Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

A e falin tradhtinë? Ja si reagojnë shenjat e horoskopit

Jetmira

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 27, 2017
Mesazhe
11,141
horoskop-640x358.jpg

Dashi
Nëse personi që keni tradhtuar është një Dash do të jetë shumë e vështirë që t’ju falë, sepse egoja e tij do të preket shumë. Nuk e kapërcen dot faktin, që keni preferuar një person tjetër. Do të mendojë që ju nuk e keni merituar kurrë.

Demi
Pas disa lutjesh ka mundësi që të lindurit e shenjës së Demit t’ju japin një mundësi të dytë. Ndryshimi i prish stabilitetin e krijuar dhe preferon të të japë sërish besim, në vend që të prishë marrëdhënien e të nisë kërkimin e një tjetër partneri.


Binjakët
Të lindurit në shenjën e Binjakëve mund të kenë reagime të paparashikueshme. Mund t’ju tradhtojë nga inati ose mund t’ju bëjë të mendoni se ju ka tradhtuar , para se ta keni tradhtuar ju. Këtë ndoshta do ta bëjë vetëm për hakmarrje.

Gaforrja
Nëse lëndohet janë minimale shanset që të arrijë t’ju falë. Do të vritet aq fort brenda vetes sa nuk do të arrijë dot të arsyetojë. Mund edhe të mos ndahet nga ju, por tradhtinë nuk do ta harrojë gjithë jetën.

Luani
Një shenjë shumë krenare për të falur. Mund të vazhdojë të jetë i dashuruar me ty, por nuk do të rrijë kurrë me dikë që e ka poshtëruar. Mund të provosh t’i kërkosh falje, por…

Virgjëresha
Mund të të falë vetëm përballë justifikimeve shumë të forta dhe vetëm nëse janë të mirë argumentuara. Kjo shenjë është shumë racionale dhe vendos mendjen përpara zemrës.

Peshorja
Kjo shenjë arsyeton me zemër, nëse është e dashuruar mund të falë në emër të ndjenjës që ka për ju. Pas tradhtisë ndihet e shkatërruar, e para se të të falë mund të bëjë një dramë të madhe dhe më pas të të japë një shans të dytë.

Akrepi
Të tradhtosh një të lindur në këtë shenjë do të thotë të presësh përballjen me një hakmarrje. Mund edhe t’ju falë, por më parë do t’ju bëjë të vuani siç ai ka vuajtur prej tradhtisë suaj…!

Shigjetari
Shigjetari është një shenjë që e fal lehtësisht tradhtinë, sepse mund t’i ketë ndodhur edhe atij. E harron episodin dhe nuk i jep më rëndësi.

Bricjapi
Shenja e Bricjapit nuk ta fal kurrë. Më mirë mos tento fare. Do të ndihet një zero pas tradhtisë dhe asnjë taktikë e jotja nuk do ta bëjë të ndërrojë mendje dhe ta falë tradhtinë.

Ujori
Kjo shenjë e adhuron të qenit i dashuruar, kështu që do të mbyllë një sy dhe do t’ju falë. Ka nevojë të ndjehet i lirë në një marrëdhënie dhe kështu do të falë tradhtinë e tjetrit, nëse ky i fundit i dëshmon se dëshiron të qëndrojë akoma me të.

Peshqit
Një shenjë me të vërtetë shumë e ndjeshme, e nëse tradhtohet do të bëjë një dramë të vërtetë. Në përditshmëri qëndron në heshtje, por kur dyshon më mirë mos i dil përpara. Zyrtarisht edhe e fal tradhtinë, por brenda vetes kurrë.
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.