Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 19, 2020
Mesazhe
3,767
Trump: Është vërtetë historike, askush nuk e ka besuar

Me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen me Shtëpinë e Bardhë. Marrëveshja është karakterit ekonomik dhe përfshin investime që shkojnë deri në 13 miliardë dollarë, ndërsa nuk përfshihet pika e shumëpërfolur e njohjes reciproke.

Menjëherë pas marrëveshjes, Trump ka konfirmuar se Izraeli edhe zyrtarisht ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të realizojë një vizitë në Kosovë dhe Serbi.

“Është ditë historike. Jam i lumtur të njoftoj se Kosova dhe Serbia janë zotuar për normalizimin ekonomik. Shumë vite, dekada do të thoja, pas një historie tragjike dhe të dhunshme dhe pas shumë negociatave të dështuara, administrata ime ka propozuar një mënyrë të re të shuaj ndarjet. Dy vendet kanë arritur një marrëveshje të madhe, diçka që askush nuk e ka besuar se do të jetë e mundur”.


Para se të hidhte firmat në dokumentin e dakordësuar, kryeministri i Kosovës falenderoi Presidentin Trump për angazhimin, ndërsa theksoi se kjo marrëveshje do ndikojë në normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Faleminderit Zoti president. Është një moment shume i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Ne kemi bërë një hap shume të rëndësishëm drejt njohjes reciproke të të dy vendeve. Ne jemi të angazhuar për të punuar së bashku, për të përmirësuar jetën e njerëzve tanë, të krijojmë vende pune e të ndajmë të njëjtat vlera”.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nënvizoi se marrëveshja e arritur do të sjellë më shumë stabilitet dhe përfitime për qytetarët.

“Jeni duke bërë një punë shumë të mirë me angazhimin tuaj në këtë çështje për të sjellë stabilitet në rajon. Ne e vlerësojmë shumë rolin tuaj dhe të njerëzve tuaj. Ky është një hap i madh dhe unë jam mirënjohës kundrejt jush. Ne nënshkruam zonën ekonomike të unifikuar, që do të sjellë përfitime për njerëzit tanë”.

Por për të arritur deri te nënshkrimi i saj, delegacioni i Kosovës ka pasur përplasje gjatë paradites pasi ministrat e AAK-së të cilët e kanë kundërshtuar atë.

Vetë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kundërshtoi gjatë ditës përfshirjen në këtë marrëveshje të liqenit të Ujmanit, duke refuzuar që si pjesë e koalicionit qeverisës të përkrahë këtë marrëveshje.

Presidenti Hashim Thaçi menjëherë, pas arritjes së dakordësisë në Washington, falenderoi Presidentin Trump për angazhimin, si dhe për rolin që kanë luajtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë gjithë historisë së Kosovës që nga çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës dhe te themelimin e ushtrisë.

Nënshkrimin e marrëveshjes e ka përshëndetur edhe kreu i LDK-së Isa Mustafa. Ndërsa PDK shprehet e pakënaqur duke thënë se kjo marrëveshje nuk siguron njohje e as ulëse në OKB.

Tv Klan

 
Marrveshja do quhet kur Serbia te njohe Kosoven si shtet sovran dhe te pavarur!
Marrveshje te tilla si kjo ekonomike ngelin vetem ne leter.
 
13 miliard Dollare juno do investohen........ me sa degjova
nuk jane pak
por me vjen habi me ate qendrim te serbise.........
thua qe dora ruse qe ka pase serbi perhere e la ne gjysm ksaj here
 
Hermmmmmmmmmmmmmmmmmmmm

 
Urime cifti koso-serbi,me naj djal ishalla!60033
 
Nuk e di sakte se cfare eshte percaktuar me kete marveshje, por gjithsesi sbesoj se per Kosoven ka per te ndryshuar ndonje gje e madhe me kete marveshje.
Ngelet per tu pare gjithsesi se cilat jane detajet e marveshjes per ta gjykuar me mire.
 
Trepcja dhe ujmani jane dy pasurite
E para miniere ku nxirrej ar
E dyta liqen qe furnizon gjithe kosoven me uje
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.