Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Antaret shkruajne (Poezi)

NJE NATE PA GJUME

Kerkoj pak drite,
qe t'me ndrise kete nate,
kur shpirti vuan, kur te dhemb,
cdo gje qe s'di,
e syri gjume nk ka.
Urren! Nk e di cfare urren!
Do dashurine te pushtosh,
kerkon e sdi c'kerkon,
kur cdo gje drejt fundit po shkon.
Ne kete nate te vrazhde,
kur lotet me kane shteruar,
perpara syve me shfaqet,
nje varr, ku u varros,
nje shpirt njeriu,
eshtrat e te cilit jetojne.
Kerkon yjet qe te zbukurojne,
dashurine qe ka mbaruar,
kerkon dike qe ne heshtje,
zemren ta ka shakterruar.
Ne kete nate pa gjume,
loznim mbyllas,
u fshehem ne ferra ne gure,
u fshehem kaq bukur,
sa s'u gjendem me kurre!
 
është ditëlindja e nënës sot, baba,
por këto vargje janë për ty...
erë nikotinë malli që e shkruajnë
si sy i gjelbërt arit pikuar
mes tyre unaza jote rri...
ka ditë kur sikur jam ti më duket ...
i veshur me ty
mbuluar nga sharmi yt
me hapin tënd të lehtë ec
flas me gojën tënde të ëmbël…
menduar me heshtjen tënde…
tradhëtuar pasqyrash
xhamave të rrugës sytë e tu shoh
dhe në ato caste ndjehem ti
lehtazi buzëqeshur
e jo rrallë me nënqeshjen
nga kohëra ironike buzëve vizatuar…
por vjen darka dhe të zhvesh nga vetja
siç zhvisheshe ti kur ktheheshe ...
i heshtur
qetësisht
ngadalë...
të kundroj, baba,
të rri përballë
e pastaj të flas...
të them fjalët që nuk t’i thashë dot ate ditë…
mes asaj dhome ku trupin e pajetë ta lava
se nuk kish se kush…
ishe fillikat
jetim…
të vesha bukur, baba, më bukur se kurrë…
të përqafova fort të fundmen herë
lotët e mi mbi fytyrën tënde
ti i vdekur në gjoksin tim...
por më mirë që vdiqe i ri, baba,
më mirë...
nëna është kërrusur…
plakur...
harruar…
vetmuar vetmon vetminë
pa askënd pranë...
në telefon grindet çdo ditë me mua
sepse jemi larg…
pastaj me veten...
qan…

derdh si gjithnjë edhe lotin tënd…
atë që ti s’e duroje dot...
e më pas
si çdo ditë
merr udhën për te ty
ashtu...
në heshtje...
pa lotë…

:(:(
 
Jetojme ne nje kohe kur njerezit kane frike te provojne ndjenja te pastra dhe nese gjithçka shkon mire kane frike ti shfaqin ato.
Kur dikush eshte i zemeruar me ty per diçka , nuk flet me ty , nuk te dergon sms, nuk te telefonon per t'u sqaruar , por ne menyre patetike fillojne e postojne ne rrjete sociale fraza , kunja duke shprehur gjithe mllefin qe kane ndaj teje .
Nese te pelqen dikush nuk ia thua , duhet ta besh te kuptoje por pa i rene ne sy ..
Jeta ne ditet e sotme duket si nje loje e madhe , ku nese nuk luan sipas "rregullave" qe ajo te dikton , humbet e mbetesh vetem ..
Kujdes ne ate qe shpreh kur shkruan , se nuk eshte çudi qe te mos kesh perdorur "tonin" e duhur e gjithçka keqkuptohet ne virtualitet..
Mos shkruaj i pari , pergjigju i dyti , lere te prese , ose shihe sms e mos u pergjigj se ndoshta keshtu dukesh me interesant e jo i/e deshperuar ..
Vertet ?
Vertet jemi katandisur keshtu ?
Jeta jone e varur nga nje sms ?
Aq sa duket e cuditshme t'i telefonosh dikujt , apo dhe te takohesh me dike qetesisht ..
Ne shoqerine e sotme gjithçka eshte e komplikuar , madje tingellon ironike sepse e tille eshte bere nga mjeti qe u shpik pikerisht per ti thjeshtuar ato..
Pyes veten se perse po e luaj kete loje idiote ?
Sinqerisht jam lodhur se jetuari ne nje bote ku per ti treguar dikujt se e pelqej me duhet ta injoroj .
Prandaj -Mjaft !
Mjaft u sollem si idiote !
Duhet ti respektojme njerezit e tu themi te verteten .
Nese te pelqen dikush - Thuaja ! Nese te mungon dikush- Thuaja !
Nese nuk te intereson dikush - Thuaja (megjithese rrezikon ta lendosh)
Nese dikush te ben te lumtur - Thuaja !
Eshte koha te jemi te ndershem me veten dhe te tjeret...
 
