Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Alergji ndaj fesë!

Një sqarim të përgjithshëm për mënyrën e argumentimit në debate të tilla:

E para, kur debatohet për një ideologji/fe, argumente për të provuar të metat e kësaj ideologjie/feje duhet të sillen nga vet ideologjia/feja, e jo nga veprimet që i bëjnë pasues të saj. Le të jemi më të qartë, hadithet, dhe pjesë nga Kurani që u sollën këtu, përbëjnë provë për debatin, pastaj mënyra e interpretimit duhet të mbështet në fjalë të ekspertëve të fushës. Po e marr vetëm hadithin e fundit të sjellë nga @Poker si shembull për të sqaruar këtë që po them.

Ky hadith dëshmon që kishte luftë, gjë, që nuk e kam mohuar në postime të mësipërme, përkundrazi, e pranoj këtë, por arsye të luftës janë në qendër të debatit, dhe jo fakti që kishte luftë mes myslimanëve të parë dhe paganëve të kohës, arabët. Dhe nëse e lexon hadithin me kujdes e sheh se edhe mënyra e luftës, gjegjësisht, trajtimit të robërve ishte shumë më e avancuar se sa mënyra e idhujtarëve të kohës. Ishte risi lirimi i robërve pa kompensim.
Beteja e Hunejnit ndodhi pas çlirimit të Mekës (pa luftë, Profeti u kthye nga Medina me pasues të tij, dhe idhujtarë të Mekës e dorëzuar qytetin pa luftë). Pra, pasi u çlirua Meka, idhujtarët grumbulluan një numër jashtëzakonisht të madh të luftëtareve (rreth 30,000 ushtarë) duke u bërë bashkë shumë fise. Ata kishin për qëllim të ndalnin përhapjen e Islamit përmes likuidimit të Profetit dhe pasuesve të tij. Kjo ishte një nga betejat më të rënda të myslimanëve ku mezi arritën t’i mposhtin idhujtarët...

Shënim: Nëse ju intereson më shumë rreth kësaj beteja mund t’ju sjellë me referenca historike çfarë ndodhi dhe pse ndodhi...

Gjithashtu argument për këtë lloj debati janë edhe pjesë nga Kurani të sjellë këtu nga z. @Poker

Fillimi i ajetit e bartë përgjegjësinë për mirëqenien në familje tek burrat. Pra, përcakton se të ardhurat familjare janë përgjegjësi e burrit dhe jo e gruas. Këtu hynë, ushqimet për anëtarë të familjes, veshmbathjet, etj... Pjesa e dytë, duke filluar nga fjalët E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, fletë për rastet kur ka rebelim të gruas dhe mënyrat se si duhet të provohet të zgjidhet mospajtimi mes bashkëshortëve, duke ia lënë përgjegjësinë më të madhe burrit. Pra, e para duhet të këshillohet gruaja, nëse kjo s'bënë punë, atëherë duhet të largohet nga shtrati, nëse kjo s'bënë punë, atëherë burri ka të drejtë ta rrah gruan. Por, tek fjala rrahja e gruas është debat i gjerë mes dijetarëve mysliman ku mendimi më i saktë në bazë të asaj që kam arritur të kuptoj është se këtu është për qëllim rrahja me misvak (misvak është një lloj shkopi i vogël, sa gishti tregues, si për nga gjatësia ashtu edhe për nga trashësia), pra nuk është për qëllim dëmtimi i tyre, por shprehja e hidhërimit dhe zhgënjimit nga ajo.
Fundi i ajetit potencon se nëse ka respekt, atëherë asnjë nga këto nuk lejohen të përdorën në raport me gruan.

Shënim: Ky është një sqarim shumë i shkurtuar, për ata që janë të interesuar mund t’ju sjellë sqarim të detajuar me referenca, nga komentatorë më të famshëm të Kuranit.

Unë besoj që kjo është mënyra më e drejtë e sjelljes në familje, dhe nuk kam asnjë problem me këtë ajet. Sikur të ndiqeshin këto format në raport me gruan nga burrat, sot do të kishte shumë më pak ndarje, e shumë më pak familje të shkatërruara. Pastaj, edhe sot kur po flasim burrat keqtrajtojnë gruan në mënyrë më mizore, herë duke shkuar me shumë dashnore, e me prostituta të ndryshme, e herë duke e rrah në mënyrën më mizore sikur të ishte kafshë. Fatkeqësia jonë është se ne duam të fitojmë debatin dhe jo të përfitojmë nga debati. Prandaj, i harrojmë ato që kemi pa me sy, në familjet tona ose të fqinjve tanë, dhe hiqemi si dikush që s'jemi....

