Pronari i Chelseat, Roman Abramovich ka përzgjedhur dy trajnerë për pasardhës të Antonio Contes.
Menaxheri i “Blues” pritet të largohet nga posti pas përfundimit të këtij sezoni.
Kurse, “Corriere dello Sport” shkruan se Abramovich kërkon një tjetër italian në postin e menaxherit për sezonin e ri, përcjell “lajmi.net”.
Abramovich kërkon trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri.
Por, atij i pëlqen edhe ideja e rikthimit të Carlo Ancelottit, trajner i lirë pas shkarkimit nga Bayern Munich. /Lajmi.net/