Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

12 litografi rrënqethëse që tregojnë ushtarë turq duke përdhunuar gra dhe vajza në Ballkanin e sundimit Osmane

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

12 litografi rrënqethëse që tregojnë ushtarë turq duke përdhunuar gra dhe vajza në Ballkanin e sundimit Osmane​





Ngjethëse dhe barbare. Edhe sot pas 107 vitesh që kur kanë parë dritën e shumfishimit ata të tmerrojnë. Rivijnë me të njëjtën peshë mizorie, ndoshta për të rrëmuar plagët e e varruara nga harrimi dhe koha. Megjithatë ata nuk rikthehen me shkas të qëllimtë koherence. Thjeshtë zelli për të rrëmuar në ato faqe të errëta të së shkuarës, faqe që mund të rrokin një lloj interesimin në të tashmen e klikut, i ka gërvishtur ato plagë, i ka ndërsyer disi ato hakërri që harrimi i kishe hedhur tej në skutat e errëta të panevojës për tu parë me dritën dhe gjenerata të tjera.

Archibald_Smith


Askund nuk kisha përcjell forma më rreptësisht të skalitura të femrës si një subjekt estetik dhe erotik përballë dhunimit dhe terrorit të abuzimit seksual, se sa në litografitë e austriakut Gottfried Seven, i cili në një kolanë prej 12 ilustrimesh grafike të botuar në Vjenë më 1909 sjell përdhunimin si një mizori ushtruar nga ushtarët turq gjatë sundimit osman, ndaj grave dhe vajzave në Ballkan.

Publikimi i këtyre litografive është lehtësisht i përftuar në botën e papërmasshme të http//-së. Ato janë publikuar edhe nga portale shqiptare, sigurisht të shoqëruara me aludimin se mes këtyre grave viktima të këtyre përdhunimeve barbare ka edhe shqiptare.

” Janë skica të tmerrshme. Një gjenocid përdhunimesh dhe vrasjesh mbi femrat shqiptare, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit, të cilat ishin të krishtera dhe nuk pranonin të ndërronin besim. Gra që çnderohen para bashkëshortëve të lidhur, minorene që zhvirgjërohen në grup, vrasje të familjarëve teksa femrat e familjes përdhunohen, duke parë skena gjaku… Këto janë një pjesë nga përshkrimi i 12 ilustrimeve të rralla që “rrëfejnë” historinë e tyre, ku më së paku 3 nga skicat janë realizuar në Kosovë. Të paktën kështu shkruhet në librin e rrallë që u botua në një edicion të ndaluar prej vetëm 520 kopjesh në vitin 1909, në Vjenë.

Libri u titullua “Balkangreuel” (Përdhunimet e Ballkanit) dhe mban firmën e autorit Archibald Smith, por që emri i vërtetë i tij është Gottfried Sieben. Ilustratori austriak i librave e botoi veprën me pseudonim asokohe, jo vetëm për përmbajtjen pornografike, por edhe sepse ilustrimet ishin pa censurë, ku masakra e seksit dhe e gjakut ishte tej çdo imagjinate.

Libri qarkulloi vetëm në qarqet elitë vjeneze dhe nuk u nxor në shitje. Shtatë vite më pas libri u ribotua, por sërish jo për masën. U kthyen edhe si kartolina të veçanta, për personazhe të veçantë. Aktualisht, këto ilustrime sapo kanë ridalë në treg pa censurë dhe mund të sigurohen vetëm me porosi në internet. Është për t’u theksuar se, për shkak se Gottfried Sieben nuk i kishte me sy të mirë shqiptarët, qarqet ekstremiste serbe dhe greke në disa raste janë përpjekur që të manipulojnë identitetin e ushtarëve përdhunues.

H0579-L13015125


Nëpër sajte dhe rrjete sociale sllave dhe greke, bandat që vrisnin dhe çnderonin gratë në grup janë etiketuar si shqiptarë. Kur, në fakt, femrat shqiptare të Kosovës dhe të Veriut të Shqipërisë janë disa prej viktimave në këto skica horrori të Gottfried Sieben. Libri e thekson qartë se përdhunuesit janë ushtarët turq, pavarësisht interpretimeve nacionaliste. Shkruan e përditshmja “Panorama” në publikin e këtij seti litografishë.

Nga hulumtimet e bëra dhe në shumësinë e rasteve me fare pak informacion të atyre portaleve që kanë publikuar albumin, gjëja interesante që ndesha, kishte të bënte me shfrytëzimin e këtyre materialeve me efekt propogandistik. Motivim i botës mashkullore që përbënte kontigjentin e luftëtarëve nga njëra anë dhe një lloj ngjallje të osmanofobisë nga ana tjetër, mund të kenë cytur këtë mekanizëm injektues. Ndjenja e brishtë e nderit, e ndodhur para këtij cënimi do t’u hipte gjakun në kokë çdo armëmbajtësi kundër turkoshakëve. Karshi këtij logjikimi askush nuk do ta përjashtonte elementi propogandistike nga prapavija dhe qëllimsia e shpërndarjes së këtyre litografive, fillimisht në një numër tepër të kufizuar prej 520 ekzemplarë dhe më pas në formë kartolinash.

