Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

A do tju pelqente te jetonit ne Hapesire ? Ja 10 fakte interesante.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Të jetuarit në hapësirë është ëndrra më e fundit e shkencës.
Është gjithashtu një ëndërr që shumë burra dhe gra guximtare kanë qenë në gjendje ta realizojnë, në sajë të misioneve të shumta hapësinore të ndërmarra nga agjenci të ndryshme hapësinore.
Megjithatë, duhet mbajtur mend se koha që ata shpenzojnë në hapësirë nuk është vetëm një shëtitje dhe disa eksperimente shkencore.
Gjatë misioneve të tyre, astronautët duhet të përshtaten me një mënyrë shumë, shumë të ndryshme jetese.

Ndryshimet fizike



Trupi njerëzor fillon të sillet në mënyrë të çuditshme në mikrogravitetin e hapësirës. Shtylla kurrizore, menjëherë fillon të ndryshojë, duke shtuar deri në 5.72 centimetra në gjatësinë e personit. Organet e brendshme ngrihen lart drejt pjesës së bustit, duke zvogëluar pjesën e belit me disa centimetra. Sistemi kardiovaskular fillon të përkeqësojë më tej paraqitjen e personave. Menjëherë pas largimit të gravitetit, muskujt e fuqishëm të këmbëve (që lëvizin gjakun në drejtim të kundërt me gravitetin) fillojnë të shtyjnë gjakun dhe lëngjet e tjera të trupit në pjesën e sipërme të tij. Ky fenomen bën që pjesa e belit të fryhet në një masë të konsiderueshme dhe që këmbët të bëhen mjaft të vogla; fenomen që NASA e quan me shaka “këmbët e pulës”. Në thelb, një qenie normale njerëzore shndërrohet në një figurë kartoni të animuar me këmbë shumë të vogla, bel të vogël dhe një pjesë të lartë trupore në disproporcion me pjesën tjetër. Edhe karakteristikat e fytyrës marrin hijen e këtyre kartonëve të animuar. Edhe pse duket shqetësuese, ky është një ndryshim i padëmshëm.

Sindroma e Përshtatjes Hapësinore



Sindroma e Përshtatjes Hapësinore është në thelb një sëmundje e tmerrshme që zgjat 2 -3 ditë, kur nuk ka më gravitet. Ajo përjetohet nga rreth 80 % të astronautëve që shkojnë në hapësirë. Duke qenë se trupi nuk peshon në mikrogravitetin e hapësirës, truri pëson konfuzion. Orientimi ynë hapësinor (mënyra se si sytë dhe truri ynë na tregojnë se ku ndodhet gjithçka) zakonisht bazohet në gravitet. Në momentin që kjo nuk është më prezente, truri ynë nuk mund të perceptojë situatën dhe ndryshimet e papritura që ndodhin në trup vetëm sa shtojnë konfuzionin. Truri përballet me këtë situatë duke e sëmurë tmerrësisht personin. Simptomat përfshijnë gjithçka që nga marrja e mendve dhe dhimbjet e papërballueshme, deri tek të vjellat e pakontrollueshme dhe haluçinacionet. Ndërkohë që në udhëtimet e zakonshme vijnë në ndihmë medikamentet, në këtë rast nuk është e këshillueshme përdorimi i tyre: kërkohet përshtatja në mënyrë natyrale. Senatori Jake Garn, një ish-astronaut, mban rekordin për rastin më të rëndë të Sindromës së Përshtatjes Hapësinore.

Probleme me gjumin



Është e lehtë të imagjinohet se të fjeturit në errësirën e qetë të hapësirës mund të jetë shumë e thjeshtë. Në realitet, është diçka tërësisht ndryshe. Personi duhet që të lidhë veten në krevat, me qëllim që të shmangë ‘fluturimin’ rreth e rrotull dhe përplasjen me objektet. Një anije hapësinore ka vetëm katër krevate, ndaj në misionet me më shumë njerëz astronautët janë detyruar që të flenë në çanta të lidhura në mur apo madje dhe në karrige. Në momentin që ata arrijnë në stacionin hapësinor gjërat bëhen më komode: ka një kabinë për dy persona, e kompletuar me dy dritare të mëdha për vëzhgimin e hapësirës. Të jetuarit në hapësirë mund të shkaktojë gjithashtu çrregullime të mëdha në mënyrat e të fjeturit. Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor është pozicionuar në mënyrë të tillë që shikon lindjen dhe perëndimin e diellit rreth 16 herë në ditë. Kjo ‘ditë’ 90 minutëshe kërkon kohën e saj për t’u përshtatur. Një tjetër problem po aq i madh është dhe zhurma e madhe që dëgjohet brenda stacioneve hapësinore. Filtruesit, ventilatorët dhe motorët vazhdimisht bëjnë një zhurmë të tmerrshme. Deri në momentin që astronautët nuk mësohen me këtë zhurmë, as mbyllëset e veshëve dhe pilulat e gjumit nuk bëjnë punë. Aspekti pozitiv i gjithë kësaj, është se të fjeturit në hapësirë redukton apnenë e gjumit dhe gërhitjen.

