Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

7 maska të mrekullueshme për flokët në kushtet e shtëpisë.

Ajogoca1

Kontributor
Regjistruar më
Shk 6, 2021
Mesazhe
11,666
-800-0-5d51bc49cba57a7780080d7df1f1c8a4.jpg


Flokët janë shumë të rëndësishëm për çdo femër dhe shpesh për shkak të erës, diellit, ujit apo faktorëve të tjerë si të jashtëm ashtu edhe të brendshëm flokët dëmtohen, dobësohen dhe bien. Në këtë artikull po ju sjellim 7 maska që kanë efekte të mrekullueshme për flokët e që janë tepër të lehta për tu pregatitur në kushtet e shtëpisë.

1. Maskë me Avokado


Maska me avokado ështe perfekte për të kuruar flokët e thatë e të djegur, pasi i jep flokëve butësi dhe shkëqlim.

Grini në mikser 1 kokërr avokado dhe përziejeni me ½ gotë qumësht, 1 lugë gjelle vaj ulliri (ose 1 lugë gjelle vaj bajame). Aplikojeni maskën në rrënjë të flokëve dhe më pas lajeni pas 15 minutash.

2. Maskë me vezë

Maska e vezës është hidratuese për flokët. Duke qënë se është e pasur me proteina, ushqen rrënjët dhe rimëkëmb flokët e dëmtuar apo të djegur. Ndërkohë që B12 ndihmon në rritjen e flokëve të rinj.

Rrihni 1 të verdhë veze, me 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 filxhan qumësht dhe 1 kokërr limon të shtrydhyr. Aplikojeni maskën në rrënjë të flokëve dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë pas 15-20 minutash.

3. Maskë me kos

Nëse flokët tuaj kanë humbur gjallërinë nga ndotja e tepërt apo nha produktet kozmetike që përdorni për stilimin e flokëve, maska me kos është ideale për tju dhënë flokëve shkëlqimin e munguar.

Merrni ½ filxhan kos dhe filloni të masazhoni flokët me ngadalë. Lejeni maskën në flokë për rreth 15-20 minuta dhe më pas shpëlajeni e lajeni normalisht me shampo.

4. Maskë me banane

Bananja është e pasur me vitaminë Banana A, E dhe C,që ndikojnë në përmirësimin e yndyrës në skalp.

Për pregatitjen e maskës grini 2 banane dhe përziheni me 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle vaj kokosi dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Lejeni maskën në flokë për 5 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Flokët tuaj do të shkëlqejnë dhe zbuten shumë shpejtë!

5. Maskë me vaj arrë kokosi

Vaji i arrës së kokosit është perfekt për flokë të dëmtuar apo për flokë të thatë. Për pregatitjen e maskës duhet të ruani proporcionin 2 me 1: vaj kokosi dhe vaj ulliri, sipas sasisë që kanë nevojë flokët tuaj. Aplikojeni maskën dhe mbulojeni me një qese dushi për sa kohë të dëshironi. Më pas lajini normalisht flokët me shampo dhe shpëlajini mirë.

6. Maskë me luleshtrydhe

Nëse keni flokë të yndyrshëm, një maske me luleshtrydhe është ideale për ju, pasi luleshtrydhja është e pasur me vitaminë C që ekuilibron balancën e pH dhe nivelit të yndyrës në flokët tuaj.

Grini një grusht me luleshtrydhe dhe përziejini me 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë gjelle vaj të arrës së kokosit. Aplikojeni maskën në flokë dhe më pas shpëlajeni pas 15 minutash.

7. Maskë tërshëre

Maska e tërshërës është shumë efikase nëse ju vuani nga zbokthi apo nga problemet me skalpin. Përzieni 1 lugë gjelle me tërshërë me 1 lugë gjelle vaj bajameje ose vaj ulliri. Aplikojeni maskën në flokë të thatë dhe më pas lajeni me shampo pas 20-25 minutash.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.