Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Albert Ajnshtajni

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Albert Ajnshtajni


Albert Einstein, (shqip: Albert Ajnshtajn), (14 mars 187918 prill 1955) ishte një fizikant i cili llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë.Në vitin 1921 fitoi çmimin Nobel për fizikë për shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe për shërbimin në fushën e "fizikës teorike". Ai njihet si njeriu më i mençur në botë dhe gjeniu i shekullit XXI, duke krijuar formulën më të njohur në botë, atë të Energjisë.

Truri i Albert Ajnshtajnit është akoma i gjallë duke mbijetuar nëpër laboratorët më modernë në botë! Thuhet se koeficienti i dijes së trurit te Ajnshtajnit është 165, gjithashtu gjatë vëretjes së trurit ka dallime nga njerëzit e tjerë. Ai vdiq në Princeton, New Jersey Shba18 prill, 1955, në moshën 76 vjeç.

Biografia

Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i ngjalli djalit një interes të paparë për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës. Ajnshtajni e kishte të vështirë të kuptonte koncepte të tilla në atë moshë.
Në komentet e tij për vitet e fëmijërisë, Albert Ajnshtajn kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollën. Metoda e prerë mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje e bënte atë të ndjehej si i burgosur.
Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshëm zhvilloi një dashuri të madhe për matematikën. Ai filloi të mësonte logaritmet dhe pjesë të tjera të vështira të matematikës, ndërkohë që moshatarët e tij ende mësonin aritmetikën e thjeshtë. Albert Ajnshtajn ndoqi më pas Institutin Politeknik në Zyrih të Zvicrës, ku studioi fizikë dhe matematikë. Pas diplomimit ai punoi për qeverinë zvicerane si inspektor patentash për shpikjet e reja. Gjatë kësaj periudhe ai filloi punën për teoritë e tij të ardhshme shkencore.
Në një nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lëviz përmes valëve dhe pjesëzave, një nga elementët e rëndësishëm të teorisë së tij kuantike.
Në një tjetër punim ai flet për pjesëza të vogla që pluskojnë në lëngje apo në trupa të gaztë, e cila mbështet teorinë e përbërjes atomike të materies.
Por teoria më e rëndësishme është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend-ndodhja e një personi në raport me një objekt apo një ngjarje.
Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar Teoria e Relativitetit. Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin Teoria e Përgjithshme e Relativitetit, ku përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës. Ajnshtajni thotë se objektet humbasin masë kur emetojnë dritë, pasi drita është një formë energjie.


Letra e Ajnshtajnit dërguar ShBA-ve.
Në vitin 1921 Ajnshtajni fitoi Çmimin NobelFizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radios dhe televizionit.
Ajnshtajn punoi si pedagog në Zvicër dhe Gjermani. Ai u largua nga Evropa kur në 1933 erdhi në pushtet Adolf Hitleri. Fizikanti u vendos në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, Nju Xhersi. Megjithë famën e tij, Ajnshtajni ishte një njeri i thjeshtë, i veshur me rroba të vjetra dhe me flokë që dukeshin të pakrehur. Studentët e tij tregojnë se ai kishte aftësinë të ilustronte ide shumë të vështira me figura dhe krahasime që i bënin ato shumë të kuptueshme.
Megjithëse ishte kundër luftës, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin Roosevelt në vitin 1939 për ta nxitur që Shtetet e Bashkuara të prodhonin bombën bërthamore para Gjermanisë. Albert Ajnshtajni vdiq në moshën 76 vjeçare në vitin 1955.

Thënie të Ajnshtajnit


Ai i cili asnjëherë nuk ka gabuar, asnjëherë s’ka provuar diçka të re.
Çmenduria: të bësh të njëjtën gjë përsëri e përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme.
Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar; jo për shkak të njerëzve që bëjnë gjëra të këqija, por për shkak të njerëzve që i shohin ata dhe nuk bëjnë asgjë.
Logjika do të të çojë nga A në B. Imagjinata do të të çojë kudo.
Nëse s’mund ta shpjegosh thjeshtë, atëherë s’e ke kuptuar si duhet.

  • Gjëja më e rëndësishme është të mos reshtim kurrë së pyeturi, kurioziteti ka shkakun e tij se pse ekziston.

  • Të biesh në dashuri nuk është ndonjë budallalëk i madh, e për këtë gravitacioni nuk është përgjegjës.

  • Përfytyrimi është më i rëndësishëm se dituria, sepse dituria ka kufi, ndërsa përfytyrimi rrok të gjithë botën, duke nxitur përparimin, e duke i dhënë jetë zhvillimit.

  • Eksperienca më e bukur që ne mund të kalojmë është misteri. Është emocioni themelor që qëndron në djepin e artit dhe shkencës së vërtetë...
 
Teoria e relativitetit

Relativiteti është shprehje në politeknikë dhe shkenca tjera me të cilën nënkuptohet përafërsia.
Kur flitet për teorinë e relativitetit i referohemi dy teorive specifike në të njëjtën kohë: teorisë speciale të relativitetit dhe teorisë së përgjithshme të relativitetit. Sidoqoftë mund të ketë raste që me "relativitet" të flitet dhe për relativitetin e Galileit.



Përkulja e kohëhapësirës në teorinë relativiste
Ky term u përdor për herë të parë nga Max Planck në vitin 1908 për të vënë në dukje që të dy teoritë specifike të përmendura përdorin atë që quhet parimi i relativitetit.
Baza e kësaj teorie, mbështetet në dy parime themelore.

