Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

84 vjet pas vdekjes, eshtrat e Gjergj Pekmezit do të prehen në atdhe

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

84 vjet pas vdekjes, eshtrat e Gjergj Pekmezit do të prehen në atdhe​

Nga
American Eye
-



Pas një bashkëpunimi relativisht të gjatë midis Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë, Bashkisë së Vjenës, Akademisë së Shkencave e Bashkisë Pogradec, më në fund eshtrat e gjuhëtarit, etnologut, profesorit, bibliografit, diplomatit dhe përkthyesit Gjergj Pekmezi do të prehen në vendlindjen e tij, në Pogradec.

Një ceremoni nderimi për përcjelljen e fundme do të mbahet në mjediset e Akademisë së Shkencave, më 19 nëntor 2022.

Personaliteti i Gjergj Pekmezit është i shumanshëm për kontributet e tij. Emrin e tij (“Prof. dr. Gjergj Pekmezi”) e mban katedra e albanologjisë në Vjenë, ku ai mbajti ligjëratat e shqipes.
I formuar në Beograd e më pas në Universitetin Oriental të Vjenës, Gjergj Pekmezi kontribuoi pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve dhe punoi si përkthyes pranë tij. Më 1914 u emërua përkthyes i misionit austro-hungarez në Durrës.

Me pushtimin austro-hungarez, Pekmezi u emërua kryetar i Komisisë Letrare të Shkodrës, ku bashkëpunoi me albanologët Maximilian Lambertz e Theodor Ippen. Dha dorëheqjen nga Komisia sepse dokumenti themelor i saj “Parimet e rregullat mbi orthografinë e gjuhës shqipe të shkrueme” u miratua në mungesë të tij. Në vitet 1920-1924 e 1926-1928 kreu detyrën e konsullit të përgjithshëm të Shqipërisë në Austri. Prej vitit 1928 deri sa u nda nga jeta (1938) ishte profesor në Universitetin e Vjenës.

Disa nga veprat kryesore të Gjergj Pekmezit janë:
“Vorläufiger Bericht über das Studium des albanesischen Dialekts von Elbasan” (“Raport provizor për studimin e të folmes së Elbasanit”), 1901;

“Grammatik der albanesischen Sprache” (“Gramatikë e gjuhës shqipe”), hartuar në bashkëpunim me albanologun Raiko Nachtigal, 1908;

“Bibliographija shqype” (“Albanesische Bibliographie”), 1909;

“Sprachführer zur schnellen Erlernung der albanischen Sprache” (“Manual për të nxënë shpejt gjuhën shqipe”), 1913;

“Lehr und Lesebuch des Albanischen” (“Doracak dhe këndonjës i shqipes”), në bashkëpunim me albanologun Maximilian Lambertz, 1913;

Gjergj Pekmezi është i pari dijetar që transliteroi me alfabet latin “Bletën shqiptare” të Th. Mitkos (1924).

Ka lënë dorëshkrim punimin “Tiparet dalluese thelbësore të dialekteve kryesore të shqipes, gegërishtes dhe toskërishtes” dhe një arkiv dorëshkrimesh prej mbi 8 mijë fletë të daktilografuara me materiale e relacione të konsujve austro-hungarezë të Shkodrës, Prizrenit, Janinës, Stambollit, nxjerrë nga arkivi i ministrisë të jashtme të ish-perandorisë austro-hungareze.

315738445_504225471729164_428029540020187196_n.jpg
315111259_504224555062589_5893584170713260753_n.jpg


314963689_504224491729262_7081391754221286061_n.jpg


https://www.facebook.com/sharer.php...trat-e-gjergj-pekmezit-do-te-prehen-ne-atdhe/
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.