Ankth dhe depresion, pse muaji shtator është i “tmerrshëm” për disa persona?

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
SUPER MODERATOR
Mesazhe
2,235
Location
Tiranë
Depresion , ankth dhe shqetësim. Sipas studimeve, shumë persona e përjetojnë këtë gjendje në fund të verës dhe në fillim të muajit shtator.

Ankthi shkaktohet nga një sërë faktorësh, si për shembull, afatet kohore në punë, një vizitë mjekësore, një ndodhi me rëndësi apo një shpërngulje.

Por pse jeni më të stresuar se zakonisht në shtator? Ja 3 arsyet kryesore:

Truri reagon ndaj ndryshimit të motit. Me pakësimin e ditëve me diell, ndikohet prodhimi i serotoninës në tru, hormonit që ndikon humorin, nepsin dhe gjumin. Mungesa e diellit dhe serotoninës mund të sjellë episode depresive.

Me ardhjen e shtatorit, marrin fund pushimet. Gjatë verës, ne heqim dorë nga rutina dhe zakonet që ndjekim gjatë vitit. Me ardhjen e vjeshtës, duhet të përshtatemi sërish me stilin e jetesës që na shoqëron shumicën e vitit.

Shtatori nënkupton fillimin e shkollës, edhe nëse jeni diplomuar vite më parë. Dhe siç ndiheshim kur ishim fëmijë, në stres dhe jo rehat, ashtu ndihemi dhe tani, edhe pse s’kemi për t’u kthyer në shkollë.

j.l./ dita
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Zana

e-Thjeshte
ANETAR ✓
Mesazhe
8,104
Dhe arsyet e dhena kuptohen .. dhe kjo zakonisht ndodh me te tera nderrimet e sezoneve .. ku preken grupe dhe njerez te ndryshem.
 
Top