Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

4 karakteristika që zbulojnë një narcisist

Gone_With_The_Wind

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gush 1, 2017
Mesazhe
434
Narcisismi është një karakteristikë e karakterit që ushqehet me dëshirën e vazhdueshme për admirim. Ajo vjen nga një ndjenjë e perfektionit dhe paaftësia për të ndjer empatin. Narcisistët gjithashtu kanë një vetëbesim të dobët dhe mezi tolerojnë kritikat.


Njerëzit narcisistë ndajnë sukseset e tyre, si dhe aftësitë e tyre dhe ndihen më të lartë dhe të rëndësishëm. Ata jetojnë në një atmosferë me arritje të pakufizuara, dhe fuqi të pamasë.


Prania e një narcisti/e ëdhtë tërheqëse: narcisisti është inteligjent, i admirueshëm dhe simpatik për aq kohë sa ai është në fokusi të vëmendjes. Por gjatë kohës që ai/ajo e kuptonë se qenia tij/saj e brendshme është me të vërtetë e zbrazët dhe se ato nuk janë aq magjepsëse sa kan menduar të tjeret dhe ky është momenti kur i bie maska narcistit!!


Kjo mund të gjurmohet nga fakti se një narcisist i vërtetë që nuk ka cilësitë e nevojshme të brendshme për të arritur një lidhje të shëndetshme. Një lidhje e tillë mund të lindë vetëm nëse dikush është në gjendje të ndjejë sinqeritet, ka ndërgjegje morale dhe është në gjendje të krijojë një besim të qëndrueshëm ndaj një personi tjetër.


Ballafaqimi me një narcisist mund t'ju bëjë të ndiheni të pavlerë dhe / ose emocional, veçanërisht nëse nuk e kuptoni se ai person është narcisist.


Pra, si e dini nëse personi që është afër jush është një narcisist? A duhet të prisni derisa marrëdhënia nuk shkonë më? Jo domosdoshmërisht!


1. Ky person paraqitet si "më interesanti në botë"


Një narcisist mund të të bëjë së pari kurioz, duke organizuar vetë-sigurimin e tij të dukshëm, lëvdatë ose guxim me tregime rreth sukseseve të tij. Ai rrethon veten me njerëz me ndikim ose tregon talentet e tij të panumërta dhe talentet.


Mund të jetë qesharake dhe atraktive, gjithmonë në qendër dhe në kulmin e çdo vemendje. Megjithatë, në realitet kjo mund të jetë vetëm një fasadë: një mashtrim për ti dhe vetes ngushllim/lavdërim!


Historitė e keti lloj Personi janë të ekzagjeruara (ose krejtësisht fiktive), besueshmëria e tij është e luhatshme dhe është e brishtë dhe lakmia e tij për vëmendje nuk arrin të kontrollohet dhe ben si i „paarritshem“.


2. Unë po Unë (Ska si narcisti)


Meqë narcisistëve ju mungojn disa Derrasa, ato jan gati të tjerët ti percmojn për të mbuluar dobësitë e tyre dhe për t'u dhënë atyre një ndjenjë të përkohshme të pushtetit dhe lumturisë. Kjo mund të shfaqet në fyerje delikate ose komente nënçmuese rreth sjelljes suaj, e cila duhet të përshkruajë sjelljet dhe karakteristikat tuaja në mënyrë që të vazhdojë të ndihet më e lartë.


3. Ai e sheh veten si enigëm interessante


Narcisistët gjithashtu karakterizohen nga një egocentrizëm ekstrem. Çdo gjë që ndodh jashtë përvojës së narcisistit ose nuk pajtohet me besimin e tij është e keqe, budalla apo e çmendur. Prandaj, një konflikt me një narcisist pothuajse mbaron me faktin se duhet të mbash gjithë fajin.


Në sytë e narcisistëve, trishtimi yt, zemërimi yt, apo edhe sjellja juaj është e bazuar në fajin tuaj vetë.


