Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ajete Kuranore

EWkaQgQXYAA8L4y.jpg
 
Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?

Kaptina Junus, Ajeti 99
 
“Bëhuni të drejtë se vërtet Allahu i do të drejtit”

(El-Huxhurat: 9)
 

Ajete nga kaptina En-Naziat
 
Falënderimi i takon All-llahut, bekimi dhe paqja qofshin me mësuesin, me Muhammedin, të Dërguarin e All-llaut, i cili i solli dobi njerëzisë, me familjen, shokët dhe me ata që ndoqën udhëzimin e tij.

Çdo bashkësi njerëzore në botë ka përshëndetjen e vet edhe muslimanët pa marr parasysh se ku jetojnë e kanë përshëndetjen e vet “Selamin”.

Në një ajet kuranor thuhet: “Kur përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëndetjen edhe më të mirë, ose ktheni njëjtë ashtu. All-llahu llogarit për çdo send. (Nisa; 86); Pra, nëse u thuhet Selam alejkum, ju ktheni atë me alejkum selam ve rahmetullah, ose njëjtë ashtu, alejkum selam.

Në këtë ajet përmendet Tehijjeh është të urosh jetë të gjatë dikujt. Kjo ishte traditë te arabët, ku u përshëndeteshin me Hajakke-`llah, d.m.th. Tungjatjeta (Tu zgjatë jeta). Por me ardhjen e islamit, u zëvendësua me selamin. Selami është më e mirë se ajo e para, pasi me tungjatjeta i dëshiron vetëm jetë të gjatë dhe në këtë botë, ndërsa me selam, je lutur për të që të mbrohet prej të gjitha fatkeqësive, ku hyn edhe jeta e gjatë dhe e lumtur. Fjala Selam është edhe një ndër emrat e Allahut, pra, kur e përshëndet dikë me selam, ke bërë edhe përmendjen e Allahut, dhe besimtarit që i jep selam i garanton siguri. Gjithashtu, edhe letra nëse është me selam, ti duhet ta kthesh me kthimin e selamit.

Selami, si përshëndetje islame është i njohur qysh me ardhjen e njeriut të parë në tokë, pra bashkë me Ademin a.s. Këtë e vërtetojnë fjalët e Muhammedit a.s. i cili thotë:

“Kur All-llahu xh.sh. krijoi Ademin a.s. tha: O Adem, shko dhe përshëndete atë grup melekësh që janë ulur dhe mbaje mend përshëndetjen që do ta kthejnë ato. Sepse ajo është përshëndetje që do të vlejë edhe për ty edhe për pasardhësit tu. Ademi a.s. shkoi dhe i përshëndeti melekët me selam, kurse ata ia kthyen selamin”.

Nga kjo mund të konkludojmë se me selam njëkohësisht përmendim edhe emrin e All-llahut xh.sh.

Në Kur`an thuhet se kur i erdhën melekët Ibrahimit a.s. me lajmin e gëzueshëm se bashkëshortja e tij, Sara, grua e mëshuar që e kishte humbur edhe shpresën e fundit për të lindur fëmijë, do të lind Is`haku, e përshëndetën me selam dhe ai ua ktheu selamin.

Kjo përshëndetje në gjuhën arabe është : Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu! Që do të thotë: Paqja, mëshira dhe bereqeti i Zotit qoftë mbi ju! Pastaj kthimi i përshëndetjes është : Ve alejkumus-selamu ve berekatuhu! Që do të thotë: Edhe me ju qofshin paqja, mëshira dhe bereqeti i Zotit!

Nëse e themi në këtë mënyrë selamin, atëherë edhe shpërblimin do ta kemi më të madh. Gjithashtu është cekur se përshëndetja e xhennetlinjëve do të jetë Selami ( Tehijetuhum fijha selam ).