Sidoqoftë t'i kthehemi temës, së dyti, kur bëhet fjalë për historinë, ne duhet të sjellim shënime historike sa më afër për kohën që po flasim. Për të qenë të drejtë duhet të gjejmë një pal të tretë, e cila s'ka interes të drejtpërdrejt për atë që po flasim. Për shembull nëse diskutojmë mbi UÇK-në, s'duhet të marrim përrallat e shkruara nga serbët, sikundër që s'duhet të marrim as përrallat e shkruar nga disa 'komandat' të luftës, por duhet të marrim versionin e gazetarëve dhe reporterëve të luftës, ku kishte shumë në Kosovë. Kjo ishte vetëm si shembull. Ndërsa kur flasim për kohën, e administrimit të Perandorisë Osmane, atëherë nëse mund të gjejmë dokumente të kohës, kjo është më e mirë. Pra, kur themi që kishte taks për jomyslimanët, atëherë të gjejmë një faturë të kohës, nëse jo, atëherë dëshmitë e atyre që kanë paguar, e kështu me radhë... Në këtë formë e ndërtojmë debatin mbi baza të forta dhe mund të vazhdojmë duke nxjerrë përfundime, ndërsa duke kërcyer nga tema në temë dërgojmë sinjale se qëllimi ynë i vetëm është ta fitojmë debatin dhe jo të sjellim dobi duke u përpjek të gjejmë përfitime të dyanshme. Xhizje e përmendur nga dikush prej anëtarëve lartë, është një taks për jomyslimanët që jetojnë në shtetin Islam, e cila kishte më shumë karakter të një sigurimi që paguhet sot, se sa të një takse për besimit e tij. Pak më qartë, jomyslimanët nuk ishin të detyruar të merrnin pjesë në rast të një sulmi nga jashtë, por myslimanët kishin për detyrë t’i mbronin këto familje, dhe në këmbë të kësaj, ata paguanin një taks shumë simbolike. Kjo taksë aplikohej vetëm për ato familje jomyslimane që kishin të ardhurat e mira, dhe nuk aplikohej për familje të varfëra. Për të kuptuar më gjegjësisht se si funksiononte Xhizja në shtetin Islam, kthehu tek libri Omer ibn Abdulazizi, i botuar nga Fjalaebukur.
Gjithsesi, ne nuk mund, dhe s’është e thënë të pajtohemi, por duhet të ruajmë korrektësinë në debat, ose të mos hyjmë fare, ndërsa duke ofenduar tjetrin, e duke shkruar me sarkazëm, nuk përfitojmë gjë, dhe nuk arrijmë askund.

E zgjata pak me këtë shkrim, por besoj që, ai që ka durim ta lexojë do të përfitojë diçka, edhe pse për të sqaruar plotësisht, për gjithçka që aludoj aty, do të duhej të shkruaj shumë më shumë.

Shnet juve dhe mua!

Flet per interpretime dhe komentatore. Hadithet deri dhe vete Kuranin e doni te interpretuar dhe te komentuar. Ky eshte nje problem shume i madh qe keni juve me fene dhe besimin tuaj sepse aty fillon nje deformim ne menyren si e lexoni dhe kuptoni fene tuaj. Duhet thjesht te lexoni fjalen e Zotit ne librin tuaj ta kuptoni vete ate dhe mos sforcoheni me intepretime.

Edhe historine e doni me fakte!
Juve flsini per histori te shkruar nga feja, por ne fakt keto te dyja nuk shkojne bashke. Nese flasim per fe flasim per fe nese flasim per histori flasim per histori.

Ti do fakte dhe fatura ta paguara taksapaguesit jo mulsyman ne ate kohe!
Ne fakt une nuk jam historian dhe faktet i kane mbledhur ata qe e kane shkruar historine. Ti ndoshta i hedh poshte studimet e tyre sepse feja eshte nje mur i madh e nuk do te dije per llogjike e per fakte por mbahet vetem me besim te verber.
Une tani sdo merrem ketu pa fund te te gjej fakte ty. @Liber8 ja solla historianin e kohes dhe ai e mohoi. Ne fakt ai nuk pranoi kurre as luften, te pakten ti e pranon lufte per "mbrojtje"!
Per cudi lufte per mbrotje ku u krijua nje Kalifat qe filloi e rritej me paqe!! Territore pafund te pushtuara. Dhe cuditerisht pas pushtimit fillonin konvertimet masive "vullnetare"!!!
 
@Poker sot jam i zënë, të shkruaj nesër në mëngjes nëse gjej kohë. Vetëm diçka shkurt po të them që e ke komplet gabim. Feja është sikur rubikon, atëherë kur nuk di ti radhitësh gjërat të duket sikur ska sens. Kurani sqarohet me pjesë tjera të Kuranit, në raste tjera me hadithe, diku në kontekst gjuhësor e në shumë raste përmes faktorit rrethanor...
 
Ne e interpretojme si eshte interpretuar drejt, ndersa ju e shtremberoni qellimisht, duke luajtur rolin e dijetarit.

Syrja 4/ 15

Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet më dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t'i marrë vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to.

Ketu flete per vdekje! Si e intepreton kete?
Apo se ka fjalen te vdese thjesht ta bej te shkoje ne nje bote me te mire?

Nese e marrim si te mireqene qe dikush qe ben imoralitet duhet edhe te vdese dhe une nuk po i dal kunder.
E vetmja pyetje eshte perse vetem ferma duhet? Po kur mashkulli ben imoralitet pse sduhet te vdese?
Perse gruan e denon mashkulli e mashkullin e denon vetem Zoti?
Do thuash ti keshtu e ka caktuar Zoti. Edhe une dakort jam por ky eshte diskriminim ndaj femres. Nuk trajtohet njelloj me mashkullin nga vete Zoti.

Shume nga ju meshkuj dhe femra bashke mund ta quani kete te drejte. Ndoshta eshte e drejte qe mashkulli te jete superior ndaj femres por ama juve smund te thoni se trajtoheni ne menyre te barabarte ne fene tuaj.

E keni te shkruar aty, ne librin tuaj te shenjte thjesht lexojeni si eshte shkruar.
 
  • Pëlqej
Reactions: nsr

Kush te tha se vetem per gruan eshte denimi? E sheh se nuk lexon ne teresi por vetem ate qe deshiron ti ta thuash sa per te mbrojtur mendimin tend. Denimi per imoralitet vlen edhe per burrin edhe per gruan nese se ke ditur.
 