Parimi i parë

Parimi i parë paraqet principin e relativitetit: të gjitha lëvizjet në natyrë janë relative.
Lëvizja është gjendje natyrore e çdo trupi. Asgjë në mikro dhe në makrokozmos nuk ekziston në gjendje qetësie. Që nga grimcat mikroskopike e gjer tek kuazarët dhe grupimet galaktikore, ato janë në lëvizje të përhershme. Pra, nuk ka qetësi absolute.
Këtë princip qartë e ilustron me shembullin e trenit ose anijes. Nëse do të qëndronim në një tren ose anije në lëvizje, dhe me dritare të errësuara (kuptohet edhe nëse nuk bënë zhurmë), ne nuk do ta dimë shpejtësinë apo drejtimin, e thënë ndryshe, nuk do dallojmë që treni ose anija është në lëvizje. Pra, ne e perceptojmë lëvizjen vetëm në raport me objektet tjera.
Pikërisht, duke u bazuar në këtë princip të Ajnshtajnit, përmes krahasimit me trupat e tjerë qiellor, sot ne jemi në gjendje ta përcaktojmë saktësisht lëvizjen e Tokës.

Parimi i dytë

Parimi i dytë konsiston në aksiomën se shpejtësia e dritës nuk varet prej lëvizjes së burimit të saj.
Drita me shpejtësi prej 300.000 km/s gjithmonë është e njëjtë në Univers, pa marrë parasysh vendin, kohën dhe drejtimin e burimit të saj. Si të jesh në trenin që lëviz, ashtu edhe jashtë tij, shpejtësia e dritës është konstante, sepse, asnjë forcë ekzistuese nuk mund ta rris ose ta zvogëloj atë. Aq më tepër, asgjë nuk është më e shpejtë se drita. Sado që mund t'i afrohen me shpejtësinë e madhe të lëvizjes së tyre, kurrsesi nuk munden të jenë sa shpejtësia e dritës. Pra, sipas këtij principi, drita është i vetmi faktor i pandryshueshëm në tërë Universin.
Ajnshtajni konstaton se një ngjarje nuk ndodh njëkohësisht dhe në të njëjtën kohë për vrojtuesin dhe për pjesëmarrësin e saj direkt. P.sh., për vrojtuesin i cili e shikon aeroplanin nga toka si dhe për pilotin e aeroplanit koha nuk rrjedhë njëjtë. Ose, nëse e marrim një yll i cili është larg tokës një milion vjet drite, atëherë, drita e tij që shikohet sot, realisht ka shndritur para një milion vjetësh. Sepse, nëse drita udhëton me një shpejtësi prej 300.000 km/s, për të arritur gjer tek vrojtuesi i momentit, duhej të ketë kaluar një milion vite. Ka mundësi që, edhe pse e vrojtojmë atë yll tani, ai në fakt t'mos ekzistoj kaherë.
Sipas logjikës së teorisë së relativitetit, sikur ta kishim arritur shpejtësinë më të madhe se drita, atëherë do të ishim në gjendje t'u kthehemi disa ngjarjeve të kaluara, gjer tek përjetimi i sërishëm i lindjes sonë.

Masa e trupit

Deri në kohën e Ajnshtajnit është menduar se në të gjitha rrethanat gjatësia dhe masa janë të pandryshueshme. Ajnshtajni në këtë teori të vetin ka theksuar se masa e një sendi, si dhe gjatësia e tij, varen prej shpejtësisë së atij trupi që lëviz. Si shembull ai e paramendon trenin me një gjatësi prej 300 metra dhe i cili lëviz me një shpejtësi prej 4/5 të shpejtësisë së dritës. Vrojtuesi që e vrojton në stacion kalimin e këtij treni, gjatësia e tij do t'i dukej 200 metra, kurse udhëtarit i cili është në atë tren, gjatësia do t'i dukej aq sa është realisht - 300 metra. E njëjta gjë do të ndodhte edhe me shembullin tjetër të paramenduar të metrit të drurit, të cilin, sikur do ta hidhnim në ajër me një shpejtësi prej 300.000 km/s gjatësia e saj do të përgjysmohet (50 cm).
Sipas teorisë së relativitetit, në këto rrethana edhe masa është e ndryshueshme. Prandaj, sa më shpejt që lëviz objekti aq më e madhe bëhet masa e tij.
Eksperimentet më bashkëkohore të bëra kohët e fundit kanë treguar se disa grimca me një shpejtësi prej 86% të shpejtësisë së dritës, kanë peshuar dy herë më shumë se sa kur ishin në qetësi.

Teoria speciale e relativitetit

Teoria e Ajnshtajnit nga viti 1905 është titulluar Teoria Speciale e Relativitetit, sepse, edhe vetë vëren se konstatimet e saja kanë qenë uniforme. Ato kishin të bënin vetëm me lëvizjet e njëanshme të dritës. Shikuar realisht, planetët dhe shumë trupat tjerë, nuk lëvizin vetëm me kahje të njëanshme, por lëvizjet e tyre janë të ndryshueshme. Prandaj, çdo teori e cila nuk i përfshin të gjitha llojet e lëvizjeve, nuk mund të jetë përshkim gjithëpërfshirës i të gjitha lëvizjeve që ndodhin në Univers. Mu kjo e shtyri Ajnshtajnin, që dhjetë vite pandërprerë të bëj llogaritjen dhe analizat e shumë lëvizjeve planetare si dhe lëvizjeve tjera që ndodhin në Kozmos, në mënyrë që më vitin 1916 ta kompletoj teorinë e vetë të mëparshme duke e quajtur si "Teoria e përgjithshme e Relativitetit".
Me këtë përsosshmëri të teorisë së mëparshme, Ajnshatjni konteston shumë teza tjera deri atëherë të pranuara, veçanërisht atë të Njutonit. P.sh., Njutoni gravitacionin e ka konsideruar si forcë, ndërsa Ajnshtajni ka dëshmuar se hapësira rreth ndonjë planeti ose trupi tjetër qiellor, është një fushë e fortë tërheqëse e gravitacionit, e njëjtë si fusha magnetike e magnetit. Trupat e mëdhenj qiellor, sikurse është Dielli dhe yjet tjerë, janë të rrethuara me fushë të fuqishme magnetike. Mu kështu mund të shpjegohet edhe fakti se, pse toka e tërheq Hënën.
Në këto hapësira planetare, konstaton më tej Ajnshtajni, fushat e gravitacionit janë aq të forta saqë veprimet e tyre i lakojnë rrezet e dritës.
Disa vjet pas publikimit të parë të kësaj teorie, më 1919, me fotografimin e zënies së plotë të Hënës, përfundimisht, edhe në praktikë, vërtetohet teoria e Ajnshtajnit. Në incizime elektronike është parë qartë se rrezet e dritës që kalojnë në fushën e gravitacionit të Diellit udhëtojnë më tepër me vija të lakuara (të thyera) se sa të drejta.
Nga kjo mund të nxjerrim konkludimin se hapësira është e lakuar. Këtë konstatim mund ta ilustrojmë me shembullin e anijes ose të aeroplanit nëpër Oqeanin Atlantik. Për ta kaluar këtë hapësirë, patjetër duhet udhëtuar në mënyrë lakore. Ose: nëse nisemi me aeroplan patjetër vetëm drejt, atëherë ne sërish do të arrinim në pikën nga ku jemi nisur d.m.th. udhëtimi është lakor Nëse pranohet kjo teori e hapësirës si një vijë lakore, logjikisht do të kemi konstatimin se hapësira e Universit është e kufizuar, që do të thoshte se rrezja e dritës përfundimisht do t'i kthehet burimit të vet të mëparshëm.

