20 të MIRAT e të jetuarit vetëm!

Mira

🎵💙🎧
Kontributor
PRINCESS
Mesazhe
8,773
Location
Askund
Në botë ekzistojnë njerëz të ndryshëm, me personalitete të ndryshme, nevoja dhe dëshira të ndryshme pra ka shumëllojshmëri. Gjatë jetës na rastis të njohim personalitete, disa na impresionojnë e të tjerë jo shumë. Çështja qëndron se jo të gjithë janë njësoj diçka që ju tashmë e dini. Dikush jeton me prindërit, dikush me familjen e të tjerë për zgjedhje personale apo rrethanore u duhet të jetojnë vetëm. Nëse mendoni se të jetosh vetëm, apo vetmia është fundi i botës, mendojeni sërish! Nëpërmjet këtyre ilustrimeve ju sjellim benefitet e të jetuarit krejt e vetme, ku ‘shoku’ që ndan shtëpinë me ty është një qen apo një mace.
Një shembull specifik janë ilustrimet e ilustratorit LA, Yaoyao Ma Van të cilat na paraqesin se si është të jetosh vetëm!
1. Pas një dite të gjatë dhe të lodhshme, të shijosh qetësinë është mjaft relaksuese.

2. Lojra të vogla me kafshën tuaj shtëpiake.

3. Të dilni nga realiteti duke shijuar leximin.

4. Të punosh në çdo vend dhe çdo kohë.

5. Mot me shi, një filxhan kafe apo çaj dhe i humbur në mendime.

6. Kohë më shoqëruesin tuaj të vogël.

7. Vallëzim duke bëre punët e shtëpisë.

8. Përkëdheljet e mikut më të mirë.

9. Duke ngrënë për qejf teksa sheh televizor.

10. Ditët e relaksit dhe dembelizmit janë ditët tuaja ndonjëherë.

11. Banjo të gjata.

12. Vështrim dhe admirim i detajeve të vogla.

13. Shëtitje me mikun tënd të vogël.

14. Festa e vetme me volum të lartë.

15. Ushqime “faji” në mes të natës.

16. Një mëngjes i kaluar duke ngrënë mëngjes, duke marrë rreze dielli dhe ëndërruar.

17. Një meditim i qetë.

18. Pozicione të rehatshme pune, me pushime të vogla për përkëdhelje.

19. Qerasje me ëmbëlsira nga vetja jote.

20. Shijon përkujdesjen për veten.

Marr nga Bordo.al.
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Anabela

**Anetare^^Respektuar**
Staff member
ADMIN
Mesazhe
5,862
Mosha
28
Me ty jam edhe une ska kuptime te jetuarit vetem per mua.
 

Mira

🎵💙🎧
Kontributor
PRINCESS
Mesazhe
8,773
Location
Askund
Preferoj me mir te jetoj me nje macok sesa me nje mashkull.
Nje mace nuk do te te lindte kurre per 1 me te bukur se ty.
Nuk do te te lindte nese ti shendoshesh disa kile.
Nuk do te te lindte nese je e trishtuar me lot ne sy,macja do te te ferkohej tek kembet.Kurse mashkulli do te te kthente shpinen.
Nuk do ishte mosmirnjohes,macokut i mjafton pak mish uj e disa te perkedhelura.
Kursa mashkullit fali gjithshka e ne fund te fundit do sillet si egoist.
Etj etj..
P.S Flas nga pervoja,mos me citoni te dashur meshkuj :D.
 

Juno

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
Staff member
ADMIN
Mesazhe
11,061
Mosha
35
Location
Space
Te jetuarit vetem te jep liri dhe privatesi por a jane keto te mjaftueshme? Vetem per keto ka nevoje njeriu?
Personalisht do jetoja me njerez, heshtja me tremb paksa!
 

Jorina`

Closed/Suspend 👋
ANETAR ✓
Mesazhe
860
Location
Zürich
Mendoj se disa njerz thjesht nuk jan te ber te jetojn me nje partner sepse jan shume te kompletuar ne te gjitha aspektet dhe do ta kishin problem te ndanin shtepin me nje mashkull/femer.
Kur Isha e vogel gjithmon shkoja te nje komshie ajo jetonte me nje kasolle vetem me burrin e saj, jetonte ne kushte extreme te varferis mirpo gjerat qe i kishte xixellonin nga pasteria e saj.
Kishte 8 djem te cilet kishin 8 shtepi me Familjet e tyre ndersa ajo nena jetonte vetem me disa mace te saja. Asaj nuk i ngjiste muhabeti dhe as menyra e jeteses me asnjeren nuse te djemve dhe as me Femit e saj mirpo nuk i mungonte asgje edhe pse ne kushtet qe kishte ishin primitive, ajo i bente te gjitha vetem qe nga ushqimi bio e deri te rrobat qe i lante me dore, ngrohjen e kasolles (drut i cante vetem)
Ishte zonje grua me plotkuptimin e fjales dhe asnjehere nuk ja zgjati doren askujt!
Me mir te jetosh vetem e me dinjitet se sa tet terheqin tjeret per Hunde te ju pershtatesh atyre.

Kam Respekt per kete lloj njerzish sepse jo cdo kush mundet ta beje :)
 
Top