@Poker sot jam i zënë, të shkruaj nesër në mëngjes nëse gjej kohë. Vetëm diçka shkurt po të them që e ke komplet gabim. Feja është sikur rubikon, atëherë kur nuk di ti radhitësh gjërat të duket sikur ska sens. Kurani sqarohet me pjesë tjera të Kuranit, në raste tjera me hadithe, diku në kontekst gjuhësor e në shumë raste përmes faktorit rrethanor...

Per sa i takon aspektit gjuhesor ka nje problem akoma me te madh por kete smund ta shtjelloje ketu, do jete dhe humbje kohe dhe mundimi nga ana ime te merrem akoma me kete.
 
Kush te tha se vetem per gruan eshte denimi? E sheh se nuk lexon ne teresi por vetem ate qe deshiron ti ta thuash sa per te mbrojtur mendimin tend. Denimi per imoralitet vlen edhe per burrin edhe per gruan nese se ke ditur.

Ma sill ku eshte ne Kuran? Ta di meqe se kam ditur.
I dua me rreshta si e kam sjelle une.
 
“Laviren dhe lavirin i rrihni secilin prej tyre me nga njëqind të rëna (me kamxhik) dhe në zbatimin e dispozitave të Allahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që i besoni Allahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.” En-Nur: 2
 
Ky denim eshte per te pamartuarit. Per te martuarit eshte gurezimi apo rexhmi qe quhet ne sheriat.
 
“Laviren dhe lavirin i rrihni secilin prej tyre me nga njëqind të rëna (me kamxhik) dhe në zbatimin e dispozitave të Allahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që i besoni Allahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.” En-Nur: 2

Po dakort rrahja me kamzhik ne publik.
Ne eshte gjitheperfshires.
Por mbyllja ne dhome deri ne vdekje pse i dedikohet vetem femres?
 
@A2.
@Liber8

Kuran surja 9:29

Luftojini ata që nuk besojnë në Allahun e as në Ditën e Kiametit, që nuk e marrin për të ndaluar atë që e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe ata, midis atyre që u është dhënë Libri, që nuk e pranojnë fenë e vërtetë, derisa të japin xhizjen (taksën) me dorën e tyre, duke qenë të përulur.

Taksen per te cilen ju kemi folur e keni ne Kuran. Eshte paguar me detyrim takse nga popujt jo islamike brenda perandorive islamike, qofshin otomanet apo kalifatet e meparshem.
Per me teper ketu flitet dhe per lufte kunder atyre qe nuk besojne me Allah. Dmth nuk ishte aq paqesor kunder feve te tjera dhe as tolerante. Perhapja eshte bere me lufte dhe me taksa.
@A2. vetem mos me kerko fature e fakte akoma sepse deri tani po bazohem vetem ne cka thote Libri i Shenjte duke qene se ju vetem ate merrni per baze.

“Xhizje” quhet taksa vjetore, nëpërmjet së cilës hebrenjtë dhe të krishterët shprehin njohjen e tyre për shtetin islam. Pagimi i kësaj takse u jepte atyre statusin e “dhimmi-t” - të mbrojturit, përmes të cilit fitonin të drejtën të jetonin në paqe dhe siguri në shtetin islam dhe të ushtronin pa pengesë fenë e tyre. - shpjegimi në kuran.
 
@Poker sot jam i zënë, të shkruaj nesër në mëngjes nëse gjej kohë. Vetëm diçka shkurt po të them që e ke komplet gabim. Feja është sikur rubikon, atëherë kur nuk di ti radhitësh gjërat të duket sikur ska sens. Kurani sqarohet me pjesë tjera të Kuranit, në raste tjera me hadithe, diku në kontekst gjuhësor e në shumë raste përmes faktorit rrethanor...

Eshte nje rubikon sepse eshte plote me kontradita.
Ne fakt brenda feve ne pergjithesi ka shume kontradita sepse njehere flasin per paqe e njehere per lufte. Njehere qe gruaja eshte ne piedestalin e xhenetit e njehere qe eshte nen hurin e burrit.
Njehere qe ka falje e meshire e njehere qe duhet denim i ashper e pa meshire.
 
Mi'mjes bro! Po ia filloj prej kësaj të fundit, e pastaj të përgjigjem për ato më lartë.
As unë nuk do të mund ta thosha më mirë se sa ju, ai i cili s'ia ka haberin mënyrës se si zgjidhet një rubikon i duket një kub me kontradikta dhe thjeshtë palidhje, përderisa për atë që e kupton dhe di se si duhet të zgjidhet, është çështje sekondash derisa secila anë ta merr ngjyrën e saj. Kështu është edhe me fenë, së paku për fenë Islame e kam fjalën, ngase pak a shumë jam një ekspert i vogël, si rrjedhojë e njohjes së gjuhës së saj origjinale, gjuhës arabe. Flitet për paqe, në kohë paqe, dhe flitet për rregulla të luftës në kohë lufte, për gruan flitet në pozicione të saj të ndryshme, është në piedestal më lartë, kur është në cilësi të nënës, është krah burrit, diku poshtë tij, e diku më lartë se ai, kur flitet për të si bashkëshorte, e kështu me radhë. Ndërsa një besimtar i mirë, duhet të jetojë mes frikës nga ndëshkimi i Zotit dhe shpresës për mëshirë nga Zoti, dhe motori i cili duhet ta udhëheq përpara në jetë duhet të jetë dashuria për Zotin. Kjo është natyra e fesë, tani diskutimi mund të bëhet nëse të pëlqen kjo ose jo, nëse beson se është e vërtetë ose jo... Për mua s'kam dyshim që Islami është e fe e zbritur nga Zoti, dhe se ai i cili nuk jeton ashtu siç na udhëzon feja Islame, në këtë jetë, nuk do të arrijë të gjejë lumturi, ndërsa në botën tjetër e pret ndëshkim i rreptë dhe i dhembshëm. Kjo është bindja ime, dhe unë kam të drejtë të jem i bindur në këtë. Në anën tjetër është e drejta jote, dhe e secilit, të jetë i bindur, dhe ta shfaq bindjen e tij, sido që i percepton gjërat. Pajtohesh me këto?
 
