Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

187 gola të shënuar në dy ndeshje, Federata hap hetim për trukim!

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

187 gola të shënuar në dy ndeshje, Federata hap hetim për trukim!​



poo9.jpg



Një shifër e pazakontë golash të shënuar në ligën e dytë të kampionatit në Sierra Leone ka bërë që Federata e këtij shteti të hapë një hetim për trukim të ndeshjeve.

Fjala është për skuadrën e Kenema që në dy sfida shënuan plot 187 gola.
Ata fituan me rezultatin 95-0 ndaj Lumbembu United, ndërsa mposhtën me shifrat 91-1, Koquima Lebanon. Ajo që ngre edhe më shumë hije dyshimi në lidhje me trukimin e ndeshjeve ka të bëjë me faktin se Kebanon në pjesët e para të të dyja ndeshjeve shënoi respektivisht 2 dhe 7 gola, duke shpërthyer kështu në një mënyrë të pashpjegueshme në fraksionin e dytë.

Gjithsesi, pas nisjes së hetimeve, rezultatet e dyja ndeshjeve janë bërë të pavlefshme në pritje të një vendimi nga organet kompetente. Presidenti i Federatës së Sierra Leones, Thomas Daddy Brima theksoi në një intervistë për BBC Sport Africa se nuk mund të qëndrojnë duarkryq para një situate të tillë.

“Nuk mund të qëndrojmë dhe thjesht të shohim këtë situatë të turpshme, duhet ta ndëshkojmë atë. Do të nisim një hetim të menjëhershëm dhe t’i vendosim para përgjegjësisë të gjithë autorët që kanë përgjegjësi për këtë mediokritet”, u shpreh presidenti Thomas Daddy Brima./ Super Sport


Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.