• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Aktropina

Vinjol

Vergees es nie....
VIP i Forumit
Mesazhe
4,247
Likes
5,354
#1
Atropina eshte nji nga ilacet me te nevojshem per organizmin e njeriut
cfare efektesh kane po jua paraqes me poshte




ATROPINA

VETITE FARMAKOLOGJIKE
•Atropina është një alkaloid i beladonës, prototip i barnave antimuskarinikë, antagonist kompetitiv selektiv i receptorëve M kolinergjikë.
•Receptorët M të gjëndrave bronkiale, të pështymës dhe të djersës, të ndjekur nga receptorët e ndodhur në sy dhe zemër janë shumë të ndjeshëm ndaj atropinës. Më pak të ndjeshëm janë receptorët M të ndodhur në traktin gastrointestinal.
INDIKIMET
•Bradikardi sinusale, bllok AV
•Trajtim i helmimit nga insekticidet fosforo-organike
•Trajtim i dhimbjeve spazmodike të traktit gastrointestinal ose urogenital
•Premedikim
KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
•Atropina kundërindikohet tek pacientët me mbindjeshmëri ndaj saj, pasi mund të shfaqen reaksione alergjike, përfshi edhe anafilaksinë. Skuqja e fytyrës dhe trungut (15-20 minuta pas injeksionit IM), që vërehet sidomos tek fëmijët, nuk është e rrezikshme dhe nuk duhet ngatërruar me reaksionet alergjike.
•Atropina kundërindikohet tek të sëmurët me glaukomë me kënd të ngushtë, dhe duhet përdorur me shumë kujdes në format e tjera të glaukomës. Ajo duke tharë sekrecionet (lotët) mund të vështirësojë mbajtjen e lenteve të kontaktit.
•Atropina është e kundërindikuar tek pacientët me hipertrofi beninje të prostatës apo në forma të tjera të obstruksionit të traktit urinar, pasi rëndon retensionin e urinës.
•Atropina është e kundërindikuar në obstruksionet e traktit gastrointestinal pasi mund të shkaktojë ileus paralitik. Ajo duhet të përdoret me shumë kujdes tek të sëmurët me kolit ulceroz, atoni intestinale ose me infeksione gastrointestinale (p.sh diarrhe infektive) pasi mund të pengojë eleminimin e bakterieve dhe/ose toksinave nga organizmi.
•Atropina kundërindikohet tek pacientët me takikardi nga insuficienca kardiake, tirotoksikoza apo hemorragjia. Ajo duhet përdorur me shumë kujdes tek të sëmurët me infarkt akut të miokardit pasi mund të shkaktojë takikardi ose të rëndojë aritminë.
•Atropina kundërindikohet tek të sëmurët që vuajnë nga miastenia gravis.
EFEKTET ANESORE
Efektet anësore të atropinës janë të shumta dhe zakonisht kanë lidhje me veprimet farmakologjike të saj.
•Tharja e gojës (xerostomia), pasojë e frenimit të sekretimit të pështymës, është një efekt anësor i shpeshtë i atropinës.
•Efekt anësor i shpeshtë gjithashtu është çrregullimi i pamjes. Atropina shkakton cikloplegji (paralizë të akomodimit), midriazë dhe rritje të presionit intraokular, pavarësisht nga rruga e administrimit.
•Atropina mund të shkaktojë konstipacion dhe retension urinar.
•Atropina në doza të vogla (0.4-0.6mg) shkakton bradikardi, ndërsa në doza mbi 1-2 mg, jep takikardi.
•Pasojë e veprimeve të atropinës në SNQ, sidomos në doza të mëdha, janë dhimbja e kokës, nervoziteti, ataksia, çorientimi, pagjumësia, eksitimi, agjitimi, konfuzioni, halucinacionet, deliri, koma.
•Gjatë përdorimit të atropinës janë vërejtur urtikaria, skuqje e lëkurës e shoqëruar me ndjenjë nxehtësie, fotofobi, nauze, të vjella, leukocitozë, ethe, dhe rrallë sindroma Stevens-Johnson.
NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
•Veprimet M-kolinolitike të atropinës mund të shtohen kur ajo kombinohet me barna të cilët gjithshtu kanë efekte antimuskarinike (bromfeniraminë, klorfeniraminë, klemastinë, dimenhidrinat, prometazinë, tioridazinë, mesoridazinë, amitriptilinë, klomipraminë, amoksapinë, klozapinë, dizopiramid).
•Përdorimi i njëkohshëm i atropinës me agonistë të opiateve, p.sh me morfinë (por jo me petidinë) fuqizon efektet anësore mbi traktin gastrointestinal dhe urogenital.
•Kur përdoret atropinë dhe levodopa njëkohësisht, duhet modifikuar (ulur) doza e levodopës.
•Barnat kolinomimetike dhe frenuesit e kolinesterazës antagonizojnë efektet e atropinës.
•Atropina, duke rritur pH gastrik, mund të modifikojë përthithjen orale të ketokonazolit.
PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
•Të evitohet përdorimi (Kategoria C)
PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
•Të evitohet përdorimi (mund të frenojë laktacionin, mund të shfaqen veprime antikolinergjike tek latanti).
DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
Me rrugë IV ose IM
•Për trajtimin e bradikardisë dhe bllokut AV
Tek të rriturit përdoret me doza 0.5-1 mg IV që mund të përsëritet në rast nevoje çdo 4-6 orë.
Tek fëmijët jepet me dozë 0.01 mg/kg IV që mund të përsëritet në rast nevoje çdo 4-6 orë, deri në arritjen e dozës maksimale 0.4 mg.
•Në helmimet nga fosforo-organiket
Tek të rriturit përdoret në dozë 1-2 mg. doza mund të përsëritet deri në zhdukjen e simptomave.
Tek fëmijët përdoret 0.05 mg/kg. Kjo dozë mund të përsëritet çdo 10-30 minuta deri në zhdukjen e simptomave.
•Trajtimi i dhimbjeve spazmodike të traktit gastrointestinal ose urogenital
Tek të rriturit përdoret 0.5 mg IM, IV ose nga goja, çdo 6-8 orë.
Tek fëmijët përdoret 0.01-0.02 mg/kg IM, IV ose nga goja, çdo 8 orë.
•Për premedikim
Përdoret 0.2-1 mg IM ose SC (doza e zakonshme është 0.4 mg), 30-60 minuta para anestezisë.
PREPARATET E REGJISTRUARA
solucion injektabël 0.1%-1.0 mL ATROPIN