Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

A është “Qefini i Torinos” pëlhura me të cilën u varros Jezusi? Përplasen të vërtetat, ajo e shkencës, Biblës dhe fakteve

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

A është “Qefini i Torinos” pëlhura me të cilën u varros Jezusi? Përplasen të vërtetat, ajo e shkencës, Biblës dhe fakteve​


A është “Qefini i Torinos” pëlhura me të cilën u varros Jezusi? Përplasen të vërtetat, ajo e shkencës, Biblës dhe fakteve

Edhe sot pas kaq vitesh qëkur “Qefini i Torinos” rrëmbeu me një kërshëri shokuese interesimin e opinionit publik në lidhje me cohën e hollë prej liri, që pretendohet se është mbështjellë Jezusi pas kryqëzimit, ende ka mister, ende mbi këtë të vërtetë të pretenduar shkencore dhe laboratorike, rëndojnë shumë pikëpyetje. Ekzaminimet e ekspertëve të përfshirë në këtë aventurë, duke i’u referuar gjurmëve të gjakut ngulmojnë të shpërfaqin të vërtetën e tyre mbi këtë artefakt. Dhe ajo çfarë tregojnë analizat e pretenduara si zbulim i bujshëm është edhe ajo që mund të quhet risi në njohjen me një detaj shumë të rëndësishëm të kryqëzimit. Është fjala për mënyrën e kryqëzimit.

Qefini i Torinos


Per shekuj më radhë, kishat, por në veçanti veprat e pafundme të artit, e përshkruajnë mënyrën e vdekjes së Jezu Krishtit ashtu si tregojnë dhe shumica e ikonave, domethënë duart i ka të shtrira në mënyrë horizontale në shtyllën e kryqit. Por duket se gjërat orvaten të hamendësohen përmes të tjera të vërtetë? Këto trazues së paqes 2000-vjeçare së njohjes, duke i’u referuar “Qefinit të Torinos”, kanë dalë në përfundimin se vdekja e Jezusit ka qenë shumë më e vështirë dhe me më shumë dhembje. Ata pretendojnë se duart e Jezuit, ose e të dënuarve të tjerë, të ishin të shtrira lart kokës. Në këtë mënyrë vdekja bëhej më shpejtë për shkak të asfiksimit, ashtu si referojnë shkencëtarët, dhe jo nga mungesa e gjakut apo etja.
Në bazë të zbulimeve të grupit shkencorë që studion “Qefini i Torinos”, e cila duket se i përket një njeriut i cili vdiq pasi u kryqëzua, kryqëzimi bëhej në mënyrë (formë) Y, domethënë me duart të ngritura mbi kokë dhe siç është jetësuar nga piktori Philippe Lissac, dhe jo mënyrën e T (domethënë duart të mbërthyera në mënyrë horizonte me shtyllën) ashtu si përshkruhet në shumicën e ikonave.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e fesë duke i’u referuar të vërtetës sublime, Biblës, hedhin poshtë ekzistencën e të ashtuquajturit, “Qefini i Torinos”. Shumë veta mendojnë se është pëlhura prej liri me të cilën u varros Jezu Krishti. Si rrjedhojë, disa e konsiderojnë qefinin një nga reliktet më të shenjta të krishterimit. Sot gjendet në një kuti mbrojtëse të teknologjisë së lartë, në një katedrale në Torino, Itali.

E VERTETA SIPAS HULUMTUESVE

Pëlhura e Torinos është objekti që është studiuar më shumë nga çdo gjë tjetër në të gjithë historinë. Mendimet e shkencëtarëve vërtitet nëse kjo i përket viteve të Mesjetës si një mashtrim apo në atë shëmbëllen vërtet fytyra e Jezuit, ashtu si kishin besuar disa. Gjithsesi, cila do qoftë e vërteta, në copën prej liri të Pëlhurës së Torinos, në të cilët duket në hije si një printim imazhi i një burri të zhveshur, dallohen edhe rrjedhje të cilat janë krijuar nga gjaku që ka rrjedhur nga parakrahët (nga duart deri tek gjuri) por edhe shumë shenja nga plagët.
Pavarësisht nëse Pëlhura është Biblike apo nga mesjeta, si deklaroi në revistën « Neë Scientist» Mateo Borini nga universiteti John Moores University i Liverpulit, «përbënë një mostër artistike të veçantë dhe të jashtëzakonshme dhe për inteligjencën njerëzore».

Në kuadër studimeve shkencore të vazhdueshme të Pëlhurës së Torinos por edhe të kryqëzimit të Jezuit, ekspertët nga Universiteti i Pavia në Itali arrijnë në përfundimin se Jezuit nuk u ekzekutua në formën që mendonim kaq shumë vite.

Qefini i Torinos ka tërhequr interes të gjerë që kur Secondo Pia, një avokat dhe amator fotografie jetësoi në botë e madhe të kureshtisë këtë foto më 28 maj 1898, imazh që është rrekur të tregojë detaje të papërshkueshme me shikim të lirë. Qefin e Torinos është artefacti më e studiuar në histori dhe opinioni është i ndarë, mbi atë se nëse ajo është krijuar në kohët mesjetare si një lloj mashtrim, ose nëse ajo me të vërtetë tregon fytyrën e Jezusit nga Nazareti, siç disa besojnë.
Vatikani asnjëherë nuk ka thënë se ajo beson se qefin të jetë autentik.

