Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

A mund ta kenë furnizuar asteroidët Tokën, me ujin e mjaftueshëm për të mbushur oqeanet?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

A mund ta kenë furnizuar asteroidët Tokën, me ujin e mjaftueshëm për të mbushur oqeanet?​




Treçereku i asteroideve që rrotullohen rreth Diellit janë të tipit C, të pasur me karbon, që ka një raport të ngjashëm të deuteriumit me hidrogjenin si uji në oqeanet e Tokës. Asteroidëte të gjitha llojeve, ishin shumë më të bollshëm kur oqeanet e Tokës u formuan rreth 4.6 miliardë vjet më parë.
Ndaj nuk është habi që asteroidët janë një pretendent kryesor për burimin e ujit që gjendet sot në Tokë. Por sa prej atyre asteroideve antikë, mund ta kishin gjetur veten në orbita që i nxitën të përplaseshin në Tokë?

Për ta zbuluar këtë gjë, Rebeka Martin dhe Mario Livio nga Universiteti i Nevadas në LasVegas, SHBA, kryen një seri simulimesh numerike, secila me 10.000 grimca prove (në rolin e asteroideve). Saturni, Jupiteri, Toka dhe Dielli u përfshinë në eksperiment si burime të gravitetit.
Mundësia që një asteroid të përplaset me Tokën është e vogël. Ndaj për të gjeneruar statistika të mjaftueshme – edhe me 10.000 grimca prove – Martin dhe Livio u përqendruan tek 3 nën-popullata, të cilat kanë më shumë të ngjarë të fitojnë një rritje të ekscentricitetit, ose prirjes që do t’i çonte ato drejt një përplasjeje me Tokën.

Këto nën–popullata janë asteroide në rezonancën orbitale ν6 me Saturnin, në rezonancën orbitale 2:1 me Jupiterin, dhe në një zonë tashmë shumë të varfëruar të orbitave kaotike përtej Jupiterit. Kur Martin dhe Livio zhvilluan simulimet e tyre, ata zbuluan se vetëm asteroidët në rezonancën ν6 kishte të ngjarë të kishin goditur Tokën në numër të mjaftueshëm, sa për të mbushur më ujë oqeanet e saj.

Gjithashtu ata vlerësuan se sasia maksimale e ujit që mund t’i kenë sjellë Tokës asteroidët ν6,është 8 herë më e madhe sesa sasia e ujit që mbulon aktualisht sipërfaqen e Tokës. A është kynjë justifikim i besueshëm i teorisë së asteroideve si burim për ujin e Tokës?

Jo tamam. Ndërsa sasia e ujit në oqeanet e Tokës është e thjeshtë për t’u llogaritur, sasia e ujit në mantelin e Tokës nuk dihet më siguri. Lëvizshmëria e pllakave tektonike të Tokës,sugjeron se manteli zbutet nga prania e ujit të bollshëm.
Disa vlerësime thonë se sasia e ujit aty, është deri në 10 herë më e madhe se sa në oqeanet që njohim mbi sipërfaqen e Tokës. Vitin që shkoi Laureta Piani e Qendrës për Kërkime Petrografike dhe Gjeokimike në Francë dhe kolegët e saj, botuan analizën e tyre mbi përbërjen e 13 meteoritëve kondritë enstatikë (EC).

Në dallim nga meteoritët e kondritit karbonik, ‘prindërit’ e të cilëve janë asteroidë të tipit C, meteoritët e EC kanë një përbërje izotopike të ngjashme me atë të shkëmbinjve tokësorë. Megjithëse meteoritët e EC në mostrën e Pianit nuk kishin ujë, përmbajtja e hidrogjenit në to ishte çuditërisht e lartë.
Asteroidët ‘prindër’ të meteoritëve të EC, kanë qenë me siguri blloqet kryesore të ndërtimit të Tokës së hershme. Nëse përmbajtja e lartë me hidrogjen e asteroideve do të shndërrohej në ujë, i gjithë inventari i ujit në Tokës mund ta ketë burimin nga asteroidët e tipit C dhe tipit EC. / bota.al
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.