Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Akrepi ♏

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Shenjat e horoskopit, karakteristikat e Akrepit​

akrepi-1-new.jpg

Karakteristikat e shenjës Akrepi është se janë të pasionuar dhe me karakter të fortë.
Janë të vendosur, nuk e lënë kurrë në gjysem ate që marrin përsipër dhe u pëlqen të kërkojne derisa ta gjejnë të vërtetën.
Akrepat janë udhëheqësa të mëdhenje, të cilët njohin gjithmonë se c’ndodh rreth tyre dhe kanë talent në gjetjen e zgjidhjeve ndaj situatave të vështira.
Kanë aftësi të mëdha administrative dhe janë shumë të përkushtuar për cdo gjë që bëjnë.
Avantazhet e Akrepit: Mbështetës, Besnikë, Të Pasionuar, Gjeniale, Të Vëmendshëm, Dinamike, Miq të vërtetë, Këmbëngulës.
Disavantazhet e Akrepit: Xhelozë, Misterjoz, Të Fiksuar(pas fjalëve/situatave), Dyshues, Kokfortë, Shpërthyes.

U pëlqen: Sinqeriteti, Drejtësia, Marrëdhëniet afatgjata, Ngacmimet, Pasioni, Ndjeshmëria.
Nuk u pëlqen: Tradhëtia, Zbulimi i sekreteve, Gënjeshtrat, Pasiviteti.

Karakteri i Akrepit​

Akrepi është shenja e Ujit dhe jeton për të shijuar dhe shprehur ndjenjat.
Edhe pse ndjenjat janë të rëndësishme për Akrepin, i shpreh ndryshe nga shenjat e tjera të Ujit.
Në cdo rast, mund të jeni të sigurtë se Akrepi do i ruajë sekretet tuaja, cilado qofshin ato.
Plutoni është planeti i transformimit dhe rilindjes, por edhe sundimtari i kësaj shenje.
Akrepat janë të njohur për sjelljen e tyre të qetë dhe të këndshme, si dhe për pamjen e tyre misterioze.
Ata që thonë se Akrepi është agresiv, ndoshta i kuptojnë shumë mirë rregullat e universit.
Në fakt, kur nje Akrep plagoset, për arsye mbrojtëse, do lëshojë helmin.
Akrepi e urren mosndëshkimin dhe mund të xhelozojë dhe të dyshojë, do duhet të mesojë të ambjentohet në situata të vështira.
Akrepat janë shumë të pavarur, janë në gjendje të përfundojnë gjithcka pa e lënë përgjysëm.
Mund të mbijetojnë pa problem nga vetmia dhe nuk janë shumë komunikues si shenjat e tjera.
Disave u pëlqen të jetojnë vetëm, përderisa kështu nuk përbën problem se kush do jetë “komandanti” në shtëpi. U pëlqen të kenë kontrollin.

Akrepi dhe Shoqëria​

Si Akrep jeni selektiv në miqësi dhe zakonisht keni një gamë shumë të ndryshme njohjesh që i keni nevojë për të forcuar interesat tuaja shpirtërore dhe emocionale.
Tek disa njerëz, miqësia juaj mund të duket e fuqishme.
Jeni tipi i përsonit që zhyteni thellë në karakterin e tjetrit dhe nevojat e tij emocionale.
Ndërkohë, këtë mund ta marrin si kërcënim, por ju doni të dini saktësisht se cila është lidhja juaj me të tjerët dhe pasi siguroheni se ja vlejnë,
do bëni gjithcka për ti mbështetur.
Si shok/shoqe, jeni bujar, mikpritës dhe bëni një shoqëri të këndshme.
Në fakt, edhe pse Akrepi është mjaft intensiv dhe serioz, ka aftësinë t’i bëjë të tjerët të qeshin, të zbukuroj detajet dhe të sjellë gëzim të madh.
Me një mik Akrep duhet të jeni të sigurtë se sekretet tuaja nuk rrezikojnë të zbulohen.
Në realitet, Akrepi ndoshta ka shumë sekrete për vete, kështu që e kupton vlerën e ruajtjes së konfidencialitetit për çdo gjë që mund të ndani me të.
Gjithashtu, Akrepi është një psikolog i përsosur dhe, nëse sekreti juaj bazohet në ndonjë problem që mund të përballeni, është shenja më e mirë e zodiakut për tju dhënë këshilla të sakta se si të gjeni zgjidhjet e duhura.
Akrepi nuk interesohet për një shoqëri apo njohje të thjeshtë.
Preferon të thellësojë lidhjen me ndonjë të cilin ndjen se përshtatet dhe kërkon lidhje që do i rezistojnë kohës.
Akrepi në përgjithësi duhet të rrethohet me njerëz që janë interesantë dhe kanë pasur sukses ose kanë përjetuar diçka që i bën ata interesantë të jenë pranë tij.
Nuk tërhiqen kurrë nga përsonalitetet e mërzitshme.
Për të zhvilluar më mirë miqësinë tuaj me një Akrep, ju duhet ta sfidoni atë në aktivitete, në gara sportive ose të paktën çështje me interes që mund të jenë të reja për të.
Prezantojeni me njerëz të tjerë, dilni në vende të pazakonshme që mund të jenë me interes kulturor ose shpirtëror dhe ju do të fitoni zemrën e tij.
Ata e duan muzikën dhe artin në përgjithësi.
Akrepat janë vecanërisht besnikë, të përkushtuar ndaj miqve.
Por nëse ndjejnë se të tjerët nuk i përshtaten shoqërisë së tyre, do largohen shumë shpejt për të ofruar diku tjetër energjine e tyre.
Është e rëndësishme të jeni të sinqertë me një Akrep.
Nuk do e harrojë kurrë gjestin tuaj të mirë, por nëse plagoset vështirë se do ju falë.