Një herë Pejgamberi a.s. rrinte në shtëpinë e tij me disa shokë të tij. Në ndërkohë erdhi një sahabë dhe tha Eselamu Alejkum, Pejgamberi a.s. ia ktheu dhe tha: Dhjetë. Hyri një tjetër dhe tha: Eselamu alejkum ve rahmetull-llah, Pejgamberi a.s. ia ktheu dhe tha: Njëzetë. Hyri një tjetër dhe tha: Eselamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu, Pejgamberi a.s. ia ktheu dhe tha:Tridhjetë. Shokët e tij e pyetën Pejgamberin a.s. se çka do të thotë kjo? Ai u përgjigj: Ai i pari që përshëndeti me Eselamu Alejkum fitoi 10 sevabe, i dyti i cili e shtoi ve rahmetull-llahi fitoi 20 sevabe dhe i treti i cili e shtoi ve rahmetull-llahi ve berekatuhu fitoi 30 sevabe. Hasen Garib)1

Parashtrohet pyetja, çfarë dobie kemi prej selamit?! Përgjigjja është se selami na e shton dashurinë, vëllazërinë ndërmjet njëri-tjetrit. All-llahu xh.sh. në një ajet thotë:

“ Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër ”. Gjithashtu edhe Muhammedi a.s. thotë: Nuk do të hyni në xhennet derisa të mos besoni, nuk do të besoni derisa të mos duheni në mes veti, a të ju tregoj në gjë, të cilën nëse e praktikoni do të duheni në mes veti? Sahabët thanë: Po. Pejgamberi a.s. tha: “Përhapeni selamin”.2

Ne e dimë shumë mirë se si është situata te ne. Se sa duhemi ndërmjet veti dhe se sa respektohemi ndërmjet veti. Për t`u afruar ndaj njëri-tjetrit, Muhammedi a.s. thotë: “Në qoftë se doni të jeni sa më të afërt njëri me tjetrin, atëherë përhapeni selamin”.

Besimtari i vërtetë nuk ka të drejtë të përshëndetet me tjetër përshëndetje përveç përshëndetjes islame, përveç në disa raste edhe atë kur takohet me pjesëtarë të feve tjera, edhe në qoftë se ata në atë moment të përshëndesin dhe duhet kthyer ashtu siç ju përshëndesin. Përshëndetjet e tyre çdoherë janë, p.sh.: mirëmëngjesi, mirëdita, mirëmbrëma, tungjatjeta etj. Këto përshëndetje kanë qenë të njohura dhe të cilat i kanë përdorur hebrejtë. Pejgamberi a.s. thotë: “ Më i afërt te All-llahu është ai i cili jep selam”.

Shumë më mirë do të ishte sikur të kishte gara ndërmjet nesh se cili i pari do të japë selam, për shkak se ai i cili jep i pari selam fiton më shumë sevabe, gjegjësisht dhuratë më të madhe tek All-llahu xh.sh. Të jepet selam është Sunnet, ndërsa të kthehet selami është vaxhib Kifaje, pra, mjafton që njëri ta pranoj nga grupi.

Përsëri të kthehemi më pas e të shohim se prej kur muslimanët kanë filluar ta përdorin selamin. Muslimanët e parë filluan ta përdorin selamin kur Muhammedi a.s. shkoi në Mi`raxh. All-llahu xh.sh. e përshëndeti me selam dhe dëshiroi paqe për të. Muhammedi a.s. u përgjigj: Paqja dhe bekimi të jetë tek ne, e kur dëgjoi Xhibrili, menjëherë tha: Nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është pejgamber i Tij.

Mirëpo për fat të keq, besimtarët e kësaj kohe kanë harruar njëri-tjetrin, kanë harruar se pjesëtarë të cilës fe janë, a me atë fillojnë të pranojnë traditat e Perëndimit, të cilat tradita janë në kundërshtim me Kur`anin dhe sunnetin.

Është i njohur rasti i Omerit r.a. i cili në rrugë pa një njeri të dehur dhe e ndoqi deri te shtëpia e tij. Ai u fut në atë shtëpi dhe i tha: Si ec ti nëpër rrugë kështu i dehur, a e din se ke bërë gabim? Njeriu iu përgjigj: Unë ndoshta kam bërë një gabim, por ti ke bërë 3 gabime: e para nuk trokite në derë, e dyta hyre para se të jap leje dhe e treta nuk përshëndete me selam, ndërsa All-llahu xh.sh. thotë:“ O ju që keni besuar, mos hyni në shtëpitë e huaja gjersa nuk u japin leje dhe gjersa banorët e shtëpisë nuk i përshëndet me selam, ajo është më mirë për ju”.

