Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Antaret shkruajne (Poezi)

Unknown

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gush 4, 2017
Mesazhe
1,135
Meqense me pelqen te lexoj vargje te shkruar nga antaret dhe disa shkruajn vertet mire, do doja ti lexonim ketu.

Ju lutem, jo poezi te vjedhura apo huazuara, sido qofshin vargjet me rendesi eshte te jene nga ju!
 
kur nuk do jem më, ulu në të një pemë, ata do të tregojnë për mua, sa here aty kam qendruar, kur nuk jam më, shko në një përrua, në ujin e tij mund të me gjesh mua, Unë gjithmonë do të jem me ty, edhe kur nuk do të jem më, shiko në veten tende, do me gjesh aty......
 
BABI
Njerezit qe vuajne nga dashuria ,thone se dhimbje me te madhe s'ka. Por a e dine ata se c'do te thote te kesh vetem njerin prind?! A e dine ata sa te merr malli te thuash "BAB? A e dine ata se c'do te thote te shtrihesh ne gjume e te lutesh ta shohesh ne enderr ? A e dine ata se c'do te thote te mos perkedhelesh nga BABI ? A e dine c'do te thote te qash pas cdo casti te bukur qe perjeton,sepse do te doje ta festoje me te?
A e dine ata se ndryshe nga dashuria djale-vajze,dashuria baba-vajze zgjat perjete ?
,Shpresoj te mos e provoni vdekjen e njerit prind para kohe,sepse atehere do e kuptoni qe dhimbja e dashurise eshte dicka e tepert ,dhe e pa vlere para kesaj.. :(View attachment 1285
 
Ej vellacko e di, ndenjem 9 muaj bashke te barku i mamit, ti me shtyje dhe shkelmoje se ishe pakez me i madh se une, kur lindem prap linde 3 minuta para meje. Filluam te rriteshim por une isha me e shkathet, fola dhe eca me shpejt se ti. Ateher nuk kuptonim dhe vetem ziheshim per lodrat, per ushqimet, madje dhe kush te ulej te prehri i mamit. Me vone u rritem, ti ishe gjithcka per mua, te doja shume, te dua akoma shume. Ti ishe idhulli im, me ty ndjehesha e sigurt, e mbrojtur. Nuk kisha frik nga asgje. Por gjerat ndryshuan nje dite. Ate dite te zeze ne rruge ajo makine e mallkuar qe vinte me shpejtesi te hodhi larg nga rruga. Tu afrova, te flisja e te tundja duke menduar se po luaje me mua, por gjaku filloj te behej si pellg rreth teje. Tu luta qe te ngriheshe te me flisje. Me the "NUK KAM FUQI, POR TI MOS QAJ SE UNE TE DUA SHUME" ti nuk fole me. . . kurre me nuk e degjova zerin tend. . . kurre me nuk i pash te hapur syt e tu te bukur. Te kishin veshur bukur ate dite, dukeshe kaq i bukur dhe aty kuptova qe engjejt nuk i lejon Zoti te rrine ne toke. Une ngela vetem...pa ty....pa engjellin tim.
Vitet kane kaluar, por une prap te ndjej prane meje, prap te dua shum fort, PRAP ME MUNGON SHUME ENGJELLI IM...

Nje nder me te bukurat qe kam lexuar, mendova ta ndaj ketu me ju!View attachment 1286
 
Shumë e bukur , por tema thotë të shkruar nga vetë anëtarët. :)
 
Sa shume shi bie sonte sa shume...
Si shiu i loteve te mi...
Une shkel mbi pellgun e loteve te shiut
Ti shkel mbi pellgun e loteve te mi..
 
Nëse ndonjë moment e ke harruar
Takimin tonë,puthjen tonë,shiun tonë,
Jam i sigurtë,sot ke për t’i kujtuar
Kur t’i heqësh burrit këmishën e njomë.
Atëherë shiun do ta përfytyrosh
Duke rënë lehtë mbi flokët e mi,
Aq shumë atë do e xhelozosh,
Sa do i luteshe zotit të ishe shi
 
Një vjeshtë pa ty.

Është e para vjeshtë pa ty.
E ndjen?
Erdhi e artë si çdo vit.
Erdhi plot madhështi si përhera.
Vjeshta erdhi, ti jo.
Ti jo!
Nuk erdhe si çdo vit.
Ti humbe nëpër stinë.
Mbete diku mes harresës dhe kujtimit.
Unë jo!
Eca.
Kalova pranverën.
Përkula kryet mbi verë dhe përqafuar me mall iu fala vjeshtës.
Tani jam e vjeshtës.
Numërova gjethe më gjethe mungesën tënde.
Qava bashkë me vjeshtën në çdo pikë shiu.
Ndriçova me të në çdo rreze dielli.
Shkëlqeva me gjithë ngjyrat e saj.
E bukur vjeshta, më zbukuroi dhe mua.
Ajo më fali jetë.
Unë jetë i fala asaj.
Jetuam të dyja... plot dy muaj.
Unë me vjeshtën.
Ajo me mua.
Të dyja pa ty!
Është shtator.
Frymëmarrja e fundit e vjeshtës për këtë vit.
Do të shkojë dhe ajo.
Unë jo!
Unë jam këtu përherë.
Në çdo stinë.
Jam këtu...
Gjithmonë...
E vetmja buzëqeshje.
 