Akrepi dhe Puna​

Akrepi, në mjedisin e tij të punës, është shumë bindës.
Është plot energji, urren dembelizmin dhe ka nevojë për lëvizje dhe ankth për t’u ndjerë i gjallë.
Por energjia e tejmbushur nganjëherë mund të bezdisi të tjerët.

Akrepi është i gatshëm dhe punëtor, nuk qëndron kurrë pasiv.
Fyet dhe behet i brisht kur nuk ka atë që do ose nëse gjendet në një situatë të sikletshme.
Nëse i dorezohet pësimizmit, ndjenjat e tij e vështirësojnë të bëhet optimist.
Prandaj dhe kur ka ndonjë problem bën c’është e mundur ta zgjidhi sa më shpejt.
Është i sinqertë me kolegët e tij, nuk e detyron veten të bëjë diçka që nuk dëshiron dhe kurrë nuk do të jetë hipokrit.

Ndër figura të mëdha drejtuese, shkencëtarë të famshëm dhe artistë të suksesshëm do të gjeni një përqindje të konsiderueshme Akrepa.
Akrepi që të ndjehet mirë duhet të ketë një pozitë të fortë për të pasur kontrollin absolut të situatës.
Zakonisht administrojnë me saktësi paratë e tyre dhe krijojnë biznese të suksesshme.
Dallohen për aftësine të drejtojnë saktë punëtoret ose grupet e tyre shoqërore.

Nëse bashkpunoni me një Akrep, do vini re se edhe pse ka përsonalitet të fuqishëm, zakonisht është tip i qetë.
Është tepër ambicioz dhe ka rezerva të pashterueshme fuqishë të brendshme.
Është i pasionuar, i pëlqen të përjetojë situata intensive, nuk i frikësohet punës dhe ka frymë kolektive.
Ka treguar se është besnik tek miqtë dhe kolegët e tij, shpesh i beson njerëzve që konsiderohen të pasuksesshëm nga të tjerët dhe mund të bëhet armik i keq.
Nëse nuk doni ti hapni vetes tuaj telashe, mos e nënvlersoni kurrë fuqinë e një Akrepi.

Personaliteti i Akrepit​

Jeta e Akrepit përfshin misterin, tensionin dhe marrëdhëniet që bazohen tek besimi.
Ju ka rastisur ndonjëherë dikush, dhe besnik dhe konkurues por dhe shumë intensiv disa herë?
Me siguri ka qenë Akrep.
Një prej karakteristikave më themelore të Akrepit është nevoja e tij e madhe për marrëdhëniet e bazuara tek besimi.

Me sundues Plutonin, Akrepi gëzon privilegjin e të qenurit në pushtet.
Nevojitet shumë mund dhe kohë qe të fitosh besimin e Akrepit, por nëse ja arrini, lidhja do zgjazë përgjithmonë.

Karakteristikat pozitive të astrologjisë së Akrepit përfshijnë magjepsëzi të parezistueshme, pasion, besnikëri dhe mbrojtje.
Nuk frikësohen të ndërpresin papritmas lidhjet me një marrëdhënie, nëse ndihen se nuk munden të besojnë dikë.
Është një shenjë që ka nevojë të ketë plotësisht kontrollin e situatës.

