Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kristofor Kolombi

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

A është Kristofor Kolombi fajtor, për të gjitha plagët sociale të botës?​

4519BB6E-A7FF-4944-A830-00289520CB38.jpeg


Nga Randall Condra
A ishte ai një eksplorues i madh, një heroi i Botës së Vjetër, që zbuloi Botën e Re? Apo një njeri që ishte fajtor për pushtimet, gjenocidin dhe skllavërinë? Si duhet të mendojmë sot për Kristofor Kolombin? Ai e dyfishoi madhësinë e botës së njohur deri në kohën e tij, dhe i dha njerëzimit një mundësi të re për të zhvilluar dhe zgjeruar konceptin e lirisë, duke çuar përfundimisht në krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, pushtimi, kolonizimi dhe skllavëria ekzistonin që të gjitha shumë kohë para se ai të ekzistonte. Sigurisht, askush nuk mund të anashkalojë skllavërinë 400 vjeçare, apo shfarosjen e popujve indigjenë të Amerikës. Por është e padrejtë të fajësohet Kolombi për një institucion që ka ekzistuar gjithmonë.

Skllavëria ka ekzistuar në kohën e Romës së lashtë, si dhe në kohët biblike. Ndoshta ka ekzistuar dhe në kohët parahistorike, dhe ndoshta edhe në mesin e paraardhësve tanë para-njerëzorë në Afrikë. Duam apo nuk duam, që të gjithë e kemi prejardhjen nga skllevërit.

Para historisë moderne, afrikanët ishin duke e skllavëruar njëri -tjetrin. Romakët morën shumë skllevër nga zonat në jug të Saharasë. Gjatë një periudhe prej 1 mijë vjetësh, myslimanët në Afrikën e Veriut, morën si robër rreth 10 milionë zezakë afrikanë.

Kur evropianët mbërritën atje duke kërkuar krahë pune të lirë për t’i shfrytëzuar në plantacionet e tyre në Botën e Re, ata ishin në gjendje që t’i shfrytëzonin ato rrjete ekzistuese skllevërish. Në shekujt që pasuan Kolombin, kolonistët britanikë në Amerikën e Veriut i zgjeruan idealet e vetëqeverisjes, të cilat përfundimisht do ta dënonin dhe nxirrnin jashtë ligjit skllavërinë.

Pra edhe kur skllavëria po zgjerohej, dhe teksa shoqëritë vendase dhe qytetërimet e tyre po shkatërroheshin, koncepti i lirisë po mbinte në këtë Botë të Re që kishte zbuluar Kolombi.
Brenda 3 shekujsh, kjo farë lirie çoi në pretendimin “e qartë të Tomas Xhefersonit”, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.

Me kalimin e kohës, ideja se të gjithë njerëzit duhet të kenë një zë të barabartë në zgjedhjen e qeverisë së tyre, u forcua gjithnjë e më shumë. Në fund, skllavëria do të rezultonte e papajtueshme me besimin tek barazia. Gjatë Revolucionit Amerikan, skllavëria u ndalua me ligj në Territorin Veriperëndimor, dhe Kushtetuta e re amerikane ndaloi importimin e skllevërve pas vitit 1808.
Parë në këtë kontekst historik, udhëtimet e Kristofor Kolombit shënojnë fillimin e fundit të skllavërisë. Deri në vitin 1860, në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara ishte krijuar një shoqëri e cila ishte e gatshme të sakrifikonte jetën e mbi 600.000 burrave të bardhë, për t’i dhënë fund skllavërimit të zezakëve në Amerikë.

Me kalimin e kohës, konceptet e lirisë, vetëqeverisjes, drejtësisë dhe barazisë, prodhuan një sistem gjyqësor në Shtetet e Bashkuara, i cili do të fillonte të adresonte ankesat jo vetëm të zezakëve, por edhe të indianëve të Amerikës. Kolombi i robëroi vendasit dhe hodhi hapat e parë drejt kolonizimit.
Por nuk është e vështirë të imagjinohet se njerëzit e Hemisferës Perëndimore – nëse do të kishin ndërtuar më parë armë zjarri, topa dhe anije – nuk do t’i kishin shfarosur popujt evropianë, s’do t’i kishin skllavëruar afrikanët, apo nuk do të kishin kolonizuar gjithë botën.

