Para pak javësh s’e njihte askush, sot i riu senegalez ka 58 milion ndjekës.
Khaby Lame me origjinë nga Senegali e që tani jeton në Chivasso të Italisë, sot numëron 58.9 milion ndjekës. Ai është kthyer në një ‘yll’ të rrjeteve sociale duke arritur shifra të mëdha të ndjekësve, transmeton Gazeta Sinjali.
21-vjeçari me anë të videove ka arritur këtë shifër të ndjekësve, duke bërë ndjekësit të qeshin.
Video e fundit që Khaby ka postuar ka marrë më shumë se 158 milionë shikime, e që këto video janë veprimet që disa njerëz përdorin si ‘trike’ për t’i bërë, kur në fakt mund të bëhen fare thjeshtë.