• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Agnelli këmbëngul për VAR-in në Champions

Alb

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,598
Likes
93
Age
18
#1
Ishte një ditë e rëndësishme dje për futbollin europian, kur gjatë samitit të ECA-s, presidenti Andrea Agnelli njoftoi “lindjen” e mundshme të një kompeticioni të tretë për klubet në Europë, përveç Ligës së Kampionëve dhe “Europa League”.

Kreu i Juventusit, megjithatë, nuk ishte i kufizuar vetëm në këtë pikë, por ka mbrojtur me forcë kërkesën për ta përfshirë sa më shpejt VAR-in në Champions. Kërkesë të cilën e pati bërë menjëherë pas ndeshjes Real Madrid-Juventus, prillin e kaluar, kur penalltia e dhënë për “Los Blancos” në fund të lojës ngjalli polemika të shumta e të ashpra.

“Mbështetja që merr gjyqtari nga VAR është e madhe dhe për këtë arsye ECA do të kërkojë që të futet sa më shpejt që të jetë e mundur në garat e UEFA-s”, – ka thënë Agnelli. ‘Në Botërorin e vitit 2014, në Brazil, janë marrë në masën 95% vendime arbitrale të sakta, ndërsa me futjen e VAR-it në Botërorin e Rusisë, kësaj vere, kjo përqindje u rrit në 99.3%.’ Pra, përdorimi i VAR-it është rruga e drejtë në futboll.

Ceferin (presidenti i UEFA-s) pajtohet me këtë, por ai ka 53 federata. Gjyqtarët nga 53 vende të ndryshme duhet të jenë të trajnuar, duhet t’iu shpjegohet se si aplikohet teknologjia, si duhet proceduar, në mënyrë që të mbahen standardet e kërkuara
. Nuk është në tagrin tim të them se kur VAR-i do të jetë në Ligën e Kampionëve, por shpresoj që në sezonin 2019-2020 të ekzistojnë kushtet për ta zbatuar atë në këtë kompeticion”.

Në këtë kuptim, sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, ECA në të vërtetë ka marrë tashmë garanci të gjera. Por, VAR-i nuk është kërkesa e vetme, e bërë nga shoqata e klubeve europianë të futbollit. ECA, në fakt, shtyn për një reformë serioze të kalendarëve të ndeshjeve, që gjithashtu përfshin standardizimin e merkatos të paktën në pesë ligat kryesore.

The post Agnelli këmbëngul për VAR-in në Champions appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.