Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Anonymous

The_Joker

Monster!
Kontributor
Regjistruar më
Jan 4, 2021
Mesazhe
42,807
Anonymous është një lëvizje e organizuar ndërkombëtare e aktivistëve që përmes internetit ndajnë idealet e njëjta sociale dhe politike.

Anonymous promovon qasjen në informacion, lirinë e shprehjes dhe transparencën si dhe mbështet lëvizjet e ndryshme kundër korrupsionit dhe lëvizjet anti-autoritative.
Si vepron grupi?
Grupi në përgjithësi perceptohet si anarkik, pa ndonjë udhëheqje të kontrolluar. Parimisht, grupi vetorganizohet kështu: anëtarët i marrin vendimet dhe shkëmbejnë idetë e tyre dhe aktivitetet e njeri-tjetrit përmes mediave sociale.

Po qe se, këto ide dhe aktivitete marrin mbështetje të mjaftueshme nga komuniteti, bëhet një marrëveshje kolektive, caktohen datat dhe koha e “takimeve” virtuale dhe pjesëmarrësit vazhdojnë me lançimin e fushatës për të arritur qëllimet e parapara.
Anëtarë të Anonymous thonë se është e lehtë që t’i bashkohesh grupit. Duhet vetëm të fshihet identiteti derisa kryhen aktivitetet online dhe tashmë je futur brenda. Për shkak të natyrës komplekse e joformale, është e pamundur të dihet për demografinë e saktë të anëtarësisë së grupit.

Për çfarë lloj aktivitetesh është i njohur Anonymous?
Grupi lidhet me atë që njihet si hakerizëm, aktivitete në internet që ndërmerren si shenjë hakmarrje ose si protestë ndaj agjencive qeveritare, subjekteve komerciale dhe institucioneve tjera.
Sulmet e tilla vijnë në formën e refuzimit të shërbimit (DoS) apo sulmeve që shpërndahen për të penguar shërbimet (DDoS), me të cilat bllokohen ueb faqet apo edhe shërbimet përmes internetit.

Hakerët që janë të lidhur me këtë grup, kanë marrë përsipër sulmet duke u nisur nga ato të voglat kundër korporatave të ndryshme e deri te mbyllja e ueb faqes së Agjencisë Amerikane të Inteligjencës, CIA-s.
Motoja e Anonymous është: “Ne jemi një legjion”
Nëse do të merrnim në konsideratë këtë term dhe do t’i referoheshim fjalorit anglisht-anglisht Merriam-Webster, “legjion” do të thotë një grup luftëtarësh, një forcë pa një fytyrë, por shumë më e fuqishme e gjitha së bashku. Megjithatë nga ky shpjegim nuk marrim shumë.
Kjo është edhe çështja në këtë rast. Anonymous kërkon gjithmonë që të bëjë të ditur që është një organizatë e papërcaktuar dhe amorfe. Duke qenë se anëtarët e saj nuk mund të njihen dhe të izolohen, ata konsiderohen si “kriminelë”.

