• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Arrestohet polici në Vlorë, tentoi të fuste në burg pajisjen e cuditshme

molecule

/dev/null
I Rregjistruar/e
Mesazhe
3,794
Likes
8,028
Location
127.0.0.1
#1
Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë ka arrestuar në flagrancë shtetasin Hysni Nimet Mustafarai, lindur e banues në Vlorë, me detyrën punonjës policie i rolit bazë në grupin e sigurisë dhe shoqërimit në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (IEVP) Vlorë.

Arrestimi i tij është bërë pasi më datë 02.03.2018 gjatë kontrollit fizik të ushtruar nëpërmjet skanerit, përpara marrjes së shërbimit, iu gjet: Një pajisje metalike e kromuar, në të cilën ndodhen të integruara një pincë me gjatësi rreth 6 cm e përbërë dhe një mini kaçavidë, tip kryq, me gjatësi 3.5 cm.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, i Kodit Penal, i ndryshuar.

Materialet i proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.