• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.
  • Kerkojme ndjese per problemet qe mund te keni hasur me postimet e meparshme. Forumi eshte azhornuar me funksione te reja. Eshte e nevojshme te ri-vendosni foto e profilit nga e para! Argetim te kendshem ne NETEDY.COM!

ALMA siguron imazhin e pare te plote te ‘Fomalhaut

Juno

VIP
Staff member
VIP i Forumit
Mesazhe
4,778
Mosha
35
Location
Prague
1541862789694.png
Fomalhaut eshte nje nga yjet me te shndritshme ne qiell. Afersisht 25 vite drite larg ,ylli eshte vecanerisht prane nesh dhe mund te shihet ne konstelacionin e Piscis Austrinus (The Southern Fish). Ky imazh nga Atacama Large Millimeter/submillimeter Array (ALMA) tregon Fomalhaut (ne qender) i rrethuar nga nje unaze mbeturinash kozmike – dhe eshte hera e pare qe kjo skene eshte kapur ne rezolucion dhe ndjeshmeri te tille me gjatesi vale milimetrike.

Disku i Fomalhaut perbehet nga nje perzierje pluhuri kozmik dhe gazi nga kometat ne sistemin e Fomalhaut (te njohura si egzokometa), . Ky mjedis i turbullt ngjan me nje periudhe te hershme ne sistemin tone diellor te njohur si ‘Bombardimi i Vonshem i Rende’, i cili ndodhi perafersisht kater miliarda vjet me pare. Kjo epoke perjetoj nje numer te madh te objekteve shkembore qe goditen sistemin e brendshem diellor dhe u perplasen me planetet e rinj tokesore, duke perfshire edhe Token –ku krijuan nje numer te madh krateresh – shume prej te cilave mbeten te dukshme sot ne siperfaqet e planeteve si Merkuri dhe Marsi .

Vrojtimet e meparshme te Fomalhaut nga ALMA — te marra ne vitin 2012 kur teleskopi ishte ende ne ndertim e siper – zbuloi vetem rreth gjysmen e diskut te mbeturinave . Edhe pse ai imazh i pare ishte thjesht nje prove e aftesive fillestare te ALMA, megjithate ofroi te dhena rreth natyres dhe origjines se mundshme te diskut.

Fomalhaut njihet se eshte i rrethuar nga disa disqe mbeturinash — ai qe eshte dukshme ne kete imazh nga ALMA eshte unaza me e jashtme. Unaza eshte rreth 20 miliard kilometra nga ylli qendror dhe rreth 2 miliarde kilometra i gjere. Nje disk i tille i ngushte, i cuditshem, mund te prodhohet vetem nga ndikimi gravitacional i planetit ne kete sistem, si ndikimi gravitacional i Jupiterit ne rripin tone asteroideve. Ne vitin 2008, teleskopi Hubble i NASA/ESA’s zbuloi ekzoplanetin e famshem Fomalhaut b qe rrotullohet brenda ketij brezi, por planeti nuk eshte i dukshem ne kete imazh nga ALMA.

Zbulimi, eshte botuar ne dy letra ne Astrophysical Journal.
 
Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!
Top