Disavantazhet e Akrepit janë se ka obsesion dhe është gjykues, xheloz, misterjoz dhe hakmarrës.
Gjithashtu, është jashtëzakonisht besnik dhe mbrojtës me ata që gëzojnë vlerësimin e tij.
Akrepat janë jasht mase ambiciozë, këmbëngulës dhe të vendosur, dicka që duket nga etja e tyre për pushtet dhe kontroll.
Akrepi do mundohet shumë për të arritur ato që dëshiron dhe do ta realizojë.
Nuk dorëzohet kurrë dhe është i vendosur t’ja arrijë qëllimit të tij.
Celësi i suksesit për këtë, është ambjentimi i tij.
Akrepat janë konkurrentë të patrembur, në kombinim me aftësine e vëzhgimit dhe kujtesën e tyre të shkëlqyer, do të kujtojnë fakte dhe do të mbështeten mbi to, nëse kjo nevojitet.
Kërkojnë fitore të drejtë, me gjykime të drejta dhe argumente që mbështesin mendimet dhe opinionet e tyre.
Janë të shkëlqyeshëm të rikthejnë rendin në një situatë kaotike dhe gjithashtu munden mjaft mirë ta drejtojnë për qëllim përfitimi përsonal.
Kujdes, sepse një Akrep mund të shndërrohet në një kundërshtar të rrezikshëm, përderisa është i aftë të përdori fuqinë vetëm për përfitim personal.

Akrepi është shenja më e keqkuptuar nga të gjitha.
Është i mbushur plot me tensione dhe kontraste.
Dëshiron gjithmonë të dijë se c’ndodh rreth tij, por paralelisht i intereson gjithcka e paspjegueshme dhe metafizike, si teoritë e konspiracionit apo cdo gjë tjetër që fsheh mister.
Mund të fshejë ndjenjat dhe motivet e tij të vërteta, zakonisht diku synon dhe gjithmonë ka një zgjidhje të sigurt në xhep.
Nevoja e tij e vazhdueshme është që të ketë kontrollin, vetëm kështu ndihet i sigurtë.
Kur nuk ka kontrollin, është dicka që i krijon një pasiguri të pabesueshme.
Është emocional dhe ka tendencën të bëjë tragjedike atë që ndjen.
Xhelozia e tepruar është një nga elementët negativë të karakterit të tij.

Nga ana tjetër, Akrepat janë të njohur për guximin dhe vullnetin e tyre të fortë për arritjen e suksesit dhe përkushtimin e tyre të madh.
Përpiqen vazhdimisht të përceptojnë ndjenjat e tyre nëpërmjet kuptimit më të thellë të jetës.
Janë individë shumë intuitë, por jo në kuptimin frymor.
Ndjejnë më shumë, gjithcka ka të bëjë me trurin, kuptojnë plotësisht misterin e fuqisë qe ka intelekti njerëzor.
I frikësohen dështimit, por dinë ta fshehin mirë këtë ndjenjë.
Nëse dështojnë diku, do të përdorin ambjentësimin e tyre, që të vazhdojnë para dhe të lënë pas eksperiencën e keqe.
Mos prisni të ndajnë këtë histori me dikë, sepse kjo do tregonte dobësi dhe një Akrep asnjëherë nuk e tregon dobësinë.
Dëshiron të jetë gjithmonë më i miri, në të gjitha dhe nuk e pranon kollaj rolin dytësor.

Njëra nga arsyet që Akrepi duket se ka sukses gjithmonë në planet e tij, është sepse vendos objektiva relativisht të lehta dhe afatshkurtra, të cilat i di që në fillim se do i plotësojë.
I njeh aftësite e tij dhe do vendosi vetëm “bast” të sigurtë.
E ka të vështirë të besojë dikë.
Duhet të lodhet dikush qe të fitojë besimin e tij dhe kjo varet nga koha.
Kur kjo ndodh, Akrepi do të ofrojë dashurinë e tij të thellë.
Nën pamjen e sertë, energjia dhe emocionet janë në vigjilencë të vazhdueshme dhe Akrepi i dërgon ato në aktivitete të dobishme, hobi, marrëdhënie ose karrierë.
Ka instikt të fort dhe beson në spontanitetin e tij, që zakonisht, e drejton saktë.
Leksion jete për një Akrep është që të jetë në gjendje të kanalizojë energjinë e tij për qëllime pozitive dhe të mos përqendrohet në motive të errëta, si manipulimi i të tjerëve dhe lakmia.
Vetëm atëherë do të ketë sukses në jetën e tij, duke pasur një ndërgjegje të pastër dhe të qetë dhe miq me të cilët mund t’i besojë dhe t’i dojë.