Teoria e përgjithshme e relativitetit

Teoria e përgjithshme e relativitetit është një teori për gravitetin dhe u paraqit për herë të parë nga Albert Ainshtajn në vitet 1907-1915. Kjo teori fillon me atë që quhet parimi i njëvlefshmërisë. Sipas këtij parimi, nëse një objekt gjendet nën efektin e një fushe gravitacionale dhe nje trup tjeter është në levizje me nxitim, keta dy trupa janë në gjendje të njëjta fizike dhe reagojnë në mënyrë identike fizikisht. Kjo gjë sjell në përfundimin se rënia e lirë është lëvizje inerciale, ose me fjalë të tjera, renia e lirë është gjendja fizike e një trupi kur ai nuk ndikohet nga asnjë forcë e jashtme, dhe jo si efekt i forcës së gravitetit, siç meson mekanika klasike. Përveç mekanikës klasike ky përfundim është kontradiktor edhe me teorinë speciale te relativitetit sepse sipas saj levizja inerciale nuk lejon që trupat të mund të lëvizin me nxitim kundrejt njëri-tjetrit, por objektet në rënie të lirë munden.
Për të shpjeguar këtë kontradiktë, Ainshtajn prezantoi idenë që kohëhapesira është e përkulur. Në 1915 ai paraqiti Ekuacionet e fushës së Ainshtajnit te cilët pershkruajnë lidhjen midis përkuljes së kohëhapesirës me masën, energjinë dhe impulsin.


Efekti i lentes gravitacionale

Disa nga rrjedhojat e kesaj teorie jane:
  • Koha rrjedh me ngadalë atje ku potenciali gravitacional është më i ulët. Kjo quhet zgjerimi gravitacional i kohës.
  • Precesioni i orbitave është i ndryshëm nga sa parashikohet sipas teorisë se Njutonit mbi gravitetin. Kjo gjë është vezhguar të ndodhë me orbiten e Merkurit si dhe të yjeve pulsarë binarë.
  • Deri edhe rrezet e dritës, të cilat janë pa peshë, përkulen nën ndikimin e një fushe gravitacionale.
  • Universi është në zgjerim dhe skajet e largëta të tij janë duke u larguar prej nesh me shpejtesi me te lartë se shpejtësia e dritës. Duhet theksuar që kjo nuk bie në kundërshtim me teorinë speciale te Relativitetit, pasi flitet për zgjerim të vetë hapësirës.
  • Terheqja e zonës rrethuese. Kjo gjë konsiston në idenë se një trup me masë i cili rrotullohet, "merr me vete" apo "tërheq me vete" kohëhapësirën rreth tij.
 
Relativiteti në përditshmëri - Dilemat

Më i madhi apo më i vogli!
Në momentet kur ne vëzhgojmë në natyrë, doemos që do të hasim objekte të ndryshme që tërheqin vëmendjen tonë. Gjatë vëzhgimit të atyre objekteve nuk ka rëndësi madhësia, por vetëm këndi në të cilin ne e vëzhgojmë atë. Si pasojë e këtij këndi, nëse jemi më afër objektit (d.m.th. këndi i vrojtimit është më i madh), ndodh që objekti para nesh edhe pse mund të jetë më i vogël se një objekt tjetër i largët, nga afërsia na krijohet përshtypja se duket më i madh.

Prandaj, nuk ka kurrfarë kuptimi të flitet për madhësinë këndore të objektit nëse nuk tregohet pika nga e cila kryhet ai vëzhgim. Si pasojë e kësaj dukurie kemi rastet kur: Shtëpia na duket më e lartë se minarja e xhamisë, një makinë luksoze apo kafshët shtëpiake na duken më të mëdha se shtëpitë, etj.

Konkludim:Madhësitë këndore me të cilat i vëzhgojmë objektet janë relative.

Vendi i njënjtë!
Shpesh na ndodhë që të themi së dy ndodhi kanë ngjarë në të njënjtin vend dhe gjithmonë jemi të gatshëm t’i përshkruajmë në kuptimin absolut.

Konkludim: Ngjarjet të cilat ndodhin në të njënjtin vend, por në kohë të ndryshme në system i cili lëviz, trajtohen nga ana e vëzhguesit i cili pushon si ngjarje në vende të ndryshme, e nëse analizojmë, konkludojmë se “Hapësira është relative”.



