Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

A ka kimi mes nesh? Një udhërrëfyes i 5 llojeve të saj

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

A ka kimi mes nesh? Një udhërrëfyes i 5 llojeve të saj​


love-chemistry-brooch-pin-vol2-3d-printing-138054-905x395.jpg

Tërheqja mes dy njerëzve është një udhëtim i vërtetë. Ka një arsye pse ndiejmë një tërheqje të fortë ndaj disa njerëzve. Ju mund të keni dëgjuar për kiminë mes dy njerëzve si diçka komplekse, të rrezikshme. Kjo është për faktin se ajo shkakton një sërë reaksionesh që janë të vështira për t’u kontrolluar.
Kimia mes dy personave mund të jetë një ose më shumë nga 5 llojet:

Nr.1: Kimia fizike
Ky është lloji më i zakonshëm i kimisë, por është edhe më i keqkuptuari. Në fund të fundit, shumë bëjnë gabimin që të ngatërrojnë tërheqjen fizike me dashurinë. A ka ndonjë mënyrë për t’i dalluar?
Helen Fisher, Ph.D, një antropologe në Rutgers University shpjegon se : “Epshi është në thelb dëshira për kënaqësi seksuale. Ai zakonisht zhduket pas aktit seksual dhe kthehet orë ose ditë më vonë. Ju mund ta ndieni këtë për disa njerëz të ndryshëm në të njëjtën kohë dhe jo domosdoshmërisht ndiheni “posesivë” apo xhelozë.
Sipas Dr Fisher, gjatë marrëdhënies seksuale, dopamina (substanca që të bën të ndihesh mirë) rritet ndjeshëm. Kjo substancë, me kalimin e kohës, mund të prodhojë me të vërtetë ndjenja të dashurisë.

Nr.2: Kimia “ Ne jemi kaq rehat bashkë”
A keni takuar ndonjëherë ndonjë person, i cili përfundonte çdo fjali që e fillonit ju apo dikë me të cilën e keni patur kaq të lehtë për të biseduar? Kjo është tërheqja e përshtatjes, që lehtëson raportin dhe lidhjen që ekziston mes dy njerëzve.
“Njerëzit që ndiejnë këtë tërheqje mes njëri tjetrit shpesh ndihen sikur janë një trup i vetëm,” thotë Harry Reis, Ph.D, profesor i psikologjisë në Universitetin e Rochester.
“Kur ata flasin me njëri-tjetrin, ata pothuajse ndihen sikur janë duke folur me veten e tyre”.
Jeni të shqetësuar se e gjithë kjo mund t’ju bëjë më shumë miq të mirë se të dashuruar? Mos u frikësoni pasi ndjenjat e simpatisë shpesh mund tju çojnë drejt dëshirës së fortë më vonë. Kur bini në dashuri, aktiviteti i ngritur i dopaminës mund të ndikojë në nivelet e testosteronit dhe të shkaktojë një rritjen e nivelit të epshit.” shpjegon Fisher.
Përfundimi : Ju të dy mund të bëheni partnerë të pasionuar pas njëri tjetrit në çdo kohë!

Nr.3: Kimia “Ne qeshim si të çmendur së bashku”
“Të gjithëve u pëlqen humori,” thotë Kate M. Wachs, Ph.D., një psikologe dhe autore.
“Ne jemi të gjithë në kërkim të një partneri që na ndihmon të argëtohemi,”thotë ajo.
Hulumtuesit kanë zbuluar se duke qeshur së bashku, rritet shkalla e pëlqyeshmërisë që keni për njëri tjetrin. Ku ka të qeshura, mund të lindë edhe dashuria afatgjatë. Vetëm mendoni se sa e lehtë do të jetë për tu përballur me të gjitha problemet që çdo marrëdhënie ndeshet herët apo vonë.

Nr.4: Kimia “ Ne plotësojmë njëri-tjetrin”
Ndërsa është e rëndësishme për ne që të gjejmë një partner me të cilin ndajmë të njëjtat vlera dhe mendime, ne mund të tërhiqemi edhe nga ata persona që janë të ndryshëm nga ne. “Ne na pëlqejnë personalitetet që na plotësojnë dhe që na nxjerrin në pah anët tona më të mira dhe që maskojnë të metat tona,” thotë Dr Fisher. Përshembull, një modele shumë e bukur mund të ketë një kimi të vërtetë me një matematikan dhe anasjelltas. Pse? Ajo e bën atë të ndihet tërheqës dhe ai e bën atë të ndihet e zgjuar.

Nr. 5: Kimia “Ne kemi shumë të përbashkëta“
Ne priremi që të shkojmë drejt njerëzve të cilët ndajnë interesa të ngjashme me ne,” thotë Dr Fisher.
Kjo jo vetëm bën që të kalojmë më shumë kohë me njeri tjetrin , por na jep mundësinë ta njohim më mirë partnerin në një mjedis me presion me të ulët. Për më tepër, vetëm mendoni çfarë përvoje e mrekullueshme do jetë të shihni ujëvarën e Niagarës apo të përshkoni shkretëtirën e Saharasë së bashku.
Këto interesa të përbashkëta mund të bëhen kujtimet tuaja më të bukura dhe themelet për një marrëdhënie të qëndrueshme.
j.l./ dita
 
Nai fet buk prz ishte bo nji kimi ne stomak e papame ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.