Ata mohojnë çdo përgjegjësi për veprimet e tyre!!


4. Marrëdhënia juaj është e njëanshme dhe sipërfaqësore


Nuk ka gjasa të jetë në gjendje të ndërtojë një marrëdhënie fitimprurëse, emocionale ose intime dhe të zbulojë efektin e mbulesës bosh të narcizmit.


Një narcisist ndoshta do të kalojë kohë me ju nëse i përshtatet atij, në varësi të nevojave të tij emocionale, fizike apo seksuale. Ai do të devijojë ose injorojë nevojat, dëshirat dhe preferencat tuaja. Momenti kur ai nuk është qendra e vëmendjes, ai pushon së qeni i interesuar për njerëzit ose gjërat.


Mendojë së në ketë Forum ka prej ketyre Exemplareve dhe prandaj është bërë postimi, që mos bini viktimë e një egocëntriku dhë idioti, i cili shperndan vëç negativitet seps është Tip deshtaku!
 
Egoja e madhe, ose adhurimi i vetvetes

Referimi i pakontrolluar i narcistit mund të ketë efekte kërcënuese për shoqërinë. Në zhvillimet e Ego-manisë si sëmundje, dështimi i historisë së vjetër shkon tepër thellë.

Margarete Mitscherlich guxoi të shkonte tepër larg kur u shpreh: "Bin Ladeni është një mjeran publiku, një narcist homoerotik." Zonja e madhe e psikoanalizës gjermane, diagnostikoi "urrejtjen e narcistit" tek bosi i terrorizmit islamik, në intervistën e tij për "Tageszeitung". Kjo gjë çon në ndjenja hakmarrëse, të cilat zhvillohet prej komplekseve të inferioritetit. "Ndonëse ai (Bin Ladeni) shfaqet si një njeri i pasur dhe përfaqësues, ai përsëri e ndjen veten si një viktimë", tha më tej kjo punonjëse shkencore.

Shkrimtari arab Afif Lakhdar shpalosi në "Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung" pothuajse të njëjtën gjë: "ne arabët njohim si elitë" një njeri fanatik e narcist, "i cili refuzon të njohë realitetin".

Edhe historiani american Christopher Lasch e ka përshkruar zhvillimin e shoqërive perëndimore si "koha e narcizmit" (titulli i librit). Elementet bazë të kësaj kulture janë duke u ngritur në kuptimin e imazhit dhe të aspekteve të VIP-ave në jetën politike, private dhe ekonomike.

Gerhard Schröder dhe LafontaineNarkissos - quhej kështu ai djalë i bukur grek, i cili ra në dashuri me portretin e tij të pasqyruar në ujë. Prej dashurisë së paarritshme, subjekti i kësaj dashurie të konsumuar u shndërrua më në fund në një lule narcise. Metamorfoza e kohës së sotme është sidoqoftë më pak subjektive dhe e dëmshme. Pajtueshmëria me njëri-tjetrin i karakterizon shkencëtarët sociologë, psikologë dhe politologë në konceptet e shoqërisë momentale si "të penetruar nga narcizmi" - dhe një spektër i gjërë mbulon gjithnjë e më tepër konturet e një vetë-referimi pa frena të drejtuesve politikë dhe ekonomikë nga njëra anë, dhe shkallës sociale drejt një kuazi-keqpërdorimi të konsumatorëve nga transmetimet televizive si në "Big Brother" dhe në TV-të komerciale, nga ana tjetër.

Prof. Peter Winterhoff-Spurk është për të dyja konturet. Ai e quan elitë Ego-maniake "narcizmin aktiv", ashtu siç nxjerr në dukje edhe pëlqimin e famshëm të vetvetes si "narcizëm pasiv". Profesori i psikologjisë së Universitetit të Saarbryken, përcaktoi relievin e TV-ve gjermane herë pas here, me ekskursionet e tij profesionale. Ky reliev përcakton një simbiozë të çuditshme të dy poleve të kundërta. Winterhoff-Spurk: "të dyja grupet kanë nevojë, dhe janë shkaktare të njëra-tjetrës." Kancelari Gerhard Schrëder dhe veterani Zllatko i "Big Brother", vihen në të njëjtin plan? Sigmund Freud (Zigmund Frojd), babai i psikoanalizës e konsideronte narcizmin të patrajtueshëm.