Bota e brendshme e Akrepit​

Akrepi është shenja e ekstremit dhe tensionit, mendon thellësisht, aktiv dhe gjithmonë ka brenda tij dicka më shumë nga cduket.
Paraqet një imazh të qetë, të pavarur dhe me humor në botën e jashtme, ndërsa nën maskë ekziston një fuqi e madhe dhe ekstreme, pasion intensiv, vullnet i fortë dhe energji e vazhdueshme.
Ka mendje të mprehtë, mos u habisni nëse ju bombardon me pyetje, thjesht përpiqet të analizojë dhe të kuptojë mënyrën tuaj të mendimit dhe të vlerësojë situatën.
Do gjithmonë të dijë Pse?, Si? dhe cdo hollësi tjetër.
E frikëson fakti se ka njerëz që do përpiqen të luajnë me ndjenjat e tij.
Kur Akrepi gjen dikë qe e respekton, do ta mbajë pranë dhe do ti sillet me mirësi të pabesueshme, besnikëri dhe bujari.
Në pamjen e jashtme, duket misterioz.
Kjo i terheq të tjerët si magnet.
Është i njohur për prirjen të kontrollojë gjithcka dhe për bujarinë e tij, por e bën për të ndjerë siguri në vetvete.

Akrepi dhe Marrëdhëniet​

Kryesisht, për Akrepin pothuajse gjithcka përbën një komponent sensual në marrëdhëniet e tij.
Akrepi stimulohet nga dimensioni emocional i seksit dhe i kushtohet çdo aktiviteti sensual.
Tërheqja, dëshira dhe pasioni që vlon brenda Akrepit, është kënaqësia e vërtetë e seksit.
Akti natyror erotik është thjesht një mënyrë për të përjetuar ndjenjat e tij, qe sa më shumë intensive janë aq më shumë e shijon.

Akrepi Mashkull​

Akrepi mashkull interesohet gjithmonë për të tjerët por edhe për c’mendime kanë të tjerët për të.
Synon admirimin e tij nga të tjerët, dëshiron të duan dhe të vlerësojnë ato që bën.
Është ambicioz dhe nuk i frikësohet rrezikut.
Nuk i pelqejnë përkufizimet, synon të ndjejë emocione intensive dhe të provojë kufijtë e tij.
Si fëmijë, Akrepi ka qenë me siguri një “problem” i madh për prindërit e tij!
Kur rritet, edhe pse është bërë më llogjikues, urren të përkufizojë vetveten dhe sakrificon shumë gjëra për një pasion.

Tërheqja intensive është fizike, në fakt e vërteta është se Akrepi, kërkon dhe preferon sigurinë, përkëdheljen dhe ngrohtësinë emocionale.
Ndonëse nuk i përballon emocionet …dramaturgjike në jetën e tij, shpesh herë “ndodhet” përballë me situata të vështira.
Në sytë e femrave më të shumta frymëzon fuqi por dhe mister.

Do ta takoni kudo që egziston atmosfera erotike dhe pasioni.
Në ndonjë dyqan që shet rroba seksi, në vende të errëta dinake.
Akoma dhe në ndonjë kinema duke parë ndonjë film policor.
Ai –si “dedektiv” origjinal- do të zbulojë “kriminelin”.
Që nga momenti që do t’ju “fiksojë” , merrni iniciativën.
Do t’a impresiononi!

Që të ruani balancën me të do duhet të ndjehet se ai është qendra e jetës suaj, ndërkohë përgatituni tju rrethojë dhe një “natyrë misterioze”.

Në dashuri, cojeni në ekstrem herë pas herë: pasi e impresionon të merrni ju vendimet edhe në seks!