“Seksi në kartolinat e hershme” është një dossier i gazetarit Stephan Likosky. Në këtë material prezantohen kartolinat që përdoreshin në atëkohjen nga shoqëria europiane. Në morinë e kartolinave, një vend të rëndësishëm zënë dhe litografitë e Gottfried Seven të publikuara nën pseudonimin Gottfried Sieben në “Balkangreuel”. Sipas tij më shumë se materiale grafike që ilustrojnë ngjarjet dhe ndodhitë që përbënin atë kohë të trazuar, konfliktesh dhe luftrash, ato janë dhe lëndë propogandistike, e pse jo dhe pornografike, sepse përmbajtësisht ata janë të tilla pavarësisht kohës dhe tematikës që evokojnë.

Litografitë e austriakut Gottfried Seven (1)


Ilustrimet grafike të Gottfried Seven përbëhen nga një grup prej dymbëdhjetë vizatimesh të krijuara nga artisti dhe botuar privatisht në Vjenë në 1909. Ky grup me titull: Balkangreuel (Balkan Cruelty) ka përthithur një interesim të gjerë për publikimin e tyre në portale të ndryshme.

Subjekti i këtyre vizatime është sjellja brutale e ushtarëve turq, ushtruar ndaj popujve të krishterë të Ballkanit. Në skenat e sjella nga artisti shquhen jo vetëm përdhunimet kafshërore nga ushtarët turq të grave dhe vajzave të Ballkanit, por edhe poshtërimit të tyre. Shnderimi dhe poshteriemi me pasoja tragjike është një trajtesë që nuk e veçon ushtarin turk si një arketip barbarie. Faktet historike dhe dëshmime e shumëllojshme sjellin deri në ditët tona pafundësinë e hordhive që kanë shkelur dhe shtypur popuj të tjerë dhe kanë shpërdoruar kësisoj pengjet e luftës, siç ishin gratë dhe vajzat.

Në njëren prej këtyre litografive tregohet se si mbahet në kangjella një prift ortodoks i lidhur ndërkohë që abuzohet seksualisht ndaj grave dhe vajzave. Ajo që vihet re në të 12 litografitë është shprehia dhe veprimi brutal i ushtarëve turq. Konstatohet në këto litografi një lloj skematizmi shprehës të trupit të femrës, e cila megjithëse është pre e këtij përdhunimi të përbinshëm, ajo është delikate, e hijshme dhe rreptësisht e rregullt në aspekt fizik.

Pavarësisht shprehisë së frikës, dhunë dhe dhimbjes me të cilat ato përballen, artisti i ka bërë të hijshme viktimat e kësaj barbarie. Terrori gjithnjë është e skalitur me kujdes në portretin e grave, të cilat janë viktima të abuzimit. Ata më kot rreken ti shpëtojnë kësaj babëzie që shpërthen mbi ta me kaq egërsi, siç piktori e ka pasqyruar.

Egërsia dhe dinamika e ngjarjes e ardhur përmes pak shprehishë dhe portrete ushtarësh që duket se ngjanë, lë të kuptohet se artisti nuk ka patur gjas të ketë përjetuar asnjë nga këto momente ngjethëse. Por dëshmitë dhe rrëfimet nga njëra anë dhe qasja për ta nxitur gjithnjë më të egër hakmarrjen dhe urrejtjen ndaj ushtarëve turq .

Litografitë e austriakut Gottfried Seven (2)



Kush ishte autori i këtyre litografive

Gottfried Seven (1856-1918), i njohur me pseudonim Archibald Smith, ishte një piktor austriak, shkrimtar dhe illustrues i shumta gazetave dhe revista.

Gottfried Seven ishte një student i Akademisë Perandorake të Vjenë . Nga 1880 ai ishte përgjegjës për satiriken “Pleshti” dhe më pas do të punonte për karikaturat Ëiener. Nga 1881 ai botoi dhe ilustroi në revista qytete, ngjarje dhe episode të ndryshe në periudhën e Austro-Hungarisë. Në 1888 ai ndërmori një udhëtim në Rusi dhe Kaukaz. Ai gjithashtu ka punuar me gazeta dhe revista të ndryshme, për shembull, “Wiener Tageblatt”, dhe “TRITSCH-Tratsch. Një pjesë e pikturave të tij murale janë në Vjenë. Gjithashtu ai shkroi edhe një monografi ai botoi kryesisht në publikimin e Gustav Grimm, Budapest.

Në vitin 1909, duke përdorur pseudonimin e Archibald Smith, libri austriak illustrator Gottfried Sieben pikturuar “Balkangreuel” (Horror Balkan), një seri prej dymbëdhjetë litografi që tregojnë ushtarë turq në aktin e bandës-përdhunuar dhe vrarë gratë. Imazhet janë shumë para dhe të qartë, por ata gjithashtu kanë një vlerë historike.

Në vitin 1909, Gottfried Sieben, ka publikuar për herë të parë këto skica, me anë të të cilave ka dashur të dëshmojë tmerret e përdhunimit në rajonin e Ballkanit.

64157_bg10_123_495lo
Litografitë e austriakut Gottfried Seven (10)
Litografitë e austriakut Gottfried Seven (9)
Litografitë e austriakut Gottfried Seven (11)
Litografitë e austriakut Gottfried Seven (8)
Litografitë e austriakut Gottfried Seven (7)
Litografitë e austriakut Gottfried Seven (6)
Litografitë e austriakut Gottfried Seven (5)
Litografitë e austriakut Gottfried Seven (4)
Litografitë e austriakut Gottfried Seven (3)

Albert Vataj
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.