Nga kjo mund të kuptojmë se besimtari nuk guxon të hyjë pa lejen e pronarit dhe pa selam. Këtu Kur`ani udhëzon se kur të shkojmë te ndonjë shtëpi, duhet t`i përshëndesim me selam. Muhammedi a.s. thotë: “Përshëndete me selam atë të cilin e njeh dhe atë të cilin nuk e njeh”.

Ky hadith na e bën me dije se kushdo që të jetë, duhet të jepet selami pa dallim race, gjinie apo moshe. Kur ne e përshëndesim fëmijën e vogël me selam, në këtë mënyrë mund ta mësojmë që ai në të ardhmen të veprojë si ne. Pejgamberi a.s. ka thënë: “O ju njerëz, përdorni selamin, ushqeni të nevojshmit, vazhdoni të jeni në lidhje me të afërmit, faluni gjatë natës kur të tjerët flenë, do të hyni në xhennet me rehati”.

Përshëndetja islame ka edhe rregullat e saja. Muhammedi a.s. thotë: “ Kalorësi hipur në kalë e përshëndet këmbësorin, këmbësori të ulurin, grupi i vogël grupin e madh, i riu plakun e kështu me radhë”. Gjithashtu ka raste kur nuk është e pëlqyeshme dhënia e selamit, e ato raste janë: kur dikush lexon Kur`an, kur dikush falet, kur dikush ligjëron, kur thërret ezani, ai që avretin e ka të zbuluar ose është në nevojtore, ai që gjendet në banje, kur dikush është në gjumë, në mexhlis të diturisë, kur është duke ngrënë ushqim etj. Po ashtu nuk i jepet selam atij që është duke bërë mëkat si p.sh. nëse është duke luajtur bixhoz ose duke pirë alkool etj, sepse kjo është mëkat e selami adhurim. Po ashtu Islami u jep vend të posaçëm edhe të vdekurve. Me rastin e vizitave të varrezave, apo gjatë kalimit rreth tyre, të vdekurit duhet përshëndetur me këto fjalë:

Es-selamu alejkum dare kaumin mu`minin ve inna inshaallah bikum lahikun.

“Paqja e All-llahut qoftë mbi ju o banorë të varrezave! All-llahu na i faltë mëkatet neve dhe juve”.

Islami ka caktuar selamin si përshëndetje në mënyrë të ndërsjellë mes muslimanëve.

Një herë Umejr ibën Vehb hyri në mexhlisin e Muhammedit a.s. me qëllim që ta mbysë. E përshëndeti me përshëndetjen arabe që ua bënin udhëheqësve: Ebejtel-leane- refuzon mallkimin”. Muhammedi a.s. i tha: “All-llahu në vend të saj na ka sjellë një përshëndetje tjetër më të mirë: Esselamu alejkum”. Pastaj Umejr ibën Vehbi pranoi Islamin. Këtë përshëndetje Islame nuk e zëvendëson asnjë përshëndetje tjetër.

Pasi të jepet selami nuk është dëm të thuhet: merhaba, mirëdita etj. Transmetohet nga Aisheja r.a. se Muhammedi a.s. bijës së vet Fatimes i ka thënë: “Merhaba bija ime”.

Enesi r.a. tregon: Se një njeri i ka thënë alejhi selamit: ” O Pejgamber i All-llahut, kur dikush prej nesh e takon vëllanë e vet ose mikun e vet, a duhet ti përulet? ” Jo ” iu përgjigj Alejhisselami.” A duhet të përqafojmë dhe puthë?” Jo” tha Alejhisselami. ” A duhet të kapemi për dore?”Po” Ju përgjigj Muhammedi s.a.v.s.

Gjithashtu selamin e plotëson kapja për dore. U pyet Enesi r.a. se kapja për dore a përdorej mes sahabëve të Muhammedit a.s.? Tha: Po.

Imam Neveviu ka thënë: “Kapja për dore gjatë takimit është sunnet me ixhmain e të gjithëve. Nga ky rregull përjashtohet folja e grave të huaja për dore”.

Në një rast e kanë pyetur Muhamedin a.s.: Çka është më së miri të punohet prej veprave Islame? Në çka ai është përgjigjur: ” Me dhënë selam, më e ushqyer me bukë atë çka e njeh dhe atë çka nuk e njeh”.