NË MËNYRË KOMPAKTE:
- Narcisti e mban veten gjithmonë për më të madhin.
- Në të njëjtën kohë, narcisti konfirmon vetveten në mënyrë konstante me fjalët e të tjerëve.
- Në pozicione drejtuese, Ego-maniaku e humb shumë shpejt mbështetjen nga masa dhe orientimin.

Narcizmi si personalitet karakterstik, tashmë i ka preokupuar për një kohë të gjatë psikologët, veçanërisht psikoanalistët - me vlerësimet e tyre të ndryshme. Zigmund Frojdi, psh. e konsideron narcizmin si një shqetësim të patrajtueshëm të personalitetit. Në ditët e sotme, shkenca i afrohet fenomenit më me qetësi dhe shtrin bërrylin e saj nga sjelljet normale deri tek sëmundjet. Profesori i psikoanalizës dhe menaxhimit Manfred Kets de Vries, consulent i institutit evropian të menaxhimit, bën një diferencim të tre variantëve: narcizmi konstruktiv, deceptiv dhe reaktiv.

Jürgen Möllemann hidhet me parashutë - Narcizmi konstruktiv konsiderohet shpesh si një personalitet i shëndetshëm dhe i nivelit të lartë. Përgjithësisht, ky ka të bëjë edhe me punonjës në të njëjtën kohë. Ai përmban një masë të madhe vetëbesimi në aftësitë e tij dhe është tepër tolerant e i orientuar pas qëllimit. Kështu, personi punon zakonisht ftohtë dhe në mënyrë arrogante. Gjithashtu, narcizmi konstruktiv kënaqet të vlerësohet nga të tjerët, mundet të vlerësojë aftësitë dhe kufizimet e tij, në të njëjtën kohë. Analizat ekstensive dhe konsultimet u paraprijnë vendimeve. Kjo formë konstruktive e narcizmit bazohet në vetë vlerat e shëndetshme të ndjenjave, një identitet i sigurtë dhe dhe kuptueshmëri e qartë. Është motorri motivues i pjesëmarrjes në aktivitete të jetës publike dhe politike.

Sa më jostabile të jenë vlerat e ndjenjave të narcistit, aq më shumë ka nevojë ai për admirim.

- Narcizmi vetë-deceptiv, ose zhgënjyes, është më pak i hapur në relacionet sociale në krahasim me narcizmin konstruktiv; kjo ndodh më tepër nga motivi, pëlqimi i shkëlqyer si dhe involvim i sinqeritetit. Narcisti deceptiv (zhgënjyes) ndodhet në mes vendimit të pasigurtë dhe shikon për këshillën e bashkëpunëtorëve nga frika e dështimit. Për konfirmimin e vetes, ai ka nevojë të duhet dhe të admirohet nga të tjerët, me të cilët ai operon. Vlerat e ndjenjave të tij janë jostabile.

- Narcizmi reaktiv është forma më e rëndë e shqetësimit narcistik. Shkaktarët e kësaj rrjedhin që nga fëmijëria dhe janë më tepër reagim i prindërve, të cilët kanë qenë mohues dhe të ftohtë nga natyra. Personi i nivelit të lartë të kësaj strukture personaliteti, është një mbikqyrës tepër kërkues, i cili rrethohet si zakonisht nga lajkatarët. Ata injorojnë nevojat e vartësve të tyre, ashtu si edhe të homologëve. Në vendimet e tyre, ata janë të predispozuar të marrin përsipër edhe projekte të rrezikshme e ekstreme, pa një ekzaminim të mjaftueshëm të mundësive. Ata nuk pranojnë gabime, janë të ndjeshëm ndaj kritikave dhe preferojnë t'ia hedhin gabimet e veta të tjerëve.