@A2.
@Liber8

Kuran surja 9:29

Luftojini ata që nuk besojnë në Allahun e as në Ditën e Kiametit, që nuk e marrin për të ndaluar atë që e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe ata, midis atyre që u është dhënë Libri, që nuk e pranojnë fenë e vërtetë, derisa të japin xhizjen (taksën) me dorën e tyre, duke qenë të përulur.

Taksen per te cilen ju kemi folur e keni ne Kuran. Eshte paguar me detyrim takse nga popujt jo islamike brenda perandorive islamike, qofshin otomanet apo kalifatet e meparshem.
Per me teper ketu flitet dhe per lufte kunder atyre qe nuk besojne me Allah. Dmth nuk ishte aq paqesor kunder feve te tjera dhe as tolerante. Perhapja eshte bere me lufte dhe me taksa.
@A2. vetem mos me kerko fature e fakte akoma sepse deri tani po bazohem vetem ne cka thote Libri i Shenjte duke qene se ju vetem ate merrni per baze.

“Xhizje” quhet taksa vjetore, nëpërmjet së cilës hebrenjtë dhe të krishterët shprehin njohjen e tyre për shtetin islam. Pagimi i kësaj takse u jepte atyre statusin e “dhimmi-t” - të mbrojturit, përmes të cilit fitonin të drejtën të jetonin në paqe dhe siguri në shtetin islam dhe të ushtronin pa pengesë fenë e tyre. - shpjegimi në kuran.

Jo bro s'të kërkoj faturë, ajo ishte thjeshtë një shpjegim se si faktohet historia. Këtë që solle, të lumtë! Kështu pres, të debatojmë. Unë të kam thënë dhe më lartë, po të them sërish, Kurani kuptohet në disa mënyra, më kryesore janë këto:
-Tekst i qartë, ku s'ka nevojë për sqarime
-Tekst i Kuranit ku shpjegohet me një tekst tjetër përbrenda Kuranit
-Tekst i Kuranit ku shpjegohet përmes haditheve (thënieve dhe bëmave të Profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)
-Tekst i Kuranit ku shpjegohet përmes veprimeve të pasuesve të parë të Profetit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të,
-Tekst i Kuranit ku shpjegohet përmes zbërthimit të kuptimve gjuhësore... Gjuha arabe është shumë larg gjuhës së dytë, për nga pasuria e saj në shprehje e në fjalë.
-Tekst i Kuranit ku shpjegohet nga faktori rrethanor, dhe koha dhe mënyra se si ka zbritur.

Këtë citat të Kuranit që solle është i saktë, unë po e sjellë edhe në arabisht, bashkë me komentimin e tij, në mënyrë të shkurtuar në mënyrë që të mos e zgjas shumë:

قَاتِلُوا الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَلَا بِالْيَوْمِ الْآخِرِ وَلَا يُحَرِّمُونَ مَا حَرَّمَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَلَا يَدِينُونَ دِينَ الْحَقِّ مِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ حَتَّىٰ يُعْطُوا الْجِزْيَةَ عَن يَدٍ وَهُمْ صَاغِرُونَ
Shqip
Luftojini ata që nuk besojnë në Allahun e as në Ditën e Kiametit, që nuk e marrin për të ndaluar atë që e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe ata, midis atyre që u është dhënë Libri, që nuk e pranojnë fenë e vërtetë, derisa të japin xhizjen (taksën) me dorën e tyre, duke qenë të përulur.
Shpjegim i xhizjes në të njëjtin ajet (Përkthim i Hasan Nahi, faqe 231.
Xhizje” quhet taksa vjetore, nëpërmjet së cilës hebrenjtë dhe të krishterët shprehin njohjen e tyre për shtetin islam. Pagimi i kësaj takse u jepte atyre statusin e “dhimmi-t” - të mbrojturit, përmes të cilit fitonin të drejtën të jetonin në paqe dhe siguri në shtetin islam dhe të ushtronin pa pengesë fenë e tyre. Sigurisht që kjo taksë nuk ishte diskriminuese, sepse hebrenjtë dhe të krishterët ishin të përjashtuar nga dhënia e zekatit, që, për shkak të veçorive të tij, ishte detyrim vetëm për besimtarët. Në kohën e Profetit Muhamed (a.s.), sasia e xhizjes ishte dhjetë derhemë (rreth 30 gr argjend) për çdo mashkull të rritur, që në kohën tonë është e barasvlefshme me shpenzimet ushqimore të dhjetë ditëve. Gjithsesi, gratë, fëmijët, skllevërit dhe të varfrit ishin të përjashtuar nga kjo taksë.
Shpjegim i parafrazuar nga Ibn Kethiri, në tefsirin e tij. (Ibn Kethiri është një nga kometator më të famshëm të Kuranit dhe është i pranuar nga të gjithë myslimanët).
Shpjegimi i këtij citati, pasi e sjellë kuptimin e parë siç është i përkthyer në gjuhën shqipe, tregon se ky ajet ka zbritur në vitin e 9 sipas kalendarit hijri, që i bie një vit përpara se Profeti ta përfundonte misonin e tij në këtë botë. Ai ishte shpallur përpara betejës së myslimanëve me romakët, ku konsiderohej si leje nga Zoti për të hyrë në luftë me ta. Vlen të cekët që Pernadoria Romake atëbotë ishte superfuqi botërore ku vendet të cilat i kishte nën pushtimin e saj, nuk u jepte asnjë të drejtë myslimanëve dhe i luftonte ata në mënyrë më barbare. Prandaj, myslimanët duke qenë se në vitin e 9 hixhër, ishin bërë një fuqi shumë më e madhe se që ishin në fillim, hynë në luftë me perandorin romake me synim të çlirimit/pushtimit (m'varet nga cili këndvështrim i shikon) të vendeve të sunduara nga Perandoria Romake. Dhe ajeti në fjalë u lejon myslimanëve të hyjnë në këtë luftë, duke e bërë të qartë se pas triumfimit jomyslimanëve u lejohet të jetojnë në tokat e tyre dhe se ata të cilët nuk luftojnë kundër myslimanëve mund të jenë në paqe në këmbë të xhizjes e që e ke të sqaruar më lartë. Unë nuk shoh asnjë problem në këto, mund të më thuash ku është problemi?!
 