Po ashtu Pejgamberi a.s. thotë: “Kur të vjen ndokush prej jush në ndonjë vend ku rrinë njerëzit, le të jep selam, e edhe kur të çohet dhe ndahet prej atij mexhlisi, le të jep selam, sepse sikur i dyti ashtu edhe i treti janë të preferueshëm”.

Gjithashtu është e njohur se sahabët kur u takoheshin, jepnin selam, e nëse gjatë rrugës i ndante ndonjë dru, ata përsëri i jepnin selam njëri-tjetrit.

Po ashtu Pejgamberi a.s. ka thënë se: Mos i përshëndetni hebrenjtë dhe të krishterët të parët…” 3

“…e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): “Nuk je besimtarë!”… (Nisa, 94) pra, nëse ata e shprehin përshëndetjen me selam, konsiderohet besimtarë.

Pra ne si muslimanë duhet ta praktikojmë këtë sunnet e jo ta lëmë pas shpine, gjithashtu duhet t`i urdhërojmë edhe fëmijët tanë ta praktikojnë. All-llahu xh.sh. na udhëzoftë në rrugën e drejtë. Falenderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave.

Për selamin po ashtu flet sureja Nur, ajeti 61;

1 Ahmedi, vëll. IV, f. 439; Ebu Davudi vëll. V f. 379; Tuhfetul Ahfedhij i Tirmidhiut vëll VII f. 463 dhe Keshful Estar vëll. 2 f. 418;

2 Ebu Davudi vëll. V f. 378

3 Muslimi vëll. IV f. 1707
 
-Zoti im!
Ti je deshmitari im i afert dhe mbrojtesi i
cdo gjeje,mbrohem nga Ti nga dituria qe s'jep dobi,nga zemra qe dridhet,nga nefsi qe nuk ngopet.

O Zoti im!
Dua nje gjuhe besnike dhe zemer te
paster.
Mbeshtetem tek Ti nga sherri i gjerave qe Ti i di.
Prej Teje kerkoj dobine e gjerave qe Ti i njeh.
Padyshim:
Ti je njohesi i te fshehtave.
Per hir te bukurise se fytyres me te cilen eshte ndricuar fytyra Jote,bema te mundur njohjen e lumturise ne kete bote dhe ne boten tjeter!

-O Zoti im!
Nese ka nga ata qe me urrejne mua t'me shohin te lumtur,
Atehere jepu atyre lumturi qe i ben ata te harrojne lumturine time!

-O Zot!
Me ruaj mua nga ngaterrestaret dhe pergojimi!
Nese dashuria ime ndaj njeriut tim te dashur pakesohet,
Me jep drite nga drita jote hyjnore te mos kursehem per njeriun e dashur!
E nese me sprovon ne rrugen e nje fati te ri,
Atehere me pergezo me arritjen e kenaqesise tende o Zot.

O Zoti im!
Mos me sprovo te shkel te drejtat dhe nderin e askujt,
E mos i bej njerezit t'me duan vetem per meshire!
Me bej te flas gjithmone te verteten e paster!

O Zoti im!
Bej qe urrejtja e te tjereve ndaj meje,te mos me largoje asnjehere nga rruga jote!
Bej qe keto fjalet e mia te futen ne zemren e cdo njeriu dhe keta,t'ua percjellin keto fjale te gjithe atyre qe nuk i kane degjuar!

-O Zoti im!
Qetesoje dhe rehatoje cdo zemer qe vuan ne heshtje!

-O Zoti im!
Ty te jam dorezuar,jeta dhe vdekja ime jane vetem per ty!

-O Zoti im!
Hapmi dyert e meshires Tende dhe mi lehteso dyert e rrizkut Tend!

-Zoti im!
Mos me largo mua ma tri gjera!
-Nga perkushtimi im ndaj Teje,
-Nga kenaqesia e prinderve
-Dhe nga ata qe i dua!

-O Zoti im!
Mos me privo nga MIRESIA qe gjendet tek Ti per shkak te SHERRIT qe gjendet tek une!

O Zoti im!
Me bej mua nga me te sinqertit,
Me te devotshmit,
Me te moralshmit,
Me te pastertit,
Me respektuesit,
Sadakadhenesit!

