Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

9 hapa per te qene te mbrojtur nga Koronavirus!

P

Pansophia

Guest
Disa te keshilla te arta si te ruhemi nga koronavirus dhe cdo virus tjeter, te dhena nga Laurie Garrett, nje autore dhe gazetare e temave shkencore, dhe fituese e cmimit Pulitzer per gazetari shpjeguese.

1. Kur dilni nga shtepia vishni dorashka. Dorashka normale nga ato qe perdoren ne dimer dhe jo dorashka sanitare. Dhe mbajini ato te veshura ne ambjente publike dhe ngado ku ka shume njerez.

2. Nese vjen situata qe duhet t'i hiqni dorashkat dhe te perdorni duart pa to, mos prekni ne asnje menyre fytyren. Sapo te mundni lajini duart mire me sapun dhe uje te ngrohte dhe pastaj vini perseri dorashkat.

3. Nderroini ose lajini dorashkat cdo dite. Dorashkat e perdorura duhen lare mire e mire perpara se te perdoren perseri.

4. Maskat e fytyres jane gati te pavlera. Madje mund te jene dhe te rrezikshme nese perdoren te njejtat dite pas dite. Me se miri, qendroni larg grupeve te njerezve, mbani distance te pakten gjysem metri nga cdo individ dhe mos i jepni njeriu doren dhe mos u perqafoni.

5. Ne shtepi mbani pershqire te vecante per secilin anetar te familjes, psh me emrin e secilit te shenuar per te mos u ngaterruar dhe secili duhet te perdore rigorozisht vetem peshqirin e tij personal. Lajini peshqiret te pakten 2 here ne jave.

6. Beni kujdes nga bravat e dyerve. Nese nje dere mund te hapet pa perdorur direkt doren, psh me brryl ose ndonje menyre tjeter, atehere mos e perdorni doren. Kini parasysh keshillen e pare: perdorni dorashka. Nese hapja e nje dere me dore eshte domosdoshmeri, lajini duart pastaj menjehere. Nese dikush ne shtepi eshte semure, lajini bravat e dyerve rregullisht.
Perdorimi i cdo objekti (tastiera, celulare, butona, celesa, ashensore etj etj), qe kerkon prekjen me dore dhe qe nuk ju perket juve, perben rrezik. Pra lajini duart nese i prekni ato, ose perdorni dorashka.

7. Mos hani ushqime qe serviren ne ene te perbashketa, ku mund te fuse secili duart, psh neper menca apo restorante me vetesherbim.

8. Ajerosni mire ambjentet ku jetoni e punoni. Viruset nuk mund te jetojne gjate ne ambjente me ajer te frekset e te paster.

9. Nese do duhet te kujdeseni per dike qe eshte i semure dhe me temperature perdorni gjithmone maske dhe dorashka sanitare. Pasi dorashkat dhe maska te jene te paperdorshme, futini ne nje qeske, izolojeni mire dhe hidhini ne nje kosh te posacem. Mbani veshur bluza me menge te gjata dhe qe mbulojne mire trupin, ne menyre qe te trupi juaj te mos preke siperfaqe apo objekte te infektuara. Lajini mire te gjitha ato qe personi i semure prek dhe mban veshur. Nese eshte e mundur izolojeni personin e semure ne nje dhome te vecante dhe ajeroseni rregullisht kete hapesire.

Burimi: https://foreignpolicy.com/2020/01/25/wuhan-coronavirus-safety-china/
 
Laurie Garrett, hapin e par duhet te shkruante nje Stop me shkronja te madhe te gjithve atyre qe i shpikin kto viruse. Ne per laboratore shkencore
Dhe ne qoftese e ka shkruajtur ke ber gabim CIBOX qe se ke postuar ne fillim ate shkrim .flm
 
Pashe 9 hapa dhe emrin e kush kishte hap temen tbetohem mendova se do ishte per seksin me ne fund
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.