Fillimi i TSR-së dhe receta e Ajnshtajnit

Kufizimi i teorisë së relativitetit vetëm në dukuritë mekanike nuk e kënaqte ambicien e gjeniut.Ai filloi të mendonte se karakteri relativ duhet zgjeruar edhe për fushat fizike,mirëpo përveç kësaj Ajnshtajni e dinte se drita nuk pranon të mblidhet me kurrëfarë shpejtësie tjetër për ta zmadhuar vlerën e vet e që paraqiste pikën e dobët të fizikantëve tjerë bashkëkohës.

Nisur nga kjo, pas shumë mendimeve ai arriti që të formulonte dy postulatet e tij e që janë:

  • Të gjitha ligjet e fizikës shprehen në të njënjtën mënyrë ndaj të gjitha sistemeve inerciale.
  • Shpejtësia e valëve elektromagnetike është madhësi absolute në boshllëk.
Fillimishtë dukej se këto dy parime binin në kundërshtim me njëri-tjetrin, me arsyen se nëse “c” është shpejtësia e dritës në tren lëvizës, atëherë si mund të jetë e njënjta edhe jashtë trenit? Mos duhet të jetë më e madhe në tren lëvizës në drejtim të tij?! Ajnshtajni morri në shqyrtim tri parime:

  1. Parimi i relativitetit në fizikë
  2. Vlera konstante e shpejtësisë së dritës (Shpjegimi i kuptimit relativ të masës)
  3. Parimi klasik i mbledhjes së shpejtësive
Ai tha:"Pranone parimin e parë dhe të dytin, ndërsa për të tretin nxirrni përfundime!" Kjo thënie nënkuptonte thirrjen a Ajnshtajnit për ndërtimin e një fizike të re,atë të fizikës relativiste,në pajtim me matje eksperimentale. Me këtë shumica e shkencëtarëve të kohës menduan se Ajnshtajni e hudhi poshtë fizikën e Njutonit... Por në fakt Ajnshtajni vetën sa i vendosi kufinjët e zbatimit të mekanikës së Njutonit.



Relativiteti i kohës

Deri në paraqitjen e Ajnshtajnit, koha mendohej si madhësi absolute, e cila në të gjitha sistemet inerciale rrjedh e njënjtë, pa marrë parasysh lëvizjen e tyre reciproke. Njëri prej problemeve themelore të Ajnshtajnit ishte mundësia e ndërrimit të kuptimit absolut të kohës, e që në fakt paraqet çelësin e TSR.

Vërtetim: Të mendojmë trenin Ajnshtajnian të gjatë 5400 000 km që lëviz me shpejtësi të njëtrajtshme drejtvizore 240 000 km/s. Në mes të trenit le të gjendet burimi i dritës, kurse në skajet e trenit le të gjenden dyert automatike të cilat hapen posa t’i ndriqojë drita. Duam të dime se çfarë shohin njerëzit të cilët gjenden pranë binarëve (jashtë trenit) dhe çfarë shohin njerëzit të cilët gjenden brenda në tren (udhëtarët)? majkelsoni ka vërtetuar se drita në tren përhapet me të njënjtën shpejtësi (300 000 km/s)si në dretjim të lëvizjes ashtu edhe në kah të kundërt.

Nga burimi e gjer në fund treni është i gjatë 5 400 000 : 240 000 = 2 700 000 km, sepse burimi qëndron në mes të tij. Për vëzhguesit në tren drita do të hapë dyert automatike në skaje, në të njënjtën kohë pas 2 700 000 : 300 000=9 s. Mirëpo, vëzhguesit të cilët gjenden jashtë trenit do të vërejnë diqka tjetër. Drita edhe për ta do të përhapet me të njënjtën shpejtësi, 300 000 km/s por pasi që vagoni lëviz në drejtim të burimit, dera e fundit e tij do të hapet pas 2 700 000 : (300 000 + 240 000) = 5 s, kurse dera e pare i duket se do të hapet pas 2 700 000 : (300 000 – 240 000) = 45 s. Vërtetë intriguese!

Pra shikuesve nga jashtë u duket se dyert nuk hapen në të njënjtën kohë,ndërsa udhëtarët brenda trenit kanë përshtypjen se hapen njëkohësisht. E njënjta gjë do të ndodhte nëse në tren do të ndiznin nga një cigare dy udhëtarë dhe për shërbyesin e sallës së trenit ata do të ndiznin cigaret në të njënjtën kohë ndërsa për vëzhguesit nga jashtë në kohë të ndryshme. Mirëpo, tërë këto efekte të relativitetit nuk mund të vërehen në jetën e përditshme dhe shpesh ndodh që ne të mos krijojmë një ide që përputhet me mendjen e shëndoshë apo logjikën tonë por që në fakt tërë këto që sapo thamë janë vërtetuar eksperimentalisht dhe rezultatet e mbështesin, pasi që eksperimentet zhvillohen në shpejtësi maramendëse, ndërsa në jetën e përditshme nuk mund ti vërejmë këto efekte pasi që kemi të bëjmë me lëvizje të vogla, andaj efektet relativiste paraqiten vetëm tek shpejtësitë e mëdha, të cilat mund të krahasohen me shpejtësinë e dritës, ndërsa koha në ato momente përjeton fatin e hapsirës, pra edhe koha është relative.



Kontraksioni (shkurtimi) i gjatësisë në kahun e lëvizjes


Ajnshtajni mbante me vete gjatë ligjeratave thuajse gjithmonë një shkop,mesatarishtë të gjatë. Në njërën nda ditët e ligjeratave ai atë shkop do ta përdorte për një shpjeguar më mire karakterin relativ edhe të një madhësie tjetër e ajo ishte gjatësia. Sipas TSR, trupat të cilët janë në lëvizje shkurtohen në kahun e lëvizjes së vet.