Probleme të higjienës personale



Kur mendojmë për heronjtë hapësinorë në misionet e tyre, higjiena mund të jetë gjëja e fundit që na shkon ndër mend. Megjithatë, mendoni një sërë njerëzish që jetojnë në një hapësirë të mbyllur për një periudhë të gjatë kohe: në këtë mënyrë është e lehtë të kuptohet pse është e rëndësishme që astronautët duhet ta marrin shumë seriozisht higjienën e tyre personale. Dushet sigurisht që nuk janë një opsion në një ambient pa gravitet. Edhe po të kishte ujë mjaftueshëm në bord, uji që do të dilte nga dushi thjesht do të shpërndahej kudo në hapësirë. Kjo është dhe arsyeja se pse çdo astronaut ka një kuti speciale, personale, për higjienën (krehër, furçë dhëmbësh dhe mjete të tjera higjienike), që ngjiten në mur apo vende të tjera. Astronautët lajnë kokën me një shampo speciale, e prodhuar në mënyrë të posaçme për pacientët e hospitalizuar. Ata e lajnë trupin me sfungjer. Vetëm rruajtja dhe larja e dhëmbëve realizohen njëlloj si në tokë… me përjashtim të faktit që duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Nëse ndonjërit prej tyre i bie nga dora një nga këto mjete, ai mund të futet në syrin e kolegut duke shkaktuar dëme mjaft serioze.

Tualeti



Pyetja më e zakonshme për njerëzit që kanë qenë në hapësirë, në mënyrë të habitshme, nuk është “Si dukej Toka?” apo “Si ishte të qëndroje në një vend pa gravitet?”, por ishte pyetja: “Si shkonit në tualet?” Kjo është një pyetje interesante, dhe vetë agjencitë hapësinore kanë shpenzuar shumë kohë për ta bërë procesin sa më të lehtë të mundshëm. Tualetet e para operonin me një mekanizëm të thjeshtë ajri: ajri dërgonte jashtëqitjen në një kontenier. Gjithashtu kishte dhe një tub të posaçëm për urinim. Disa anije të mëparshme hapësinore kanë patur një version tjetër, në të cilin urina lëshohej direkt në hapësirë. Një nga sistemet më të rëndësishme të tualetit ka qenë sistemi me ajër filtrues. Ajri që tërhiqte jashtëqitjen ishte i njëjti ajër që nevojitej për të marrë frymë, ndaj dhe një keqfunksionim në filtrat e sistemit mund të bënte që kabina të shndërrohej në një vend mjaft të papërshtatshëm. Me kalimin e kohës, dizajnet e tyre ndryshuan shumë. Në momentin që gratë u bënë pjesë e misioneve hapësinore, u krijua një sistem special urinimi. Ventilatorë që rrotulloheshin, metoda konservimi dhe sisteme për menaxhimin e mbeturinave ju shtuan kabinës dhe sigurisht që ishin më të mira. Në ditët e sotme, disa tualete hapësinore janë aq të sofistikuara saqë mund ta shndërrojnë urinën në ujë pijshëm.

Veshja



Pjesa më e famshme e veshjes në hapësirë është me siguri ‘kostumi hapësinor’. Këto kostume janë të masave, ngjyrave dhe formave të ndryshme: që nga kostumi primitiv i Juri Gagarin SK–1, deri tek kostumi i rëndë i NASA-s AX–5. Pesha mesatare e një kostumi të tillë është 270 pound (në gravitet normal) dhe kërkon 45 minuta që të vishet. Është aq i rëndë sa që astronautët duhet të përdorin një mënyrë të veçantë për veshjen e tij. Përveç kësaj ka dhe shumë gjëra të tjera për veshjen në hapësirë që janë interesante të njihen. Jeta në hapësirë kërkon shumë më pak rroba se në Tokë. Në fund të fundit, si do të bëhet pis një person? Ata shumë rrallë dalin jashtë (dhe kur kjo ndodh, është një veshje e posaçme për këtë), dhe pjesa e brendshme e anijes hapësinore është tërësisht e pastër. Gjithashtu njerëzit atje djersijnë shumë më pak, dhe në gravitetin zero ka shumë pak lodhje fizike. Ekuipazhi në hapësirë zakonisht i ndryshon veshjet një herë në tre ditë. Veshja ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet e NASA-s për t’u përballur me nevojën e njerëzve për ‘të dalë jashtë’. Kur kjo rezultoi e pamundur, agjencia krijoi një “Veshje Speciale për ‘daljen jashtë””, që shërbente si tualet i tyre.