Analiza përmbledhëse e De Vries, ka vlerën e vet: "Narcistët mendojnë se mund të varen nga vetja, ose nga të tjerët. Ata jepen sikur kanë njohuri të mjaftueshme, por në thellësinë e natyrës së tyre, ata e ndjejnë humbjen dhe shterpësinë. Në mënyrë që të përsosen, narcistët janë të zënë gjithë kohën me këtë gjë, me anën adekuate të saj, pushtetin dhe bukurinë, statusin e tyre, provën e prestigjit dhe superioritetin që kanë."

Përshkrime të tjera psikoanalitike janë më drastike. Njerëz me personalitete të konsideruara narcistike shfaqin shenja të tilla, që nga iluzioni i Çezarit e deri tek komplekset simultante të inferioritetit dhe nevojat ekstensive për admirimin dhe konfirmimin e të tjerëve. Ata kanë aftësi të vogla projektimi për njerëzit e vet dhe vuajnë tepër për të patur gjënë e tjetrit. Për më tepër, ata janë të dispozuar të vlerësojnë tek njerëzit dhe ngjarjet ose vetëm të mirën, ose vetëm të keqen.
Format e narcizmit të personalitetit arrijnë në këtë mënyrë nga format më të parëndësishme, deri tek zhvillimet psiko-patologjike.

Shkalla është e gjërë për të dashuruarit pas vetes, prej të parëndësishmes deri tek shqetësimet e vështira të sëmundjeve

Winterhoff-Spurk: "narcizmi përfshin të gjitha grupet shoqërore. Nuk ka një numër të caktuar për njësi popullsie, por ka njerëz që vlerësojnë se rreth një për qind e gjithë popullsisë së përgjithshme mund të konsiderohet narciste."

Jo të gjithë anëtarët e elitës ekonomike, shkencore dhe politike janë iluzionarë apo narcistë reaktivë, dhe si të gjithë të dashuruarit pas vetes, nuk i përkasin vetëm elitës së shoqërisë sonë. "Ai që zgjedhën megjithatë politikën si punë, nën kushtin e shoqërimit mediatik", spjegon profesori i psikologjisë së Saarbryker, "sjell me vete padyshim një masë të lidhur pas narcizmit."

Psikoanalisti i shkëlqyer dhe shkencëtari shoqëror Erich Fromm, në veprën e tij "Anatomia e shkatërrimit njerëzor" (DVA, 1974) theksoi: "narcizmi mund të kuptohet edhe si sëmundja e punësimit - ose si kapital i punësimit - veçanërisht tek ata, që pushtetin dhe influencën e tyre e shtrijnë mbi një masë të madhe njerëzish."

Narcisti ka nevojë për masën, e cila adhuron arritjet e tij, dhe i cili paraqitet për njerëzit në teleizot me "rrezatim" - i cili shfaq simbiozë bindëse kur loja fillon. Studiuesi i efektit mediatik Winterhoff-Spurk vazhdon: "ndërkohë, çdo kryetar partie i di rregullat e medias: Nëse asgjë e rëndësishme nuk ndodh, së paku ti do të shikohesh. Kjo ka së pari një shkëlqim të gjelbër, që vjen duke u rritur me mënyrën se si trajohen veprimet. Atëherë vetëm i paevitueshmi z. Mëllemann hidhet me parashutën e tij dhe vjen..." Politikani në rritje i respekton këto rregulla mediatike të orientuara pas ngjarjes, të cilat i merr nga niveli i gatishmërisë së veprimit në imazhin mediatik.
Famën e yjeve e gëzojnë ata politikanë, të cilët spektatori i vlerëson si: "snobistë, origjinalë dhe pothuajse të përceptueshëm", është klasifikuar edhe me karakteristikat e përshkruara si: "a është finok", "a mundi të drejtojë një shfaqje në TV", "a është tip fitimtari".