Si është të dalësh me një Akrep mashkull?​

Për Akrepin mashkull, femra përfaqëson prestigjin.
Partnerja e tij duhet të jetë mbresëlënëse dhe e admirueshme, dhe paraqitja e jashtme ka shumë rëndësi për të.
Me këtë mënyrë dëshiron të fitojë admirimin dhe të krijojë përshtypje të mira nga të tjerët.
Ka nevojë për një femër emocionalisht të qendrueshme dhe optimiste që do ti largojë mërzinë.
Kur dashurohet, Akrepi mashkull përkujdeset, me ndjenja të sinqerta për partneren e tij.
Martesa nuk e frikëson.
Ditën që do të gjejë gjysmën tjetër të shpirtit të tij, nuk do hezitojë të lidhet.
Mund të bëhet shumë kritikues.
Sipas tij: partnerja që përfaqëson femrën me të admirueshme në botë, nuk do dëshironte që ta “humbiste”.
Akrepi mashkull nuk është dhe aq i lehtë, por është bujar, i sinqert dhe ambicioz.
Një gjë është e sigurt, asnjëherë nuk do të mërziteni me një Akrep mashkull.
Edhe nëse flirton diku tjetër, asnjëherë nuk do të tradhëtojë.
Thjesht përpiqet të “shkëlqejë” në sytë e femrave të tjera, që të vërtetojë vetveten dhe kufizohet vetëm me kaq.

Akrepi mashkull është shumë i ndjeshëm dhe ndjen vetmi disa herë, por nuk do e shfaqi kurrë këtë ndjenjë.
Kur ndodheni me të, lejoni ndjeshmerinë dhe butësinë tuaj të shfaqen.
Nxisni ndjenjat e tij, vetëm nëse synoni një marrëdhënie me të, përndryshe do të besojë se luani me të dhe nuk do t’ju falë kurrë.
Luajtja me ndjenjat e tij nuk është një lëvizje e mençur.
Do bëhet xheloz dhe kritikues.
Nuk ka ndërmend të lejojë asnjë femër ta kontrollojë atë.
Lëreni të ndjehet se ai është udhëheqësi dhe nuk do humbisni, pasi vërtet është një përson emocionues.
Mos u grindni, sepse e ka të vështirë të kuptojë fillimisht ndjenjat e tij.
Akrepat Meshkujt janë përkujdestarë të shkëlqyeshëm dhe do të ndjeni gjithmonë siguri nën rrezatimin, pasionin dhe energjine e tyre.

Akrepi Femër​

Slogani i saj është “kush më do, le të afrohet”, të tjerët le të shkojnë ku të duan!
Jep, por pretendon të marri më shumë në shkëmbim.
Akrepi Femër është karizmatike, impresionon me vullnetin dhe vendosmërinë e saj.
Por do të pendohet kollaj nëse nuk merr atë që dëshiron…
Si nënë është mbrojtëse dhe e sinqertë, nuk i kontrollon gjithmonë ndjenjat e saj,
por është e njohur se ngrihet prap kur rrëzohet dhe mund të rezistojë dhe të përballet me situatat e vështira.
Reagimet e saj nganjëherë mund të ekzagjerohen, por ky është komponent mbrojtës për femrën Akrep.
Disa herë mund të thonë se është e sertë, në realitet është e ndjeshme dhe mbrohet nga një Indiferencë Absurde ndaj sulmeve që i konsideron personale.

Akrepi Femër nuk njeh përkufizime në krevat!
Seks? Po!
Por pa përkufizime!
Derisa të ndërpritet frymëmarrja, të zbehesh, të vdesësh!
Që të sqarohemi saktë, kufijtë e saj fillojnë mbi këtë!
Do veshi apo do zhveshi gjithcka, që do të shtojë pasionin pa taboo.
Natyra frymëzuese e kësaj shenje mbi ndjeshmërinë, seksualitetin dhe ndjenjat me të thella, nuk lë askënd indiferent.
Rrobat luajnë një rol kryesor këtu.
sa më lehtë hiqen, aq më shpejt ngrihet temperatura.
Dhe nëse nuk hiqen, aq më mirë akoma!

Megjithatë, femra Akrep gëzon jetën shoqërore dhe trajton marrëdhëniet e saj shumë seriozisht.
Deshiron të vijë në kontakt me njerëz dinamikë dhe karizmatikë.
Dashuron ata që e tërheqin, të cilët shpesh herë tregohen të papërshtatshëm për të, me rezultat të përpiqet t’i “transformojë” më pas.
Është shumë sensuale dhe jeta e saj emocionale rrethohet nga misteri.
Ndikimi i Plutonit e bën atë të mbajë marrëdhënie sekrete ose të pazakonta.
Tregon interes të madh në seks, dhe ndjenjat e saj janë të fuqishme: mund të shndërrohen madje dhe në urrejtje.
Tendenca e saj të jetë posesive dhe xheloze mund të krijojë tension të madh në një marrëdhënie.
Fsheh trauma aq thellë, sa disa herë të tjerët duhet të gjejnë se cfarë mendon apo nënkupton.
Kur përfundimisht ndan ndjenjat dhe mendimet e saj të brendshme, ndjehet se i ka bërë një dhuratë të madhe dikujt, por shpesh plagoset dhe ndjehet e tradhëtuar kur zbulohen sekretet e saj.
Dëshira e saj për familje dhe fëmijë, fillon kur gjen partnerin e duhur dhe martesa e intereson.

