Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

A do të plasë flluska e borxheve?

Artin

VIP
Nt2 V.I.P
Regjistruar më
Shta 23, 2017
Mesazhe
1,279
Total-Global-Debt-1997-2019-768x547.png



Ne nuk jemi ekonomistë, por me aq sa e njohim jetën, e dimë pak a shumë se ç'janë borxhet, kështu që le ta diskutojmë temën me aq sa njohuri kemi dhe ashtu si e kuptojmë ne botën.

Sipas burimeve të fundit, borxhi i shteteve të botës ka shkuar 255 trilionë dollarë dhe sa vjen e po rritet. Për ata që s'e kuptojnë shifrën, 1 trilion është 1 mijë miliardë.
Disa vende kanë më shumë borxhe, e disa më pak, por ka dhe që s'kanë fare, siç janë disa shtete të vogla.

Pse merren borxhet?
Kur një shtet shpenzon më shumë para se ka mundësi, merr borxhe, të cilat zakonisht janë me përqindje interesi. Por edhe pa interes te jene, vjen nje kohe qe borxhi duhet kthyer.

Çfare ndodh me nje shtet kur s'ka mundësi të ktheje borxhin?
Mund të ndodhë ajo që ndodhi me Greqinë, pra një falimentim ekonomik, që i bëri greket te braktisin vendin në masë e të kërkojnë punë nëpër vende të tjera. Dhe borxhi grek ishte vetëm 400 miliardë dollarë (apo euro).

Cilat janë vendet që kanë më shumë borxhe?
SHBA është në vendin e parë, me 23 trilionë dhe sa vjen dhe rritet. Por SHBA është dhe vend i madh e nuk ka përqindjen më të madhe në bazë të popullsisë. Sipas burimeve të ndryshme, borxhin me të madh në bazë të popullsisë dhe GPD e kanë Japonia, Greqia, Singapori, por dhe vende të tjera nga Evropa e kontinente te tjera...

Pyetja kryesore është: A do të plasë ndonjëherë flluska e borxheve? Sepse kuptohet që rritja e tyre nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Çfarë do të ndodhë kur borxhet të ndalojnë? Do të ketë falimentime e kriza të mëdha ekonomike? Disa ekspertë mendojnë se eshte vetem çështje kohe që flluska të plasë....


Disa shifra dhe informacione i lexova tek kjo faqe,
 
Mendoj se do te plase nje dite.
Asgje seshte e perjetshme,fakti qe duhet te pergatitemi per kete na jep nje ndjesi frike.
Sidomos per ata qe jan je shtet.??
Ose kur i thin nje fjale,do ecim sipas rrjedhes se ujit.
 
Mendoj se do te plase nje dite.
Asgje seshte e perjetshme,fakti qe duhet te pergatitemi per kete na jep nje ndjesi frike.
Sidomos per ata qe jan je shtet.??
Ose kur i thin nje fjale,do ecim sipas rrjedhes se ujit.
Cilat mendon që duhet të jenë përgatitjet?
Përfytyro një krize te madhe, ku bankat nuk funksionojne më, e nuk mund te nxjerresh dot me para.
Dyqanet ushqimore jane te gjitha te mbyllura ose te vjedhura.,
 
Cilat mendon që duhet të jenë përgatitjet?
Përfytyro një krize te madhe, ku bankat nuk funksionojne më, e nuk mund te nxjerresh dot me para.
Dyqanet ushqimore jane te gjitha te mbyllura ose te vjedhura.,
Dhe qe une filloi aksionin aty?
 
Ku janë ekonomistët, me diploma dhe mastera, të na ndriqojnë me njohuritë e tyre?
Siq duket ekonomistet mesojne ne shkolla vetem se si te marrin para borxh me përqindje... :p
 
Ku janë ekonomistët, me diploma dhe mastera, të na ndriqojnë me njohuritë e tyre?
Siq duket ekonomistet mesojne ne shkolla vetem se si te marrin para borxh me përqindje... :p
Mendoj se jane planifikuar mire gjerat me kohe (pa i'u fut konspiracionit),edhe duke budallepsur gjenerata e gjenerata ,e me ndertimin e termit globalizem shtresa e mesme,edhe e varfer ne rang blobal do behet dita dites edhe me e pa fuqishme. :)
 
Ku janë ekonomistët, me diploma dhe mastera, të na ndriqojnë me njohuritë e tyre?
Siq duket ekonomistet mesojne ne shkolla vetem se si te marrin para borxh me përqindje... :p

@Artin nuk e di për te vendi ku jeton ti por në shqipëri ka mungesë të theksuar të parasë. Shumica e njerëzve me biznese i janë kthyer shkembimit të materialeve(kleringut), më jep këtë në këmbim të kësaj.
Kjo tregon qartazi se diku do plasi, dhe si gjithmonë janë vendet me ekonomi të dobët që e ndjejnë të parët.
 
@Juno , ketu japin akoma para me perqindje.
Ketu të vijne ne shtepi zarfa me oferta per te marre para borxh, sepse bankat keshtu jetojne, nga perqindjet.
Por ashtu sic veprohet me privatet, ashtu veprohet edhe me shtetet.
Pasi nje shtet ngopet me borxhe dhe nuk ka mundesi t'i ktheje, bankat sekuestrojne pasuri publike (kryesisht toka) per nje cope buke.
Degjova se edhe ne Greqi u diskutua shitja e disa ishujve per te shlyer borxhet, por nuk e di se ç'u bë.
 
@Artin e njenjta situatë është dhe në Shqipëri, për mos me thënë më keq. Interesat e bankave jane stratosferike, një kredi konsumatore arrin shifrat e 18.5% e ndërsa interesat për depozita janë në norma qesharake. E kam lexuar diku për shitjen e ishujve të Greqisë dhe unë ashtu si ty nuk di gjë më shumë. Megjithate Greqinë e konsideroj me shumë fat, gjithmonë është "përkëdheluar" nga fuqitë e mëdha kur has në vështirësi.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.