57852377_10218494470943998_3812197978198769664_n-1.jpg


E VERTETA SIPAS BIBLES

Bibla nuk e përmend Qefinin e Torinos. Shumë veta mendojnë se është pëlhura prej liri me të cilën u varros Jezu Krishti. Si rrjedhojë, disa e konsiderojnë qefinin një nga reliktet më të shenjta të krishterimit. Sot gjendet në një kuti mbrojtëse të teknologjisë së lartë, në një katedrale në Torino, Itali.
A e mbështetin tregimet e Biblës idenë se Qefini i Torinos është pëlhura me të cilën u varros Jezui? Jo.
Shqyrto 3 aspekte të tij që janë ndryshe nga ajo që thotë Bibla. Qefini është një pëlhurë e vetme që ka përmasa 442 me 113 cm, si dhe një rrip 8 cm të qepur në gjatësinë e tij. Çfarë thotë Bibla: Trupin e vdekur të Jezuit nuk e mbështollën me një copë të vetme liri, por me shumë rripa pëlhure ose fasha. Kokën ia mbështollën me një pëlhurë tjetër. Pasi Jezui u ringjall, një apostull shkoi te varri i tij, që ishte bosh, dhe «pa fashat atje». Bibla shton: «Pëlhura që kishte qenë në kokën e tij, nuk ishte bashkë me fashat, por e mbështjellë më vete në një vend.»—Gjoni 20:6, 7. Qefini ka njolla që mendohet se janë njolla gjaku të lëna nga një kufomë e palarë.

Çfarë thotë Bibla: Kur Jezui vdiq, dishepujt e përgatitën trupin ‘për varrim sipas zakonit të judenjve’. (Gjoni 19:39-42) Zakoni kërkonte që trupi të lahej dhe të bëhej me vajra e me erëza para se të varrosej. (Mateu 26:12; Veprat 9:37) Kështu, dishepujt e Jezuit duhet ta kenë larë trupin e tij para se ta mbështillnin me pëlhura. Qefini mbart imazhin e një njeriu «të shtrirë për së gjati mbi gjysmën e qefinit, ndërkohë që pjesa tjetër ishte palosur mbi kokën e tij për të mbuluar gjithë pjesën e përparme të trupit».—Encyclopædia Britannica. Çfarë thotë Bibla: Dishepujt e Jezuit folën për vdekjen e tij, për varrin që ishte bosh dhe për dëshminë e grave që ‘engjëjt u ishin shfaqur në mënyrë të mbinatyrshme dhe u kishin thënë se ai ishte gjallë’. (Luka 24:15-24) Nëse qefini do të kishte qenë në varrin e Jezuit, pa dyshim që dishepujt do të kishin folur për të dhe për imazhin që mbartte. Por Bibla nuk thotë diçka të tillë.

Kryqezimi-i-Krishtit.jpg


E VERTETA LOGJIKE
Në periudhën e mesjetës, atëherë kur pushteti i fesë dhe autoriteti i kishës, sundimi papal dhe dominimi i një forcë sovrane të dijes së epërme që vinte lart, zotëronin jo vetëm forcën qiellore në ngulitjen e besimit tek njerëzit dhe nënshtrimin e tyre përmes absolutes së religjionit, por pranoi si pjesë të sajen edhe një tufë rrufjanësh dhe aventurierësh, mashtruesish dhe spekulatorësh si pasuruesit e muzeumeve dhe bibliotekave. Falë kësaj situate, e cila për këta matrapazë dhe dallaveraxhinj, ishte në favor të përfitimit, sajuan artefakte dhe krijuan alibi të vërtetash të materializuara, për t’i shndërruar në një mundësi të mirë fitimi. Në librin “Emri i trëndafilit”, Umberto Eko në një komunikim të murgjërve në bibliotekën e manastirit të famshëm, aludon për fallsitet të objekteve që kishin lidhje me Jezusin, me Kryqëzimin, me Golgotën. Nënteksti i këtij komunikimi krijon atmosferën e një gjykimi pretendues, se mesjeta për të forcuar më tej autoritetin e fesë, lejoi si të vërteta shumë objekte që dëshmonin vetë lavdinë e përjetësisë së Birit të Zotit. Ashtu siç ajo lejoj besimtarë dhe rite pagane për të shtuar radhët, për t’u bërë një vend të ngrohtë në prehrin e besimit, tamam ashtu ajo pranoi t’i blinte simbolet e fesë me shuma marramendëse për kohën, duke i kthyer ata në objekte pelegrinazhi të shenjtë. Kishat e manastiret ishin përfshirë në një garë të ethshme për të pasuruar altarin e tyre me memuarin e historisë për të cilën flet Bibla. Ky arsyetim, natyrisht që nuk përjashton thelbësisht ekzistencën e artefakteve që na lidhin me Tokën e Shenjtë, me Jezusin, me Kryqëzimin, por rreket të krijojë klimën e ushqyerjes së një mendimi krijues, e një fryme pasuruese të njohjes sonë me fenë dhe gjithëçfarë e përfaqëson atë. Edhe “Qefini i Torinos” nuk përjashton mundësinë të jetë një sajesë fars e atyre mendjeve të mprehta dhe virtuozitetit të aftësive të tyre manipuluese.

Albert Vataj
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.