Vërtetim: Supozojmë se njëri skaj i stacionit të trenit është i larguar nga skaji tjetër për 2 400 000 km (stacioni Ajnshtajnian). gjithashtu supozojmë se në të dy skajet e stacionit janë vendosur orët dhe treni Ajnshtajnian lëviz me shpejtësi 240 000 km/s. Treni, nga njëri skaj në tjetrin duhet të arrijë për kohën 2 400 000 km : 240 000 km/s = 10 s. Tani: Udhëtarët në tren i kanë orët e veta, dhe koha brenda në tren rrjedh më ngadalë siq kemi thënë më pare, ndërsa për shikuesin nga jashtë kjo zgjat 10 s, ndërsa për udhëtarin do të jetë sipas TSR vetëm 6 s. Udhëtarët në tren me të drejtë do të mendojnë se skajet e stacionit nuk janë në largësi 2 400 000 km por vetëm 240 000 * 6 = 1 440 000 km. Pra udhëtarët brenda trenit të lëvizshëm do të krijojnë përshtypjen e shkurtimit të gjatësisë së stacionit, ndërsa shikuesit pranë stacionit fitojnë përshtypjen e shkurtimit të trenit (në shembullin tonë 6:10). Tani, pasi që kuptuam se trupat në lëvizje shkurtohen,është e udhës,që të bëjmë edhe një korigjim në shembullin e trenit, dyert e të cilit happen automatikishtë *(Relativiteti i kohës). Gjatë njehsimit të kohës pas së cilës do të hapen dyert ne nuk e kemi marrë parasysh edhe faktin se edhe treni do të shkurtohet gjatë lëvizjes. Kur të marrim këtë në shqyrtim kuptojmë se dyert nuk do të hapen me ndryshim kohe 40 s,por për 0,6 * 40 = 24 s. Nisur nga shembulli paraprak me plot të drejtë mund të konkludojmë se: Përmasat e trupave janë relative.



Një ligj në vend të dy ligjeve


Fizikanët e shekullit të kaluar besonin në dy ligje:

  • Ligjin e ruajtjes së masës
  • Ligjin e ruajtjes së energjisë
Sipas përfundimeve të Ajnshtajnit, fizikanti relativist e di se energjia nuk është pa peshë, por ka masën e vet të caktuar. Nëse ndërron sasia e nxehtësisë, do të ndërrojë edhe masa,sepse energjia ka masë dhe masa ka energji. Andaj, si pasojë e kësaj, fizikanti relativist mendon se ekziston vetëm një ligj e ai është “ligji mbi ruajtjen e masë-energjisë”.

Vërtetim: Ky ligj është vërtetuar gjatë goditjeve të bërthamave atomike, kur nga bërthamat e para formohen të reja, ashtu që gjatë goditjeve të bërthamave të litiumit me ato të hidrogjenit meqë rast formohen dy bërthama të heliumit, masa ndërron për 1/400 e madhësisë së vet. Siq shihet në jetën e përditshme nuk ka mundur të hetohet ndërrimi i masës gjatë ndërrimit të energjisë, siq ndodh gjatë goditjeve atomike,me qka duhet arsyetuar qëndrimet e fizikantit relativist.

Sipas fizikës klasike trupi në lëvizje disponon me energji kinetike, që është rezultat i kësaj lëvizjeje. Kjo energji si dhe çdo energji tjetër mendohet se nuk ka masë. Kuptohet vetëvetiu se nuk mund të ketë masë përderisa themi se masa nuk ndërron.

Mirëpo, në TSR masa duhet të ndërrojë me shpejtësi, që me fjalë tjera d.m.th. se energjia kinetike duhet të ketë masë pa marrë parasysh se sa e vogël është.

Nga tërë kjo buron shprehja:E=m∙c2
 
15 fakte jo me rendesi shkencore nga jeta e Albert Ajnshtajnit

Kur nena e Albertit, Pauline, e lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtremberuar, sa ajo kujtonte se mos ishte i deformuar. Ngaqe fundin e kokes e kishte shume te madhe, familja mendoi mos ishte monster. Megjithate, ndersa javet kalonin ata e kuptuan se ishte nje femije gati normal me te tjeret. Thuhet se gjyshja e tij ka klithur është i shendoshe, është i shendoshe, kur e ka pritur te lindte. Ndryshe nga pershtypja e pare, Alberti u rrit normalisht, vetem se ishte pak i ngadalte.

  • Ajnshtajni kishte veshtiresi ne te folur
Kur ishte femije, Ajnshtajni fliste rralle. Kur e bente, fliste shume ngadale. E mendonte te gjithe fjaline ne koke dhe e peshperiste para se ta thoshte. Kete e beri rregullisht deri ne moshen 9-vjecare. Prinderit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht me vone doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo është quajtur sindroma e Ajnshtajnit.

  • Kur Ajnshtajni foli per here te pare
Nje historian ka krijuar nje barsolete. Prinderit e tij ishin te shqetesuar se nuk fliste fare. Kur nje mbremje foli dhe tha Supa është e nxehte, prinderit e pyeten pse nuk kishte folur me pare. Ai i pergjigjet: Sepse gjithcka ishte ne rregull.

  • Ajnshtajni është frymezuar nga nje busull
Kur Ajnshtajni ishte pese vjec dhe i semure ne shtrat, babai i tregoi dicka qe i ndezi interesin ne shkence: Nje busull. Ndersa qendronte i shtire, babai i nxori nje busull te thjështë xhepi. Ajo qe i interesonte Ajnshtajnit te ri ishte se sa here qe kutia nderronte pozicion, gjilpera kthehej ne te njejtin drejtim. Ai mendoi se duhet te kishte ndonje force ne ate qe konsiderohej si hapesire boshe qe e bente gjilperen te levizte. Ky incident i zakonshem ne shume femijeria te famshme, është permendur shpesh ne shume rrefime te jetes se tij.