Si është të dalësh me një Akrep femër?​

Femra Akrep është emocionale, pretenduese dhe i shpreh ndjenjat e saj.
Është një femër impresionuese që të gjithë meshkujt do ta admirojnë, pasi zotëron dozën e duhur të sfidimit me normën korresponduese të shpërblimit.
Është joshëse dhe i pëlqen të flirtojë.
Nuk do e japë aq lehtë zemrën e saj, sepse e ka të vështirë të krijojë besim.
Mashkulli që dëshiron ta fitojë, do duhet të kalojë në shumë prova dhe nëse ja arrin, do të fitojë një marrëdhënie të qendrueshme dhe afatgjatë.
Ndoshta mund të mos duket, por dëshiron marrëdhënien ideale.
Që të arrihet kjo marrëdhënie, do duhet që mashkulli të jetë i sinqertë, i dashur dhe mos të përpiqet kurrë të kontrollojë veprimet e saj.
Është tepër posesive, por rrezaton aq mister, sensualitet dhe pasion, saqë shumicën e meshkujve do e fitojë pa u munduar fare.

Femra Akrep ka dhuratën e një personaliteti të fortë dhe e përdor për të impresionuar meshkujt.
Është krenare, e vendosur dhe nuk dorëzohet kollaj.
Instinkti i mbijetesës dhe aftësia luftarake mund të kontrollojë natyrën shpërthyese dhe ndjenjat, në mënyrë që të gjejë zgjidhje për problemet që has në marrëdhëniet e saj.
Dhe kështu do të jetë në gjendje të jetojë një marrëdhënie më paqësore dhe të mbrojë botën e saj emocionale.
Me ndershmëri absolute dhe sinqeritet do thojë gjithmonë atë që mendon, edhe pse disa herë kjo shkakton zënka të vogla.
Megjithatë, partneri i saj mund të jetë i sigurtë se ja vlen të thojë gjithmonë të vërtetën.

Si të fitosh zemrën e një Akrepi?​

Që të fitosh zemrën e një mashkulli apo femre Akrep kërkohet të jesh i hapur dhe i sinqert.
Mos tentoni të shtireni para një Akrepi, do ta kuptojë menjëherë.
Tregohuni të sinqertë dhe kushtojini vëmendje, gjithmonë kanë dicka interesante tju thonë.
Kërkojnë sinqeritet dhe ndershmëri, do tju rrespektojnë më shumë nëse thoni me pastërti opinionin tuaj.
Akrepit i pëlqejnë pothuajse të gjitha aktivitetet, kështu nuk do keni problem asnjëherë se cfarë duhet të gjeni për të bërë.
I pëlqejnë njerëzit që nuk frikësohen të ndryshojnë planet e tyre.
Në bisedë, mos ja thoni se ka gabim, është shumë krenar, akoma dhe kur ja thoni me shaka mund të mos e kuptojë humorin tuaj.
I pëlqejnë njerëzit dinamikë dhe origjinalë, me të njëjtin përsonalitet ambicioz, si i tiji.

Akrepi në shtrat​

Në shtrat Akrepi është një eksperiencë interesante sensuale dhe fizike, e mbushur me pasion dhe intensitet.
Do provojë me kënaqësi një cfarëdolloj fantazi erotike, mos nguroni ti sygjeroni dëshirat tuaja, është i hapur në gjithcka.

Shenja e Akrepit është “sinonim” me seksualitetin.
Në fakt, është e zakonshme të thuhet se nëse nuk keni pasur marrëdhënie seksuale me Akrep, është sikur nuk keni bërë asnjë marrëdhënie në jetën tuaj.

Janë shumë dinamikë dhe përdorin inteligjencën për të arritur qëllimin e tyre.
Tërhiqen vecanërisht nga marrëdhëniet që zhvillohen nga interneti.