Syrja 4/ 15

Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet më dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t'i marrë vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to.

Ketu flete per vdekje! Si e intepreton kete?
Apo se ka fjalen te vdese thjesht ta bej te shkoje ne nje bote me te mire?

Nese e marrim si te mireqene qe dikush qe ben imoralitet duhet edhe te vdese dhe une nuk po i dal kunder.
E vetmja pyetje eshte perse vetem ferma duhet? Po kur mashkulli ben imoralitet pse sduhet te vdese?
Perse gruan e denon mashkulli e mashkullin e denon vetem Zoti?
Do thuash ti keshtu e ka caktuar Zoti. Edhe une dakort jam por ky eshte diskriminim ndaj femres. Nuk trajtohet njelloj me mashkullin nga vete Zoti.

Shume nga ju meshkuj dhe femra bashke mund ta quani kete te drejte. Ndoshta eshte e drejte qe mashkulli te jete superior ndaj femres por ama juve smund te thoni se trajtoheni ne menyre te barabarte ne fene tuaj.

E keni te shkruar aty, ne librin tuaj te shenjte thjesht lexojeni si eshte shkruar.
Ky rregull për mbyllje në shtëpi, është i deroguar, dhe rrugë për to, është shpallja e ajeteve tjera që e derogojnë këtë rregull. Ndërsa për sa i përket pyetjeve poshtë këtij ajeti, përgjigjet i ke si vijojnë:

E para, sa herë që përmendet ndonjë ndëshkim apo shpërblim për burrin, vlen dhe për gruan, dhe sa herë që përmendet për gruan vlen dhe për burrin, përveç nëse është diçka specifike që i takon vetëm njërës gjini.
E dyta, as burri dhe as gruaja, nuk ka kompetenc ta ndëshkojnë njëri tjetrin, por këtë e bëjnë organet shtetërore. Sepse rregulla të dënimit, qoftë me burg e qoftë me dhunë fizike, bëhen vetëm me urdhër të Kadiut (gjykatësit) i cili duhet të ketë dëshmi të pakontestueshme përpara se të merr vendim. Pastaj, këtë vendim duhet ta zbatojë policia e shtetit, dhe organe tjera gjegjëse. NUK LEJOHET në asnjë mënyrë që secili të merr në dorë zbatimin e dënimeve që janë në Kuran. Kjo është me konsensus të të gjithë dijetarëve myslimanë.
E treta, sa i përket barazisë gjinore, në Kuran dhe në fenë Islame s'ka barazi gjinore, por drejtësi gjinore. Kur secila gjini i ka të drejtat e tij/saj. Gruaja në shumë raste është superiore ndaj burrit, e në plotë raste të tjera ajo është inferiore ndaj burrit.
 
Flet per interpretime dhe komentatore. Hadithet deri dhe vete Kuranin e doni te interpretuar dhe te komentuar. Ky eshte nje problem shume i madh qe keni juve me fene dhe besimin tuaj sepse aty fillon nje deformim ne menyren si e lexoni dhe kuptoni fene tuaj. Duhet thjesht te lexoni fjalen e Zotit ne librin tuaj ta kuptoni vete ate dhe mos sforcoheni me intepretime.

Edhe historine e doni me fakte!
Juve flsini per histori te shkruar nga feja, por ne fakt keto te dyja nuk shkojne bashke. Nese flasim per fe flasim per fe nese flasim per histori flasim per histori.

Ti do fakte dhe fatura ta paguara taksapaguesit jo mulsyman ne ate kohe!
Ne fakt une nuk jam historian dhe faktet i kane mbledhur ata qe e kane shkruar historine. Ti ndoshta i hedh poshte studimet e tyre sepse feja eshte nje mur i madh e nuk do te dije per llogjike e per fakte por mbahet vetem me besim te verber.
Une tani sdo merrem ketu pa fund te te gjej fakte ty. @Liber8 ja solla historianin e kohes dhe ai e mohoi. Ne fakt ai nuk pranoi kurre as luften, te pakten ti e pranon lufte per "mbrojtje"!
Per cudi lufte per mbrotje ku u krijua nje Kalifat qe filloi e rritej me paqe!! Territore pafund te pushtuara. Dhe cuditerisht pas pushtimit fillonin konvertimet masive "vullnetare"!!!
Për pjesën e parë:
Ta sqarova më lartë Kurani e sqaron vetvetën, siç e sqaron atë edhe hadithi. Sepse sikur të ishte i drejtpërdrejt e pa nevojë për interpretim e pastaj të ishte i vlefshëm për secilën kohë do të duhej të ishte ja 1 milion vëllime, por Ai është fjalë e Zotit e shpallur, është gjithëpërfshirës dhe sqarim për gjithçka, siç thotë dhe Zoti në Kuran. Vet Kurani na urdhëron të pyesim ekspertët e fushës:

