Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

8 kurat e çuditshme nga e shkuara!

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
8 kurat e çuditshme nga e shkuara! Nga shurupi me morfinë, pomada e mërkurit tek shushunjat e uji radioaktiv!


8 kurat e çuditshme nga e shkuara! Nga shurupi me morfinë, pomada e mërkurit tek shushunjat e uji radioaktiv!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter


Mjekësia është një shkencë që avancon gjithnjë. Dikur disa trajtime dukeshin shumë efikase por sot të bëjnë për të qeshur ose të fusin të dridhurat
Pomadë Mërkuri
Edhe pse efektet toksike të merkurit janë të njohura që nga kohërat e lashta romake, metali i lëngshëm ka qenë, deri kohët e fundit, i përdorur gjerësisht në fushën mjekësore, dhe përdoret si një antiseptik, në kozmetikë dhe në pomada.
Të pafatët që u sëmurën nga sifilizi para ardhjes së penicilinës në 1940 iu dhanë pomade për përdorim lokal ose tableta me bazë mërkuri (me efekte anësore të parashikueshme: humbje dhëmbi, mëlçi, veshka dhe dëmtim të sistemit nervor, vdekje). Thuhet se perandori kinez Qin Shi (246-221 para Krishtit) në përpjekje për të arritur pavdekësinë, mori pilula me bazë merkuri, të cilat e helmuan.
merkur-1.jpg


Shurup me morfinë ose çaj kanabisi për foshnjet
Kush nuk do t’i jepte fëmijës pak muajsh një shurup me bazë morfine? Në dekadat e para të viteve 1900 nuk ishte e pazakontë të përdorej opiumi për nevoja personale, kundër ftohjes, pagjumësisë, ngërçeve menstruale dhe pse jo, rritjes së dhëmbëve.
Për të vënë në gjumë një fëmijë të trazuar nga dalja e dhëmbëvet, mund të përdoreshin edhe shurupë qetësues që përmbanin morfinë ose substanca të ngjashme. Madje ka pasur edhe një reklamë për një shurup me morfinë të mirë rafinuar ( kjo është reklama për një shurup të mirfinuar të morfinës të emërtuar “Mrs. Winslow’s Soothing Syrup” ose Shurupi qetësues i zonjës Winslow, në përdorim në Angli dhe Shtetet e Bashkuara deri në vitin 1930.
opium.jpg


Ujë radioaktiv
Në fillim të viteve 1900, ampula me ujë radioaktiv, që besohej se ishin në gjendje të trajtojnë sëmundjet mendore dhe të parandalonin plakjen, mund të gjendeshin lehtësisht në sportelet e farmacive. Ato konsideroheshin se kishin aftësinë për të “stimuluar aktivitetin qelizor” (e thënë nën zë ” kancerogjen “). Porcione uji radioaktiv përdoreshin gjithashtu për prodhimin e pastave të dhëmbëve, suposteve dhe kontraceptivëve.
uje-radioaktiv.jpg


Shushunja
Përdorimi i shushunjëve në mjekësi ka një histori mijëravjeçare, megjithëse përdorimi më i madh i parazitëve ka ndodhur ndoshta në Anglinë viktoriane në vitet 1700 dhe 1800. Aftësia e tyre për të thithur “gjakun e keq” shfrytëzohej për qëllime të shumta, që nga trajtimi i sëmundjeve të mushkërive e deri në shërimin e plagëve të gangrenës. Sot ato ende përdoren në disa vende për ndërhyrje në mjekësinë estetike ose për të trajtuar raste të hekurit të tepërt në gjak.
Urinoterapia
Edhe pse përbëhet kryesisht nga uji, dhe për pjesën tjetër nga ureja, një substancë me veti antimikrobike, urina nuk është një ilaç për trupin e njeriut aspak (nëse trupi ynë e eliminon atë, e ka një arsye). Megjithatë, konsumi i urinës ka qenë një praktikë e përdorur për mijëvjeçarë (dhe përdoret akoma në disa forma të mjekësisë alternative) si ilaç për puçrrat, astmën apo migrenën. POR nuk ka asnjë provë shkencore për efikasitetin e saj terapeutik. Madje, ajo nuk rezulton as e dobishme kur hasim në kandil deti pasi rrezikon vetëm inflamimin e mëtejshëm të pjesës së prekur.
urina.jpg


Karrige rrotulluese
Karriget rrotulluese jo shumë të ndryshme nga ato të përdorura për trajnimet e astronautëve janë përdorur për një kohë të gjatë në institucionet psikiatrike për të trajtuar (ose torturuar më mirë) të sëmurët, të cilët ishin të lidhur në to dhe rrotulloheshin derisa të dilnin jashtë saj. E gjithë kjo “kurë” shoqërohej me dush me ujë të ngrirë e deri me shkaktim gjendje të fikti.
karrige.jpg


Hapje kafke me trapano
Hapja e kafkës përmes një trapanoje (duke qenë zgjuar) ka qenë nga praktikat kirurgjike që është përdorur edhe si metodë curative për të hequr “shpirtërat e këqinj nga mendja e pacientëve”. Edhe pse mund të duket një praktikë mizore, ekzistojnë prova se ka pasur pacientë që i kanë mbijetuar ndërhyrjes.
traopano.jpg


Botoksi

Për momentin përdoret akoma! PO, por është e mundur që një ditë të shohim pas e të kritikojmë veten duke thënë: Po si ja kemi bërë që kemi injektuar helm në lëkurë për t’u dukur më të rinj?
botoks.jpg


Burimi FOCUS
/Përshtati në shqip: SCAN
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.