“...Ndjenjat tona më të mira, a nuk janë poezi të vullnetit njerëzor...?!”
 
Vërtet, nuk të kam para syve. Por ti je gjithçka që shoh...
 
I vetmuar në këtë botë,
Në një ditë plot me shi,
Unë po i lutem te madhit Zot,
Qeë një ditë, të më falësh ti.

Për gabimin që unë bëra
Le ta ndreqim sot të dy,
Të takohemi në një vend,
E të flasim sy më sy.

Në këtë botë plot tundime,
U gabova unë me ty,
E sot unë kam rënë në mendime,
po mendoj vetëm për ty.
 
  • Pëlqej
Reactions: R
Tek tema chat
Chatoni ketu mos me prishni temen ju lutem
 
Kur të lindën nuk të pyetën
E do t’vdesësh pakuptuar,
Ke dëshirë t’a jetosh jetën?
Apo thjeshtë duhet jetuar!

Merr një udhë ashtu pa ditur
Gjen një kthesë edhe një tjetër,
Dhe një ditë fare pa pritur
E sheh veten më të vjetër!
 
Shumicën e jetës time e kam kaluar duke u munduar ta shtrydh veten time. Duke u munduar ta zvogëloj. Të bëhem më e heshtur. Më pak e ndjeshme. Më pak e dukur. Më pak e duhur. Më pak unë. Sepse nuk doja të isha barrë. Nuk doja të isha shumë apo të largoja njerëzit. Doja që njerëzit të më pëlqenin. Doja të kujdeseshin për mua dhe të më vlerësonin. Doja të isha e dashur. Dhe për shumë vite, vuajta. Por, jam lodhur nga vuajtja, dhe nuk dua të shtrydhem më. Me apo pa miratimin dhe pranimin e të tjerëve, unë do të vazhdoj të jem ajo që jam dhe do të flas të vërtetën. Unë zgjedh të nderoj dhe respektoj ndjenjat e mia. Unë zgjedh të lejoj veten të përmbush nevojat e mia. Zgjedh që kujdesit ndaj vetes ti jap përparësi. Unë zgjedh veten time.
 
Ngadalë vdes...
Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe
 

ti ishe muzika ime, tangoja ime rebele...
ritmi...fluturimi...por edhe zvarrisja ime ishe ti...
sa herë që bëra dy hapat përpara...
aq herë hapi yt pas më çoi përsëri...
ti ishe muzika ime...valsi im i kaltër...
kohë dhe hapesirë mbushur me ngazëllim...
spërkatje melodioze...ballo e munguar
në Vienat e zbrazëta të shpirtit tim...
ti ishe muzika ime...rumba gazmore...
trup i djersitur..lakuriqësi që i falet tundimi...
meskëputur lambadash një krahu shtrënguar...
e imja edhe kur ai krah nuk ishte i imi...
ti ishe muzika ime edhe kur për mua s’tingëlloje...
edhe kur në sallën bosh kumbonte i vetmuar hapi im...
murmurimash vallëzoja e s’doja te besoja...

Ti mund te ishe edhe renkim
 
Sonte me ke munguar.
E kam dhomen me ere mungese dhe dhimbjeje.
Kam qare nen ritmin e melodise se ajrit.
Dua te te marre malli, ty do te marre malli per mua apo jo?
S'e besoj, jam e cuditshme, e thyeshme, e trishte dhe kam frike.
Sot kam luajtur tragjedine e jetes.
Kam sy te perhumbur dhe ngjyre dhimbjeje te kuqe.
Ndihem perseri nje boshllek, une jam nje boshllek... une e dija kete, ti se dije?
Kush do ta donte nje bardhesi si une, kush do ta donte nje frikacake si une, kush do adhuronte imperfeksionin tim?
Askush!
Ti e bere.
Pse pikerisht u lumturova nga asgjeja?
Sot te ndjeva me shume se kurre, u ktheve ne lot me ke rrjedhur ne faqe, ishe i nxehte.
Guxove urryeshem te me ktheheshe ne mungese, te kam akoma ne stomak.
Supozohej qe duhet te isha e forte, por une nuk jam e forte si mund te quhet i forte nje njeri qe gjen ngrohtesi ne ftohtesine e xhamit, apo qe po vdes nga nje perqafim?
Do me mungosh.
Te dua mallkueshmerisht, me fal...
 
Kur isha e vogel ne shkolle nese nuk isha mire, mesuesja ime e dashur me thonte.." Futi duart te triko, mbeshtete koken ne banke dhe mbylli syte "
Ndonjehere kalonte vertet e duart me ngroheshin shume shpejt.
Gjyshja ne mengjes bente nje caj qe duhej ta pija te ngrohte, po mbushte edhe nje tas ku duhej te futja duart brenda, qe te me rrinin te buta e te ngrohta.
Mbasi merrja nje puthje, ikja e gezuar ne shkolle.
Edhe pse nganjehere ngroheshin ato duar te vogla, po nganjehere edhe jo...
Nje dite te ftohte dimri, mesuesja me dergoi te nje mjek e i tha.." Shikoja pak duart pse i rrine gjysma e gishtave ashtu te bardha "
Tani do te doja te isha ne ato banka, do te doja ate caj e ato puthje te ngrohta ne faqe, do te doja te ishte edhe ai doktorri me floke te bardha qe e njihte koken time me mire se cdo pjese te trupit.
Tani do te doja ti thoja doktorrit se nuk kam me probleme me duart, por me dhemb brenda, vetem se nuk e di se ku...
 
