Aksident në Durrës/ Humb jetën drejtuesi i motorit

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
SUPER MODERATOR
Mesazhe
2,235
Location
Tiranë
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Policia njofton se shtetasi S.D, duke drejtuar mjetin tip BMV është përplasur me një motoçikletë tip “Jamaha” pa targa, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.

Mësohet se ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur si “Katër Rrugët”, ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e saj.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.09.2019, në vendin e quajtur” Katër Rrugët “, Shijak shtetasi S.D., duke drejtuar mjetin tip BMV është përplasur me mjetin motoçiklet tip Jamaha, pa targa, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, i paidentifikuar. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë si dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





b.b/dita

Autori: Bora Basholli
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Top