Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Alpet Shqiptare

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
View attachment 10212
Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjës së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8% të tij; kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit, janë të pakta dhe në gjendje të keqe.

Alpet përbëhen kryesisht nga gëlqerorët, por gjenden edhe depozitime terrigjene dhe magmatike. Me këtë ndërtim gjeologjik lidhen pasuritë minerare si: minerali i bakrit, boksitet dhe kuarcitet.

Alpet përbëjnë grumbullin malor më të fuqishëm, më të lartë, më të ashpër dhe më të copëtuar të vendit. Lartësia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin në 1500 m. Këtu ndodhen shumica e majave të Shqipërisë me Iartësi mbi 2000 m.

Në vështrim të parë Alpet duken një zonë malore tepër e ngatërruar, por një udhetim në brendësi të tyre të bind për të kundërtën: kurrizet malore dhe shumica e luginave zënë fill në pjesën qëndrore më të lartë të Alpeve dhe shpërndahen, duke u ulur, në drejtim të rrethinave në formën e rrezeve të një rrethi të madh. Gjithandej të sheh syri kreshta e maja të mprehta dhe të dhëmbëzuara, që ngrihen menjëherë rreth 2000 m mbi luginat e ngushta dhe të thella, plot me pragje dhe ujëvara, kanione dhe gryka. Ky reliev kaq i ashpër është resultat i ndërtimit kryesisht prej shkëmbininjsh të fortë, sidomos gëlqerorësh, mbi të cilët kanë vepruar akujt e dikurshëm, ngricat e dëbora, ujërat rrjedhese etj.Hyrja në brendësi të Aspeve dhe lighja ndermjet pjeseve te tyre me krahinat fqinje behet nepermjet luginave e qafave, nëpër të cilat kalojnë rrugë këmbësore dhe automobilistike.

Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat:

Blloku i Jezerces shrihet në qëndër të Alpeve dhe ka reliev më të lartë, më të ashpër dhe më të thepisur. Aty ndodhet maja e Jezerces 2694 m, më e larta në Alpet dhe e dyta në Shqipëri, pas majës së Korabit.

Malësia e Madhe shtrihet në veriperëndim të Alpeve. Në përbërje të saj ka kurrize malore, blloqe e male të larta (Bjeshkët e Namuna me Iartësi 2400 – 2500 m) si dhe disa pllaja të larta (Velecik – Bridashe) dhe disa lugina: e Vermoshit, e Cemit, e Përroit të Thatë etj.).

Lugina e Shalës është ndër më të mëdhatë në Alpet Shqiptare. Përgjatë saj ndërthuren zgjerimet, në të cilat janë vendosur qëndrat e banuara (Thethi, Bregu i Lumit etj.) me ngushtimet, që në disa raste marrin formën e kanioneve.

Kurrizet malore midis luginës së Shalës e Valbonës, që ndahen nga lugina e Currajt, kanë reliev të ashpër me plot maja të ashpra dhe të thepisura dhe bimësi të dendur pyjore.

Lugina e Valbonës, një Iuginë tjetër e madhe e Alpeve, ka formën e një harku të madh. Përgjatë saj ndërthuren zgjerimet me ngushtimet, shpesh në formën e kanioneve. Në zgjerimet janë vendosur qëndrat e banuara si: Ragami, Valbona, Dragobia etj.

Malësia e Gashit përmendet për relievin e ashpër me forma të shumta akullnajore, në të cilat ka liqene të vogla, për me bukuri të rralIë, pyje dhe kullota të pasura.

Klima është malore (alpine), me vere të fresket, dimër të ftohtë dhe ngrica të shumta. Për shkak të relievit malor aty bien më shumë reshje se kudo në Shqipëri, sidomos në formën e dëborës.

Hidrografia është shumë e pasur dhe alpine. Lumenjtë e shumtë kanë rrjedhje të shpejtë, ujë të bollshëm sidomos në stinën e pranverës, kur shkrin dëbora. Uji i tyre është i pastër dhe i ftohtë. Lumenjtë kryesore janë: Shala, Valbona, Cemi dhe Kiri. Ka dhe grupe liqenesh akullnajore, të cilat kanë bukuri të rrallë dhe vlera të mëdha turistike.