Atrofi



Edhe pse pjesët e trupit ndryshojnë proporcionin e tyre në hapësirë, mikrograviteti nuk i bën njerëzit më të fortë. Në fakt, është e kundërta. Në Tokë, ne vazhdimisht përdorim muskuj tanë, jo vetëm për të ngritur objekte apo për të lëvizur, por dhe thjesht për të mposhtur gravitetin. Në hapësirë, mungesa e aktivitetit muskular, në një ambient të lehtë, shumë shpejt çon në atrofi muskulare (muskujt fillojnë të zvogëlohen dhe të bëhen të pafuqishëm). Me kalimin e kohës, dhe shtylla kurrizore dhe kockat dobësohen pasi në ato momente nuk është më e nevojshme që ato të mbajnë peshë. Për të luftuar këtë dhe për të ruajtur masën e muskujve, personat në hapësirë duhet të kryejnë ushtrime – atyre u kërkohet që të shkojnë në palestër të paktën 2.5 orë në ditë.

Gazrat e stomakut



Gazrat mund të jenë shumë të pakëndshme dhe të turpshme. Kur je në hapësirë, ai mund të shndërrohet në një problem të rrezikshëm shëndetësor. Të paktën kjo është ajo që mendoi NASA në 1969, kur botuan një studim të quajtur “Dieta hapësinore me hidrogjen dhe metan”. Kjo mund të duket qesharake, por shqetësimi ishte shumë real dhe i arsyeshëm. Gazrat janë shumë më tepër se thjesht erë e keqe. Ato prodhojnë sasi të mëdha metani dhe hidrogjeni, të cilat janë gaze djegëse. Pjesa e dytë e problemit kishte të bënte me faktin se dieta hapësinore ishte shumë e ndryshme nga ushqimi në Tokë. Ushqimi që konsumohej nga astronautët e mëparshëm u zbulua të shkaktonte gazra serioze. Gazrat që çliroheshin mendoheshin të ishin një rrezik potencial, ndaj dhe si pasojë disa shkencëtarë duhej të analizonin gazrat e tyre, me qëllim krijimin e një diete që shkaktonte më pak gazra. Në ditët e sotme, ky nuk trajtohet më si një problem madhor. Megjithatë, ata ende duhet të tregohen të kujdesshëm se çfarë konsumojnë në ambiente të tilla.

Hapësira mund të shkatërrojë trurin




Astronautët në përgjithësi janë shumë rezistentë ndaj presioneve psikologjike. Agjencitë hapësinore kryejnë teste psikologjike për t’u siguruar që njerëzit mund të përballojnë stresin dhe nuk do të çmenden gjatë një misioni hapësinor. Por megjithatë, të jetuarit në hapësirë mund të jetë e rrezikshme për trurin. Në fakt, hapësira në vetvete mund të shkaktojë probleme serioze për njerëzit që jetojnë atje për një kohë të gjatë. Problemi është rrezatimi kozmik: rrezatimi që vjen nga universi, që e bën hapësirën një mikrovalë me intensitet ekstremisht të ulët. Atmosfera e Tokës është ajo që na mbron ne nga rrezatimi kozmik, por në momentin që dilet jashtë saj nuk mund të ketë më mbrojtje efektive. Sa më shumë kohë që kalon një person në hapësirë, aq më shumë preket truri i tij/saj nga rrezatimi. Ndër shumë gjëra të tjera, kjo gjë mund të përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjes së Alzhaimerit. Ndaj kur njerëzimi do vendosë të sundojë Marsin dhe planetët e tjerë, duhet të marrin parasysh se kjo gjë do të shkaktojë dëme të pariparueshme në trurin e qenieve njerëzore.

Mikrobe monstruoze



Shtëpitë e ‘sëmura’ janë ndërtesa që kanë si problem kryesor mykun, duke paraqitur kështu rrezik shëndetësor për banorët. Ata nuk janë të kënaqur që jetojnë aty, por të paktën ata kanë gjithmonë mundësinë për të lëvizur në një vend tjetër, apo të paktën të dalin jashtë dhe të marrin ajër të pastër. Anijet e ‘dëmtuara’ hapësinore dhe stacionet hapësinore nuk e kanë këtë opsion. Dëmtimet e mëdha mund të dëmtojnë pajisjet delikate dhe të shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore, dhe pavarësisht se sa mirë dezinfektohen këto ambiente përpara se të largohen nga atmosfera, këto mikrobe të vogla, e gjejnë gjithmonë një mënyrë për të depërtuar. Në momentin që anija është në hapësirë, këto mikrobe nuk veprojnë më si myk i zakonshëm, por shndërrohen në diçka që ngjasojnë sikur kanë dalë nga një lojë. Ato zhvillohen në lagështirë, duke u kondensuar gradualisht në mikrobe infektuese uji. Këto mikrobe të përqendruara në ujë mund të marrin përmasën e një topi basketbolli dhe përmbajnë mikrobe aq të rrezikshme sa që mund të ndryshkin dhe çelikun. Kjo e bën atë një kërcënim të rrezikshëm për ekuipazhin dhe vetë stacion hapësinor, nëse nuk merren masat e nevojshme për të rritur sigurinë.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.