Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Antaret shkruajne (Poezi)

I dashur,
dje preva flokët,
flokët e mi të gjatë
që aq shumë ti i doje.
Flokët që të mbulonin gjoksin
mbrëmjeve tek vija kokën tek ty.
I dashur,
dje preva flokët,
që të të harroja ty.
I pashë si u këputën, si ranë,
një fshesë i mblodhi, tutje i hodhi.
Sot u zgjova flokëprerë,
qafëzbuluar,
fytyrë e çuditshme në pasqyrë,
shpërfytyruar,
aspak e lumtur,
aspak e qeshur,
vetes ngërdheshur!
Pa ty dhe pa flokët
dy herë zhveshur!
 
I DASHUR VELLA...


...e vështirë të ndjehesh fëmijë
kur prindërit më s’janë...
më ka marrë malli, vëlla,
të mbulojmë kokën me jorgan
dhe të themi të fshehta si dikur të vegjël
në shtratin e tyre kur ata mungonin
dhe mendjen vrisnim për formën e gjetheve
për tokën që s’e dinim në ajër kush e mban
për natën që vinte pa e ditur kush e sillte
dhe habiteshim përse njerëzit nuk kishin rrënjë...
por krevati i tyre sot mungon
ia shitëm një jevgu të sapomartuar
që me siguri do bëjë shumë fëmijë
që natyrisht s’ka si ta dinë
se prindërit një ditë më nuk vijnë
bëhen rrënjë që përqafojnë dheun
gjethet e tyre krahët tanë
flladi i gënjen një copë herë
dhe era i rrëzon pa ditur ç’janë...:(:(:(:(:(:(:(:(:(:(:(
 
Dua te te them te dua
Por ti sme degjon
Dua te tregoj se çfar
Je per Mua Por ti Nuk
E Kupton Dua te kerkoj
Te falur Por ti se Pranon
Sdua te kerkoj ndarje
Por ti Kete Po kerkon…

Shyqyr që shkove
e qafen e thefsh
syt mos ti pafsha
e kurrë mos u kthefsh…

___00000___00000 *.*. * * .
__0000000_0000000. * . * . * . * .* ..
__000000000000000. * . * .
___0000000000000 * . * . * .*
____00000000000 * . *. *
______0000000 * . * . *
_______00000*.*.*.*
________000*.*.*
_________0*.*
 
E quajme Baba . . .
Ate njeri qe nuk e shohim pothuajse kurre ne shtepi, nga punet e teperta!
Ate njeri qe na thote gjithmone " Po " !
Ate njeri qe te ben te qash , por qe pas pak minutash te ben te qeshesh!
Ate njeri qe eshte tmerresisht xheloz per " vogelushen e tij "
Ai, qe po te kishte ne xhep nje milione euro , do ti harxhonte per ne !
Qe vjen te perqafon, te puth, dhe mjafton ta shohesh ne sy per te kuptuar se sa shume na do !
Qe cdo perqafim i yni, cdo buzeqeshje e jona , e ben ti kaloje cdo zemerim qe ka perbrenda !
Ne jete shume do te behen " baba " por shume pak do dine te jene te tille !
Do ta lendojme . . .
Do ta lendojme kur te na thote te bejme dicka dhe ne nuk do ta bejme ,
do ta lendojme per fjalet qe do ti themi ne preh te zemerimit , pa i menduar vertet ,
do e lendojme edhe pse nuk duam !
Por ai do jete gjithmone afer nesh dhe nuk do te na i ktheje kurre shpinen !
Nuk do te eci para nesh , as mbrapa , por do eci perhere me ne per te na udhezuar , per te na drejtuar ne rrugen e duhur ,
per te na mbrojtur , per te na dashur !
Babi do te na doje gjithmone.

Miss u infinty my Daddy
 
Puthja

Ç`pret, më puth, më puth e dashur
gjer në gjak, sa s`duron dot!
Unë dëshirë kurrë s`kam pasur
buzët akull t`i prek kot

Ca të tjerë, sot të lumtur
ngrejnë kupat plot me verë.
Më kujto ti, vajzë e bukur,
jeta jepet veç një herë.