Ne edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve u kemi dhënë shpallje, andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë). (15/43)
gjithashtu thotë:
Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët. (2/7)

Për pjesën tjetër:
Nëse je me të vërtetë historianë atëherë besoj që e di se sa shumë kontratdikta ka mes historianëve dhe për periudhat shumë të afërta se për këto që po flasim. Prandaj, kur them faturë, të them se ky është fakt i pamohueshëm, ndërsa hipoteza dhe teori mund të jenë të qëndrueshme siç mund të jenë dhe të gabuara. Unë dua ta ndaj shapin nga sheqeri, të mos i quajmë fakte, teoritë, por secila le të mbet në shkallën e saj të argumentimit, dhe të mos mbivlerësohet.
Unë nuk them që myslimanët luftuan vetëm për mbrojtje, por të them që duhet të studiohen shkaqe të secillës luftë për të kuptuar kush kishte të drejtë dhe pse. Por ajo që po të them me siguri të plotë e përgjegjësi më të madhe është se nuk LEJOHET TË DETYROHEN NJERËZ TA PRANOJNË NJË FE, së paku Islami nuk e lejon dhe për këtë ke citat në Kuran:

S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra! Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka. (2/256)

Xhizja, nuk është mjet për të detyruar pranimin e fesë, sepse ajo ishte taks e papërfillshme për nga vlera, pra aq sa i duhet dikujt për t'u ushqyer dhjetë ditë, dhe nuk u merrej skamnorëve, pastaj të pasurve nga myslimanët u merrej shumë më shumë se sa xhizja, e që është 2.5 %, 5%. deri në 10 %, zekat, duke bë dallim mes llojit të pasurisë që kishin myslimanët e pasur. Përderisa jomyslimanët skishin taksë tjetër veç xhizjes.
Unë me shumë dëshirë do të paguaja dhe sot xhizjen vetëm të mos paguaj gati 20 % të pagës shtetit tim, në Kosovë. E në vende tjera 'moderne' tatimi shkon deri në 60%, ndoshta edhe më shumë.
Shteti Islam nuk u rrit aq shumë nga dhuna e detyrimi, por ngaqë ishte sistemi më i mirë për aq kohë sa kalifët u treguan të drejtë, në atë moment kur filluan ta keqpërdorin fenë për interesat e tyre, filloi edhe tkurrja e shtetit Islam, tani në mesin e udhëheqësve botërore më zullumqar janë udhëheqës në "vende Islame", por kjo nuk është argument kundër fesë Islame, është argument kundër udhëheqësve të cilët janë diktator të poshtër, jokurrzior që jeton si parazit mbi djersën e popujve, dhe kjo ska asnjë lidhje me Islamin edhe pse ata mund të jenë myslimanë!
 
@A2. Rrahja me misvak apo me shkop te vogel nuk permendet asgjekundi ne Kuran.
Ata mendimtarer tuaj mundohen te shpikin intepretime se si te zbusin kete disktiminim qe i behet femeres.
Kurani flet shume hapur nese rrebelohen i rrihni. Kaq mbaroi ske cfare intepreton ti ketu dhe ata mendimtaret sepse nga aty fillojne mashtrimet me keq akoma.

Ju qe jeni besimtare vete Allahu ju ka sjelle Librin e Shenjte lexojeni sic eshte shkruar jo si e interpretojne. Askush nuk duhet dhe mundet te intepretoje fjalen e Zotit.

Na thoni ne cilin pjese ne Kuran flitet se duhet interpretim per te kuptuar fjalen e Zotit ne librin e shenjte. Perkundrazi ky luber nuk pranon ndryshim dhe nuk pranon intepretim.

Por juve vazhdoni te bini ne kontradikte me ate qe thoni ju, ate qe thone Kurani dhe ate qe ju ka thene Allahu ne Kuran.

Komentimi i pjesës ku përmendet rrahja, e gjenë në Tefsir Ibn Kethir, tek pjesa ku komentohet ajeti që solle këtu, për të mos e zgjat po e sjellë vetëm pjesën ku komentohet rrahja, po e sjell origjinalin në gjuhë arabe, në mënyrë që nëse nuk më beson mund ta pyesësh ndonjë koleg/shok të ta përkthej:
عن عطاء , قال : قلت لابن عباس : ما الضرب غير المبرح , قال : السواك وشبهه يضربها به

Transmetohet nga At'a (nxënës i Ibn Abasit) i cili thotë: E pyeta Ibn Abasin (Ibn Abasi ishte djali i xhaxhait të Profetit, për të cilin Profeti e cilësoi si përkthyes i Kuran (terxhuman el-Kuran), pra ishte njeriu më i thirrur pas Profetit për ta komentuar Kuranin). Çka konsiderohet rrahje e padëmshme. Ai tha: Me misvak, ose me diçka të ngjashme me të, mund ta rrah atë (gruan).