Institucioni i skllavërisë, i lindur në Afrikë, mori fund në shoqërinë e re që ishte zhvilluar në Amerikën e Veriut pas udhëtimeve të Kolombit. Ai i hapi derën të ardhmes së botës, një e ardhme në të cilën skllavërisë mund t’i jepej fund, dhe ku ligji dominues do të ishte ai i barazisë.

Me gjithë të metat e tij serioze personale, ne e vlerësojmë Kolombin jo vetëm si një eksplorues të madh, por edhe si njeriun, zbulimi i të cilit e vendosi botën në rrugën drejt lirisë.

Historia e Amerikës përmban padyshim edhe gabime të mëdha, por ndërkohë ajo ka sjellë përparime të mëdha të gjendjes së shoqërisë njerëzore. Ne i bëjmë një padrejtësi Kolombit kur e fajësojmë atë për sëmundjet e botës në të cilën ai jetoi, dhe për historinë që ai trashëgoi.

“Dispatch” –
 
Last edited:

Kristofor Kolombi, dritë-hijet e eksploruesit që u garantoi evropianëve dominimin e botës​



Shumica e njerëzve e njohin emrin e Kristofor Kolombit. Ai është një nga eksploruesit më të famshëm të historisë, edhe pse arritjet dhe trashëgimia e tij, janë sot shumë të diskutueshme. Kolombi mund të mos e ketë zbuluar Amerikën, por ai ndërmori disa udhëtime në këtë kontinent, të cilat ndihmuan në fillimin e Epokës së Eksplorimeve.

Teksa lavdërohet për arritjet e tij, ai kritikohet për keqtrajtimin e popullatave indigjene dhe madje edhe të ekuipazhit të tij. Ja çfarë mund të mos dini mbi jetën e ndërlikuar të Kristofor Kolombit.

Shumica e historianëve, besojnë se ai lindi në Xhenova të Italisë

Konsensusi i shumicës së historianëve është se Kristofor Kolombi lindi në Republikën e Gjenovës (ose Xhenovës), në atë që më vonë do të bëhej Italia. Data e saktë e lindjes së tij nuk dihet, por vlerësohet se ai ka lindur diku në vitin 1451. Ka të ngjarë që nëna e tij ishte Suzana Fontanaroza, dhe babai i tij ishte një tregtar i leshit i quajtur Domeniko Kolombo.

Por ekziston edhe teoria, sipas së cilës Kolombi ishte nga Portugalia

Italianët kanë pretenduar prej kohësh se Kristofor Kolombi ishte njëri prej tyre. Por jo të gjithë janë dakord mbi vendlindjen e eksploruesit të famshëm. Në vitin 2012, profesori i Universitetit të Lisbonës, Fernando Branko, botoi një libër që pretendon se Kolombi ka lindur në fakt në Portugali.

Sipas kësaj teorie, Kolombi ishte në fakt një njeri i quajtur Pedro Ataide, dhe emri Kolombiishte një maskim. Pedro Ataide dyshohet se vdiq gjatë një beteje detare në vitin 1476. Por Branko pretendohet se ai mbijetoi, dhe zbarkoi në brigjet Algarve në Portugalinë Jugore.

Një nga të dhënat e para historike të Kolombit, e përshkruan atë duke notuar larg një anijeje që po mbytej. Pjesa më e madhe e provave që paraqet Branko, mund të konsiderohen si rastësore. Por teoria e tij, nënvizon faktin se sa shumë detaje mungojnë në të dhënat historike të jetës së hershme të Kolombit.

Udhëtimi i Kolombit drejt Amerikës nisi nga Spanja, dhe jo Italia

Për ta bërë edhe më konfuze çështjen e përkatësisë së tij etnike, Kolombi nuk e kreu udhëtimin e tij të famshëm nën flamujt e Italisë apo Portugalisë. Në fundin e shekullit XV, ai hartoi një plan për të gjetur një kalim të ri drejt Indive Lindore, duke lundruar këtë herë nga Perëndimi.

Nëse udhëtimi i tij do të ishte i suksesshëm, fitimet që do të arkëtonte nga një rrugëalternative e tregtimit të erëzave, mund ta bënin atë të pasur. Por fillimisht ai kishte nevojë për fonde për të nisur ekspeditën e parë.