Pa shiko pak qetë nga brenda
nëpër mjegullen me vesë!
Si një korb i verdhë, hëna
sillet, dridhet me përtesë.

Puthmë pra, ashtu të dua!
Këndo për mua një herë!
Më ngjan, vdekjen ma ka shkruar
diku larg një shpirt mister.

Pa fuqi, po nis të krrusem.
Në ardhtë vdekja do ta pres.
Veç ti, gjer në gjak të buzëve
të më puthësh, e të vdes!

Pa u drojtur, si fëmijë
nën kaq ëndrra blu përqark,
në çdo gjeth të fëshfërijë
"unë jam jotja"-vetëm kaq

Dhe që bota tërë trazime
mos të shkrihet kot, e qetë
pi e puth, o mikja ime,
veç nje here vjen në jetë.

View attachment 2366
 
Do të kalosh përsëri në rrugën time.
Nuk do jetë kafeneja e preferuar, tabekeria në kthesën e tretë në të majtë, kioska ku blije gazetën e as ndonjë punë e re pranë lagjes ku banoj.
Do t'i kthehesh prap shtëpisë sime!
Veçse jo që të vështrosh të paktën edhe një herë mbështetur në karrigen e ballkonit se si kjo anë e qiellit tim përflaket nga perëndimi. E as për të ndjekur ç'rrugë bën shiu nëpër ulluqet e çatisë së fqinjëve. S'do jenë kalamajtë e lagjes që i lije të të bënin gola, konkiljet që i bëja me krem kakaoje, pjata me Dragon Ball, ana e djathtë e krevatit, e as për të më pyetur sesi shkoj.
Nuk do jetë as nga rastësia më beso.
Do jenë vetë ato dy këmbët e tua që do ecin duke shpresuar që dy të miat të lëshohen me vrap drejt derës.
Do jetë dora jote që do i trokasë derës sime pa pushim që një dorë nga ana tjetër ta levizë dorëzen sa pa u thyer mënteshat.
Unë e di ato dy këmbët e tua me zemrën si timon do të të sjellin prap tek unë.
Dhe unë e di që do të të le të presësh ca. Po pastaj do më vije keq për deren e megjithatë për ty jo më pak.
 
Kur isha e vogel shkruaja mbi gjethet e pemeve qe binin.
Shkruaja dhjetera e dhjetera gjethe njekohesisht.
Shkruaja te gjitha mendimet, reflektimet e mia, deshirat e mia.
Mbaj mend njehere, se kur u mbushen me boje, i palosa njera mbi tjetren dhe imagjinova se ishte nje liber.
Nje liber i shkruar nga une.
U gezova tek i mbaja ne duar dhe ndjeva gjithe rendesine e atyre mendimeve qe ishin te bashkuara me gjakun tim.
Pastaj i shtrengova fort ne gjoks e i hodha ne ajer, imagjinova se era do ti dergonte tek ata qe do te kishin nevoje per ato mendime.
Si nje mesazh lutes, si nje perkedhelje te deshiruar.
Dhe era i largonte tutje.
Edhe tani qe po shkruaj, po mendoj eren.
Shkruaj fjale e mendime qe lindin nga mendja ime e qe kalojne nga zemra.
Shkruaj sepse emocionet duhet te shfaqen, duhet qe te ecin e te arrijne te ta qe po i kerkojne..te ata qe mos te humbin.
Egziston nje emerues i perbashket e na sjell te gjitheve nje rezultat.
Jeta.
Dhe jeta eshte e bere nga emocionet.
Te miat..te tuat..te te gjitheve.
Dhe une i shkruaj per t'ju kujtuar.
Shkruaj per te gjithe.
Shkruaj sepse nje jete nuk do te me mjaftonte...



Ps: naten.
 
Dy vrasje..!

Ajo dinte si ta vriste
e linte te heshtur ,te tretej ne mall
Dhe ai ne heshtje cdo dite e priste
e priti .....deri sa ishte gjalle.
Ai dinte si ta vriste
duke e puthur ,ne qafe ngadale
Dhe ajo symbyllur ,puthjen priste
vdiqen te dy ,pa thene asnje fjale.!
 