Disa të tjerë i quajnë si gjeni kompjuterësh që kanë shumë kohë të lirë në dispozicion. Ndërsa të tjerë thonë se kjo organizatë është forma e parë e asaj që në të ardhmen mund të shndërrohet në aktivizimi social i internetit. Të tjerë i quajnë përfaqësues të një kulture të kompletuar me vlerat estetike, me artin, letërsinë, normat sociale dhe mënyrat e prodhimit dhe madje edhe me gjuhën e saj dialektike.
Si të bëhesh pjesë e Anonymous
Ndërsa për t’u bërë pjesë e Anonymous është shumë e thjeshtë, mjafton të shkosh në forumet e tij online. Ka shumë llogari në “Twitter” që pretendojnë se janë të lidhura me këtë organizatë. Njerëzit e vërtetë që përbëjnë Anonymous mund të jenë kudo para kompjuterëve të tyre, nëpër internet-kafe në Malajzi, apo në Miçigan. Në periferi dhe në qendrat e qyteteve. Anonymous për momentin nuk ka asnjë lider dhe as një zëdhënës. Kushdo mund të marrë pjesë për një minutë në ditë në një dhomë bisedimesh dhe më pas të vendosë që ta vazhdojë, apo ta lërë. Zakonisht nëpër dhomat e çatit nuk pyetet për emra apo për të dhëna personale. Thjesht duhet të besosh tjetrin në ato që të thotë. Debatet online zakonisht përqendrohen në lidhje me objektivat e radhës së organizatës. Secili nga pjesëmarrësit në debat sugjeron mendimin e tij. Sipas një eksperti interneti, që përpiqet të zbulojë mënyrën e funksionimit të Anonymous, nëse grupi vendos që të “ndjekë” një uebsajt dhe ta shpartallojë mbrojtjen e tij, ajo ndodh në të vërtetë. Por nëse pjesa më e madhe nuk janë në një mendje për objektivin e sulmit, atëherë propozimi përmbyset. Gjetja e formacioneve të sakta për këtë organizatë është një betejë e vërtetë dhe një rrugë me shumë të përpjeta. Nëse anëtarët e supozuar të organizatës do të ndiqeshin dhe gjurmoheshin në lidhje me thyerjet e ligjit, kjo gjithashtu nuk do të ishte diçka e lehtë. Ka pasur ndërkohë disa arrestime të disa adoleshentëve, të cilët janë akuzuar, por pa shumë prova e bazë ligjore.



Sulmet

Gjatë dy viteve të fundit, Anonymous është bërë i njohur së pari për sulmet e quajtura DDOS, një lloj testi për rrjetin në të cilin çdo sulmues jep pëlqimin që kompjuteri i tij, apo i saj të jetë i lidhur dhe pjesë e operacionit. Bëhet fjalë për një grumbullim të madh kompjuterësh, të cilët të gjithë së bashku prodhojnë një forcë të madhe dhe përqendrohen në një sajt të vetëm. Si pasojë shpesh serveri i objektivit dëmtohet dhe vetë sajti pezullon punën.

Anonymous nuk është organizatë

Anonymous filloi në një uebsajt, ku disa persona postonin imazhe dhe komente që kishin si qëllim nxjerrjen në pah të problemeve që njerëzit me emër e fytyrë nuk mund t’i thoshin. Prandaj atyre u jepej nofka “Anonymous”. Një grup individësh me një ndjenjë të fortë drejtësie dhe dëshirë për të ndryshuar. Ata nuk kanë një lider, prandaj simboli i tyre është një njeri pa kokë. Njerëz me prejardhje filozofike të ndryshme që marrin pjesë në kauza të ndryshme.
Nëse doni t’i bashkoheni Anonymous askush nuk ju ndal por përpara se ta bëni këtë, duhet të bashkoheni në grupe aktivizmi që operojnë brenda kufijve të ligjit në vend. Duhet të krijoni marrëdhënie dhe të fitoni besimin e të tjerëve në disa vjet përpara se të bëheni një hakues i vërtetë.

Vetëm disa prej tyre kanë aftësi hakuese
Vetëm një pjesë e vogël e Anonymous janë pjesë e elitës së hakersave, ata që kanë aftësi të hyjnë në sistemet e sigurisë të rrjeteve të ndryshme. Kjo është arsyeja se pse ato kanë kaq shumë anëtarë, që të mund të kenë akses në çdo kompjuter.

Si funksionin pjesëmarrja në Anonymous

Kur ke ndërtuar një pseudonim në internet dhe ke bërë disa miq të sigurtë në IRC, hapi tjetër është gjetja e kauzës të cilën do e mbështesësh. Nëse doni të ngrini një kauzë kundër diçkaje, duhet të gjeni stacionin IRC të dedikuar për atë operim dhe të ofroni mbështetjen tuaj në një dhomë chatt-i.
Përdorimi i ION Cannon është i rrezikshëm
Nuk është e jashtëligjshme të thuash që je pjesë e Anonymous, gjithashtu nuk është e jashtëligjshme të chatt-osh online, por nëse përdor LOIC, do të përballesh me dënime serioze. Në vitin 2008, Anonymous bëri një sërë protestash kundër Kishës së Shkencologjisë. Ky ishte moment kur Anonymous nga një grup internet u kthyen në aktivistë politikë.
Piratët e Epokës së Informacionit
lg.php

