Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

A mund të jetë energjia bërthamore si energji e gjelbër?

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,819
energjia-atomike-780x439.jpg


Gjermania dhe disa shtete të Bashkimit Evropian kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e tyre e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.

Katër shtete së bashku me Gjermaninë kanë kundërshtuar hapur në Glasgow, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të qëndrueshme pro-mjedisore.

“Energjia atomike nuk mund të jetë zgjidhja në krizën për klimën. Ajo është me mjaft rreziqe, shumë e ngadalshme dhe e shtrenjtë për dekadën vendimtare në luftë kundër ndryshimit të klimës”, tha ministrja gjermane e Mjedisit, Svenja Schulze.
Sipas saj, me energjitë e rinovueshme kemi një alternativë të mirë. Këtë pozicion e ndajnë edhe vende si Portugalia, Danimarka dhe Austria,
Disa vende duan ta kategorizojnë energjinë atomike si energji të gjelbër
Sfond i këtij debati janë përpjekjet brenda BE për taksonominë, një sistem klasifikimi për investime mbrojtëse ndaj klimës. Me këtë teknologjitë marrin një vlerësim të caktuar si teknologji pro-mjedisore me qëllim që burimet financiare të përdoren më shumë për teknologjinë e gjelbër.
Por tetë shtete të BE, mes tyre Franca, Polonia, Hungaria, Çekia i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian jo vetëm të klasifikojë si të gjelbra centralet atomike dhe deponitë e tyre, por edhe centralet e gazit natyror. Për energjinë fosile të gazit natyror, ky kategorizim duhet të vlejë përkohësisht deri në vitin 2030, dhe vetëm për “centralet më efikase”, ka bërë të ditur Ministria e Mjedisit në Francë.
Deklarata e pesë ministrave të Mjedisit

Për të vepruar kundër këtyre planeve, ministrja gjermane e Mjedisit, Schulze dhe ministrat e Austrisë, Luksemburgut, Danimarkës dhe Portugalisë publikuan një deklaratë së fundmi.
“Dekada aktuale është vendimtare për rrugën tonë të përbashkët drejt neutralitetit ndaj klimës dhe një sistemi ekonomik, që respekton kufijtë e planetit tonë”, thuhet aty.
Prandaj ka shumë rëndësi, që “të kemi një taksonomi të besueshme, të orientuar të BE”. Nënshkruesit përmendin aty mbetjet e energjisë atomike si të rrezikshme për klimën.
Çdo vend ka “të drejtë sovrane” të vendosë për ose kundër energjisë atomike, theksojnë pesë ministrat e Mjedisit. Por futja e kësaj forme të energjisë në taksonominë e BE “do të dëmtonte integritetin, besueshmërinë dhe vlerën” e energjive të tjera të rigjenerueshme. Në një ekspertizë juridike të Ministrisë Federale të Mjedisit në Berlin, thuhet, se kategorizimi i energjisë atomike si energji e “gjelbër” mund të “nxirrej para gjykatave të BE”. Berlini dhe Vjena jo drejtpërdrejt kërcënojnë me padi, nëse Komisioni Evropian mbështet Francën dhe vendet që janë pro energjisë atomike.




Greenpeace shikon një sinjal të fortë
Drejtuesi i organizatës ambientaliste, Martin Kaiser e përshëndeti aleancën kundër kategorizimit të energjisë atomike si energji të gjelbër.
“Aleanca e shteteve si Gjermania, Austria, Luksemburgu e Portugalia dërgon një sinjal të fuqishëm në drejtim të Komisionit Evropian dhe i vë kufi ngjyrimit të gjelbër të energjisë atomike”, tha Kaiser.
Sipas komisionarit të BE për Financat, Mairead McGuinness vendimi për kategorizimin e energjisë atomike dhe gazit natyror në taksonomi do të merret deri në fund të vitit.
Shtetet anëtare kanë pastaj 12 muaj kohë të ngrenë pretendimet e tyre ndryshe taksonomia hyn në fuqi. /Deutsche Welle/
 
Po kjo lloj energjie nukleare sikur krijon edhe nxehtesi te larte … qysh mund te cilesohet si è gjelber?
 
Esht energjia me e paster ne baz te shkencetareve.
Sidomos centrali qe po ndertihet ne franc nga te gjith vendet e industrializuara. Nga kina ne kanada dhe nga rusia ne amerike.
Behet fjal per central ku nuk ka mbetje radioaktive ku ne te cilin atomet shkrihen, nuk shorethejn,(shperbehen) edhe pse do duhet kohe te realizohet, prap esht shoresa e vetme e njerezimit. Ska ndotje, cdo gje nis nga uji dhe arrihet temperatura e diellit. Etj etj
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.