...Kam folur e shkruar per dashurite, per njerez qe i kam nyje shpirti e qe i dua gjithmone ne jeten time...Kam shkruar shpesh per ta, si menyra ime me e mire per te "dhene e marre plotesi", si gjuha me e paster per t'u treguar vendin qe kane ne mua...
Kam shkruar edhe per mbidashurine, ne fakt per kete shkruaj gjithmone, ne cdo moment qe e shoh gjej nje varg te ri, ne cdo mengjes qe i degjoj zerin mbushem me plotesi, plotesi qe din te ma jape vetem ajo...Ne cdo rrudhe qe i shoh ndjej frike, oh sa frike...E pastaj nuk nguroj te falenderoj zotin qe e kam, dhe deri ne arterie ndiej arome nene, arome mbidashurie...A thua se mund te ekzistoje nje fjale me mbidashurore qe te permbledhe tamam permasat e kesaj ndjenje?? Druhem, druhem te kete, tjeter pervec alfabetit te pafjale, atij qe vec pulson...Me ndrojtje e dridhje duarsh edhe tani qe shkruaj per te...Fjalet me ngaterrohen e 1001 ndjenja qe flasin njeheresh...Ah, jane te gjitha indet e qenies time qe e ndiejne diten e lindjes se saj, qe jane rritur e mbushur me mbidashuri...A thua sa fjale peshon nje perqafim per t'i thene Gezuar ditelindjen?? Me cfare mund te mas urimet qe dua te percjell per te? Te gezoje pafund vite jete e dite te bardha...Ajo eshte muze frymezimi e bekim deri ne deje, frymemarrje qe inspiron paqe, embelsi...Ti dashuri qe shkon deri ne damar e kthehesh prap, te jesh gjithmone ne mua, si gjysma ime me e mire...Te jesh e lumtur sa shumefishi i miresise qe percjell tek cdo njeri qe te njeh...E qeshur me shume se netet qe ke kaluar pagjume, e sfidat qe shpesh te kane krisur buzeqeshjen...Te dhente zoti shendet, drite ne cdo milje hapi qe te hedhesh e pafund shenjtesi qenies tende...Le te jete cdo lutje jotja, udhezim tek zoti, e cdo buzeqeshje e jotja drite per diellin e henen...Asnjehere nuk harroj te falenderoj zotin qe te kam e qe mrekullisht pushoj koken ne prehrin tend o ma...Aty ku ledhatimi i duarve tua mbi floke, mi pushon te gjitha brengat, e marr force per te qendruar ne kembe...Ti mrekullia me e madhe e ekzistences time, t'a gezosh jeten & te uroj cdo lutje zemre qe te qeteson shpirtin, cdo gezim qe gjeneron fryme per ty, cdo perqafim qe te shton fuqi te pamatshme, cdo dashuri qe frymon dashurine tende! Edhe 100, nyja me e forte e shpirtit tim! Arome jete, gjysma ime, dritherime zemre, qenie plotesie e cfaredo qe te jesh...Faleminderit qe frymon o mbidashuri!
Mom u are my powerful love!
 
Përsëri

Unë hapa krahët drejt universit fluturimthi mbi cdo gjë

pa patur frikë se do të rrëzohem maleve me atë zë ujku.

Të lutem, të përgjërohem të më vish pas aromës sime

ajrit kur do të largohem kokëulur,

oqeanit ku u puthëm për herë të parë,

ëndrrave që lamë para Hënës shpalosur,

reve që përqafoja kur ti fshiheshe pas tyre.

Eja,

eja pas meje si një ujk I uritur,

shpirti digjet nëpër qiej të magjishëm pa ty.


Këmbët më dridhen teksa ngjitem përsëri lart për të ikur,

kujtimet më kanë turbulluar sytë, dhe nuk shoh

ngrohtë, shumë ngrohtë më është bërë balli

djersët e mia

epsh në trupin tënd.