Politikani zë vend të gjërë nganjëherë në media "në imazhin e liderve ka një hyrje kritike", tregon Winterhoff-Spurk për më tej, "për politikanin, është rezervuar një vend në radhën e parë, gjithçka që ai thotë, peshohet gjithmonë", dhe narcisti fillon të shkëlqejë.

Por ka mekanizma korrigjimi natyralë të këtyre sistemeve. Media i zhvillon politikanët sidoqoftë: "nëse ata janë të hapur", thotë drejtori i institutit të kërkimeve psikologjike të Saarlandit mbi median, "në një mbeturinë merr atë që duhet, kur dikush tjetër nuk gjen asgjë, ose lejon hapësirë..." Nganjëherë, karriera e imazhit, dhe faqet e freskëta përdoren këtu - kur rruleta fillon nga fillimi.

Egoizmi i narcistit
Nuk janë gjithmonë politikanët, të cilët lidhen me narcistin pasiv. Ndërmjet psikologëve, historia e zakonshme shfaqet tek një studente, e cila bie kështu në dashuri me një moderator televizioni lokal: "ne nuk jemi takuar kurrë, unë e kam parë atë në televizor. Dy muajt e fundit i anulova të gjitha takimet, pasi të gjithë burrat e tjerë janë fëminorë, në krahasim me atë. Tani nuk më intereson asgjë më shumë." Fati i mëtejshëm i kësaj zonjushe nuk dihet.

Por jo gjithmonë, ndalim-shikimi mbetet pasiv. Në vitin 2000, rreth 20.000 njerëz nga Talkshou-et familjare Lieschen Mëller dhe Otto Normalverbraucher të TV-ve Gjermane ngritën në sipërfaqe narcizmin, marrëzinë e marrjes së vëmendjes publike, vetëm një herë në jetën e tyre, të qëndrojnë pak minuta në një reklamë televizori. Në format e sëmundjes dhe të ekzagjerimit, ky egoizëm çon në faktin që - siç ndodh në Amerikë e vende të tjera - i riu i diskriminuar nga mësuesi dhe shokët e klasës, merr armën e vret.

Nga krijimi mediatik i një politikani, imazhi përçohet tek spektatori - i treti në lojë. Edhe sjellja e tij i ka rrënjët tek narcizmi: "narcizmi pasiv" e ndan shoqërinë në dy grupe që parcializohen: të mëdhenjtë dhe të famshmit nga njëra anë dhe turma, të paemërit nga ana tjetër. Kjo nuk e çon shqetësimin tek grupi i parë. Nga frika e tyre, që të mos rreshtohen me humbësit, ata idenifikohen me fituesit. Kaq shumë, saqë ata dëshirojnë të shohin edhe personalitete politikanësh dhe instruksione të tjera. Winterhoff-Spurk thotë: "ata dëshirojnë të kenë satelitin e tyre, or njeri, me të cilin mund të identifikohen, që të mos bien në tokën e të humburit."

Narcisti pasiv mbetet i kapur me besnikëri pas një figure heroi të zgjedhur, materiale ose imagjinare, për aq kohë sa ai premton. Për këto narcistë, nëse projeksioni thyhet, krenaria e mëparshme ndryshon në pakënaqësi deri në urrejtje - mbi gjithçka, nëse subjekti i admirimit bën diçka, që i kujton narcisit humbjen e kuptimit të tij.

Për këto lloj narcistësh, një sulm i tillë shtrihen për të gjithë shoqërinë, mendon Winterhoff-Spurk. "Këtë mund ta gjejmë ndër ne, jo shumë larg: Kushdo mund ta konsiderojë socializmin nacional - që lidhet me kohën e sotme - vetëm si një sistem iluzioni kolektiv. Ndjenjat bazë të jetës historike-ekonomike të gjermanëve, ishin qartazi kaq të shkatërruara, të cilat u transmetuan nga personaliteti, që shfaqi Hitleri vetë."