  • Ajnshtajni ngeli ne provimin e hyrjes per ne kolegj
Ne vitin 1895, ne moshen 17-vjecare, Albert Ajnshtajn aplikoi per te hyre ne Shkollen Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule). Ai kaloi provimin e matematikes dhe te shkences tek provimi i hyrjes, por ngeli tek te tjerat. Nder lendet ku nuk shkonte mire ishte historia, gjuhet e huaja, gjeografia dhe te tjera. Ajnshtajni duhet te regjistrohej ne nje shkolle tregtare para se ta ribente provimin dhe me ne fund u pranua tek i njejti universitet nje vit me vone.

  • Ajnshtajni kishte nje femije te paligjshem
Ne vitin 1980, letrat private te Ajnshtajnit kane zbuluar dicka te re per gjeniun. Kishte nje vajze te paligjshme me ish-studenten Mileva Maric, te cilen me vone u martua. Ne vitin 1902, nje vit para marteses, Mileva lindi ne familjen e prinderve ne Berne, nje vajze me emrin Lieserl, te cilen Ajnshtajni kurre nuk e pa dhe per te cilen nuk dihet gje. Ajo është pagezuar dhe jetoi me familjen e Mileves. Me vone ajo thote se vdiq nga ethet ne shtator, 1903. Ne korrespondencen e ciftit shkruhet se është dhene per biresim pasi ka lindur. Ne letren e 19 shtatorit, 1903, Lieserl Einstein-Maric permendet per here te fundit.

  • Ajnshtajni propozon nje kontrate te cuditshme
Pasi ai dhe Mileva u martuan, paten dy djem, Hans Albert dhe Eduard. Suksesi akademik dhe udhetimet neper bote kishin cmimin e tyre. Ai u distancua nga gruaja e tij dhe per disa kohe cifti u perpoq te merrej me problemet. Ajnshtajni propozoi nje kontrate te cuditshme per te jetuar me Mileven. Kushtet ishin qe rrobat te ishin te pastra dhe te hekurosura, qe t’i conte tre vakte te ngrohta ne dhome, qe dhoma dhe studioja te ishin te pastra, pervec tavolines se punes, qe ajo te pushonte se foluri kur ai t’ia kerkonte. Ajo pranoi dhe ai i premtoi se do ta konsideronte te huaj cdo grua tjeter. Pas divorcit, marredhenia e Ajnshtajnit me djalin e madh u lekund. Hansi fajesonte te atin per ndarjen nga Mileva dhe pasi Ajnshtajni fitoi cmimin Nobel dhe parate. Ai i dha asaj vetem interesat dhe jo shumen e madhe te cmimit. Grindjet mes tyre u shtuan kur Ajnshtajni kundershtoi martesen e djalit me Frieda Knecht, sepse ajo ishte me e madhe dhe e shemtuar. Kur ata u martuan, Ajnshtajni i kerkoi djalit te mos benin femije, pasi kjo do ta bente divorcin edhe me te veshtire. Edhe mamaja e Ajnshtajnit e kishte kundershtuar martesen me Mileven. Kur i biri emigroi ne Amerike, ata mbeten te ndare.

  • Ajnshtajni, i preferuari i grave
Kur Ajnshtajni u divorcua me Mileven ne vitin 1919 (tradhtia cilesohet si nje nga shkaqet), ai u martua me kusheriren, Elsa Lowenthal. Ne te vertete ai donte te martohej edhe me vajzen e Elses nga nje martese e meparshme, Ilse, 18 vjet me e re se ai, por ajo e kundershtoi. Ndryshe nga Mileva, shqetesimi kryesor i Elses ishte te kujdesej per burrin e saj te famshem. Ajo i dinte dhe i toleronte tradhtite dhe lidhjet dashurore te tij, te cilat zbulohen me vone tek letrat e tij. Fillimisht e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann. Korrespondenca e tij tregon se ishte i lidhur me gjashte gra, mes tyre dhe nje spiune ruse.

  • Pacifisti qe shpiku bomben atomike
Ne vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanise naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante nje leter presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmeronte se Gjermania naziste po ndertonte nje bombe atomike dhe i sugjeronte Shteteve te Bashkuara te zhvillonin bomben e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si nje nga arsyet qe Roosevelti filloi Projektin Manhattan per te zhvilluar bomben, edhe pse me vone u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor ne vitin 1941 e bindi me shume qeverine se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikant i shkelqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan ne projekt.

  • Ajnshtajni ne Shqipëri
E kush mund ta mendonte se fizikanti i madh ka shkelur token shqiptare? Dhe jo vetem kaq. Ai u pajis me pasaporte shqiptare nga mbreti Zog, si nje mbrojtje qe ai i dha hebreut me te famshem te shekullit te 20-te. Edhe pse per shume pak kohe, Ajshtajni ne vitin 1931 ka qendruar ne portin e Durresit, ne pritje te anijes.

  • Truri shetiti ne kavanoz per 43 vjet
Pas vdekjes ne vitin 1955, truri i Ajnshtajnit u hoq pa lejen e familjes nga Thomas Harvey qe kreu autopsine. Ai e mori trurin ne shtepi dhe me vone u pushua nga puna per shkak se refuzoi ta dorezonte organin. Shume vite me vone, kur Harvey mori leje nga Hansi ta studionte trurin, i dergoi copeza disa shkencetareve ne te gjithe boten. Njera prej tyre ishte Marian Diamond nga Universiteti Berkeley, e cila zbuloi se ai kishte me shume qeliza ne ate pjese te trurit qe ishte pergjegjese per sintetizimin e informacionit. Neuronet e trurit te tij, qe ishte me i madh se normalja, komunikonin me mire me njeri-tjetrin, per shkak se mungonte nje rrudhe e quajtur prerja silviane. Studime te tjera sugjerojne se truri i Ajnshtajnit ishte i dendur dhe se lobi inferior, qe ka te beje me aftesite per matematike, ishte me i madh se truri normal.