Une e dua i thashë,

duke e shikuar në sy, mbështjellur në ajër

perëndoi pas horizontit dhe s’më pa teksa dënesësha

rrufesë së fortë

që ishte bërë gati për të më quar në djall.


Shpesh herë zhvishesha për të ta shfaqur shpirtin,

atë hije për të cilën të flisja netëve e dehur pa krahë,

për të ikur me ty nëpër nuancat e ndryshme të zjarrit

por ti nuk shihje përtej hundës tënde.


Pa më thuaj

si është e mundur të jetosh në atë grumbull qelizash?

në atë tunel pa drita ndezur për të ecur,

nëpër shtratin e yjeve që shëndrrisin,

në atë kohë, pa kohë

për të rigjetur shpresën.


Është shumë e qetë kjo natë për mua

arrij të dëgjoj edhe zhurmën e organeve të mia,

bëj sytë kokërr të gjej atë copë drite në maje,

teksa bota fle në gjumin e thellë pa ëndrra.

Mos beso në mrekulli me tha,

duke ulur kokën poshtë i shtrëngoi dhëmbët fortë,

dhe vazhdoi ta pijë kafen e tij, akull

pa menduar se këto pika të vogla loti

janë shumë të ashpra në lëkurën time të butë.


Atë natë kisha lyer buzët me të kuqe,

pranë dritarës pa xhama për ta pritur djallin,

asgjë më nuk kishte rëndesi.


Ata flisnin mes vete, qeshnin dhe shikonin përreth,

copëzat e thyera të zemrave

që i shpërndau era e fortë e një pranvere të hershme,

shkelnin shpresat që u humbën njerzve diku,

qeshnin, duke menduar sa të lumtur janë.


I thashë : Ti dukesh më keq se unë,

pastaj shikova lartë dhe buzëqesha

sikur pashë një engjëll

dhe vetëm për të ngrohte dielli,

sikur gjithcka pas atij engjëlli ishte errësire,

dhe u largova ngadalë

pa lënë gjurmë për të më ndjekur ata...


Vrrullshëm bie shiu mbi trupin tim të njomë

errësirën nuk e kam parë më këtej rrotull

mbështjellur labirinteve me të gjitha ngjyrat që nuk sheh njeriu

vazhdoj rrugëtimin !

Si një engjëll ec tingujve,

por nuk e di se ku po shkoj...

universeve pafund për tu magjepsur,

energjisë që më tërheq pas vetes për të më njohur,

apo ëndrrave që nuk u zgjuan kurr ,nuk e di !

Ti sidoqoftë eja pas meje

mu sikur ai ujku I uritur të më marrësh afër vetes

se e nesërmja është vec fjalë.

Autorja
E.B
 
Last edited:
Dashurohemi me njerez te gabuar, me imazhe te ndryshuara, me fjale te thena, me fraza te paqarta, me genjeshtra te mbushura neper thase..dashurohemi me ate qe duket se eshte e pranishme, po ne te vertete nuk egziston, dashurohemi me nje hic..me boshllekun..me asgjene...
Si nje deshire qe te mbyt ne gjoks, ne sy, po qe ne koke mbetet.
Dashurohemi ne ate qe nuk egziston, por qe egziston e i reziston gjerave qe nuk shihen ne mendje, ne goje, ne zemer..dashurohemi me fjalet, me ato qe vlejne e me ato qe te vrasin.
Kerkojme pergjigje per pyetjet e keqia..dashurohemi me ate qe eshte ndryshe dhe larg..dashurohemi me nje pergjigje qe imagjinojme, qe e deshirojme por edhe te pakuptimte..dashurohemi me nje thirrje.
Dashurohemi me ate qe eshte i ndryshem, me ate qe iken, me ate te humburin..me ate qe zgjat vetem nje dite..me ate qe te injoron sy per sy.
Dashurohemi me ate qe te lendon dhe nuk e kupton...dashurohemi gjithmone me ate qe kemi ne mendje dhe na mungon, sepse ne mungese gjejme pergjigjen e asaj qe jemi dhe asaj qe duam, nje deshire reflektimi qe behet e nevojshme per veten, ne ate vend te cuditshem ku mund te thuash.." Te dua! "
Ku ego te thote.." Merr sa mund te marresh se nje dite do te vdesesh e asgje nuk mbahet mend..."
Dhe menjanohemi ne ate vend te pamundur i cili eshte si nje ze qe te therret nga larg e me ne fund te duket se e ka nje kuptim.
Shkojme sepse vetem atje te duket se eshte e mundur te kerkosh, te shpresosh, te marresh fryme, te jetosh, te kuptosh se gjithcka zhduket e rrembehet, si perpara nje pasqyre ku edhe pse koha kalon, nuk dukesh kurre i vjeter..ne ate vend te gabuar, ku mund te jesh i dashur.
Dashurohesh duke qene ne vende te tjera me nje deshire te deshperuar te mungeses..se asgjeje.
E atehere edhe mundet te te urrej, po nuk mundem te bej me pak se sa te dua, sepse pa ty ndjehem bosh, e zbrazur, e humbur.
Keshtu qe, do me duhet te kthehem shpesh, per te takuar vetveten.
Dhe tani jam atje ku kisha frike te largohesha per te pare nje moment.
E tradhetuar e egersuar...
Megjithate, egzistoj eshte atje ku te kam pare.
Atje, ku mundesh te me shohesh, pa u kthyer kurre pas...
 