Ibn Abasi jetoj në kohën kur po zbriste Kurani, dhe jo tani, në këtë kohë moderne, dhe s'kishte nevojë të zbuste asgjë të fortë, e as të forconte diçka të butë. Por e interpretoi Kuranin ngase ishte i thirrur për këtë. Unë nuk e di kush ta ka mbush kokën që askush s'mund ta interpretojë Kuranin, më lartë të solla citate nga Kurani ku jemi të urdhëruar t'i pyesim ekspertët për gjërat që s'mund t'i kuptojmë.
Kurani nuk pranon ndryshim, dhe as rregulla të Kuranit, por është i përbërë nga disa pjesë, pjesë ku kuptohen lehtësisht e qartësisht, e që në shumicë janë rregulla individuale, që kanë të bëjnë me indivdin, pjesë ku nuk i takojnë individit por shtetit, e që interpreton myftiu i vendit, sepse ai merr vendim për të gjithë myslimanët e vendit, dhe pjesë shumë të detajuara që janë vetëm për akademikët dhe diskutime në nivele më të larta...
 
Mendime te trasheguara komuniste-ateisto-darviniste kundrejt fes dhe mbi te gjitha kunder islamit ne keto vitete e fundit te shtyra nga axhenda zionisto-sataniste, nuk perben asnje habi. Allahu ne Kuran u ka then qarte besimtareve qe "ata" (jobesimtaret dhe te feve te tjera), nuk do te jen te kenaqur me myslimanet deri sa keta te pranojne fene e tyre dhe ta braktisin islamin e vertet.

Ne islam, mashkulli dhe femra nuk jan te barabart por secili ka te drejtat e veta sipas rolit qe ka ne shoqeri, familje etj. Islami i dha femres te drejten per te trasheguar prone e pasuri, te drejten per te pranuar ose jo qe te martohej me nje pretendent, te drejten per t'u divorcuar edhe pse divorci nuk eshte i pelqyeshem ne islam por i pranueshem. Te drejten per te vendosur dhe shume te tjera. Keto gjera duhen analizuar ne kontekstin kohor dhe jo nga pikpamja e sotme dhe do kuptojme qe eshte diçka gjigandeske per keto e shume te drejta te tjera. Fatkeqesisht, shumica nuk e kan kete aftesi te menduari sepse qellimisht nuk u eshte dhene kjo aftesi.

Feja nuk analizohet duke para historin por vete fene. Askush dhe asnje dijetar apo nxenes dije ne islam, nuk e percjell islamin duke u marr me historin por vetem me ajetet Kuranore dhe hadithet duke ndjekur shembullin e Profetit Muhamed s.a.s dhe sahabeve(shokeve me te aferm te Profetit s.a.s).

Sot pseudo ateistat dhe jobesimtaret, kerkojne qe te shpjegojne çdo gje ne menyre shkencore por feja nuk mund te shphegohet vetem nepermjet logjikes dhe studimeve shkencore pas i tejkalon.

Ne Kuran, asgjkundi nuk u thuhet njereve qe te besojn verberisht por parashtrohen faktet dhe argumentat prej Allahut dhe me pas u behet thirrje njerezve qe te besojne duke medituar rreths asaj qe i'u parashtrua.

Sot rryma dekatente e pasueseve te pasioneve kerkojne qe njeriu te ndjek vetem deshirat dhe epshet e veta pa marr parasysh pasojat. Ndersa udheheqesit kerkojne te sundojne te tjeret sikurse "perendit" e olimpit duke menduar se gjendrojne me lart se te tjeret.

Edhe vete ateismi nuk eshte ateist por nje form tjeter idhujtarie sepse ne vetevete ata shpirterisht mbeshteten ne shkence, gje qe e ben qe te kene nje forme fryme fetare te tyren. Sot kemi dhe "kishen" e shkencologjise.

Keta qe kundershtojne islamin, pra qe e kan ne axhenden e tyre, paraqiten si grup mendje hapur qe e pranon diversitetin dhe te qenurit ndryshe, deri sa ti fillon dhe t'i kundershtosh pikpamjet e tyre, ateher ata nxjerrin fytyren e vertet duke sulmuar me çka kan ne dore.

Kur te bjere dhe shtylla e fundit morale ne kete bote qe eshte islami, ateher ta gezoni vertet prindi1 dhe prindi2 pasi shthurja dhe kontrolli total eshte qellimi i tyre.

Nen emrin e Judaismit, veprojn zionistet satanist te cilet ua morren peng kete fe hebrenjeve. Vete jahuditet ortodoks praktikant e kundershtojne zionismin dhe denojne krimet e tyre makabre.

Dukme qene se e kemi pare boten me sy dhe shume forumista jetojne ne europ dhe amerik, e kuptojme qe ky perendim i sotem nuk ka pik lidhje me krishterimin dhe se ua kan vene kemben ne fyte atyre pak te krishtereve qe kan mbetur. Satanistet dhe jobesimtaret kan marr peng krishterimin dhe veprojne ne emer te tyre duke filluar qe nga vete papati.

Problemi eshte se shumica e njerezve nuk di te gjykoje mbi fakte por mbi fjale dhe thashetheme.
Nuk ka me rendesi çfare bejn por çfare u thuhet.

Shume te tjere kapen me shembuj se çfare gabimi apo gjynahu ka bere x besimtar dhe jo se çfare vertet percjell Islami duke mos kuptuar qe edhe po te jesh besimtar, prap do gabosh dhe besh gjynahe sepse njeriu eshte i priur per te gabuar, qoft edhe gabime te renda dhe "te pafalshme" sepse i till eshte krijuar, pra eshte ne natyrene tij. Feja e ndihmon te jete me i frenuar kah gjynaheve dhe jo te kete imunitet ndaj tyre.
Po ashtu na eshte shpjeguar se besimtari me gjynahqare eshte me i mire te Allahu se sa jobesimtari me i mire.