Parku Kombëtar i Thethit. Ndodhet në një distance prej 70 km nga qyteti i Shkodrës në zemër të apleve shqipëtare. Parku në fjalë ka një sipërfaqe prej 2.630 hektar dhe shtrihet në një lartësi që varion nga 600 – 2.570 metra mbi nivelin e detit. Bimësia kryesore e parkut përbëhet nga masivet e ahishteve, të cilat zënë 90% të mbulesës drunore. Këtu gjënden ahe shekullor që kanë diameter 1 – 1,5 metra. Bimësia tjetër përbëhet nga panja, frashëri, shkoza dhe rrobulli. Këtu ka një përhapje të shumëllojshme të luleve ku për tu përmendur është Wulfenia e Baldachit, e cila është bimë endemike që rritet vetëm në Theth. Përsa i përket faunes këtu takohen 50 lloje shpendësh, 10 lloje rreptilësh dhe 8 lloje amfibësh. Parku i Thethit përbën habitatin më të populluar në Shqipëri me rrëqebullin ( felix lynx), i cili është specie e rrezikuar. Për tu përmendur janë prezenca e shqiponjës së artë, disa lloje qukapikësh, salamandra alpine si dhe një larmi fluturash. Objekte natyrore atraktive në parkun e Thethit janë ujëvara e Grunasit 25 – 30 metra e lartë. Pranë të cilës ndodhet shpella e “ Birreve me rrathë” e cila është e pasur me galeri, stalagtide e stalagmite. Shpellë tjetër me interes për tu vizituar është shpella e Arapit. Mjaft interasnte janë burimet e ujit të Okolit prej të cilave fillon përroi i Thethit, ku rritet trofta e mermertë. Pranë Nderlyses ndodhet një tjetër ujëvarë iteresante. Këto burime gjënden në një lartësi prej 850 metrash mbi nivelin e detit. Zona ka mjaft rreshje dëbore të cilat krijojnë një shtresë të qëndrueshme për 150 ditë në vit. Aktivitetet kryesore që zhvillohen në Theth janë hiking, mount climbing, caving, kayaking, fishing ,winter sports dhe (mounting bike). Turi i kësaj të fundit mund të kryhet nga Kopliku në Theth si dhe nëpër luginën e Shalës. Këtu është i zhvilluar akomodimi në shtëpitë karakteristike të zonës të cilat janë shtëpi guri në cati të tipit alpin. Parku i Thethit bën pjesë në projektin e “ Parkut të Paqes” që përfshin një territor midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Razma .Eshtë një prej pikave turistike malore më të frekuentuara nga qyteti i Shkodrës. Razma është një pikë klimaterike malore vetëm 41km larg nga qyteti i Shkodrës. Ajo ndodhet mbi disa kodra morenike rrëzë malit të Veleçikut 1.725 metra i lartë. Zona është e rrethuar me pyje pishe dhe mënshteke. Ajo nuk bllokohet nga debora ndaj mbetet e vizitueshme gjatë gjithë vitit. Këtu ofrohet akomodim, ndërsa aktivitetet kryesore janë sportet dimërore, eksursionet, ngjitjet etj.

Vermoshi . Ndodhet në një distancë prej 95km larg nga qyteti i Shkodrës dhe pikërisht në ekstremin më verior të Republikës së Shqipërisë. Kjo zonë quhet krahina e Kelmendit. Ky emërtim vjen nga fjala latine “Clemens” që do të thotë i urtë, i thjeshtë, i mirë. Mbasi përshkohet një rrugë dramtatike dhe spektakolare nga Shkodra në Vermosh, ky i fundit ngrihet në një fushë malore të krijuar nga lumi i Vermoshit në një lartësi prej 1.100 metrash. Në dy anët e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me bimësi. Si një pikë alpine Vermoshi shquhet për shtresën e deborës që zgjat deri në afro 100 dite në vit. Zona ofron mundësi të shumta për ngjitje malore, trekking nëpër luginat e thella alpine , speleologji , gjuetinë e troftës etj.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.