I dua librat.
E dua momentin kur sapo hap faqet e para, nis e zhytesh ne nje tjeter bote, ne nje tjeter histori, e cila eshte qindfish me interesante, sesa bota mund te qé ndonjehere.
Dhe, librat i dua shtuar, sepse aty njerezit jane me te mire nga ç'te servir realiteti.

Oh, njerezit!

Ç'them! Librat me mire, librat..., librat.
 
DASHNORI NUMER NJE
Eshte qejfli
vjen shpesh ne Shqiperi

Bre sa i ndrin fytyra
kur ne Lure mbush 7 Netedy.com
Epo c'simpatik

e do Myzeqeja nga korriku ne korrik
Si s'mban askend me hater
flirton me Valbonen dhe Ujin e Kalter
Eshte dashnori numer 1
dielli qe rralle ne le
 
.
 
Last edited:
Nuk ke pse reagon kshu...."me çjerrje"maskash....sot eshte aq i perhapur webi saqe nje copy paste qarkullon kudo....

Psh kur vjen nje feste qofte viti i ri apo beramllik...te gjithe kane nje sms standard...mjafton te selectosh emrin e personit te kontaktet....mos te duket cudi qe shkrimet e mia apo te kujtdo tjeter te qarkullojne neper rrjetet sociale....
Sa keq!
Po te ishte per cjerrje maske ti kisha cuar qe tek poezite e para qe te kam pyetur nese i ke shkruar ti, gjithmone e kam ditur jo per gje :)
Cdo gje eshte ne rregull, no big deal por un e hapa temen per te lexuar boten e brendeshme te antareve sido qe te jete ajo.

P.s: spo kerkoj te diskutosh gje me mua, eshte teme poezish.
 
Ps: mos bej tipin kot tani....ah...kam dhe une temen time te poezive...
Mos u hidh asnje sy....sa te gjykosh ato cfare une shkruaj eshte me mire ti lidhesh vetè dy fjale.....
Kapitull i mbyllur!
 
Nuk gjykoj cfar ti shkruan apo cfar te tjeret shkruajn, lexoj cfar ti shkruan dhe cfar te tjeret shkruajn.
Nese se ke kuptuar temen eshte faji im mbase se kam shkruar si duhet :)
Si thash seshte ndonje gje e madhe, jam i sigurt qe ti shkruan bukur nese do i ndash me ne kuptohet!
 
Perse shkruaj ?
Sepse nuk di te shprehem dhe nuk di se si behet.
Kam qene gjithmone "out" kur ishte puna per te thene dicka, po edhe per tu pergjigjur..panik i vertete.
Por une flas, gjithmone.
Une preferoj me shume te shkruaj se sa te flas, gjithmone kur kam patur nje fletore e nje pene kam shkruar, aty nuk gaboj kurre, i nxi ato rreshta me gjithcka kam brenda.
E shkruara ka qene mikja ime me e mire imagjinare, e vetmja menyre per te folur me dike, pa patur deshiren te me degjoje, sepse jo te gjithe jane.
Por edhe une nganjehere nuk jam, humb ne boten time te halleve, ku askush nuk mundet dot te me ndihmoje e per kete behem shpesh e keqe, e keqe sepse ata qe dua lendohen, vriten nga mungesa ime, po nje gje e di mire..askush nuk e ve doren ne zemren time qe ta degjoje..askush.
Pastaj kujtohem, marr nje fletore e gjithcka e hedh aty, do vije nje dite qe dikush do i tregoje historite e mia, sepse shume gjera jane te padukshme, te bllokuara ne siperfaqe, as e kane ne mend te zhbllokohen, sepse jeta ashtu ti bie gjerat.
Shkruaj sepse kur nuk eshte askush, jane fletet ato qe me kane perqafuar gjithmone.
Dhe une, nuk i le kurre vetem...
 
faleminderit

SY TE BEKUAR

Degjoni me vemendje
Nota simfonie qe gerrhasin me endje
Degjoni qelbin qe fergohet si veze
Dhe stuhine qe shthur zukatjen e mushkonjes se zeze
Degjoni ne thertore duke pritur
Kamionin qe vjen me demat e pashitur

Une jam shurdh por shoh shume qarte
Zbardhojne llamarinat e barakes prane caracit te larte
Skerdehen neonet pellgjeve park me park
Shoh grate!
 
Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.