Qellimi Islamit eshte ta nxjerr njeriun nga humbja dhe te shpetoj nga denimi ahiretit.
Islami balancon ne menyre te perkryer materializmin dhe shpirteroren duke i dhen seciles rendesin qe i takon.

Po, islami parashtron dhe shpjegon edhe denimi me vdekje per ata/ato qe e meritojne dhe te njejten gje ben edhe per luften sepse keto jan pjese e jetes se njeriut dhe jan te domsdoshme per te jetuar ne nje shoqeri me rregulla. Krimineli meriton ndeshkimin, qoft edhe me vdekje kur e ka hak dhe nuk ka asgje te jashtezakonshme ketu siç e paraqesin armiqt e islamit. Ata qe nuk kan mend, nuk kasi ta kuptojne kete gje teper te rendesishme per jeten.

Kush do, le te besoj. Kush nuk do, nuk i ben dem askujt pervec vetes.

Nuk ka ekstremizem me te keq se sa ekstremizmi ateist. Ata kerkojne t'u imponohen kujtdo qe nuk mendon si ata. I provuam per 50vjet dhe po i vuajm pasojat edhe keto 30vjet "demokraci".

Ndoshta shqiptaret jan popull mazokist se trimerin i'a pame keto 30vjete.
 
  • Yll
Reactions: A2.

të lumtë! ?
 
Komentimi i pjesës ku përmendet rrahja, e gjenë në Tefsir Ibn Kethir, tek pjesa ku komentohet ajeti që solle këtu, për të mos e zgjat po e sjellë vetëm pjesën ku komentohet rrahja, po e sjell origjinalin në gjuhë arabe, në mënyrë që nëse nuk më beson mund ta pyesësh ndonjë koleg/shok të ta përkthej:

Transmetohet nga At'a (nxënës i Ibn Abasit) i cili thotë: E pyeta Ibn Abasin (Ibn Abasi ishte djali i xhaxhait të Profetit, për të cilin Profeti e cilësoi si përkthyes i Kuran (terxhuman el-Kuran), pra ishte njeriu më i thirrur pas Profetit për ta komentuar Kuranin). Çka konsiderohet rrahje e padëmshme. Ai tha: Me misvak, ose me diçka të ngjashme me të, mund ta rrah atë (gruan).

Ibn Abasi jetoj në kohën kur po zbriste Kurani, dhe jo tani, në këtë kohë moderne, dhe s'kishte nevojë të zbuste asgjë të fortë, e as të forconte diçka të butë. Por e interpretoi Kuranin ngase ishte i thirrur për këtë. Unë nuk e di kush ta ka mbush kokën që askush s'mund ta interpretojë Kuranin, më lartë të solla citate nga Kurani ku jemi të urdhëruar t'i pyesim ekspertët për gjërat që s'mund t'i kuptojmë.
Kurani nuk pranon ndryshim, dhe as rregulla të Kuranit, por është i përbërë nga disa pjesë, pjesë ku kuptohen lehtësisht e qartësisht, e që në shumicë janë rregulla individuale, që kanë të bëjnë me indivdin, pjesë ku nuk i takojnë individit por shtetit, e që interpreton myftiu i vendit, sepse ai merr vendim për të gjithë myslimanët e vendit, dhe pjesë shumë të detajuara që janë vetëm për akademikët dhe diskutime në nivele më të larta...

E marrim te mireqene interpretimin dhe faktin qe ajo do kete dale direkt nga goja e Ibn Abas. Pyetja ne fakt ka qene per rrahje te pademshme, nderkohe ne Kuran nuk cilesohet si e pademshme por thjesht rrahje. Gjithsesi po e pranojme se ky intepretim eshte posaçerisht per ate rresht te Kuranit per te cilin po flasim.

Duke qene se i njeh mire Tesfir , Hadithe dhe intepretimet perkatese.
Ne mos gaboj me korrigjo ti sepse tani kujtesen se kam te sakte dhe sjam ne momentin ku mund te pergjigjem me saktesi.
Ne mos gaboj une eshte nje Tesfir tjeter qe po ashtu ka dhene nje intepretim ku ka thene se rrahje duhet te jete "me fazolete ose me duar(pellembe)".
Duhet te jete Tesfir Al Riza ose Al Razi.

Dhe nese une sjam gabim dhe besoj se sjam gabim sepse e mbaj mend qe ka nje intepretim te tille jam i sigurt per kete. Me duhet vetem ta gjej.
I bie qe keto dy interpretime bien ne kundershtim me njeri tjetrin. Mund te duket pak gje por ajo pjesa "ose me duar" sado ta zbuse rrahjen jep nje ndryshim te madh nga ai intepretimi i meparshem me misvak.
Tani pyetja ime eshte po me kete interpetim cdo bejme dhe pse bien perseri ne kontradite me njeri tjetrin jo vetem vargjet e Kuranit por edhe intepretuesit e tij?!!

Pergjigjet e tjera do ti jap me vone.

Sidomos te taksa je bere kapercime gjigande!! Por ti shpjegoj une dhe ato...
 
po i pres me padurim...

unë të tregova qysh në fillim të radhës se ka mospajtime dhe debat, për mua i Ibn Abasit është më i saktë, dhe po është specifikisht për këtë ajet komenti i tij. Këtë tjetër që solle mund të jetë kështu si thua, s'jam i sigurtë duhet ta shikojmë, por e di që ka debat mes tefsirologëve. Sa i përket taksës, po pres me padurim të shoh çfarë ke për të thënë... vetëm të lutem vazhdo kështu me referenca sepse ka më shumë lezet diskutimi ?

më mirë vonohu e fol me referenca se sa shpejt e shpejt e me hamendje ?
 
Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.