-O Zoti im!
Fale shikimin tim,
Fale degjimin tim,
Fale gjuhen time,
Fale vepren time,
Falme mua o Zot.

-O Zoti im!
Ti qe i di te fshehtat dhe te dukshmet,
Ruame mua nga te keqiat e vetes sime dhe nga te keqiat e te tjereve.
Me ruaj o Zot qe mos i bej padrejtesi askujt dhe as t'me bej dikush padrejtesi!

O Zot!
Me jep dashuri te thelle qe nuk shuhet kur urrehem,

Me dhuro zemer te gjere,qe nuk ndyhet kur zhgenjehem!

Me jep qendrese qe nuk shteret kur luftohem,

Me jep vullnet qe nuk tretet kur perballem!

Me jep durim qe nuk humbem kur goditem,

Me jep nder qe nuk rrenohet kur shkelem!

Kerkoj faljen tende sepse vertet Ti je fales I Madh.

-O Zoti im!
Shkule nga zemra ime dashurine e gjerave qe nuk i do Ti.

-O Zot!
M'i mbro te metat e mia dhe me qeteso ne momentet trishtuese!

-O Zot!
Me jep sy qe te shoh njeriun e jetes,nje
zemer qe fal te keqen dhe nje shpirt qe kurre nuk humb besimin...

-O Zoti im!
Me ruaj prej dyshimeve te cilat mund te jene shkaterruese per mua!

-O Zoti im!
Me meso t'i dua njerezit ashtu sic dua veten,
Dhe me meso ta gjykoj veten ashtu sic i gjykoj njerezit...

-O Zoti im!
Falmi te gjitha te metat e mia,
Te voglat dhe te medhate,
Te parat dhe te fundit,
Te dukshmet dhe te fshetat !
Prandaj me pastro nga gabimet,sic pastrohen rrobat nga papastertite.

-O Zoti im!
Ashtu sic i deshiroj per veten time keto lutje,
Bej qe lutjet e mia te shkojne edhe per te gjithe ata qe me duan dhe qe i dua per hir te kenaqesise Tende o Zot.

-O Zoti im!
Mos lejo qe e shkuara ime te vrase te ardhmen time!

Nese te gjithe me braktisin ne kete bote,Ti mos me ler vetem kurre!

-O Zot!
Nese me sheh mua te larguar nga Ti,me kthe mua drejt Teje,me nje kthim te mire!

Pastroji zemrat tona nga varshmeria e ndokujt tjeter,PERVEC TEJE,dhe na bej prej atyre qe Ti i do dhe te duam!

-O Zoti im!
Me ndrico jeten time!
Ma qeteso zemren!
Ma lumturo shpirtin!

-O Zoti im !
Me ndihmo te te kujtoj gjithmone,
Te te falenderoj mengjes e mbremje
Te te Adhuroj ashtu sikurse e
meriton Ti.

-O Zoti im!
Kur un humbas shpresen,me kujto se
Madheria Jote eshte mbi gjithcka.

-O Zoti im!
Falme ne te kaluaren,
Me pergatit per te sotmen,
Dhe ji me mua ne te ardhmen!

-O Zot!
Mundesoji syve t’mi te shohin Driten
Tende, dhe te humburve te gjejne rrugen e drejte.

-O Zot!
Me bej te jetoj modest dhe i perulur ndaj Teje!
Te vdes modest dhe i perulur!
Dhe te ringjallem ne mesin e njerezve modeste dhe te perulur!

-O Zot!
Te lutem mos ma zhduk ate vegim te embel te asaj buzeqeshjeje dhe beje qe ajo buzeqeshje te jete per mua veshje per shpirtin tim, i cili do te
plotesoje gjysmen e zemres sime dhe duke bere keshtu, te me beje te plote.

-O Zot!
Beje ate te bollshme ne dashuri dhe ne te qeshur,
Ne devotshmeri dhe sinqeritet,
Ne perpjekje per jeten e pertejme...

-O Zoti im!
Une kerkoj prej Teje udhezimin,
Devotshmerine,
Faljen,
Dhe mjaftueshmerine!

-O Zot!
Beje qe dita me e mire e imja te jete dita kur une te jem para Teje!

Mos me ler te mbeshtetem ne veten time, as sa nje levizje e syrit.

