Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

6 gjëra që kemi mësuar për dashurinë pas ndarjes!!

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

6 gjëra që kemi mësuar për dashurinë pas ndarjes​



Çfarë mund të mësojmë për dashurinë pas ndarjes? Ndoshta mendoni se nuk ka ‘dashuri’ në artin e shërimit dhe rifillimit pas ndarjes, por në fakt ka shumë mësime dashurie që do të mësoni pasi të ndaheni. Ne po jua rreshtojmë ato më poshtë:

1. Dashuria nuk mjafton

Nuk po bëjmë shaka. Shpesh dashuria nuk mjafton! “Dashuria” nuk mund ta shpëtoj martesën, edhe nëse e dashuroni shumë dikë, gjithmonë do të ketë probleme të papërballueshme në mesin tuaj. Ndoshta kërkesat tuaja janë të pamundura apo dëshirat dhe ëndrrat tuaja të jetës shkojnë në drejtime të ndryshme.

people-hand-hearts.jpg.webp

Foto: Freepik

Dashuria është e bukur por pajtushmëria, vizioni, drejtimi i dëshirave dhe ëndrrave si dhe një vlerë e përbashkët është rruga e duhur për të mbajtur gjallë një martesë.

2. Jo çdo dashuri zgjat përgjithmonë

Jo çdo dashuri zgjat përgjithmonë dhe nuk ka asgjë të keqe në lidhje me këtë gjë. Ndonjëherë, kemi nevojë për të mësuar sa të marrim nga një person që të vazhdojmë më tej.
Ka njerëz që kalojnë në jetën tonë për arsye të ndryshme. Ndaj, një martesë ose lidhje mund të jetë një kohë ku ju do të zhvilloheni si person. Kjo nuk do të thotë se dashuria është e parëndësishme ose më pak e veçantë.
Për ne, çdo dashuri duhet të jetë një lidhje unike dhe e veçantë, sepse kur lidheni në mënyre të tillë sigurisht që do të përfitoni dhe kjo do jetë pjesë e jetës tuaj.

3. Dashuria do përkushtim – por jo aq sa mendojmë

Nëse jeni gjithmonë duke punuar deri në stërmundim në lidhjen tuaj, atëherë lidhja juaj nuk do të funksionojë. Dihet se dashuria dhe martesa supozohet të kenë përpjekje dhe kujdes, por nuk supozohet të jetë punë e vështirë.

Stresi i ndarjes

Foto: Freepik

Nëse ju dy jeni bëni shpesh kompromis me njëri-tjetrin për çdo gjë, shancet janë që dashuria juaj “nuk mjafton” për të funksionuar.

4. Edhe stresi mund të vras dashurinë

Nuk ka rëndësi se sa nervrik jeni me ish-partnerin. Jemi të sigurtë se diku thellë ekziston edhe dashuria. Është e vështirë ta shuash ndjenjën, edhe nëse ka kaluar kohë qe jeni ndarë dhe dëshironi të krijoni një lidhje të re.

Vetëm sepse dashuria ka qenë toksike nuk do të thotë se dashuria ka vdekur. Kjo është ajo që lëndon më shumë në aspektin e dashurisë. Megjithatë, duhet ta merrni dashurinë dhe të fokusoheni të vazhdoni jetën në një lidhje të shëndoshë edhe pas ndarjes.

5. Edhe nga një dashuri e dështuar vjen një gjë e mirë

young-family-broken-relationship-concept_85869-7727.jpg.webp

Foto: Freepik

Një dashuri e dështuar nuk është një dështim nëse keni gjetur një perspektivë të re dhe jeni rritur nga eksperienca. Dashuria nuk ka nevojë të zgjasë për një jetë të tërë që të mësoni prej saj. Eksperienca që merrni prej ndarjes ju ka bërë ajo apo ai që jeni tani, ndaj nuk duhet nënvlerësuar.

6. Dashuria është dëshirë- jo nevojë

Dashuria është të dëshironi – jo të keni nevojë për dikë në jetën tuaj. Shumë lidhje fillojnë sepse njerëzit ndjejne se ata kanë nevojë për dikë, gjë e cila nuk është e shëndetshme. Nevoja për intimitet. Nevoja për të qenë i kërkuar. Nevoja që të mos qëndruar vetëm etj. Këto “nevoja” nuk janë produktive.
A e dëshironi atë person në jetën tuaj? Nëse po, atëhere është lidhja e duhur, nëse jo atëhere mendoni një zgjidhje tjetër. Pjesa tjetër është frika bazuar në nevojë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.