Ndërsa në botën arabe, në ditët e sotme vërehet një ngjashmëri latente në mentalitetin e viktimës dhe potenciali vrasës është aktual e unshtron forcë e terror, siç e diagnostikon shkrimtari arab Afif Lakhdar, gjë që profesori i Saarbryker nuk dëshiron ta përjashtojë.
Një shembull të sigurtë nga Gjermania, sidoqoftë, Winterhoff-Spurk e ka gati: "Oskar Lafontaine provoi ndjenja të thella narcizmi në një sulm në ndarjen e pushtetit. Ai ndoshta mendoi: Kush bëhet nën mua kancelar, nuk ka rëndësi, por ai zbuloi tek Shrëder një narcist më të mirë".

-- nga Michael Zick, www.wisenschaft.de
Artikulli është marrë nga nr. 3 i revistës gjermane "Shkenca".
Përgatitur në shqip nga Arben Çokaj


Narcisti dhe admiruesi i tij janë dy anët e kundërta të një medaljeje
Edhe në jetën politike e shoqërore shqiptare, ndeshim fenomene të tilla, të një narcizmi të shfrenuar. Shqiptarët, të mësuar në rolin e një narcisti pasiv, e të pabindur në ndërgjegje, nga klasa politike komuniste e gjysmëshekullit të kaluar, kanë krijuar megjithatë një subkulturë, që mund të karakterizohet nga shpjegimet e artikullit në fjalë.
Cili është mendimi juaj?
A është i dëmshëm i ashtuquajturi "narcisizëm",për ne si individë?
Përse ekziston te disa njerëz egoja e tepruar dhe adhurimi i vetvetes?
Mendoni se janë të domosdoshme?
 
Njerezit me çrregullime te personalitetit narcistik kane shtremberime te konceptit per vleresimin e vetes. Tipari kryesor i çrregullimit te personalitetit narcistik eshte ndjenja e madheshtise, e nevojes per admirim dhe mungeses se empatise, qe fillon nga mosha e pjekurise se hershme dhe eshte i pranishem ne nje varg kontekstesh.

Narcistiku siç e thashe, ka nje ndjenje te madheshtise se vetvetes, ne menyre te rendomte dhe mbivleresojne aftesite e tyre, hiperbolizojne zotesite e tyre, shpesh jane vetelavderues dhe pretendues.
Ata hiperbolizojne unin e tyre dhe nenvleresojne kontributet e te tjereve. Keta individe preokupohen shume per fantazine dhe sukseset e tyre, per fuqine e pakufizuar, per bukurine e pakrahasuar dhe per dashurine qe te tjeret ushqejne per ta. Pra ata autodeklarohen te famshem.

Ata besojne se jane superiore dhe unik dhe presin nga te tjeret t'i deklarojne si te tille. Ata jane te bindur se vetem njerez te nivelit te tyre mund t'i vleresojne dhe kuptojne dhe se vetem me ta mund te shoqerohen dhe te komunikojne. Pra ata mund dhe duhet te shoqerohen vetem me persona "Top" te shoqerise.

Keta persona deshirojne t'iu behen vazhdimisht komplimenta dhe te kene perhere te drejte, t'iu plotesohen perhere kerkesat dhe terbohen kur nuk ia plotesojne. Ata kane mungese empatie dhe veshtiresi ne njohjen e deshirave dhe ndjenjave te te tjereve. Shpesh jane perbuzes dhe mosperfilles ndaj te tjereve, nuk i kushtojne vemendje verejtjeve qe bejne te tjeret.
Ata kane nje ftohtesi emocionale dhe mungese respekti e konsiderate per te tjeret.
 
Me keto karastika,i bie te futem tek narcistet.
Perpara se te gjykoni,mendo se narcistet kane qene njerezit me te dashur,sjellshem e me te sinqerte te shoqerise.
Njeriu nuk lind narcisist,ate e ben shoqeria ne te cilen ndodhet...
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.