Kishte degjuar per endrra, njerez, e buzeqeshje... A thua se ne sirtaret e asaj dhome fjaleshum do ti gjente ato... E gjithcka e rene ne qetesi, rremonte mes faqeve te kalendarit shenja te mengjeseve te embla, mbremjeve enderrimtare, pulsimeve te heshtura... Rrinte akoma mbi komedina ai kalendar...rrinte aty dhe perplaste ditet me boshlleqet e zhurmat e atyre sirtareve.
Sa shum gjera gjeti,e sa shum te tjera mungonin...Sa shum rremuje aty ne sirtarin e kujtimeve,ato te gezuarat qe kishin ulur koken,e trishtimet akoma benin ze... Sa shume rremuje te heshtur benin mungesat,aty ne sirtarin bosh behej zhurma me e madhe...Shume kujtime,endrra,besime e deshtime. Shum disfata e plot ''une''... Sa shum ''ti'' gjendeshin e ''ata'' qe kishin zene hapesire,palosur mire,nen hijen e rende te kalendarit...Sa plotesi boshe! - Sa boshlleqe zbardhte e nxinte ky kalendar,sa shum gjera,sa shum rruge,aa sa njerez... E serish komedina e saj bente zhurmen me te madhe,me sirtare bosh qe nuk mbylleshin... Me kalendarin siper saj qe numeronte mungesa,jo kembe qe shkonin e vinin,por pulsime qe zbraznin ''sirtare''!!!
 
-Ekzistojn dy ditë në Vit që nuk mund të bësh asgjë, Njera quhet "dje" dhe tjetra "neser". Prandaj e sotmja është një dit e pershtatshme të duash,të besosh dhe kryesisht të jetosh...!!!
 
Një makinë eci indietro, një gjethe vjeshte fluturoi nga era në drejtim të kundërt me hapat e mi, nga një kafene në qosh' të rrugës erdhi muzika e një kënge që se degjoja më... Dhe unë të mendova ty, pikërisht ty që s'të kisha.
 
Do e doja edhe më shumë kur të vinte dita që tè më shkulte flokët apo që do më lyente mishrat e thonjve me manikyr sepse tezja nuk ka thonj për të lyer.
Do e doja sërish kur të bërtiste në mes të rrugës sepse mami nuk i blen cokollata,tezja do vraponte drejt dyqanit së bashku me të në krahë dhe do i dhuronte gjithë dyqanin mundësisht. Do i krihja flokët,do i lyeja buzët me buzëkuq,do vishnim fustane me lulka dhe do shëtisnim sikurse dy shoqe.
Jeta është kaq e bukur kur shtëpia mbushet me aromë fëmije,jeta èshtè shumë e bukur po te te kisha ty pranë.
Thonë që tezja është si një nënë e dytë dhe si një shoqe e ngushtë.

