Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

76 vjet nga masakra ndaj Çamëve

Apache

I never lose. Either I win or I learn.
Nt2 V.I.P
Regjistruar më
Qer 19, 2018
Mesazhe
12,823
Sot, përkujtojmë 76-vjetorin e masakrave ndaj popullsisë Çame

Çamëria përbën grupin e katërt të krahinave etnografike, që formojnë Toskërinë, e cila sot në territorin grek korrespondon me prefekturën e Thesprotisë. Në kohërat antike thesprotët, së bashku me fiset Molose e Kaone përbënin fiset kryesore të Epirit. Çamëria shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, nga lumi i Pavllës e deri në gjirin e Prevezës, ku bëjnë pjesë rrethet e Filatit, të Gumenicës, të Margëlliçit, të Paramithisë, të Pargës e të Prevezës. Çamëria zë një sipërfaqe prej 4 000 km katrorë, me një vijë bregdetare prej 107-108 km. Ajo ka një popullsi prej më shumë se 75. 000 frymësh, e cila është tërësisht shqiptare.
Trojet shqiptare të Çamërisë u zaptuan nga Greqia gjatë Luftërave Ballkanike dhe u aneksuan nga Konferenca e Ambasadorëve me vendimin e 11 gushtit të vitit 1913. Vija përfundimtare e kufirit u vendos në Traktatin e Firences, më 17 dhjetor 1913. Traktati i Lozanës i vitit 1923 iu dha shkas qarqeve drejtuese të Athinës, që të dëbojnë me dhunë çamët nga trojet e tyre.
Genocidi grek ndaj popullsisë çame nisi më 27 qershor të vitit l944, nën udhëheqjen e gjeneralit famëkeq Napoleon Zerva. Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë në rajonin e Paramithisë. Forcat e Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (EDES) hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë. Popullsia e Parathimisë u kap në befasi. Numri i civilëve të vrarë ka qenë: në Filat l286, në Gumenicë l92, në Pargë 620 dhe gjatë periudhës 27 qershor 1944 deri në mars 1945, u vranë 2771 civilë.
Si pasojë e këtij genocidi, rreth 25.000 e pjesës së popullsisë myslimane së Çamërisë, u shpërngulën dhe u vendosën në qytetet shqiptare. Gjatë shpënguljes së tyre e ikjes së tyre drejt Shqipërisë, rreth 2400 njerëz kanë humbur jetën gjatë rrugës, për shkak të mungesës së ushqimit dhe vuajtjeve . Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 30 qershor 1994 e shpalli 27 qershorin si “Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”. Shumë pjestarë të komunitetit çam, më 27 qershor të çdo viti, përkujtojnë në Qafë-Botë të afërmit e tyre që u masakruan nga shteti grek gjatë viteve 1913-1944.
56653
 
Masakra vazhdon ende sot. Edhe pse jo me humbje jete por me shkatarrim identiteti.
Fatkeq qe qeverisemi nga pushtetare sahan lepires qe per pak pushtet shesin shpirtin e shqiptarit.
 
Habitem si shteti yne nuk ndihet per minoritetin shqiptar ne greqi ose sic i therrasim ne popullsine çame
E greket per 1 bq kacifas u lshuan te gjithe.... si kemi ndrushuar keshtu o shwiptaret e mij
 
O zot sa trishtim...
Bravo him.
Akoma njerzit me origjin came jan t diskriminuar dhe se mendoj jemi nje popull puntor, te but, e shkathet dhe shum solidal me njeri tjetrin gjithashtu me shoqerin...
Shum historira diskriminimi kam degjuar te shkaktuar nga xhelozija qe pse cami te arrij aq lart???
Per xhenocidin skam fjal!
Shpresoj vetem qe nje dit te kem koh dhe durim me mendjen ne vend te mesoj me shum rreth ngjarjeve qe gjysherit e mi kan pesuar... Nje gje kjo e mos informimit qe me ben te me vij turp nga vetja...? por jeta dhe mendimet na bejn t till qe mos te ndalim nje her dhe te perqendrohemi ke pasardhja jon.
Paqe dhe dashuri past bota gjithnje... Se ngel njerzija duke u vrar.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.