Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Adele pushton vendet e para të klasifikimeve britanike

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Adele pushton vendet e para të klasifikimeve britanike​


000 Ln646



Këngëtarja britanike Adele arriti ka arritur një dyshe të rrallë në klasifikimet në Britaninë e Madhe, duke kryesuar ato për albumet dhe këngët më të shitura, me albumin e saj të shumëpritur “30”, i publikuar më 19 nëntor dhe këngën e saj kryesore “Easy on Me”.

Kompania Official Charts njoftoi se albumi “30”, albumi i parë i divës pop në gjashtë vjet, arriti në 261 000 shitje këtë javë, duke u bërë albumi më i shitur në 2021 brenda javës së publikimit të tij.
Prandaj, “30” është albumi i katërt i yllit, që zë vendin e parë të klasifikimeve britanike.

Të mëparshmit, “25”, “21” dhe “19”, kanë bërë një rikthim edhe këtë javë në klasifikim, duke u ngjitur përkatësisht në vendin e 15-të, 18-të dhe 31-të.

Kantautorja 33-vjeçare mbajti, gjithashtu, vendin e parë në listën e këngëve për të gjashtën javë radhazi me këngën e saj “Easy On Me”, duke thyer rekordin e saj personal të vendosur me këngën “Someone Like You”, që qëndroi në krye të renditjes për pesë javë.

Nga 12 këngët që përbëjnë “30”, dy të tjera janë shfaqur këtë javë në top listat e këngëve, “Oh My God”, në vendin e dytë dhe “I Drink Wine” në vendin e katërt.



"Balkanweb
 
Eshte kengetarja ime e preferuar,ka zerin me magjik dhe i ka te merituara te gjitha cmimet qe fiton.?
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.