Një “luftë” civile shpërtheu mes grupit të atyre që dëshironin të mbeteshin politikisht aktivë, dhe atyre që donin vetëm të bënin lojëra në internet. Interesi për Anonymous ra pas çështjes së Kishës së Shkencologjisë.
Ngjashmëria me WikiLeaks
Në nëntor të vitit 2010, WikiLeaks filloi të zbulonte 500 mijë kabllo diplomatike sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nën kërcënimin e veprimeve juridike, qeveria amerikane detyroi institucionet financiare, përfshirë Paypal të shkëpuste shërbimet me Wikileaks.

Luftërat e Hakerave
Legjioni i Anonymous nuk ishte më i nevojshëm të punonte i bashkuar. Një grup hakerash të Anonymous të aftë u përçanë për të formuar skuadra të veçanta. Ata e quajtën veten “LulzSec” dhe lideri it re kishte nofkën “Sabu”. Ai konsiderohej hakuesi më i aftë në grupin e Anonymous.
Tradhëtari

Hector Monsegur ishte babai i papunë birësues i dy vajzave. E ëma e tyre ishte në burg, dhe ai ishte personi i vetëm i cili mund të kujdesej për ta. Kur FBI-ja e arrestoi fshehurazi atë në vitin 2011, Hector bëri gjithçka për të dalë nga burgu. Ai u bë informues i policisë, të cilët ngritën një çështje kundër miqve të tij në grupin “LulzSec’. Nën drejtimin e FBI-së, Hector e ktheu grupin në një organizatë agresive kriminale e njohur si “AntiSec”. Ata ndërhynin në sajtet e Ministrisë së Mbrojtjes e Ushtrisë, vidhnin numrat e kartave të kreditit të mijëra oficerësh policie.
Teori konspiracioni
FBI-ja kishte një peshk më të madh për të kapur se sa LulzSec. Hector Monsegur po bënte një marrëveshje për të shitur të dhënat e Stratfor tek një informues i FBI-së që ishte pjesë e Wikileaks. Megjithatë Jeremy Hammond e kuptoi që diçka nuk po shkonte si duhej. Jeremy i zbuloi të dhënat e Stratfor në publik përpara se Hector mund të mbyllte marrëveshjen. Disa anëtarët të LulzSec u arrestuan, ndërsa Jeremy-t iu dha dënimi me 10 vjet burg.
 
Me vërtetë prej disa vitesh organizata më e madhe në botë me nofkën "anonymous" dhe pa location ka bërë shume sulme dhe hakerime ndaj qeverive duke mposhtur cdo sistem.

Dija e tyre është mbreslënëse ku mund të futen në sisteme të ndryshme në mënyrën më të thjeshtë me vjedhje të dhënash, llogari bankare email të crackuar e sulmi Ddos ku i le faqet me javë down..

Edhe ne dikur kemi patur disa aktivista, hackera me titulli KOSOVA HACKER GROUP KHG dhe ALBANIA HACKER GROUP AHG ku në vitet 2010 kishin krijuar mjaft popullaritet dhe godisnin shumë faqet serbe dhe greke..

Ps. Ky forum është krijuar nga një anëtarët e AHG :D
 
Me vërtetë prej disa vitesh organizata më e madhe në botë me nofkën "anonymous" dhe pa location ka bërë shume sulme dhe hakerime ndaj qeverive duke mposhtur cdo sistem.

Dija e tyre është mbreslënëse ku mund të futen në sisteme të ndryshme në mënyrën më të thjeshtë me vjedhje të dhënash, llogari bankare email të crackuar e sulmi Ddos ku i le faqet me javë down..

Edhe ne dikur kemi patur disa aktivista, hackera me titulli KOSOVA HACKER GROUP KHG dhe ALBANIA HACKER GROUP AHG ku në vitet 2010 kishin krijuar mjaft popullaritet dhe godisnin shumë faqet serbe dhe greke..

Ps. Ky forum është krijuar nga një anëtarët e AHG :D
Lol thuaj ta hedh ne zjarr telefonin..??
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.