Mbretëresha Izabela I e Kastiljes dhe Mbreti Ferdinand II i Aragonës, ranë më në fund ranë dakord që ta sponsorizonin udhëtimin e tij. Kështu në gushtin e vitit 1492, ai udhëhoqi anijet“Pinta”, “Nina” dhe “Santa Maria” në udhëtimin e tyre nga porti i Palos në Spanjë drejt asaj që quhej “Bota e Re”.

Anijet me të cilat lundroi drejt Amerikës ishin një makth për të

Dy anije më të vogla që përbënin flotën e Kristofor Kolombit, “Nina” dhe “Pinta” ishin karavela të teknologjisë së fundit për kohën. Ato ishin të famshme për velat e tyre aerodinamike, ishin më të lehta në peshë, dhe për pasojë më të shpejta në lundrim.

Por nga ana tjetër ishin shumë jo komode për marinarët. E vetmja kabinë që ndodhej nëpjesën e prapme të anijes, ishte e rezervuar për kapitenin e saj. Pjesa tjetër e 20 deri në 30 anëtarëve të ekuipazhit, ishin të detyruar të flinin në kuvertën e ngushtë.

Situata ishte pak më e mirë në bordin e anijes “Santa Maria”, e cila ishte më e madhe, dhe ku kishte kabina si për Kolombin ashtu edhe për ekuipazhin e tij. Gjithsesi marinarët ishin nëprag të rebelimit në kohën kur flota e tij, arriti në ishullin e Bahamasit pas afro 2 muajshlundrim në det.

Nuk ishte i pari evropiani i parë që zbuloi Amerikën e Veriut

Për shekuj me radhë, Kolombi është cilësuar gabimisht si zbuluesi i Amerikës së Veriut, një kontinent ku qytetërimi njerëzor kishte lulëzuar tashmë prej mijëra vjetësh. Por edhe titulli i evropianit të parë, që udhëtoi në kontinentin amerikan, është i pasaktë.

Eksploruesi viking Leif Erikson e mund Kolombin në këtë aspekt me gati rreth 500 vite mëherët. Besohet se ai zbarkoi në Njufaundlend të Kanadasë rreth vitit 1000. Ndërkohëlegjendat sugjerojnë madje se murgjit irlandezë udhëtuan në Kanada nga Deti i Veriut përpara udhëtimit të Eriksonit apo Kolombit.

Udhëtimi i tij në vitin 1492, nuk ishte vetmi në Amerikën e Veriut

Pas kontaktit të tij fillestar me Amerikën në vitin 1492, Kolombi u rikthye disa herë atje. Ai u kthye në Spanjë për më pak sesa 1 vit. Ndërkohë në shtatorin e vitit 1493 kaloi Atlantikun për herë të dytë. Pastaj kaluan 5 vite para se të niste udhëtimi i tij i tretë në Amerikën e Veriut në vitin 1498, kur ai u arrestua me akuzën e keqtrajtimit të banorëve vendas.

Udhëtimi i tij i katërt dhe i fundit në Karaibe ndodhi në vitin 1502. Kolombi nuk e zbuloi asnjëherë Kinën apo Indinë apo arin që kërkonte, por ia doli të terrorizonte dhe të skllavëronte banorët vendas të ishujve atje. Kolombi vdiq 20 maj 1506.

Dita e Kolombit u bë një festë kombëtare në SHBA në vitin 1937, por jo të gjithë janë adhurues të eksploruesit të famshëm

Në vitin 1937, presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt e shpalli 12 tetorin si Ditën e Kolombit, dhe kjo falë ndikimit të një grupi katolik të quajtur “Kalorësit e Kolombit”. Në vitin 1971, presidenti Riçard Nikson krijoi versionin modern të Ditës së Kolombit, duke vendosur që ajo të festohej të hënën e dytë të çdo muaji tetor.

Por kjo nuk do të thotë se të gjithë janë adhurues të kësaj feste. Për shkak të keqtrajtimit ndaj amerikanëve vendas dhe njerëzve të tjerë indigjenë, shumë shtete dhe qytete në SHBArefuzojnë ta kremtojnë Ditën e Kolombit. Në vend të saj ata zgjedhin Ditën e Popujve Indigjenë, ndërsa të tjerët festojnë Ditën e Leif Erikson për të nderuar eksploratorin e famshëm viking. / bota.al
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.