  • Saga e trurit te Ajnshtajnit
Ne fillim te viteve 1990, shkrimtari Michael Paterniti udhetoi per ne Kaliforni bashke me doktorin Harvey per te takuar stermbesen e Ajnshtajnit. Ata udhetuan nga New Jersey me makine te madhe familjare, nderkohe qe truri i Ajnshtajnit tundej brenda nje kavanozi ne bagazh. Paterniti disa vite me vone shkroi per eksperiencen e tij ne librin Ne makine me zotin Albert: Nje udhetim neper Amerike me trurin e Ajnshtajnit. Ne vitin 1998, 85-vjecari Harvey ia dha trurin doktor Elliot Krauss, patologu i stafit ne universitetin Priceton, pozicioni qe Harvey kishte me pare. Ai thote: Pasi e ruajta trurin per dekada sikur te ishte nje relike e shenjte, dhe per shume ashtu ishte, e lashe me ne fund te lire. Ia dhashe departamentit te patologjise ne qendren mjekesore te Princeton, aty ku Ajnshtajni kaloi 2 dekadat e fundit. U lodha nga pergjegjesia qe kisha. Tani jam me i qete.

  • S’donte ta lodhte mendjen me shume nga sa nevojitej dhe pelqente te rrinte zbathur
Pervec sportit te preferuar, lundrimit (sporti qe kerkon me pak energji), Ajnshtajni i shmangej cdo aktiviteti clodhjeje qe kerkonte shkathtesi mendjeje. Sic tha ai per New York Times, Sapo perfundoj projektet qe kam ne dore, nuk dua te merrem me asgje tjeter qe kerkon pune mendjeje. Kur isha i ri, zbulova se gishti i madh i kembes gjithmone bente nje vrime ne corape, tha ai dikur. Prandaj nuk vesha me corape, vazhdon ai.

  • Nuk e ndiqte asnjehere moden dhe s’ka mesuar kurre te shkruaje anglisht
Ajnshtajni ishte nje kokeforte fanatik. Ai refuzoi te vishej ashtu sic e keshillonin, kushdo te ishte ai apo ajo. Njerezit ose e njihnin mire, ose nuk e njihnin fare, arsyetonte ai, keshtu qe nuk kishte rendesi ne e shihni me te njejtin kostum nje vit te tere. Edhe pse jetoi per shume vite ne Shtetet e Bashkuara dhe i fliste mire te dyja gjuhet, Ajnshtajni thote se kurre nuk ka mundur te shkruaje ne anglisht, per shkak te shqiptimit te pabese. Kurre nuk e humbi theksin dallues gjerman I vill a little t’ink (I will a little think)

  • Tymoste si oxhak
Nje anetar per jete i Klubit te duhanxhinjve me llulle, ne Montreale, Ajnshtajni citohet te kete thene: Duhani me llulle kontribuon ne gjykimin me te qete dhe objektiv te ceshtjeve njerezore. Nje here ra ne uje gjate nje ekspedite me barke, por arriti heroikisht te mos leshoje nga dora llullen e tij.Albert Ajnshtajni ka qene nje shkencetar shume i famshem. Dhe qe te gjithe e njohin shume mire. Albert Ajnshtajni ka vdekur me 23.8.1903
 

Shtatë mënyrat se si Albert Ajnshtajni e ndryshoi botën tonë​


34BD17EF-4CDA-4C0D-BB5F-578589BC7ED1-1024x644.jpeg

Nga Andrew May
Albert Ajnshtajni (1879-1955), është një nga shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave, dhe emri i tij është bërë sinonim i fjalës “gjeni”. Ndërsa një pjesë e famës i detyrohet deri diku pamjes së tij ekscentrike, dhe deklaratave të herëpashershme mbi filozofinë, politikën botërore dhe tema të tjera jo-shkencore, janë kontributet e tij në fizikën moderne, ato që e kanë ndryshuar të gjithë perceptimin tonë mbi Universin dhe kanë ndihmuar në formësimin e botës ku jetojmë sot. Ja cilat janë disa nga konceptet e tij që e ndryshuan planetin.


Koncepti hapësirë-kohë
Teoria Speciale e Relativitetit, e ndryshoi mënyrën se si ne e mendojmë hapësirën dhe kohën, dhe vendosi një kufi universal të shpejtësisë së shpejtësisë së dritës. Sipas shkencëtarit gjerman asgjë nuk mund të udhëtojë më shpejt se sa drita.
Por gjithashtu teoria e tij thotë se gjërat nisin të sillen në një mënyrë shumë të çuditshme kurai i afrohet shpejtësisë së dritës. Për shembull në rast se do të mund të shihnim një anije kozmike që udhëton me 80 për qind të shpejtësisë së dritës, ajo do të dukej 40 për qind më e vogël se më parë.
Dhe nëse do të mund të shihnim brenda, gjithçka do të dukej se lëvizte më ngadaltë, dhe orës do t’i duhej në fakt 100 sekonda për të shënuar në një minutë. Kjo do të thotë që ekuipazhi i anijes kozmike do të plaket më ngadalë sa më shpejt që të udhëtojë në hapësirë.


Ekuacioni i famshëm E=mc^2
Ky ekuacion shpreh ekuivalencën e masës (m) dhe energjisë (E), dy parametra fizikë që mëparë besohej se ishin krejtësisht të ndara. Në fizikën tradicionale, masa mat sasinë e lëndës që përmban një objekt, ndërsa energjia është një veti të cilën objekti e ka për shkak të lëvizjes së tij dhe forcave që veprojnë mbi të.
Ekuacioni i Ajnshtajnit, thotë se masa dhe energjia janë në thelb e njëjta gjë, për sa kohë që shumëzoni masën me c^2 – katrorin e shpejtësisë së dritës, që është një numër shumë i madh,për të siguruar që ai të ketë të njëjtën njësi energjitike. Kjo do të thotë se një objekt fiton masë ndërsa lëviz më shpejt, vetëm sepse po fiton energji.