Ndonjehere ne jete na duhet te vendosim prioritete, qofshin keto edhe me vetemohim, sidomos kur behet fjale per njerezit tane me te shtrenjte...
Sot un nuk munda te jem e pranishme ne ceremonine e Festivalit Letrar per te Rinj 2017, dhe te ngre trofeun si fituese e cmimit te pare ne poezi....Por un e kam marre trofeun tim, pasi lexuesi dhe profesionaliste te fushes e kane vleresuar vargun tim.
Nje nder poezite e mia me te dashura "Andrra e masdites", Fituese e Cmimit te Pare!☺☺View attachment 4648
 
Endem neper pallat,
si zogu i trishtuar,
numeroj çdo hap, qe jam duke kaluar!
Jam mbretereshe, por e hidheruar,
larg njerezve, qe s'me duan!
Me pelqen vetmia e imja mbreteri,
e kujt si pelqen, streha e tij?
Me mire e vetme, e pa njeri,
sesa plot njerez e pa dashuri!
 
Neper rruge kur kalon,
te çdokush ngjall meshire,
disa qindarka per pak buke kerkon,
por a mund te te plotesohet kjo deshire?

Vjen nata e erret dhe e ftohte,
dhe perseri neper rruge e gjen,
enderron i gjori per nje shtrat te ngrohte,
por endrra, enderr mbetet e dita serish vjen!

Shikon ai femijet me prinder,
e syte i mbushen me lot,
pyet veten: A vuan ndokush tjeter,
apo veç une trishtohem ne kete bote?

Kalojne stinet e ai neper rruge mbetet,
i kaloi koha pa shkolle e pa dashuri,
keshtu iken nje e nga nje vitet,
plot trishtim i kaloi e embla femijeri!
 
Mendo te jetosh i lumtur per jete,
por sigurohu qe kjo lumturi,
te kete si themel ate qe quhet e vertete,
sepse mbi genjeshtra,
do te ndertohet nje lumturi provizore,
qe shume shpejt do te rrezohet.
Genjeshtrat jane te embla,
dhe kete fort mire e dime,
por thuhen kur jane te vogla,
s'kane shume demtim.
E verteta eshte e hidhur,
duhet ta pranojme,
qe te mos verberohemi,
duhet ta zbulojme!
 
Në filtrin e kohes se sotme …nuk ka fare rëndësi se çfarë të rrethon …
*Njeriu është vetvetja kur jeton në harmoni me #vlerat,#bindjet,#talentin dhe #arritjen e tij."
Kur kam hedhur hapat e parë e mësuar të ec imë më më thoshta se kapësha pas gishtit të dorës së tim eti ,dhe ashtu vazhdoi doja gjithnje vetem mbeshtetjen e tij në kl e 2 të mbaj mend që sdoja të shkoja me mësuesen dhe klasen pa të, u ul në gjunje më kapi duart më përqafoi dhe e mbaj mend mire kur më tha tani je rritur duhet të shkosh vete… e më pas në gjimnaz kur mora çmimin e parë në olempiaden e Letersise në rang Kombëtar mbaj mend vetëm lot në sytë e tij dhe nje përqafim që asnjë prind smund ta bëj si ai …e më pas kur më përcolli për Universitet nje fjali të shkurter më tha ;Kam besim në ty bija ime …vetvetiu një "Ligj"i pashkruar u zbatua në përsosmërinë e tij …"BESO NË VETE DHE ASHTU DO TË ARRISH NË DESTINACIONIN E DUHUR "…!
Faleminderit ëngjëlli im në parajsë tani…
 
Kete vit qe vjen
deshiroj me te miren per ty
vitin qe vjen
kam deshire te jemi te dy
te flas ne sy te me degjosh
e ndoshta ti atehere
me te vertete do ta kuptosh
se sa une ty te ndiej
se sa shume une ty te dashuroj
Dua thjesht te jemi te dy
e tjeter gje nuk kerkoj
nuk ka rendesi. a une tek ti
a ti tek une
rendesi ka qe te dua shume........
Dhurata ime per kete vit te ri
sjane.... Varese.... Unaza..... Tualete...........
por eshte thjesht 1 poezi..........
qe eshte e mbushur plot me ndjenje e me dashuri.....
te dua e te dashuroj si i shkalluar
kurre zemra ime Keshtu askend ska dashuruar........
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.