Sa keq qè sdo jem kurrè teze.
 
Ah... Kur i zhveshin këmishat...

Gjethja është këmisha e rrushit,
Bari është këmisha e tokës,
Hiri është këmisha e prushit,
Ajri është këmisha e botës;
Fjala është këmisha e shpirtit,
Puthja është këmisha e mallit,
Drita është këmisha e syrit,
Rrasa është këmisha e varrit;
Rrezja është këmisha e diellit,
Avulli është këmisha e ujit,
Reja është këmisha e qiellit,
Lëkura është këmisha e trupit…

Ashtu të veshura më trondisin të gjitha,
Me bukuritë që frymojnë e magjepsin.

Po, kur i zhveshin këmishat…
Ah!.. kur i zhveshin këmishat…
…Vdesin!
 
Tetori...

Jane keto momentet, çastet si ky i sotmi, ku une ndihem vertete si Tetori.
Momentet, ku rrembyeshem kalon oret, ecen, shkel gjethet e rena; largohesh neper endrra, valevitesh tek notat muzikore, shkruan pa fund (shpeshhere dhe pa sens), dhe ecen pa destinacion.
Momentet, ku ne zemer mbizoteron nje ambient vjeshtak, nostalgjik e permallues, ne te cilat ke tmerresisht nevoje per dike dhe njekohesisht deshiron te qendrosh vetem.
Momentet, ku gjate endjes, sheh ne çdo cep foto-kujtime, video te shkurtra, te shkeputura nga ditet me te bukura..., dhe perreth gjethe te arta, qe 'ngrijne' per nje çast çdo gje. (Sa te pameshirshme jane kujtimet!).
Dhe serish, ngjan se gjithçka rrjedh ne normalitet; gjethet bien dhe une pa meshire i shkel, sepse me pelqen zhurma qe krijohet; ajo zhurme me kujton se serish jam vetem...
Tetori.
Qetesisht ecin ditet e tij, ashtu siç eci une ne kete muaj; e vetme, e heshtur dhe njekohesisht si nje shi i rrembyeshem, si nje qiell i akullt! Si dikush qe domosdoshmerisht do te beje ate qe ndjen, ashtu si Tetori, qe nuk pyet ne ke ftohte, ne ke çader, ne ke mall...
...Si nje qenie qe adhuron te ulet ne nje qoshe dhe te qeshe me rene e zeze qe shpeshhere i vihet pas...
Dhe nis, e mbyllet dit’jeta, kesisoj!
 
***

Më mori malli të ndihesha xheloze,
ndaj prisja vjeshtën ndryshe për t'u ndjerë,
s’më bie mendja për detin e fjetur,
për ngjyrën e bronztë që mora në verë.
Unë prisja vjeshtën të shtrihesha mbi gjethe,
aty-këtu të zverdhesha dhe unë.
Nuk thonë kot: ‘Kur ndihesh xheloze,
je dashuruar mbase më shumë...!’
 
“...Dhe ate dite me kujtohet qe e shtrengova fort, fort... E dija qe ishte hera e fundit. Nuk e di se si, por ndieja nevojen ta perqafoja dhe te qaja, njeheresh. Nuk e di as vete pse qaja!
Ndoshta, sepse e dija qe gjerat veniten. Dhe gjerat e medha, si ndjenja, veniten me kohe...
Sepse une di qe dhe dashuria humb!
Sepse e di qe distanca ben keq!
Sepse e di qe shume gjera thahen dhe mbeten veç ne njeren zemer!
E di madje, qe tradhetia ndodh...
E perqafova fort dhe qava. Pa e ditur pse!

Sot e di... Sot, mire e di!
E ndieja qe do ta humbja pergjithmone!”
 
DEGJO ZERIN E ZEMRES

Kur te jesh ne udhekryq,
nk ke fare drite,
degjo zerin e zemres,
vazhdo e mos ki frike.
Kur nk di cfare te thuash,
dike do te gjykosh,
degjo zerin e zemres,
e nk do te gabosh!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.