Zona erotike e një Akrepi​

Akrepi është shenja më sensuale dhe seksuale e zodiakut dhe organet e tyre gjenitale janë shumë të ndjeshme për të shkaktuar një zjarr pasioni që nuk do të shuhet.
Përkëdhelni ato zona lehtë.
Nuk ka mënyrë të gabuar për ta bërë, gjithmonë janë të gatshëm ta shijojnë.
 
AKREPI

Jeni njerëz shumë ekstrem. Mund të përshkruheni si të fuqishëm dhe si të dobët, si emocional dhe të ftohtë. Jeni një kombinim shumë interesant i një personi me emocionet më të mira edhe më të këqija. Intensiteti është çelësi i personalitetit tuaj dhe i të gjitha gjërave që i bëni. Karakteristika kryesore e juaj është besnikëria. Po ashtu posedimi dhe xhelozia janë një ndër karakteristikat tuaja. Suksesi për ju paraqet qëllim të rëndësishëm. Kur doni të arrini diçka, jeni shumë këmbëngulës. Bëni çmos, jepni çdo gjë vetëm e vetëm ta realizoni atë që keni ndërmend. Natyra juaj u bën të jeni shumë interesant. Po ashtu u bën të jeni edhe agresiv. Zakonisht dominoni ndaj atyre që janë më të dobët se ju, vetëm pse s’mundeni. Të tjerët do ta kenë shumë vështirë me ju, nëse vendosin që juve t’u kenë armiq.

Marrëdhëniet e Akrepit me shenjat e tjera:

Akrepi & Dashi: Xhelozia e Akrepit dhe pavarësia e Dashit, është një kombinim mjaft i mirë.

Akrepi & Demi: Fillon për mrekulli, mirëpo asnjëri nuk dëshiron që kjo lidhje të zgjasë.

Akrepi & Binjakët: Çift i mirë, mirëpo asnjëra palë nuk mund ta durojë tjetrën.

Akrepi & Gaforrja: Të dy palët ndjehen të sigurta pranë njëra-tjetrës. Lidhje që premton.

Akrepi & Luani: Kjo fillon si një lidhje e fuqishme, mirëpo nuk do të vazhdoj ashtu. Shpejtë do të vyshket.

Akrepi & Virgjëresha: Ky kombinim mund të ketë probleme, sepse që të dy kanë vështirësi të komunikojnë.

Akrepi & Peshorja: Akrepi për Peshoren për një kohë të shkurtë do të bëhet histori.

Akrepi & Akrepi: Të dy kërkojnë dhe japin shumë që do të thotë se kjo mund të jetë lidhje e sigurt.

Akrepi & Shigjetari: Gjëja e vetme e cila mund të rezulton nga ky kombinim është një lidhje shumë e shkurtër.



Akrepi & Bricjapi: Në njëri- tjetrin, këta shohin interesim të madh. Kombinim që premton shumë.

Akrepi & Ujori: Konfliktet ndërmjet këtyre dyve, bëjnë që kjo lidhje të përfundoj pa filluar mirë.

Akrepi & Peshqit: Interesat dhe imagjinata e përbashkët mund të jetë shkak që kjo të jetë një lidhje e mirë.
 
AKREPI (23 Tetor - 21 Nëntor)
Njihuni me karakteristikat dalluese dhe tiparet zodiakale të femrave dhe meshkujve që i përkasin shenjës së akrepit

