrrën Amerikane.

13. “Alkimisti” – Paolo Koelho
Alkimisti është një roman i autorit brazilian Paolo KOelho, i botuar fillimisht në vitin 1988. Një roman alegorik, ai ndjek një bari andaluzian në udhëtimin e tij në Egjipt, pasi ka parë një ëndërr sikur ka gjetur një thesar atje. Një bestseller ndërkombëtar, Alkimisti është një prej librave më popullorë në histori.

14. “Të drejtat e njeriut” – Tomas Pein
Botuar në dy pjesë në mars 1791 dhe shkurt 1792, Të drejtat e Njeriut është një prej librave më të rëndësishëm të shkruajtur nga Tomas Pein, një aktivist politik anglo amerikan, filozof, teoricien i politikës dhe revolucionar. Libri merret me Revolucionin Francez dhe të drejtat që i duhen dhënë të gjithë qenieve nejrëzore.

15. “Një histori e shkurtër e kohës” – Stiven Hoking
Një histori e shkurtër e kohës është një libër i shkencës popullore i vitit 1988 nga fizikani britanik Stiven Hoking. Në libër, Hoking përpiqet të shpjegojë një sërë temash si kozmologjia, duke përfshirë Big Bangun, vrimat e zeza, si dhe konet e dritës për lexuesit jo specialistë. Libri u bë menjëherë shumë i shitur dhe u përkthye në 35 gjuhë, deri në vitin 2001.

16. “Në egërsinë e natyrës” – Xhon Krakauer
I shkruajtur nga XHon Krakauer në vitin 1996, ky libër është një bestseller ndërkombëtar dhe është botuar në 14 gjuhë. I përdorur gjerësisht në kurikulën e shkollave dhe kolegjeve, libri merret me temat se si të pranohesh në shoqëri dhe se si, ndonjëherë, të gjesh vetveten bie ndesh me të qënit një pjesëtar aktiv i shoqërisë.

17. “Thertorja Pesë” – Kërt Vonegat
Thertorja-Pesë është një roman satirik nga Kërt Vonegat për Luftën e DYtë Botërore. I konsideruar gjysmë autobiografik, romani bazohet pjesërisht në përvojën e vetë autorit në luftë. Përgjithësisht i pranuar si libri më me ndikim i Vonegat, libri përqëndrohet tek ushtari amerikan Billi Pilgrim.

18. “Liza në botën e vudirave”
Eshtë një roman aventurash i shkruajtur nga matematicieni anglez Charles Dodgson nën pseudonimin Luiz Karol. Libri luan mjeshtërisht me logjikën, duke i dhënë një popullaritet të madh si tek të rriturit, edhe tek fëmijët.

19. “Portreti i Dorian Greit” – Oskar Uajlld
I vetmi roman i Oskar Uajlld, Portreti i Dorian Greit është një roman gotik që merret me temat e esteticizmit, dyfishtësisë morale, dhe vetëllastimit. Në vitin 1890 kur u botua fillimisht, ai fyeu ndjeshmëritë morale të lexuesve dhe kritikëve, por sot konsiderohet një prej veprave më të spikatura të shekullit 19.

20. “Kumbari” – Mario Puco
Kumbari është një roman i famshëm krimi, i shkruajtur nga shkrimtari italo-amerikan Mario Puco. Trajton historinë e një familje mafioze në Nju JOrk, e udhëhequr nga Don Vito Korleone, që u bë sinonim me mafian italiane. Romani mbulon vitet 1945-1955 dhe ofron gjithashtu historinë e të kaluarës së Korleones.

21. “Ferma e Kafshëve” – Xhorxh Oruell
Një tjetër vepër e madhe e Xhorxh Oruellit. Një roman alegorik dhe distopik i botuar fillimisht në Angli në vitin 1945. Duke kritikuar në mënyrë alegorike komunizmin, libri u refuzua fillimisht nga një numër botuesish amerikanë, por sot konsiderohet një prej librave më me ndikim që është shkruajtur ndonjëherë.

22. “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” – Ernest Hemingueji
I shkruajtur nga Erih Maria Remark, një veteran gjerman i Liftës së Parë, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” është një roman lufte i botuar në vitin 1928. Libri përshkruan stresin ekstrem fizik dhe mendor të ushtarëve gjermanë gjatë luftës, si dhe shkëputjen nga lufta civile e shumë prej këtyre ushtarëve, pas kthimit në shtëpi.

23. “Njëqind vjet vetmi” – Gabriel Garsia Markez
E konsideruar vepra më e madhe e Markezit, Njëqind vjet vetmi është një roman i realizmit magjik botuar në vitin 1967, që rrëfen historinë e familjes Buendia. I përkthyer në 37 gjuhë dhe me më shumë se 30 milionë kopje, romani njihet si një prej veprave më të rëndësishme në letërsinë e gjuhës spanjolle.
 
Nisur nga lufta në Ukrainë....

"Kur sunduesit grinden" - Ismail Kadare

Nuk ka lidhje me luftën në Ukrainë... por gjen paralele interesante, si kudo ku shfaqen situata lufte.

ps.
Pjesë nga kopertina në mbyllje:

"Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili, ndonëse ka ndodhur një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet, e të interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse."
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.