-O Zot!
Mundesoja gjuheve tona lutjen e sinqerte dhe bej qe gjithsecili te jape ate qe ka ne zemren e tij.

{Dhe per hir te Zotit tend,duro!} Kur'an 74:4
 
“Unë dhimbjen time dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut”.

Jusuf: 86.
 
  • Përqafime
Reactions: A2.
“Allahu është Ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve!” (Jusuf: 64)
 
@Ablla

Ketu e ke temen per ajete ose citate nga Kur'ani ?
 
Respekt per tana besimet!

Mendoj me veten teme, kjo asht nje teme islame qe meriton respekt.

U them tanve qe kam ba nje teze jurisprudenciale, ne lidhje me te drejten islamike, "sharia",
le te themi kam shkru liber depozituar ne nje nder universitet ma te mira te evropes.

Cfare dua te them ketu?

Shume gjera historike, juridike, ekonomike, shoqerore ..ect

por

pershtypja ma e madhe per mu ne 5 vjet studime juridike islame ka qene BANKA ISLAMIKE.....

Nese do flasim ne koncepte financiare botnore mendoj qe modeli i Bankave Islamike asht shembulli ma i mire per me pas nje bote te ekuilibrume dhe te drejte...
 
A PO DO ME E LARGU SHQETËSIMIN?
Allahu i Lartësuar:


"وَلَقَدْ نَعْلَمُ أَنَّكَ يَضِيقُ صَدْرُكَ بِمَا يَقُولُونَ. فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَكُن مِّنَ السَّاجِدِينَ" (الحجر: ٩٧-٩٨)

"Ne e dimë mirë që ty të ngushtohet gjoksi nga fjalët e tyre. Prandaj, madhëroje Zotin tënd duke e lavdëruar dhe ji prej atyre që i përulen Atij!"
(El-Hixhr: 97-98)



Namazi/salat dhe madhërimi i Allahut/tesbih janë ndër shkaqet kryesore për largimin e ngushtimit/shqetësimit nga gjoksi.

Prandaj, i dërguari i Allahut alejhissalatu vesselam, kur e shqetësonte një çështje, futej në namaz.

✍
Esh-Shenkiti
?
Advaul-bejan
 
PËR KË ËSHTË XHENETI?

Allahu i Lartësuar thotë:

"وَجَزَاهُم بِمَا صَبَرُوا جَنَّةً وَحَرِيرًا" (الإنسان: ١٢)

"Dhe Ai i shpërbleu ata për durimin e tyre me xhenet dhe petka të mëndafshta". (El-Insan: 12)


Xheneti nuk është për ata që pushojnë dhe lakmojnë rehatinë!
Xheneti është shpërblim për ata që i kaluan udhët përplot telashe mbi urët e sabrit/durimit!

275508031_460605365855188_8754695839205792348_n.jpg
 
NË SPROVË KA HAJR T'MADH!

Allahu i Lartësuar thotë:

"أَمَّا ٱلسَّفِينَةُ فَكَانَتْ لِمَسَٰكِينَ يَعْمَلُونَ فِى ٱلْبَحْرِ فَأَرَدتُّ أَنْ أَعِيبَهَا وَكَانَ وَرَآءَهُم مَّلِكٌ يَأْخُذُ كُلَّ سَفِينَةٍ غَصْبًا" (الكهف: ٧٩)

"Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që punonin në det. Unë desha ta dëmtoj atë sepse para tyre ishte një mbret i cili grabiste çdo anije (pa të meta)". (El-Kehf: 79)

Nganjëherë, Allahu të sprovon me vështirësi të vogël për të të shpëtuar nga vështirësia e madhe!

274243342_449214693660922_6172636999942741502_n.jpg
 
" Miresine time nuk mund ta gezojne mizoret ."

( Kur'an El-Bekare : 124 )
 
Njeriu i përzgjedh veprat e tij, e veprat e tij ia përzgjedhin të ardhmen e tij.

Keni shije në përzgjedhjen e veprave tuaja, që ta keni një të ardhme me shije.

276159175_348817053925512_4679184029193105001_n.jpg
 
"Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat".

(Ibrahim, 7)
 
@Mignonne kjo eshte kaptina El Felek e 113-ta me radhe ose e parafundit e Kuranit:

IMG_20220528_180322.jpg
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.