Lazeri
Lazerët janë një element thelbësor i teknologjisë moderne, dhe përdoren në çdo gjë, nga lexuesit e barkoreve, tek hologramet, deri dhe komunikimi me fibra optike. Megjithëse lazerët nuk lidhen zakonisht me Ajnshtajnin, ishte puna e tij që i bëri ato të mundura.
Termi lazer, i shpikur në vitin 1959 është një shkurtim i togfjalëshit “amplifikimi i dritës nga emetimi i stimuluar i rrezatimit”– dhe emetimi i stimuluar është një koncept të cilin e ka zhvilluar Ajnshtajni. Në vitin 1917, ai shkroi një studim mbi teorinë kuantike të rrezatimit, ku ndër të tjera përshkruan sesi një foton i dritës që kalon nëpër një substancë,mund të stimulojë emetimin e fotoneve të reja.
Ajnshtajni e kuptoi se fotonet e reja udhëtojnë në të njëjtin drejtim, dhe me të njëjtën frekuencë dhe fazë, si fotoni origjinal. Kjo shkakton në efekt ‘kaskadë’, pasi prodhohen gjithnjë e më shumë fotone pothuajse identike.
Si teoricien, Ajnshtajni nuk e çoi më tej këtë ide, ndërsa shkencëtarët e tjerë bashkëkohës metë nuk e njohën që në fillim potencialin e saj. Por bota mbërriti më në fund në atë pikë, dhe njerëzit po i përdorin gjerësisht lazerat, nga armët kundër dronëve, deri tek kompjuterët super të shpejtë.


Vrimat e zeza
Teoria Speciale e Relativitetit, tregoi se hapësira-koha mund të bëjë disa gjëra mjaft të çuditshme edhe në mungesë të fushave gravitacionale. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi Ajnshtajni zbuloi se objektet e mëdha si planetët dhe yjet e shtrembërojnë strukturën e hapësirë-kohës, dhe se është pikërisht ky shtrembërim ai që prodhon efektet, të cilat ne i perceptojmë si gravitet.
Ajnshtajni e shpjegoi relativitetin e përgjithshëm përmes një grupimi kompleks ekuacionesh, të cilat kanë një gamë të madhe aplikimesh. Ndoshta zgjidhja më e famshme për ekuacionet e Ajnshtajnit erdhi nga zgjidhja e Karl Shvarçild në vitin 1916:një vrimë e zezë .
Edhe më e çuditshme është një zgjidhje që e ka zhvilluar vetë Ajnshtajni në vitin 1935 në bashkëpunim me Natan Rozen, duke përshkruar mundësinë e shkurtoreve nga një pikë e hapësirë-kohës në tjetrën. Urat e quajtura fillimisht Ajnshtajn-Rozen, janë tani të njohura për të gjithë si “vrimat e zeza”.


Universi në zgjerim
Në fillimin e shekullit XX shumica e shkencëtarëve mendonin se struktura e hapësirës, ishte në një gjendje zgjerimi të vazhdueshëm, ndaj distancat midis galaktikave po rriteshin vazhdimisht. Por Ajnshtajni mendonte se nuk mund të ishte e vërtetë. Ndaj ai i shtoi ekuacioneve të tij diçka që quhet konstante kozmologjike, për të prodhuar një Univers statik.
Por në vitin 1929, vëzhgimet e Edvin Habëll mbi galaktikat e tjera, treguan se Universi nëfakt po zgjerohet, me sa duket në atë mënyrë siç e kishin parashikuar ekuacionet origjinale të Ajnshtajnit. Konstanten kozmologjike, Ajnshtajni e përshkroi më vonë si gabimin e tij më të madh.


Bomba bërthamore
Ajnshtajni i i atribuohet herë pas here “shpikja” e armëve bërthamore përmes ekuacionit të tij E = mc^2. Por Instituti Maks Plank për Fizikën Gravitacionale, thotë se lidhja mes të dyve është në rastin më të mirë e dobët. Përbërësi kryesor është fizika e ndarjes bërthamore , me të cilën Ajnshtajni nuk kishte asnjë përfshirje të drejtpërdrejtë.
Gjithsesi, ai luajti një rol vendimtar në zhvillimin praktik të bombave të para bërthamore. Në vitin 1939, një numër kolegësh e paralajmëruan atë mbi mundësitë e ndarjes bërthamore dhe tmerret që do të ndodhnin nëse Gjermania naziste do të arrinte të ndërtonte armë të tilla.
Ai ia përcolli këto shqetësime përmes një letre drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Frenklin D.Ruzvelt. Rezultati përfundimtar i letrës së Ajnshtajnit ishte krijimi i Projektit Manhatan , i cili krijoi bombat atomike, të cilat u përdorën kundër Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore.


Valët gravitacionale
Ajnshtajni vdiq në vitin 1955, por trashëgimia e tij e madhe shkencore vazhdon të na habisëedhe tani në shekullin XXI-të. Në shkurtin e vitit 2016, shkencëtarët njoftuan zbulimin evalëve gravitacionale, një tjetër pasojë tjetër e Relativitetit të Përgjithshëm.
Valët gravitacionale, janë valëzime të vogla që përhapen në strukturën e hapësirë-kohës, dhe shpesh thuhet se Ajnshtajni e “parashikoi” ekzistencën e tyre. Por realiteti është më pak i qartë se sa kaq. Ajnshtajni nuk e përcaktoi asnjëherë plotësisht nëse valët gravitacionale ishin të parashikuara apo përjashtuara nga teoria e tij. Dhe astronomëve iu deshën dekada kërkimepër t’i dhënë një përgjigje kësaj çështje. / LiveScience – Bota.al
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.