Gruaja akrep
Ajo, po, ajo është një nga gratë më mbresëlënëse, por edhe nga më të rrezikshmet e gjithë kalendarit zodiakal. Shkëlqimi mbi të, por edhe vështrimi tejshpues i saj, do t’ju përfshijnë, por njiherash do t’ju ndezin edhe kureshtjen për ta njohur. Do të ndjeheni i hipnotizuar nga joshja e saj, pa shance kundërveprimi. Pranoni mesazhe të menjeherta dashurie nga akrepi. Jeni gati të dorëzoheni dhe ajo t’ju pushtojë. Ndjeheni i nënshtruar nga kjo grua dhe seksualiteti i saj nuk përballohet. Akrepia nuk e shfaq menjëherë veten e saj të vërtetë. Di mirë ti fshehë ndjenjat. Vetëm po të fitoni besimin e saj, do të ndodhi diçka e tillë. Dhe për ta bërë këtë, duhet ta kuptoni në thellësi. Dispozicioni i saj ndryshon shumë shpejt: nga dëshira në melankoli. Nuk duhet ti thoni gënjeshtra apo justifikime, sepse bëhet shumë e rrezikshme dhe shpërthen dhunshëm. Xhelozia e saj nuk ka kufij. Është shumë dyshuese dhe nuk do të ngurojë të kontrollojë rrobat tuaja dhe gjithçka tjetër mendon. Dhe në qoftë se gjen prova apo shenja të tradhtisë suaj, ditën që vjen do të qarkulloni me kokën e fashuar. Në dashuri seksualiteti i saj do t’ju çmendë edhe kur nuk keni të njëjtin pathos. Po të krijoni distancë prej saj, do të mendojë vetëm për kënaqësinë e saj. Do t’ju ikë mendja kur të vijë te ju vetëm me zhartiera të zeza, pa të brendshme.
Nuk do të presë reagimin tuaj, por do t’ju zhveshë ajo. Uria e saj për seks është e pangopur. Është shumë e vështirë të shkoni në martesë me të, dhe si fillim duhet të tentoni bashkëjetesën. Avash avash do t’ju magnetizojë dhe do të kuptoni se ju ka pushtuar. Nuk e pëlqen tek ju cilësinë e harxhimit të parave (nëse e keni). Ajo mund ti mbledhë lekët një nga një dhe ti harxhojë në çast. Nëse arrini në fund në martesë dhe krijoni familje, do ti dojë shumë fëmijët, po nuk është e dashur me ta. Do ti shtrëngojë me mënyrën e saj, por edhe do të përpiqet shumë që të arrijnë qëllimet e tyre. Nuk do ti mbështesë kur t’ja kenë nevojën për këshilla dhe do ti mësojë ta përballojnë jetën.


Burri akrep
Ai përmban aq mister sa do të jetë si karrem për ju. Do të shpërthejë kureshtjen tuaj për të njohur çfarë fsheh në të vërtetë ky burrë. Të kujtoni veç një gjë: kush luan me zjarrin digjet. Nuk do të jetë e vështirë t’ju ikë mendja me këtë burrë, prandaj të keni kujdes. Ju intereson shumë dhe ju bën për vete. Doni ta njihni më mirë. Do të luajë me ju si macja me miun dhe do t’ju “sjellë në ujërat” e tij.
Në fillim do t’ju flirtojë do të jetë i sjellshëm me ju deri dhe përulje. Mos u gënjeni: ky është “kali i tij i Trojës”. E bën që t’ju shtjerë në dorë dhe pastaj t’ju lerë. Akrepi është nga njerëzit që rrezikojnë dhe luftojnë me fuqi të pashoqe. Është pothuaj i palodhshëm dhe në fund ja arrin qëllimit. Është egoist dhe shpeshherë do ta vendosë veten e tij shumë lart. Mos provoni ta këshilloni se jo vetëm nuk do t’ju dëgjojë, por do t’ju thotë : kush të pyeti. Do të ketë momente që nuk do ta duroni dot kritikën etij të ashpër dhe komentet e tij të hidhura. Është i paparë dhe nuk beson se mund të plagoseni. Tregoni të painteresuarën dhe merruni me diçka tjetër. Do të jetë një goditje e madhe për egoizmin e tij. Në dashuri është si era dhe dashnor me pathos. Do të luajë rolin e mashkullit që sundon lidhjen. Do të kthehet nga zjarr në ajzberg nëse nuk viheni në dispozicionin e tij. I pëlqejnë lojrat erotike. Po u martuat me të mos harroni se flasim për “lidhje të përjetshme”. Do të kërkojë monopolin e interesit tuaj dhe nuk do të lejojë t’ju ndajë me asgjë dhe me askënd. Do të kërkojë nga ju të keni besim absolut te ai dhe të jeni dakort me të. Jeta juaj nuk do të jetë e qetë. Kurrë nuk do të keni momente të gëzuara dhe të trishta. Kur akrepi t’ju dojë do t’ju burgosë në dashurinë e tij dhe do të bërtasë se jeni vetëm e atij. Është shumë i aftë në administrimin e parave dhe do të kujdeset që të mos mungojë asgjë në shtëpinë tuaj. Do të bëjë ekonomi që të arijë atë që do. Do të kundërshtojë çdo tendencë tuajën për të harxhuar kot. Do të kujdeset për të mbrojtur familjen e tij. Është i rreptë me fëmijët dhe për këtë tëmë mund të përplaseni nëse jeni e kundërt. Babai akrep do ti mësojë fëmijët të kenë vetëvlerësim dhe të punojnë shumë për ta arritur. Nuk e durojnë dembelizmin. Shumë herë fëmijët do ta kenë frikë. Jeta me një burri akrep nuk do të jetë e lehtë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.