Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

14 ngjarje historike shumë makabre.

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
14 ngjarje historike shumë makabre.

Padyshim janë gënjeshtra, do thoni. E megjithatë, këto janë pesëmbëdhjetë nga momentet më makabre të regjistruara në historinë njerëzore!

Të gjithë e dimë se njeriu, në historinë e ekzistencës së tij, ka shumë momente për të cilat nuk është shumë krenar. Thjesht ndonjëherë ka tendencën ta teprojë.
Le të shohim katërmbëdhjetë momente që do të na bëjnë të falenderojmë logjikën dhe shkencën.

1. Cari Pjetri i Madh i Rusisë i preu kokën dashnorit të gruas së tij dhe e detyroi ta mbante kokën në një vazo në dhomën e gjumit të saj.

2. Deri në shekullin e 19-të, protezat artificiale bëheshin nga dhëmbët e ushtarëve të vdekur.

3. Në mesjetë, ata që akuzoheshin për magji gjykoheshin "nga Zoti". Një nga praktikat e shumta, absurde ishte se duhej të zhytnin dorën në një kazan me ujë të valuar për të nxjerrë një gur, dhe nëse brenda tre ditësh dora e tyre nuk ishte shëruar nga ndërhyrja hyjnore, shpalleshin fajtorë.
Numri i njerëzve të vrarë si magjistarë arrin në 600,000.

4. Në kolonitë e para amerikane, nuk u jepnin asnjë qetësues grave që lindnin, pasi dhimbja konsiderohej ndëshkim për mëkatin origjinal.

5. Pak më larg në veri, në Kanada, gratë në shekullin e 16-të bënin një filtër kontraceptiv, përbërësi kryesor i të cilit ishin testikujt e kastorëve.

6. Papa Gregori IX vendosi që macet ishin kafshë të Satanait, dhe kështu filluan t'i shfarosin masivisht në të gjithë Europën. Pasoja; Rritja e shpejtë e popullsisë së minjve, dhe një nga pandemitë më shkatërruese në historinë e planetit, Vdekja e Zezë.

7. Perandori Romak Commodus mblodhi të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuara në Romë dhe i vendosi të luftojnë deri në vdekje me kama në Kolosseum.

8. Në epokën e akullnajave (2.6 milionë vite më parë), njerëzit e Britanisë së sotme përdornin kafkat njerëzore si enë gatimi.

9. Në Egjiptin e lashtë ishte zakon të lyenin skllevërit me mjaltë në mënyrë që mizat të mos afroheshin te Faraoni. Të njëjtët skllevër vuloseshin të gjallë me Faraonin në varrin e tij.

10. Për këto kufoma të ruajtura të varreve egjiptiane rrezikuan jetën e tyre për t'i gjetur vjedhësit e varreve në shekullin e 16-të, pasi ishte zakon i europianëve të pasur në atë kohë të hanin kufoma njerëzore, sepse besonin se mund të kuronin sëmundje të ndryshme.

11. Në Afrikën e Jugut, ushtarët homoseksualë u detyruan t'i nënshtrohen operacionit të ndryshimit të gjinisë për të eleminuar homoseksualitetin nga ushtria.

12. Në shekullin e 18-të, ishte aq e zakonshme të varroseshin njerëz të gjallë sa që u detyruan të shpiknin një arkivol sigurie, me një mekanizëm të integruar që do të lejonte që personi i varrosur të lajmëronte "ata lart".

13. Një ilaç popullor për fëmijët që nxjerrin dhëmbë në shekullin e 19-të kishte morfinë si përbërës.

14. Pedofili dhe vrasësi Pedro Lopez, i njohur gjithashtu si "Përbindëshi i Andeve", u arrestua në vitin 1983 dhe u dënua për vrasjen e 110 vajzave; vetë rrëfeu për 300 vrasje. U la i lirë në 1998, dhe askush nuk e di se çfarë ndodhi me të që atëherë.

Ngjarje Botërore.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.