Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

2 këngët e Selena-s bëjnë lëmsh internetin: Fansat në luftë me Hailey-n

Jetmira

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 27, 2017
Mesazhe
11,141
-785-0-5db1772d7a345.jpg

Së fundmi, Selena Gomez publikoi dy këngë, “Lose You To Love Me” (Të humba ty për të dashur veten) dhe “Look At Her Now” (Shihe atë tani), që nisur nga tekstet përkatëse, njerëzit mendojnë që janë dedikim për historinë e dashurisë me Justin Bieber.
Fillojmë me “Lose You To Love Me”, në të cilën Selena flet për një dashuri të së kaluarës, e cila e pengonte për të dashur veten.
40873
Justin dhe Selena u pajtuan për herë të fundit në tetor të 2017-s, ku Gomez u shpreh se ai e vendosi mbi gjithçka. Bieber postoi disa foto të tyre së bashku të vitit 2015 dhe 2016 duke u bërë kështu nostalgjikë për lidhjen e tyre. Më pas, “ai i vuri zjarrin gjithçkaje” pas takimit me Hailey-n, me të cilën përfundimisht vendosi të martohej më pak se gjashtë muaj pas ndarjes me Selena-n.
Shtojmë se Selena i doli kundër edhe të ëmës përsa i përket lidhjes me Justin-in. Mandy Teefey s’ka qenë ndonjëherë e ekzaltuar për kthimin e Selena-s me Bieber-in.
40874

Pas disa ndarjesh të herëpashershme, Gomez dhe Bieber i dhanë fund marrëdhënies së tyre në mars të vitit të kaluar. Ndarja fillimisht mendohej se do të ishte për pak kohë, derisa u kthye në diçka përfundimtare. Bieber u takua me Hailey-n në qershor, fiks dy muaj më vonë. Më pas u fejuan dhe në shtator të 2018-s u celebruan (ndërkohë që ceremonia u mbajt në fillim të tetorit të këtij viti).
“Kishin shumë mosmarrëveshje kohët e fundit dhe një debat specifik mori përmasa të konsiderueshme dhe i bëri të marrin pak pushim nga njëri-tjetri,” tha asokohe një burim pranë tyre për E! Online. "Sidoqoftë, janë në kontakt të vazhdueshëm dhe ndjenjat s’kanë ndryshuar."
40875
Vallëzimi mund të jetë një mënyrë figurative për ciklet e marrëdhënies së tyre.
Vazhdojmë me “Look At Her Now”, në të cilën Selena flet për një dashuri, kapitulli i të cilës është mbyllur njëherë e përgjithmonë.
40876
Justin dhe Selena kanë folur vazhdimisht publikisht për dashurinë e tyre duke e konsideruar njëri-tjetrin si dashurinë e parë të vërtetë.
40877
Vazhdimisht, burime për tablodë të ndryshëm u shprehën se Selena nuk e pati të lehtë të harronte dashurinë e saj të parë. Iu desh shumë kohë që të merrte veten. Por siç duket periudha e Jelena i përket të shkuarës.
40878
Pas kësaj, Hailey postoi një Instagram një këngë të Summer Walker’s, “I’ll Kill You” (Do të të vras), teksti i të cilës është pak a shumë kështu: Mos hap probleme/ Përpiqu të futesh midis nesh, nuk do të përfundojë mirë”.
-785-0-5db17786131be.png

Reagimet e fansave të Selena-s nuk munguan, megjithatë Hailey sqaroi që kënga nuk ka të bëjë me Gomez. “Ju lutem ndaloni me këto budallallëqe,” shkroi ajo në një koment.
Anabel.al....
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.